U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
36:31.
A nuk e panë ata se sa gjenerata kemi zhdukur para tyre dhe ata nuk u kthyen.
36:31.
Vallë, a nuk e kishin parë ata se sa e sa brezni para tyre që kishim shkatërruar nuk u kthyen më?!
36:31.
A nuk e kanë parë ata sa shumë breza Ne kemi shkatërruar para tyre, që ata nuk kthehen më?
36:31.
'ELEM JEREW KEM 'EHLEKNA KABLEHUM MINEL-KURUNI 'ENNEHUM 'ILEJHIM LA JERXHI'UNE
C
36:32.
Dhe të gjithë, të tubuar, do të paraqiten pranë Nesh.
36:32.
Të gjithë ata do të paraqiten bashkërisht te Ne.
36:32.
Dhe të gjithë, pa përjashtim, do të sillen para Nesh.
36:32.
WE 'IN KULLUN LEMMA XHEMI'UN LEDEJNA MUHDERUNE
C
36:33.
Dhe për ata është argument (për fuqinë e Zotit) toka e vdekur, të cilën Ne e ngjallim, nxjerrim prej saj drith nga i cili ata hanë.
36:33.
Shenjë për ata është toka e vdekur; Ne e ringjallim atë dhe nga ajo nxjerrim drithëra, me të cilat ushqehen.
36:33.
Dhe një shenjë për ta është toka e vdekur. Ne e gjallërojmë atë dhe nxjerrim prej saj kokrra, kështu që ata hanë prej saj.
36:33.
WE 'AJETUN LEHUMUL-'ERDUL-MEJTETU 'EHJEJNAHA WE 'EHREXHNA MINHA HEBBEN FEMINHU JE'KULUNE
C
36:34.
Dhe në të Ne u kemi bërë kopshte hurmash e rrushi dhe në të u kemi dhënë burime (uji).
36:34.
Ne kemi krijuar në tokë kopshte hurmash dhe vreshta e kemi bërë të shpërthejnë në të burime uji,
36:34.
Dhe Ne kemi bërë aty kopshte me palma dhe hardhi dhe kemi bërë që të shpërthejnë burime prej saj,
36:34.
WE XHE'ALNA FIHA XHENNATIN MIN NEHILIN WE 'A'NABIN WE FEXHXHERNA FIHA MINEL-'UJUNI
C
36:35.
Ashtu që ata të hanë nga ata fruta dhe nga çka prodhojnë vetë duart e tyre. A i gëzojnë këto dhe nuk falënderojnë?
36:35.
që ata t'i hanë frutat e tyre. Këto nuk i bënë duart e tyre; ndaj, përse ata nuk duan të jenë mirënjohës?!
36:35.
Që ata të hanë nga frutat e saj dhe nga ajo që duart e tyre nuk e kanë punuar. A nuk do të jenë mirënjohës?
36:35.
LIJE'KULU MIN THEMERIHI WE MA 'AMILET/HU 'EJDIHIM 'EFELA JESHKURUNE
C
36:36.
I pastër nga të metat është Ai që krijoi të gjitha llojet (çiftet) nga çka mban toka, nga vetë ata dhe nga çka ata nuk dinë.
36:36.
Qoftë lavdëruar Ai që i ka krijuar çift të gjitha llojet: çka mbin prej tokës, ata vetë dhe ato që nuk i dinë!
36:36.
I Lartësuar qoftë Ai që krijoi të gjitha llojet – nga ato që toka prodhon dhe nga vetet e tyre dhe nga ato që ata nuk i dinë.
36:36.
SUBHANEL-LEDHI HALEKAL-'EZWAXHE KULLEHA MIMMA TUNBITUL-'ERDU WE MIN 'ENFUSIHIM WE MIMMA LA JA'LEMUNE
C
36:37.
Për ata është argument edhe nata, prej të cilës largojmë ditën, kurse ata mbesin në terr.
36:37.
Një shenjë tjetër për ata është nata, prej së cilës Ne e tërheqim ditën dhe atëherë ata mbeten në errësirë.
36:37.
Dhe një shenjë për ta është nata. Ne e largojmë ditën nga ajo, dhe ja, ata janë në errësirë.
36:37.
WE 'AJETUN LEHUMUL-LEJLU NESLEHU MINHU EN-NEHARE FE'IDHA HUM MUDHLIMUNE
C
36:38.
Edhe Dielli udhëton për në kufirin e vet (në cakun përfundimtar). Ai është (udhëtim) përcaktim i ngadhënjyesit, të dijshmit.
36:38.
Dielli sillet në drejtimin e vet të caktuar. Kështu e ka paracaktuar i Plotfuqishmi, i Gjithëdijshmi.
36:38.
Dhe dielli lëviz në vendbanimin e tij. Ky është caktimi i të Gjithëfuqishmit, të Dijshmit.
36:38.
WE ESH-SHEMSU TEXHRI LIMUSTEKARRIN LEHA DHALIKE TEKDIRUL-'AZIZIL-'ALIMI
C
36:39.
Edhe Hënës i kemi caktuar fazat (pozicionet) derisa të kthehet në trajtën e harkut (rrem i hurmës së tharë).
36:39.
Hënës i kemi caktuar faza; ajo përditë hahet e bëhet si rremi i përkulur i hurmës.
36:39.
Dhe për hënën, Ne kemi caktuar faza, derisa ajo kthehet si një degë e thatë hurme.
36:39.
WEL-KAMERE KADDERNAHU MENAZILE HETTA 'ADE KAL'URXHUNIL-KADIMI
C
36:40.
As dielli nuk mund ta arrijë hënën, e as nata paraditën po secili noton në një galaktikë.
36:40.
As Dielli nuk mund ta arrijë Hënën e as nata nuk mund t'ia kalojë ditës; të gjitha lundrojnë në orbitat e veta.
36:40.
Nuk është për diellin që të arrijë hënën, dhe as nata të tejkalojë ditën. Dhe të gjithë lundrojnë në një orbitë.
36:40.
LA ESH-SHEMSU JENBEGI LEHA 'EN TUDRIKEL-KAMERE WE LAL-LEJLU SABIKU EN-NEHARI WE KULLUN FI FELEKIN JESBEHUNE
C
36:41.
Argument për ta është edhe ajo se Ne pasardhësit e tyre (të Ademit) i bartëm në anije të mbushur përplot.
36:41.
Një shenjë tjetër për ata është që paraardhësit e tyre Ne i ngarkuam në anijen e mbushur plot (të Nuhut)
36:41.
Dhe një shenjë për ta është se Ne i bartëm pasardhësit e tyre në anijen e mbushur,
36:41.
WE 'AJETUN LEHUM 'ENNA HEMELNA DHURRIJETEHUM FIL-FULKIL-MESHHUNI