U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
35:38.
Nuk ka dyshim, All-llahu e di të fshehtën e qiejve e të tokës dhe Ai është që e di se çka mbajnë gjoksat.
35:38.
Vërtet, Allahu e njeh të fshehtën e qiejve e të Tokës dhe e di mirë ç'ka në zemrat e njerëzve.
35:38.
Me të vërtetë, Allahu është i Dijshëm për të Padukshmen e qiejve dhe të tokës. Me të vërtetë, Ai është i Dijshëm për atë që është në zemra.
35:38.
'INNALL-LLAHE 'ALIMU GAJBI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI 'INNEHU 'ALIMUN BIDHATI ES-SUDURI
C
35:39.
Ai është që juve ju bëri zëvendësues në Tokë, e kush nuk besoi, të keqen e mosbesimit e ka kundër vetes; dhe mosbesimi i jobesimtarëve nuk u shton tjetër te Zoti i tyre vetëm se urrejtje të fortë dhe jobesimtarëve nuk u shton tjetër, mosbesimi i tyre vetëm se dëshpërim.
35:39.
Është Ai, që ju ka bërë trashëgimtarë në Tokë. Kush nuk beson, do të mbajë barrën e mohimit të vet. Mosbesimi u shton jobesimtarëve vetëm urrejtje para Zotit të tyre; mosbesimi u sjell atyre vetëm humbje.
35:39.
Ai është Ai që ju ka bërë trashëgimtarët në tokë. Prandaj, kushdo që nuk beson, mosbesimi i tij do të jetë kundër tij. Dhe mosbesimi i jobesimtarëve nuk do t'u shtojë atyre asgjë përveç urrejtjes në sytë e Zotit të tyre. Dhe mosbesimi i jobesimtarëve nuk do t'u shtojë atyre asgjë përveç humbjes.
35:39.
HUWEL-LEDHI XHE'ALEKUM HALA'IFE FIL-'ERDI FEMEN KEFERE FE'ALEJHI KUFRUHU WE LA JEZIDUL-KAFIRINE KUFRUHUM 'INDE RABBIHIM 'ILLA MEKTEN WE LA JEZIDUL-KAFIRINE KUFRUHUM 'ILLA HASARAN
C
35:40.
Thuaj: "Më tregoni për zotat tuaj që i adhuroni pos All-llahut, më bëni të shohë se ç'krijuan ata në tokë; a mos kanë pjesë ata në qiej, a mos u kemi dhënë atyre ndonjë libër, e ata kanë argument në të?" Jo, por mizorët nuk i premtojnë njëri-tjetrit diçka tjetër vetëm se mashtrim.
35:40.
Thuaju: “Vërini re idhujt që ju i adhuroni krahas Allahut! Më tregoni, çfarë kanë krijuar ata në Tokë?! A kanë marrë gjë pjesë në krijimin e qiejve? Apo Ne u kemi dhënë idhujtarëve një Libër, ku kanë prova (për idhujtarinë që bëjnë)?” Nuk është kështu, por keqbërësit i premtojnë njëri-tjetrit vetëm mashtrime.
35:40.
Thuaj: "A keni parë ata që ju ia bëni shok Atij, të cilët ju i thërrisni përveç Allahut? Më tregoni se çfarë kanë krijuar ata në tokë. Apo ata kanë ndonjë pjesë në qiej?" Apo Ne u kemi dhënë atyre një libër, kështu që ata kanë një dëshmi të qartë prej tij? Jo, por të padrejtët u premtojnë njëri-tjetrit vetëm mashtrim.
35:40.
KUL 'ERE'EJTUM SHUREKA'EKUMUL-LEDHINE TED'UNE MIN DUNI ELLAHI 'ERUNI MADHA HALEKU MINEL-'ERDI 'EM LEHUM SHIRKUN FI ES-SEMAWATI 'EM 'ATEJNAHUM KITABEN FEHUM 'ALA BEJJINETIN MINHU BEL 'IN JA'IDU EDH-DHALIMUNE BA'DUHUM BA'DAN 'ILLA GURURÆN
C
35:41.
All-llahu i mban qiejt dhe tokën që të mos zhduken, e nëse zhduken, s'ka askush pos Tij që mund t'i mbajë; Ai është që nuk ngutet, është që falë.
35:41.
Me të vërtetë, Allahu mban ekuilibrin e qiejve dhe të Tokës, që të mos shkatërrohen. Kur ato nisin të shkatërrohen, askush nuk mund t'i mbrojë, pos Tij. Me të vërtetë, Ai është i Butë dhe Falës (i gjynaheve).
