U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
36:3.
S'ka dyshim se ti (Muhammed) je prej të dërguarve.
36:3.
Në të vërtetë, ti (Muhamed) je një nga të dërguarit
36:3.
Me të vërtetë, ti je një nga të Dërguarit,
36:3.
'INNEKE LEMINEL-MURSELINE
C
36:4.
Je në një rrugë të drejtë.
36:4.
Që je në një rrugë të drejtë.
36:4.
'ALA SIRATIN MUSTEKIMIN
C
36:5.
(Kur'ani është) Zbritje e Plotfuqishmit, e Mëshiruesit.
36:5.
me Shpalljen e të Plotfuqishmit, Mëshirëplotit,
36:5.
Zbritja e të Fuqishmit, të Mëshirshmit,
36:5.
TENZILEL-'AZIZI ER-REHIMI
C
36:6.
Për t'ia tërhequr vërejtjen një populli, që të parëve të tyre nuk u është tërhequr, e për atë shkak ata janë të hutuar.
36:6.
që të paralajmërosh një popull, paraardhësit e të cilit nuk ishin të paralajmëruar, prandaj këta janë të pakujdesshëm.
36:6.
Që ti të paralajmërosh një popull, etërit e të cilit nuk janë paralajmëruar, kështu që ata janë të pavëmendshëm.
36:6.
LITUNDHIRE KAWMEN MA 'UNDHIRE 'ABA'UUHUM FEHUM GAFILUNE
C
36:7.
Për Zotin tashmë ka marrë fund vendimi (thënia) kundër shumicës së tyre, andaj ata edhe nuk besojnë.
36:7.
Shumica e tyre meritojnë dënimin Tonë, se ata nuk besojnë.
36:7.
Me të vërtetë, Fjala është bërë e vërtetë mbi shumicën e tyre, kështu që ata nuk do të besojnë.
36:7.
LEKAD HEKKAL-KAWLU 'ALA 'EKTHERIHIM FEHUM LA JU'UMINUNE
C
36:8.
Ne u kemi varë në qafat e tyre pranga e ato u arrijnë deri në nofulla, andaj ata mbesin me koka lart.
36:8.
Ne do t'u vëmë në qafë vargonj, të cilët do t'u arrijnë deri në mjekër, e kështu do të jenë si të mpirë.
36:8.
Ne kemi vendosur një prangë në qafat e tyre që arrin deri te mjekrat, kështu që ata janë të detyruar me kokat lart.
36:8.
'INNA XHE'ALNA FI 'A'NAKIHIM 'EGLALEN FEHIJE 'ILAL-'EDHKANI FEHUM MUKMEHUNE
C
36:9.
Ne u kemi vënë edhe para tyre pendë edhe mbrapa tyre pendë dhe ua kemi mbuluar sytë, prandaj ata nuk shohin.
36:9.
Ne kemi vënë pengesë para tyre dhe pas tyre e i kemi mbuluar, kështu që ata nuk shohin.
36:9.
Dhe Ne kemi vendosur një pengesë para tyre dhe një pengesë pas tyre, dhe Ne i kemi mbuluar ata, kështu që ata nuk shohin.
36:9.
WE XHE'ALNA MIN BEJNI 'EJDIHIM SEDDEN WE MIN HALFIHIM SEDDAN FE'EGSHEJNAHUM FEHUM LA JUBSIRUNE
C
36:10.
Dhe për ata është e njëjtë, a ua tërhoqe vërejtjen a nuk ua tërhoqe, ata nuk besojnë.
36:10.
Për ata është njëlloj, i paralajmërove apo nuk i paralajmërove, ata nuk besojnë.
36:10.
Dhe është e njëjtë për ta, nëse ti i paralajmëron apo nuk i paralajmëron; ata nuk do të besojnë.
36:10.
WE SEWA'UN 'ALEJHIM 'E'ENDHERTEHUM 'EM LEM TUNDHIRHUM LA JU'UMINUNE
C
36:11.
Ti ia tërheq vërejtjen vetëm atij që e përvetëson Kur'anin dhe i frikësohet Mëshiruesit edhe kur është vetëm (i papashëm prej njerëzve), pra jepi myzhde atij për falje dhe shpërblim të mirë.
36:11.
Në të vërtetë, paralajmërimi yt i sjell dobi vetëm atij që ndjek Këshillën (Kuranin) dhe i frikësohet të Gjithëmëshirshmit, edhe pa e parë Atë. Këtij jepi lajmin e mirë për falje gjynahesh dhe shpërblim bujar!
36:11.
Ti mund të paralajmërosh vetëm atë që ndjek përkujtimin dhe që ka frikë nga i Padukshmi. Prandaj, përgëzoje atë me falje dhe një shpërblim fisnik.
36:11.
'INNEMA TUNDHIRU MENI ETTEBE'A EDH-DHIKRE WE HASHIJE ER-REHMENE BIL-GAJBI FEBESHSHIRHU BIMEGFIRETIN WE 'EXHRIN KERIMIN
C
36:12.
Vërtet, Ne i ngjallim të vdekurit dhe i shkruajmë veprat; gjurmët e tyre dhe çdo gjë kemi regjistruar në librin e ruajtur (Lehvi Mahvudh).
36:12.
Sigurisht, Ne i ringjallim të vdekurit dhe shënojmë veprat që kanë bërë dhe gjurmët e (punëve të) tyre. Ne e kemi llogaritur çdo gjë në një Libër të qartë.
36:12.
Me të vërtetë, Ne jemi që i japim jetë të vdekurve dhe që shkruajmë atë që ata kanë dërguar përpara dhe gjurmët e tyre. Dhe çdo gjë Ne e kemi numëruar në një libër të qartë.
36:12.
'INNA NEHNU NUHJIL-MEWTA WE NEKTUBU MA KADDEMU WE 'ATHAREHUM WE KULLE SHEJ'IN 'HSEJNAHU FI 'IMAMIN MUBININ
C
36:13.
Përmendju atyre një shembull të banorëve të fshatit, kur atyre u patën ardhur të dërguarit.
36:13.
Përmendu atyre shembullin e banorëve të qytetit, kur u erdhën të dërguarit.
36:13.
Dhe vendos për ata një shembull – popullin e qytetit, kur atyre u erdhën të dërguar.
36:13.
WE EDRIB LEHUM METHELEN 'ESHABEL-KARJETI 'IDH XHA'EHAL-MURSELUNE