Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 38:36. Ne ia nënshtruam erën që, sipas urdhrit të tij, ajo të ecën lehtë dhe nga të dëshirojë ai.
38:36. Pastaj, Ne ia nënshtruam atij erën që të frynte me urdhrin e tij, andej nga të donte ai.
38:36. Prandaj, Ne ia nënshtruam atij erën, që lëvizte lehtësisht me urdhrin e tij, kudo që ai donte.
38:36. FESEHHARNA LEHU ER-RIHE TEXHRI BI'EMRIHI RUHA'EN HEJTHU 'ESABE
C 38:37. Ndërsa djajtë (ia nënshtruam) për çdo ndërtim dhe zhytje në ujë.
38:37. (Gjithashtu ia nënshtruam) edhe djajtë, ndërmjet të cilëve kishte ndërtues dhe zhytës në ujë,
38:37. Dhe djajtë, çdo ndërtues dhe zhytës,
38:37. WE ESH-SHEJATINE KULLE BENNA'IN WE GAWWASIN
C 38:38. Dhe të tjerët (djaj) që ishin të lidhur në pranga.
38:38. si dhe të tjerë të lidhur në pranga.
38:38. Dhe të tjerë të lidhur në zinxhirë.
38:38. WE 'AHARINE MUKARRENINE FIL-'ESFADI
C 38:39. Ky është shpërblimi Ynë, e ti dhuro ose mos dhuro, për këtë nuk përgjigjesh.
38:39. (Ne i thamë): “Kjo është dhurata Jonë për ty, prandaj jep lirisht ose mos jep gjë prej saj, sepse nuk do të kesh kurrfarë llogarie për këtë!
38:39. Kjo është dhurata Jonë, prandaj jep (atyre) ose mbaj pa llogari.
38:39. HADHA 'ATA'UUNA FAMNUN 'EW 'EMSIK BIGAJRI HISABIN
C 38:40. Ai vërtet ka vend të lartë te Ne dhe ardhmëri të mirë.
38:40. Me të vërtetë, ai te Ne do të ketë vend të afërt dhe strehim të mirë (në jetën tjetër).
38:40. Dhe me të vërtetë, për të është një afërsi te Ne dhe një vend i mirë për t'u kthyer.
38:40. WE 'INNE LEHU 'INDENA LEZULFA WE HUSNE ME'ABIN
C 38:41. Përkujto edhe robin tonë Ejubin, kur me lutje iu drejtua Zotit të vet: "Djalli më ka goditur me mundim e dhembje!"
38:41. Kujtoje robin Tonë Ejubin, kur iu lut Zotit të vet: “Me të vërtetë, më ka goditur djalli me mundim dhe vuajtje!”
38:41. Dhe kujto robin Tonë, Ejubin, kur ai thirri Zotin e tij: "Me të vërtetë, Shejtani më ka prekur me lodhje dhe ndëshkim."
38:41. WE EDHKUR 'ABDENA 'EJJUBE 'IDH NADA REBBEHU 'ENNI MESSENI ESH-SHEJTANU BINUSBIN WE 'ADHABIN
C 38:42. Bjeri me këmbën tënde tokës! Ky është (ujë) i ftohtë, lahesh dhe pi.
38:42. (Ne iu përgjigjëm): “Bjeri me këmbë tokës dhe aty do të dalë një burim me ujë të ftohtë për larje dhe pirje!”
38:42. (Ne i thamë): "Godit tokën me këmbën tënde. Kjo është një ujë i freskët për larje dhe pije."
38:42. ERKUD BIRIXHLIKE HADHA MUGTESELUN BARIDUN WE SHERABUN
C 38:43. E nga mëshira Jonë dhe mësim për ata që kanë të menduar, Ne ia falëm familjen e tij dhe po aq sa ishin ata.
38:43. Ne ia kthyem atij familjen dhe dy herë më tepër, si mëshirë prej Nesh dhe këshillim për mendarët.
38:43. Dhe Ne ia dhamë atij familjen e tij dhe njësoj si ata me ta, nga një mëshirë nga Ne dhe si një përkujtim për ata që kanë mendje.
38:43. WE WEHEBNA LEHU 'EHLEHU WE MITHLEHUM ME'AHUM REHMETEN MINNA WE DHIKRA LI'WLIL-'ELBABI
C 38:44. E merre me dorën tënde një deng thupra dhe bjeri me të, e mos e thyej betimin! Vërtet, Ne e gjetëm atë të durueshëm. Sa rob shumë i mirë ishte ai dhe i kthyer te Zoti.
38:44. (Ne i thamë atij): “Merr me dorën tënde një tufë thuprash e bjeri lehtë me to (gruas tënde) dhe mos e shkel betimin tënd!” Ne e gjetëm atë të durueshëm, rob të mrekullueshëm. Ai kthehej vazhdimisht me pendesë tek Zoti!
38:44. (Dhe Ne i thamë atij): "Merr një grusht bar dhe godit me të dhe mos e thy betimin tënd." Me të vërtetë, Ne e gjetëm atë të durueshëm. Sa i shkëlqyer ishte robi! Me të vërtetë, ai ishte i kthyer (te Allahu).
38:44. WE HUDH BIJEDIKE DIGTHEN FADRIB BIHI WE LA TEHNETH 'INNA WE XHEDNAHU SABIRAN NI'MEL-'ABDU 'INNEHU 'EWWABUN
C 38:45. Përkujto robërit tanë Ibrahimin, Is'hakun, Jakubin që ishin të fortë në zbatimin e detyrave dhe largpamës në fe.
38:45. Kujto robërit Tanë: Ibrahimin, Is'hakun dhe Jakubin, të fortë (në besim) dhe largpamës.
38:45. Dhe kujto robërit Tanë, Ibrahimin, Is'hakun dhe Jakubin, zotërues të forcës dhe të vizionit.
38:45. WE EDHKUR 'IBADENA 'IBRAHIME WE 'ISHAKA WE JA'KUBE 'ULIL-'EJDI WEL-'EBSARI
C 38:46. Ne i pajisëm ata me një virtyt të posaçëm, me përkujtim ndaj botës tjetër.
38:46. Ne u dhuruam atyre një virtyt të veçantë, që ta kenë gjithmonë në mend botën e ardhshme.
38:46. Me të vërtetë, Ne i zgjodhëm ata për një cilësi të veçantë – përkujtimin e shtëpisë së botës tjetër.
38:46. 'INNA 'EHLESNAHUM BIHALISETIN DHIKRA ED-DARI