U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
35:45.
E sikur All-llahu t'i kapte njerëzit sipas veprave (të këqija) të tyre, nuk do të linte mbi faqen e dheut asnjë gjallesë, por Ai i afatizon deri në momentin e caktuar, e kur të vijë afati i tyre, s'ka dyshim se All-llahu i ka parasysh robërit e vet.
35:45.
Sikur Allahu t'i dënonte njerëzit sipas veprave që bëjnë, nuk do të mbetej në sipërfaqen e Tokës asgjë e gjallë, por Ai i shtyn ata deri në afatin e caktuar dhe, kur t'u vijë afati i tyre, ata do ta dinë se Allahu i mbikqyr mirë robërit e Vet.
35:45.
Dhe sikur Allahu t'i ndëshkonte njerëzit për atë që ata kanë fituar, Ai nuk do të linte mbi tokë asnjë krijesë të gjallë. Por Ai i jep atyre afat deri në një kohë të caktuar. Dhe kur afati i tyre të vijë, atëherë me të vërtetë, Allahu është i Gjithëvëzhguesi i robërve të Tij.
35:45.
WE LEW JU'UAHIDHU ELLAHU EN-NASE BIMA KESEBU MA TEREKE 'ALA DHEHRIHA MIN DABBETIN WE LEKIN JU'UEHHIRUHUM 'ILA 'EXHELIN MUSEMMEN FE'IDHA XHA'E 'EXHELUHUM FE'INNALL-LLAHE KANE BI'IBADIHI BESIREN
C
36:2.
Pasha Kur'anin e pacenueshëm në urtësinë e tij të lartë.
36:2.
Për Kuranin plot urtësi!
36:2.
Pasha Kuranin e Urtë.
36:2.
WEL-KUR'ANIL-HEKIMI
C
36:3.
S'ka dyshim se ti (Muhammed) je prej të dërguarve.
36:3.
Në të vërtetë, ti (Muhamed) je një nga të dërguarit
36:3.
Me të vërtetë, ti je një nga të Dërguarit,
36:3.
'INNEKE LEMINEL-MURSELINE
C
36:4.
Je në një rrugë të drejtë.
36:4.
Që je në një rrugë të drejtë.
36:4.
'ALA SIRATIN MUSTEKIMIN
C
36:5.
(Kur'ani është) Zbritje e Plotfuqishmit, e Mëshiruesit.
36:5.
me Shpalljen e të Plotfuqishmit, Mëshirëplotit,
36:5.
Zbritja e të Fuqishmit, të Mëshirshmit,
36:5.
TENZILEL-'AZIZI ER-REHIMI
C
36:6.
Për t'ia tërhequr vërejtjen një populli, që të parëve të tyre nuk u është tërhequr, e për atë shkak ata janë të hutuar.
36:6.
që të paralajmërosh një popull, paraardhësit e të cilit nuk ishin të paralajmëruar, prandaj këta janë të pakujdesshëm.
36:6.
Që ti të paralajmërosh një popull, etërit e të cilit nuk janë paralajmëruar, kështu që ata janë të pavëmendshëm.
36:6.
LITUNDHIRE KAWMEN MA 'UNDHIRE 'ABA'UUHUM FEHUM GAFILUNE
C
36:7.
Për Zotin tashmë ka marrë fund vendimi (thënia) kundër shumicës së tyre, andaj ata edhe nuk besojnë.
36:7.
Shumica e tyre meritojnë dënimin Tonë, se ata nuk besojnë.
36:7.
Me të vërtetë, Fjala është bërë e vërtetë mbi shumicën e tyre, kështu që ata nuk do të besojnë.
36:7.
LEKAD HEKKAL-KAWLU 'ALA 'EKTHERIHIM FEHUM LA JU'UMINUNE
C
36:8.
Ne u kemi varë në qafat e tyre pranga e ato u arrijnë deri në nofulla, andaj ata mbesin me koka lart.
36:8.
Ne do t'u vëmë në qafë vargonj, të cilët do t'u arrijnë deri në mjekër, e kështu do të jenë si të mpirë.
36:8.
Ne kemi vendosur një prangë në qafat e tyre që arrin deri te mjekrat, kështu që ata janë të detyruar me kokat lart.
36:8.
'INNA XHE'ALNA FI 'A'NAKIHIM 'EGLALEN FEHIJE 'ILAL-'EDHKANI FEHUM MUKMEHUNE
C
36:9.
Ne u kemi vënë edhe para tyre pendë edhe mbrapa tyre pendë dhe ua kemi mbuluar sytë, prandaj ata nuk shohin.
36:9.
Ne kemi vënë pengesë para tyre dhe pas tyre e i kemi mbuluar, kështu që ata nuk shohin.
36:9.
Dhe Ne kemi vendosur një pengesë para tyre dhe një pengesë pas tyre, dhe Ne i kemi mbuluar ata, kështu që ata nuk shohin.
36:9.
WE XHE'ALNA MIN BEJNI 'EJDIHIM SEDDEN WE MIN HALFIHIM SEDDAN FE'EGSHEJNAHUM FEHUM LA JUBSIRUNE
C
36:10.
Dhe për ata është e njëjtë, a ua tërhoqe vërejtjen a nuk ua tërhoqe, ata nuk besojnë.
36:10.
Për ata është njëlloj, i paralajmërove apo nuk i paralajmërove, ata nuk besojnë.
36:10.
Dhe është e njëjtë për ta, nëse ti i paralajmëron apo nuk i paralajmëron; ata nuk do të besojnë.
36:10.
WE SEWA'UN 'ALEJHIM 'E'ENDHERTEHUM 'EM LEM TUNDHIRHUM LA JU'UMINUNE