U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
36:35.
Ashtu që ata të hanë nga ata fruta dhe nga çka prodhojnë vetë duart e tyre. A i gëzojnë këto dhe nuk falënderojnë?
36:35.
që ata t'i hanë frutat e tyre. Këto nuk i bënë duart e tyre; ndaj, përse ata nuk duan të jenë mirënjohës?!
36:35.
Që ata të hanë nga frutat e saj dhe nga ajo që duart e tyre nuk e kanë punuar. A nuk do të jenë mirënjohës?
36:35.
LIJE'KULU MIN THEMERIHI WE MA 'AMILET/HU 'EJDIHIM 'EFELA JESHKURUNE
C
36:36.
I pastër nga të metat është Ai që krijoi të gjitha llojet (çiftet) nga çka mban toka, nga vetë ata dhe nga çka ata nuk dinë.
36:36.
Qoftë lavdëruar Ai që i ka krijuar çift të gjitha llojet: çka mbin prej tokës, ata vetë dhe ato që nuk i dinë!
36:36.
I Lartësuar qoftë Ai që krijoi të gjitha llojet – nga ato që toka prodhon dhe nga vetet e tyre dhe nga ato që ata nuk i dinë.
36:36.
SUBHANEL-LEDHI HALEKAL-'EZWAXHE KULLEHA MIMMA TUNBITUL-'ERDU WE MIN 'ENFUSIHIM WE MIMMA LA JA'LEMUNE
C
36:37.
Për ata është argument edhe nata, prej të cilës largojmë ditën, kurse ata mbesin në terr.
36:37.
Një shenjë tjetër për ata është nata, prej së cilës Ne e tërheqim ditën dhe atëherë ata mbeten në errësirë.
36:37.
Dhe një shenjë për ta është nata. Ne e largojmë ditën nga ajo, dhe ja, ata janë në errësirë.
36:37.
WE 'AJETUN LEHUMUL-LEJLU NESLEHU MINHU EN-NEHARE FE'IDHA HUM MUDHLIMUNE
C
36:38.
Edhe Dielli udhëton për në kufirin e vet (në cakun përfundimtar). Ai është (udhëtim) përcaktim i ngadhënjyesit, të dijshmit.
36:38.
Dielli sillet në drejtimin e vet të caktuar. Kështu e ka paracaktuar i Plotfuqishmi, i Gjithëdijshmi.
36:38.
Dhe dielli lëviz në vendbanimin e tij. Ky është caktimi i të Gjithëfuqishmit, të Dijshmit.
36:38.
WE ESH-SHEMSU TEXHRI LIMUSTEKARRIN LEHA DHALIKE TEKDIRUL-'AZIZIL-'ALIMI
C
36:39.
Edhe Hënës i kemi caktuar fazat (pozicionet) derisa të kthehet në trajtën e harkut (rrem i hurmës së tharë).
36:39.
Hënës i kemi caktuar faza; ajo përditë hahet e bëhet si rremi i përkulur i hurmës.
36:39.
Dhe për hënën, Ne kemi caktuar faza, derisa ajo kthehet si një degë e thatë hurme.
36:39.
WEL-KAMERE KADDERNAHU MENAZILE HETTA 'ADE KAL'URXHUNIL-KADIMI
C
36:40.
As dielli nuk mund ta arrijë hënën, e as nata paraditën po secili noton në një galaktikë.
36:40.
As Dielli nuk mund ta arrijë Hënën e as nata nuk mund t'ia kalojë ditës; të gjitha lundrojnë në orbitat e veta.
36:40.
Nuk është për diellin që të arrijë hënën, dhe as nata të tejkalojë ditën. Dhe të gjithë lundrojnë në një orbitë.
36:40.
LA ESH-SHEMSU JENBEGI LEHA 'EN TUDRIKEL-KAMERE WE LAL-LEJLU SABIKU EN-NEHARI WE KULLUN FI FELEKIN JESBEHUNE
C
36:41.
Argument për ta është edhe ajo se Ne pasardhësit e tyre (të Ademit) i bartëm në anije të mbushur përplot.
36:41.
Një shenjë tjetër për ata është që paraardhësit e tyre Ne i ngarkuam në anijen e mbushur plot (të Nuhut)
36:41.
Dhe një shenjë për ta është se Ne i bartëm pasardhësit e tyre në anijen e mbushur,
36:41.
WE 'AJETUN LEHUM 'ENNA HEMELNA DHURRIJETEHUM FIL-FULKIL-MESHHUNI
C
36:42.
Dhe ngjashëm me të, u krijuam atyre diçka që t'i hipin.
36:42.
dhe për ata Ne krijuam mjete të ngjashme me atë anije, në të cilat hipin.
36:42.
Dhe Ne krijuam për ta diçka të ngjashme mbi të cilën ata udhëtojnë.
36:42.
WE HALEKNA LEHUM MIN MITHLIHI MA JERKEBUNE
C
36:43.
E sikur të duam Ne, i përmbytim ata, e nuk ka efekt as lutja e tyre dhe as që do të shpëtonin.
36:43.
Po të duam, Ne i fundosim ata e atëherë as nuk do të mund t'i ndihmojë kush, as nuk do të mund të shpëtojnë,
36:43.
Dhe nëse Ne do të dëshironim, Ne do t'i përmbytnim ata, dhe as nuk do të kishte për ta ndonjë ndihmues, dhe as ata nuk do të shpëtonin,
36:43.
WE 'IN NESHE' NUGRIKHUM FELA SERIHA LEHUM WE LA HUM JUNKADHUNE
C
36:44.
Përveç nga mëshira Jonë ndaj tyre, dhe që të përjetojnë të mirat deri në një kohë të caktuar.
36:44.
përveçse me mëshirën Tonë, duke i lënë ata të kënaqen njëfarë kohe.
36:44.
Përveçse nga mëshira Jonë dhe për një kohë kënaqësie.
36:44.
'ILLA REHMETEN MINNA WE META'EN 'ILA HININ
C
36:45.
E kur u thuhet atyre: "Kini frikë asaj që ngjau para jush dhe asaj çka do t'ju ngjajë më vonë, e që të mëshiroheni (ata nuk dëgjojnë).
36:45.
Kur atyre u thuhet: “Druajuni asaj që keni para jush dhe asaj që është pas jush, me qëllim që Allahu t'ju mëshirojë” (ata nuk ia vënë veshin).
36:45.
Dhe kur atyre u thuhet: "Kini frikë nga ajo që është para jush dhe nga ajo që është pas jush, që ju të mund të mëshiroheni."
36:45.
WE 'IDHA KILE LEHUMU ETTEKU MA BEJNE 'EJDIKUM WE MA HALFEKUM LE'ALLEKUM TURHEMUNE