Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 35:43. (Largim) Për shkak të mendjemadhësisë dhe dredhisë së keqe, por dredhia e keqe nuk godit tjetër vetëm ata që kurdisën. Pra ata nuk janë duke pritur tjetër vetëm gjurmët e të parëve, e në ligjin e All-llahut kurrë nuk do të hasësh devijim.
35:43. Ata u sollën me mendjemadhësi në Tokë dhe me dredhi të shëmtuara, të cilat godasin vetëm atë që i bën. Vallë, a presin ata diçka tjetër veç asaj që ka goditur të mëparshmit? Vërtet, Ti nuk mund të gjesh ndryshim ose shndërrim në ligjet e Allahut.
35:43. Për shkak të arrogancës në tokë dhe për shkak të kurdisjes së keqe. Por kurdisja e keqe nuk i prek askënd përveç atij që e bën atë. Prandaj, a presin ata ndonjë gjë tjetër përveçse rrugën e të parëve? Por ti nuk do të gjesh ndonjë ndryshim në rrugën e Allahut, dhe ti nuk do të gjesh ndonjë ndryshim në praktikën e Allahut.
35:43. ESTIKBAREN FIL-'ERDI WE MEKRE ES-SEJJI'I WE LA JEHIKUL-MEKRU ES-SEJJI'U 'ILLA BI'EHLIHI FEHEL JENDHURUNE 'ILLA SUNNETEL-'EWWELINE FELEN TEXHIDE LISUNNETI ELLAHI TEBDILAN WE LEN TEXHIDE LISUNNETI ELLAHI TEHWILÆN
C 35:44. A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shohin se si ishte përfundimi i atyre që ishin para tyre, ndonëse ata ishin edhe më të fuqishëm. All-llahu nuk është i tillë që ndonjë send në qiej e as në tokë të mund ta bëjë të paaftë Atë; Ai është i dijshëm, i fuqishëm.
35:44. Vallë, a nuk kanë udhëtuar ata nëpër botë për të parë si ka qenë përfundimi i të mëparshmëve, të cilët kanë qenë më të fortë se këta? Allahut nuk mund t'i shpëtojë asgjë, as në qiej, as në Tokë. Ai është vërtet i Gjithëdijshëm dhe i Fuqishëm për çdo gjë.
35:44. A nuk kanë udhëtuar ata në tokë dhe nuk kanë parë se si ishte fundi i atyre para tyre, ndonëse ata ishin më të fuqishëm se ata? Dhe asgjë nga qiejt ose toka nuk mundi të shpëtojë nga Allahu. Me të vërtetë, Ai është i Dijshmi, i Gjithëfuqishmi.
35:44. 'EWELEM JESIRU FIL-'ERDI FEJENDHURU KEJFE KANE 'AKIBETUL-LEDHINE MIN KABLIHIM WE KANU 'ESHEDDE MINHUM KUWETEN WE MA KANEL-LAHU LIJU'XHIZEHU MIN SHEJ'IN FI ES-SEMAWATI WE LA FIL-'ERDI 'INNEHU KANE 'ALIMEN KADIRAN
C 35:45. E sikur All-llahu t'i kapte njerëzit sipas veprave (të këqija) të tyre, nuk do të linte mbi faqen e dheut asnjë gjallesë, por Ai i afatizon deri në momentin e caktuar, e kur të vijë afati i tyre, s'ka dyshim se All-llahu i ka parasysh robërit e vet.
35:45. Sikur Allahu t'i dënonte njerëzit sipas veprave që bëjnë, nuk do të mbetej në sipërfaqen e Tokës asgjë e gjallë, por Ai i shtyn ata deri në afatin e caktuar dhe, kur t'u vijë afati i tyre, ata do ta dinë se Allahu i mbikqyr mirë robërit e Vet.
35:45. Dhe sikur Allahu t'i ndëshkonte njerëzit për atë që ata kanë fituar, Ai nuk do të linte mbi tokë asnjë krijesë të gjallë. Por Ai i jep atyre afat deri në një kohë të caktuar. Dhe kur afati i tyre të vijë, atëherë me të vërtetë, Allahu është i Gjithëvëzhguesi i robërve të Tij.
35:45. WE LEW JU'UAHIDHU ELLAHU EN-NASE BIMA KESEBU MA TEREKE 'ALA DHEHRIHA MIN DABBETIN WE LEKIN JU'UEHHIRUHUM 'ILA 'EXHELIN MUSEMMEN FE'IDHA XHA'E 'EXHELUHUM FE'INNALL-LLAHE KANE BI'IBADIHI BESIREN
C 36:1. Ja, Sin!
36:1. Jâ Sîn.
36:1. Ya Sin.
36:1. JA -SIN
C 36:2. Pasha Kur'anin e pacenueshëm në urtësinë e tij të lartë.
36:2. Për Kuranin plot urtësi!
36:2. Pasha Kuranin e Urtë.
36:2. WEL-KUR'ANIL-HEKIMI
C 36:3. S'ka dyshim se ti (Muhammed) je prej të dërguarve.
36:3. Në të vërtetë, ti (Muhamed) je një nga të dërguarit
36:3. Me të vërtetë, ti je një nga të Dërguarit,
36:3. 'INNEKE LEMINEL-MURSELINE
C 36:4. Je në një rrugë të drejtë.
36:4. në rrugë të drejtë
36:4. Që je në një rrugë të drejtë.
36:4. 'ALA SIRATIN MUSTEKIMIN
C 36:5. (Kur'ani është) Zbritje e Plotfuqishmit, e Mëshiruesit.
36:5. me Shpalljen e të Plotfuqishmit, Mëshirëplotit,
36:5. Zbritja e të Fuqishmit, të Mëshirshmit,
36:5. TENZILEL-'AZIZI ER-REHIMI
C 36:6. Për t'ia tërhequr vërejtjen një populli, që të parëve të tyre nuk u është tërhequr, e për atë shkak ata janë të hutuar.
36:6. që të paralajmërosh një popull, paraardhësit e të cilit nuk ishin të paralajmëruar, prandaj këta janë të pakujdesshëm.
36:6. Që ti të paralajmërosh një popull, etërit e të cilit nuk janë paralajmëruar, kështu që ata janë të pavëmendshëm.
36:6. LITUNDHIRE KAWMEN MA 'UNDHIRE 'ABA'UUHUM FEHUM GAFILUNE
C 36:7. Për Zotin tashmë ka marrë fund vendimi (thënia) kundër shumicës së tyre, andaj ata edhe nuk besojnë.
36:7. Shumica e tyre meritojnë dënimin Tonë, se ata nuk besojnë.
36:7. Me të vërtetë, Fjala është bërë e vërtetë mbi shumicën e tyre, kështu që ata nuk do të besojnë.
36:7. LEKAD HEKKAL-KAWLU 'ALA 'EKTHERIHIM FEHUM LA JU'UMINUNE
C 36:8. Ne u kemi varë në qafat e tyre pranga e ato u arrijnë deri në nofulla, andaj ata mbesin me koka lart.
36:8. Ne do t'u vëmë në qafë vargonj, të cilët do t'u arrijnë deri në mjekër, e kështu do të jenë si të mpirë.
36:8. Ne kemi vendosur një prangë në qafat e tyre që arrin deri te mjekrat, kështu që ata janë të detyruar me kokat lart.
36:8. 'INNA XHE'ALNA FI 'A'NAKIHIM 'EGLALEN FEHIJE 'ILAL-'EDHKANI FEHUM MUKMEHUNE