Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 36:25. Unë i kam besuar Zotit tuaj, pra më dëgjoni!"
36:25. Unë i kam besuar Zotit tuaj, andaj, më dëgjoni!”
36:25. Me të vërtetë, unë besoj në Zotin tuaj, prandaj dëgjoni mua."
36:25. 'INNI 'AMENTU BIREBBIKUM FASMA'UNI
C 36:26. Atij i është thënë: "Hyn në xhennet! e ai tha: "Ah, sikur ta dinte populli im,
36:26. (Pasi e vrau populli i vet, atij) iu tha: “Hyr në Xhenet!” Ai tha: “Ah, sikur ta dinte populli im,
36:26. U tha: "Hyr në Xhenet." Ai tha: "Ah, sikur populli im ta dinte.
36:26. KILE EDHULIL-XHENNETE KALE JA LEJTE KAWMI JA'LEMUNE
C 36:27. për çka më fali Zoti im dhe më bëri prej të nderuarve!"
36:27. se si më fali Zoti im dhe më bëri të nderuar!”
36:27. Që Zoti im më ka falur mua dhe më ka bërë nga të nderuarit."
36:27. BIMA GAFERE LI RABBI WE XHE'ALENI MINEL-MUKREMINE
C 36:28. Pas tij, Ne nuk zbritëm ndonjë ushtri nga qielli kundër popullit të tij, e as që ishte vendimi ynë të zbresim tjetër,
36:28. Por pas (vdekjes së) tij, Ne nuk i dërguam kurrfarë ushtrie nga qielli (si dënim) popullit të tij dhe as që kishte nevojë për të dërguar.
36:28. Dhe Ne nuk zbritëm mbi popullin e tij pas tij ndonjë ushtri nga qielli, as nuk ishim Ne që të zbrisnim.
36:28. WE MA 'ENZELNA 'ALA KAWMIHI MIN BA'DIHI MIN XHUNDIN MINE ES-SEMA'I WE MA KUNNA MUNZILINE
C 36:29. përveç një britme të tmerrshme, kur qe, ata të ftohur (të vdekur).
36:29. (Mjaftoi për t'i dënuar ata) vetëm një zë i tmerrshëm, pas të cilit u shuan përnjëherësh.
36:29. Ajo ishte vetëm një britmë e vetme, dhe ja, ata ishin të fikur.
36:29. 'IN KANET 'ILLA SEJHETEN WAHIDETEN FE'IDHA HUM HAMIDUNE
C 36:30. O sa dëshpërim i madh për robërit që nuk u erdhi ndonjë i dërguar, vetëm se ata u tallën me të.
36:30. Ah, sa mjerim për ata njerëz! Kurdo që u vinte ndonjë i dërguar, ata nuk bënin tjetër, por vetëm talleshin me të.
36:30. Ah, mjerë për robërit! Nuk u erdhi ndonjë i dërguar përveçse ata e tallën atë.
36:30. JA HESRETEN 'ALEL-'IBADI MA JE'TIHIM MIN RESULIN 'ILLA KANU BIHI JESTEHZI'UN
C 36:31. A nuk e panë ata se sa gjenerata kemi zhdukur para tyre dhe ata nuk u kthyen.
36:31. Vallë, a nuk e kishin parë ata se sa e sa brezni para tyre që kishim shkatërruar nuk u kthyen më?!
36:31. A nuk e kanë parë ata sa shumë breza Ne kemi shkatërruar para tyre, që ata nuk kthehen më?
36:31. 'ELEM JEREW KEM 'EHLEKNA KABLEHUM MINEL-KURUNI 'ENNEHUM 'ILEJHIM LA JERXHI'UNE
C 36:32. Dhe të gjithë, të tubuar, do të paraqiten pranë Nesh.
36:32. Të gjithë ata do të paraqiten bashkërisht te Ne.
36:32. Dhe të gjithë, pa përjashtim, do të sillen para Nesh.
36:32. WE 'IN KULLUN LEMMA XHEMI'UN LEDEJNA MUHDERUNE
C 36:33. Dhe për ata është argument (për fuqinë e Zotit) toka e vdekur, të cilën Ne e ngjallim, nxjerrim prej saj drith nga i cili ata hanë.
36:33. Shenjë për ata është toka e vdekur; Ne e ringjallim atë dhe nga ajo nxjerrim drithëra, me të cilat ushqehen.
36:33. Dhe një shenjë për ta është toka e vdekur. Ne e gjallërojmë atë dhe nxjerrim prej saj kokrra, kështu që ata hanë prej saj.
36:33. WE 'AJETUN LEHUMUL-'ERDUL-MEJTETU 'EHJEJNAHA WE 'EHREXHNA MINHA HEBBEN FEMINHU JE'KULUNE
C 36:34. Dhe në të Ne u kemi bërë kopshte hurmash e rrushi dhe në të u kemi dhënë burime (uji).
36:34. Ne kemi krijuar në tokë kopshte hurmash dhe vreshta e kemi bërë të shpërthejnë në të burime uji,
36:34. Dhe Ne kemi bërë aty kopshte me palma dhe hardhi dhe kemi bërë që të shpërthejnë burime prej saj,
36:34. WE XHE'ALNA FIHA XHENNATIN MIN NEHILIN WE 'A'NABIN WE FEXHXHERNA FIHA MINEL-'UJUNI
C 36:35. Ashtu që ata të hanë nga ata fruta dhe nga çka prodhojnë vetë duart e tyre. A i gëzojnë këto dhe nuk falënderojnë?
36:35. që ata t'i hanë frutat e tyre. Këto nuk i bënë duart e tyre; ndaj, përse ata nuk duan të jenë mirënjohës?!
36:35. Që ata të hanë nga frutat e saj dhe nga ajo që duart e tyre nuk e kanë punuar. A nuk do të jenë mirënjohës?
36:35. LIJE'KULU MIN THEMERIHI WE MA 'AMILET/HU 'EJDIHIM 'EFELA JESHKURUNE