U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
36:23.
A do të pranoj zota të tjerë pos Atij, e nëse do Mëshiruesi të më godasë me ndonjë të keqe, ndërmjetësimi i tyre nuk do të më vlejë asgjë, e as që do të më shpëtojnë.
36:23.
Vallë, përse duhet të adhuroj zota të tjerë përveç Tij? Nëse i Gjithëmëshirshmi do të dëshironte të më godiste me ndonjë të keqe, ndërmjetësimi i atyre (zotave) nuk do të më sillte kurrfarë dobie e as që do të mund të më shpëtonin.
36:23.
A të marr unë përveç Tij zota? Nëse i Gjithëmëshirshmi do të më dëmtojë, ndërmjetësimi i tyre nuk do të më vlejë asgjë dhe as nuk do të më shpëtojnë.
36:23.
'E'ETTEHIDHU MIN DUNIHI 'ALIHETEN 'IN JURIDNI ER-REHMANU BIDURRIN LA TUGNI 'ANNI SHEFA'ATUHUM SHEJ'EN WE LA JUNKIDHUNI
C
36:24.
Unë do të jem atëherë në një humbje të hapët.
36:24.
Atëherë, unë do të isha me siguri në humbje të dukshme.
36:24.
Me të vërtetë, atëherë unë do të isha në një humbje të qartë.
36:24.
'INNI 'IDHEN LEFI DELALIN MUBININ
C
36:25.
Unë i kam besuar Zotit tuaj, pra më dëgjoni!"
36:25.
Unë i kam besuar Zotit tuaj, andaj, më dëgjoni!”
36:25.
Me të vërtetë, unë besoj në Zotin tuaj, prandaj dëgjoni mua."
36:25.
'INNI 'AMENTU BIREBBIKUM FASMA'UNI
C
36:26.
Atij i është thënë: "Hyn në xhennet! e ai tha: "Ah, sikur ta dinte populli im,
36:26.
(Pasi e vrau populli i vet, atij) iu tha: “Hyr në Xhenet!” Ai tha: “Ah, sikur ta dinte populli im,
36:26.
U tha: "Hyr në Xhenet." Ai tha: "Ah, sikur populli im ta dinte.
36:26.
KILE EDHULIL-XHENNETE KALE JA LEJTE KAWMI JA'LEMUNE
C
36:27.
për çka më fali Zoti im dhe më bëri prej të nderuarve!"
36:27.
se si më fali Zoti im dhe më bëri të nderuar!”
36:27.
Që Zoti im më ka falur mua dhe më ka bërë nga të nderuarit."
36:27.
BIMA GAFERE LI RABBI WE XHE'ALENI MINEL-MUKREMINE
C
36:28.
Pas tij, Ne nuk zbritëm ndonjë ushtri nga qielli kundër popullit të tij, e as që ishte vendimi ynë të zbresim tjetër,
36:28.
Por pas (vdekjes së) tij, Ne nuk i dërguam kurrfarë ushtrie nga qielli (si dënim) popullit të tij dhe as që kishte nevojë për të dërguar.
36:28.
Dhe Ne nuk zbritëm mbi popullin e tij pas tij ndonjë ushtri nga qielli, as nuk ishim Ne që të zbrisnim.
36:28.
WE MA 'ENZELNA 'ALA KAWMIHI MIN BA'DIHI MIN XHUNDIN MINE ES-SEMA'I WE MA KUNNA MUNZILINE
C
36:29.
përveç një britme të tmerrshme, kur qe, ata të ftohur (të vdekur).
36:29.
(Mjaftoi për t'i dënuar ata) vetëm një zë i tmerrshëm, pas të cilit u shuan përnjëherësh.
36:29.
Ajo ishte vetëm një britmë e vetme, dhe ja, ata ishin të fikur.
36:29.
'IN KANET 'ILLA SEJHETEN WAHIDETEN FE'IDHA HUM HAMIDUNE
C
36:30.
O sa dëshpërim i madh për robërit që nuk u erdhi ndonjë i dërguar, vetëm se ata u tallën me të.
36:30.
Ah, sa mjerim për ata njerëz! Kurdo që u vinte ndonjë i dërguar, ata nuk bënin tjetër, por vetëm talleshin me të.
36:30.
Ah, mjerë për robërit! Nuk u erdhi ndonjë i dërguar përveçse ata e tallën atë.
36:30.
JA HESRETEN 'ALEL-'IBADI MA JE'TIHIM MIN RESULIN 'ILLA KANU BIHI JESTEHZI'UN
C
36:31.
A nuk e panë ata se sa gjenerata kemi zhdukur para tyre dhe ata nuk u kthyen.
36:31.
Vallë, a nuk e kishin parë ata se sa e sa brezni para tyre që kishim shkatërruar nuk u kthyen më?!
36:31.
A nuk e kanë parë ata sa shumë breza Ne kemi shkatërruar para tyre, që ata nuk kthehen më?
36:31.
'ELEM JEREW KEM 'EHLEKNA KABLEHUM MINEL-KURUNI 'ENNEHUM 'ILEJHIM LA JERXHI'UNE
C
36:32.
Dhe të gjithë, të tubuar, do të paraqiten pranë Nesh.
36:32.
Të gjithë ata do të paraqiten bashkërisht te Ne.
36:32.
Dhe të gjithë, pa përjashtim, do të sillen para Nesh.
36:32.
WE 'IN KULLUN LEMMA XHEMI'UN LEDEJNA MUHDERUNE
C
36:33.
Dhe për ata është argument (për fuqinë e Zotit) toka e vdekur, të cilën Ne e ngjallim, nxjerrim prej saj drith nga i cili ata hanë.
36:33.
Shenjë për ata është toka e vdekur; Ne e ringjallim atë dhe nga ajo nxjerrim drithëra, me të cilat ushqehen.
36:33.
Dhe një shenjë për ta është toka e vdekur. Ne e gjallërojmë atë dhe nxjerrim prej saj kokrra, kështu që ata hanë prej saj.
36:33.
WE 'AJETUN LEHUMUL-'ERDUL-MEJTETU 'EHJEJNAHA WE 'EHREXHNA MINHA HEBBEN FEMINHU JE'KULUNE