Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 36:22. E, ç'kam unë që të mos e adhuroj atë që më krijoi dhe te Ai ktheheni.
36:22. Përse të mos e adhuroj Atë, i Cili më ka krijuar e tek i Cili do të ktheheni të gjithë?
36:22. Dhe pse të mos e adhuroj Atë që më ka krijuar dhe te i Cili ju do të ktheheni?
36:22. WE MA LIJE LA 'A'BUDUL-LEDHI FETERENI WE 'ILEJHI TURXHA'UNE
C 36:23. A do të pranoj zota të tjerë pos Atij, e nëse do Mëshiruesi të më godasë me ndonjë të keqe, ndërmjetësimi i tyre nuk do të më vlejë asgjë, e as që do të më shpëtojnë.
36:23. Vallë, përse duhet të adhuroj zota të tjerë përveç Tij? Nëse i Gjithëmëshirshmi do të dëshironte të më godiste me ndonjë të keqe, ndërmjetësimi i atyre (zotave) nuk do të më sillte kurrfarë dobie e as që do të mund të më shpëtonin.
36:23. A të marr unë përveç Tij zota? Nëse i Gjithëmëshirshmi do të më dëmtojë, ndërmjetësimi i tyre nuk do të më vlejë asgjë dhe as nuk do të më shpëtojnë.
36:23. 'E'ETTEHIDHU MIN DUNIHI 'ALIHETEN 'IN JURIDNI ER-REHMANU BIDURRIN LA TUGNI 'ANNI SHEFA'ATUHUM SHEJ'EN WE LA JUNKIDHUNI
C 36:24. Unë do të jem atëherë në një humbje të hapët.
36:24. Atëherë, unë do të isha me siguri në humbje të dukshme.
36:24. Me të vërtetë, atëherë unë do të isha në një humbje të qartë.
36:24. 'INNI 'IDHEN LEFI DELALIN MUBININ
C 36:25. Unë i kam besuar Zotit tuaj, pra më dëgjoni!"
36:25. Unë i kam besuar Zotit tuaj, andaj, më dëgjoni!”
36:25. Me të vërtetë, unë besoj në Zotin tuaj, prandaj dëgjoni mua."
36:25. 'INNI 'AMENTU BIREBBIKUM FASMA'UNI
C 36:26. Atij i është thënë: "Hyn në xhennet! e ai tha: "Ah, sikur ta dinte populli im,
36:26. (Pasi e vrau populli i vet, atij) iu tha: “Hyr në Xhenet!” Ai tha: “Ah, sikur ta dinte populli im,
36:26. U tha: "Hyr në Xhenet." Ai tha: "Ah, sikur populli im ta dinte.
36:26. KILE EDHULIL-XHENNETE KALE JA LEJTE KAWMI JA'LEMUNE
C 36:27. për çka më fali Zoti im dhe më bëri prej të nderuarve!"
36:27. se si më fali Zoti im dhe më bëri të nderuar!”
36:27. Që Zoti im më ka falur mua dhe më ka bërë nga të nderuarit."
36:27. BIMA GAFERE LI RABBI WE XHE'ALENI MINEL-MUKREMINE
C 36:28. Pas tij, Ne nuk zbritëm ndonjë ushtri nga qielli kundër popullit të tij, e as që ishte vendimi ynë të zbresim tjetër,
36:28. Por pas (vdekjes së) tij, Ne nuk i dërguam kurrfarë ushtrie nga qielli (si dënim) popullit të tij dhe as që kishte nevojë për të dërguar.
36:28. Dhe Ne nuk zbritëm mbi popullin e tij pas tij ndonjë ushtri nga qielli, as nuk ishim Ne që të zbrisnim.
36:28. WE MA 'ENZELNA 'ALA KAWMIHI MIN BA'DIHI MIN XHUNDIN MINE ES-SEMA'I WE MA KUNNA MUNZILINE
C 36:29. përveç një britme të tmerrshme, kur qe, ata të ftohur (të vdekur).
36:29. (Mjaftoi për t'i dënuar ata) vetëm një zë i tmerrshëm, pas të cilit u shuan përnjëherësh.
36:29. Ajo ishte vetëm një britmë e vetme, dhe ja, ata ishin të fikur.
36:29. 'IN KANET 'ILLA SEJHETEN WAHIDETEN FE'IDHA HUM HAMIDUNE
C 36:30. O sa dëshpërim i madh për robërit që nuk u erdhi ndonjë i dërguar, vetëm se ata u tallën me të.
36:30. Ah, sa mjerim për ata njerëz! Kurdo që u vinte ndonjë i dërguar, ata nuk bënin tjetër, por vetëm talleshin me të.
36:30. Ah, mjerë për robërit! Nuk u erdhi ndonjë i dërguar përveçse ata e tallën atë.
36:30. JA HESRETEN 'ALEL-'IBADI MA JE'TIHIM MIN RESULIN 'ILLA KANU BIHI JESTEHZI'UN
C 36:31. A nuk e panë ata se sa gjenerata kemi zhdukur para tyre dhe ata nuk u kthyen.
36:31. Vallë, a nuk e kishin parë ata se sa e sa brezni para tyre që kishim shkatërruar nuk u kthyen më?!
36:31. A nuk e kanë parë ata sa shumë breza Ne kemi shkatërruar para tyre, që ata nuk kthehen më?
36:31. 'ELEM JEREW KEM 'EHLEKNA KABLEHUM MINEL-KURUNI 'ENNEHUM 'ILEJHIM LA JERXHI'UNE
C 36:32. Dhe të gjithë, të tubuar, do të paraqiten pranë Nesh.
36:32. Të gjithë ata do të paraqiten bashkërisht te Ne.
36:32. Dhe të gjithë, pa përjashtim, do të sillen para Nesh.
36:32. WE 'IN KULLUN LEMMA XHEMI'UN LEDEJNA MUHDERUNE