Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 36:38. Edhe Dielli udhëton për në kufirin e vet (në cakun përfundimtar). Ai është (udhëtim) përcaktim i ngadhënjyesit, të dijshmit.
36:38. Dielli sillet në drejtimin e vet të caktuar. Kështu e ka paracaktuar i Plotfuqishmi, i Gjithëdijshmi.
36:38. Dhe dielli lëviz në vendbanimin e tij. Ky është caktimi i të Gjithëfuqishmit, të Dijshmit.
36:38. WE ESH-SHEMSU TEXHRI LIMUSTEKARRIN LEHA DHALIKE TEKDIRUL-'AZIZIL-'ALIMI
C 36:39. Edhe Hënës i kemi caktuar fazat (pozicionet) derisa të kthehet në trajtën e harkut (rrem i hurmës së tharë).
36:39. Hënës i kemi caktuar faza; ajo përditë hahet e bëhet si rremi i përkulur i hurmës.
36:39. Dhe për hënën, Ne kemi caktuar faza, derisa ajo kthehet si një degë e thatë hurme.
36:39. WEL-KAMERE KADDERNAHU MENAZILE HETTA 'ADE KAL'URXHUNIL-KADIMI
C 36:40. As dielli nuk mund ta arrijë hënën, e as nata paraditën po secili noton në një galaktikë.
36:40. As Dielli nuk mund ta arrijë Hënën e as nata nuk mund t'ia kalojë ditës; të gjitha lundrojnë në orbitat e veta.
36:40. Nuk është për diellin që të arrijë hënën, dhe as nata të tejkalojë ditën. Dhe të gjithë lundrojnë në një orbitë.
36:40. LA ESH-SHEMSU JENBEGI LEHA 'EN TUDRIKEL-KAMERE WE LAL-LEJLU SABIKU EN-NEHARI WE KULLUN FI FELEKIN JESBEHUNE
C 36:41. Argument për ta është edhe ajo se Ne pasardhësit e tyre (të Ademit) i bartëm në anije të mbushur përplot.
36:41. Një shenjë tjetër për ata është që paraardhësit e tyre Ne i ngarkuam në anijen e mbushur plot (të Nuhut)
36:41. Dhe një shenjë për ta është se Ne i bartëm pasardhësit e tyre në anijen e mbushur,
36:41. WE 'AJETUN LEHUM 'ENNA HEMELNA DHURRIJETEHUM FIL-FULKIL-MESHHUNI
C 36:42. Dhe ngjashëm me të, u krijuam atyre diçka që t'i hipin.
36:42. dhe për ata Ne krijuam mjete të ngjashme me atë anije, në të cilat hipin.
36:42. Dhe Ne krijuam për ta diçka të ngjashme mbi të cilën ata udhëtojnë.
36:42. WE HALEKNA LEHUM MIN MITHLIHI MA JERKEBUNE
C 36:43. E sikur të duam Ne, i përmbytim ata, e nuk ka efekt as lutja e tyre dhe as që do të shpëtonin.
36:43. Po të duam, Ne i fundosim ata e atëherë as nuk do të mund t'i ndihmojë kush, as nuk do të mund të shpëtojnë,
36:43. Dhe nëse Ne do të dëshironim, Ne do t'i përmbytnim ata, dhe as nuk do të kishte për ta ndonjë ndihmues, dhe as ata nuk do të shpëtonin,
36:43. WE 'IN NESHE' NUGRIKHUM FELA SERIHA LEHUM WE LA HUM JUNKADHUNE
C 36:44. Përveç nga mëshira Jonë ndaj tyre, dhe që të përjetojnë të mirat deri në një kohë të caktuar.
36:44. përveçse me mëshirën Tonë, duke i lënë ata të kënaqen njëfarë kohe.
36:44. Përveçse nga mëshira Jonë dhe për një kohë kënaqësie.
36:44. 'ILLA REHMETEN MINNA WE META'EN 'ILA HININ
C 36:45. E kur u thuhet atyre: "Kini frikë asaj që ngjau para jush dhe asaj çka do t'ju ngjajë më vonë, e që të mëshiroheni (ata nuk dëgjojnë).
36:45. Kur atyre u thuhet: “Druajuni asaj që keni para jush dhe asaj që është pas jush, me qëllim që Allahu t'ju mëshirojë” (ata nuk ia vënë veshin).
36:45. Dhe kur atyre u thuhet: "Kini frikë nga ajo që është para jush dhe nga ajo që është pas jush, që ju të mund të mëshiroheni."
36:45. WE 'IDHA KILE LEHUMU ETTEKU MA BEJNE 'EJDIKUM WE MA HALFEKUM LE'ALLEKUM TURHEMUNE
C 36:46. Nuk ka asnjë argument që u erdhi atyre nga argumentet e Zotit, e që ata nuk ia kthyen shpinën.
36:46. Sa herë që atyre u vjen ndonjë nga shenjat e Zotit të tyre, ata i shmangen asaj.
36:46. Dhe nuk u vjen atyre ndonjë shenjë nga shenjat e Zotit të tyre përveçse ata shmangen prej saj.
36:46. WE MA TE'TIHIM MIN 'AJETIN MIN 'AJATI RABBIHIM 'ILLA KANU 'ANHA MU'RIDINE
C 36:47. Dhe kur u thuhej: "Jepni nga ajo që All-llahu u begatoi, ata që nuk besuan besimtarëve u thanë: "A ta ushqejmë atë që sikur të donte All-llahu do ta ushqente? Ju nuk jeni tjetër vetëm se të humbur qartë!".
36:47. E kur atyre u thuhet: “Jepni nga ato që ju ka dhënë Allahu”, atëherë, mohuesit u thonë besimtarëve: “Pse, ne do t'i ushqejmë ata që, po të donte Allahu, do t'i ushqente Vetë? Ju jeni vërtet në humbje të qartë!”
36:47. Dhe kur atyre u thuhet: "Shpenzoni nga ajo që Allahu ju ka furnizuar," ata që nuk besojnë thonë atyre që besojnë: "A ta ushqejmë ne atë që, nëse Allahu do, do ta ushqente? Ju nuk jeni asgjë tjetër veçse në një devijim të qartë."
36:47. WE 'IDHA KILE LEHUM 'ENFIKU MIMMA REZEKAKUMU ELLAHU KALEL-LEDHINE KEFERU LILLEDHINE 'AMENU 'ENUT'IMU MEN LEW JESHA'U ELLAHU 'ET'AMEHU 'IN 'ENTUM 'ILLA FI DELALIN MUBININ
C 36:48. Dhe thoshin: "Po qe se jeni të vërtetë, kur do të jetë ai premtim?"
36:48. Ata (mosbesimtarët) thonë gjithashtu: “Kur do të përmbushet ky premtim, nëse ajo që thoni është e vërtetë?”
36:48. Dhe ata thonë: "Kur do të jetë kjo premtim, nëse jeni të sinqertë?"
36:48. WE JEKULUNE META HADHAL-WA'DU 'IN KUNTUM SADIKINE