U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
36:40.
As dielli nuk mund ta arrijë hënën, e as nata paraditën po secili noton në një galaktikë.
36:40.
As Dielli nuk mund ta arrijë Hënën e as nata nuk mund t'ia kalojë ditës; të gjitha lundrojnë në orbitat e veta.
36:40.
Nuk është për diellin që të arrijë hënën, dhe as nata të tejkalojë ditën. Dhe të gjithë lundrojnë në një orbitë.
36:40.
LA ESH-SHEMSU JENBEGI LEHA 'EN TUDRIKEL-KAMERE WE LAL-LEJLU SABIKU EN-NEHARI WE KULLUN FI FELEKIN JESBEHUNE
C
36:41.
Argument për ta është edhe ajo se Ne pasardhësit e tyre (të Ademit) i bartëm në anije të mbushur përplot.
36:41.
Një shenjë tjetër për ata është që paraardhësit e tyre Ne i ngarkuam në anijen e mbushur plot (të Nuhut)
36:41.
Dhe një shenjë për ta është se Ne i bartëm pasardhësit e tyre në anijen e mbushur,
36:41.
WE 'AJETUN LEHUM 'ENNA HEMELNA DHURRIJETEHUM FIL-FULKIL-MESHHUNI
C
36:42.
Dhe ngjashëm me të, u krijuam atyre diçka që t'i hipin.
36:42.
dhe për ata Ne krijuam mjete të ngjashme me atë anije, në të cilat hipin.
36:42.
Dhe Ne krijuam për ta diçka të ngjashme mbi të cilën ata udhëtojnë.
36:42.
WE HALEKNA LEHUM MIN MITHLIHI MA JERKEBUNE
C
36:43.
E sikur të duam Ne, i përmbytim ata, e nuk ka efekt as lutja e tyre dhe as që do të shpëtonin.
36:43.
Po të duam, Ne i fundosim ata e atëherë as nuk do të mund t'i ndihmojë kush, as nuk do të mund të shpëtojnë,
36:43.
Dhe nëse Ne do të dëshironim, Ne do t'i përmbytnim ata, dhe as nuk do të kishte për ta ndonjë ndihmues, dhe as ata nuk do të shpëtonin,
36:43.
WE 'IN NESHE' NUGRIKHUM FELA SERIHA LEHUM WE LA HUM JUNKADHUNE
C
36:44.
Përveç nga mëshira Jonë ndaj tyre, dhe që të përjetojnë të mirat deri në një kohë të caktuar.
36:44.
përveçse me mëshirën Tonë, duke i lënë ata të kënaqen njëfarë kohe.
36:44.
Përveçse nga mëshira Jonë dhe për një kohë kënaqësie.
36:44.
'ILLA REHMETEN MINNA WE META'EN 'ILA HININ
C
36:45.
E kur u thuhet atyre: "Kini frikë asaj që ngjau para jush dhe asaj çka do t'ju ngjajë më vonë, e që të mëshiroheni (ata nuk dëgjojnë).
36:45.
Kur atyre u thuhet: “Druajuni asaj që keni para jush dhe asaj që është pas jush, me qëllim që Allahu t'ju mëshirojë” (ata nuk ia vënë veshin).
36:45.
Dhe kur atyre u thuhet: "Kini frikë nga ajo që është para jush dhe nga ajo që është pas jush, që ju të mund të mëshiroheni."
36:45.
WE 'IDHA KILE LEHUMU ETTEKU MA BEJNE 'EJDIKUM WE MA HALFEKUM LE'ALLEKUM TURHEMUNE
C
36:46.
Nuk ka asnjë argument që u erdhi atyre nga argumentet e Zotit, e që ata nuk ia kthyen shpinën.
36:46.
Sa herë që atyre u vjen ndonjë nga shenjat e Zotit të tyre, ata i shmangen asaj.
36:46.
Dhe nuk u vjen atyre ndonjë shenjë nga shenjat e Zotit të tyre përveçse ata shmangen prej saj.
36:46.
WE MA TE'TIHIM MIN 'AJETIN MIN 'AJATI RABBIHIM 'ILLA KANU 'ANHA MU'RIDINE
C
36:47.
Dhe kur u thuhej: "Jepni nga ajo që All-llahu u begatoi, ata që nuk besuan besimtarëve u thanë: "A ta ushqejmë atë që sikur të donte All-llahu do ta ushqente? Ju nuk jeni tjetër vetëm se të humbur qartë!".
36:47.
E kur atyre u thuhet: “Jepni nga ato që ju ka dhënë Allahu”, atëherë, mohuesit u thonë besimtarëve: “Pse, ne do t'i ushqejmë ata që, po të donte Allahu, do t'i ushqente Vetë? Ju jeni vërtet në humbje të qartë!”
36:47.
Dhe kur atyre u thuhet: "Shpenzoni nga ajo që Allahu ju ka furnizuar," ata që nuk besojnë thonë atyre që besojnë: "A ta ushqejmë ne atë që, nëse Allahu do, do ta ushqente? Ju nuk jeni asgjë tjetër veçse në një devijim të qartë."
36:47.
WE 'IDHA KILE LEHUM 'ENFIKU MIMMA REZEKAKUMU ELLAHU KALEL-LEDHINE KEFERU LILLEDHINE 'AMENU 'ENUT'IMU MEN LEW JESHA'U ELLAHU 'ET'AMEHU 'IN 'ENTUM 'ILLA FI DELALIN MUBININ
C
36:48.
Dhe thoshin: "Po qe se jeni të vërtetë, kur do të jetë ai premtim?"
36:48.
Ata (mosbesimtarët) thonë gjithashtu: “Kur do të përmbushet ky premtim, nëse ajo që thoni është e vërtetë?”
36:48.
Dhe ata thonë: "Kur do të jetë kjo premtim, nëse jeni të sinqertë?"
36:48.
WE JEKULUNE META HADHAL-WA'DU 'IN KUNTUM SADIKINE
C
36:49.
(All-llahu u përgjigjet) Nuk janë duke pritur tjetër vetëm se një britmë që i rrëmben ata kur janë duke u zënë mes vete.
36:49.
Ata presin vetëm një zë të tmerrshëm, që do t'i kaplojë, ndërsa grinden me njëri-tjetrin.
36:49.
Ata nuk presin asgjë tjetër përveçse një britmë të vetme që do t'i kapë ata ndërsa ata janë duke u grindur.
36:49.
MA JENDHURUNE 'ILLA SEJHETEN WAHIDETEN TE'HUDHUHUM WE HUM JEHISSIMUNE
C
36:50.
E nuk do të mund të lënë as porosi (vasijet-testament) as të kthehen në familjet e tyre.
36:50.
Atëherë ata nuk do të mund të lënë testament e as të kthehen te familjet e tyre.
36:50.
Dhe ata nuk do të jenë në gjendje as të lënë një testament, as të kthehen te familjet e tyre.
36:50.
FELA JESTETI'UNE TEWSIJETEN WE LA 'ILA 'EHLIHIM JERXHI'UNE