35:41.
Me të vërtetë, Allahu i mban qiejt dhe tokën që të mos zhduken. Dhe sikur ata të zhdukeshin, askush tjetër përveç Tij nuk do t'i mbante. Me të vërtetë, Ai është i Buti, Falësi.
35:41.
'INNALL-LLAHE JUMSIKU ES-SEMAWATI WEL-'ERDE 'EN TEZULA WE LE'IN ZALETA 'IN 'EMSEKEHUMA MIN 'EHEDIN MIN BA'DIHI 'INNEHU KANE HELIMEN GAFURAN
C
35:42.
Ata me betimin më të fortë të tyre janë betuar në All-llahun se, nëse u vjen atyre ndonjë pejgamber, do të jenë më të udhëzuarit (më besimtarët) nga njeri i atyre popujve (jahudi ose i krishterë), e kur u erdhi atyre pejgamberi, atyre nuk u shtoi tjetër vetëm se largim.
35:42.
Ata (paganët e Mekës) janë betuar solemnisht për Allahun që, nëse u vjen ndonjë (profet) paralajmërues, ata do të ndjekin udhëzimin e tij më shpejt se çdo popull tjetër. Por, kur u erdhi paralajmëruesi, kjo vetëm ua shtoi largimin prej rrugës së drejtë.
35:42.
Dhe ata u betuan me betimet e tyre më të forta nga Allahu se, nëse do t'u vinte atyre një paralajmërues, ata me siguri do të ishin më të udhëzuar se ndonjë popull tjetër. Por kur një paralajmërues u erdhi atyre, kjo nuk bëri tjetër përveçse shtoi largimin e tyre,
35:42.
WE 'EKSEMU BILLAHI XHEHDE 'EJMANIHIM LE'IN XHA'EHUM NEDHIRUN LEJEKUNUNNE 'EHDA MIN 'IHDAL-'UMEMI FELEMMA XHA'EHUM NEDHIRUN MA ZADEHUM 'ILLA NUFUREN
C
35:43.
(Largim) Për shkak të mendjemadhësisë dhe dredhisë së keqe, por dredhia e keqe nuk godit tjetër vetëm ata që kurdisën. Pra ata nuk janë duke pritur tjetër vetëm gjurmët e të parëve, e në ligjin e All-llahut kurrë nuk do të hasësh devijim.
35:43.
Ata u sollën me mendjemadhësi në Tokë dhe me dredhi të shëmtuara, të cilat godasin vetëm atë që i bën. Vallë, a presin ata diçka tjetër veç asaj që ka goditur të mëparshmit? Vërtet, Ti nuk mund të gjesh ndryshim ose shndërrim në ligjet e Allahut.
35:43.
Për shkak të arrogancës në tokë dhe për shkak të kurdisjes së keqe. Por kurdisja e keqe nuk i prek askënd përveç atij që e bën atë. Prandaj, a presin ata ndonjë gjë tjetër përveçse rrugën e të parëve? Por ti nuk do të gjesh ndonjë ndryshim në rrugën e Allahut, dhe ti nuk do të gjesh ndonjë ndryshim në praktikën e Allahut.
35:43.
ESTIKBAREN FIL-'ERDI WE MEKRE ES-SEJJI'I WE LA JEHIKUL-MEKRU ES-SEJJI'U 'ILLA BI'EHLIHI FEHEL JENDHURUNE 'ILLA SUNNETEL-'EWWELINE FELEN TEXHIDE LISUNNETI ELLAHI TEBDILAN WE LEN TEXHIDE LISUNNETI ELLAHI TEHWILÆN
C
35:44.
A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shohin se si ishte përfundimi i atyre që ishin para tyre, ndonëse ata ishin edhe më të fuqishëm. All-llahu nuk është i tillë që ndonjë send në qiej e as në tokë të mund ta bëjë të paaftë Atë; Ai është i dijshëm, i fuqishëm.
35:44.
Vallë, a nuk kanë udhëtuar ata nëpër botë për të parë si ka qenë përfundimi i të mëparshmëve, të cilët kanë qenë më të fortë se këta? Allahut nuk mund t'i shpëtojë asgjë, as në qiej, as në Tokë. Ai është vërtet i Gjithëdijshëm dhe i Fuqishëm për çdo gjë.
35:44.
A nuk kanë udhëtuar ata në tokë dhe nuk kanë parë se si ishte fundi i atyre para tyre, ndonëse ata ishin më të fuqishëm se ata? Dhe asgjë nga qiejt ose toka nuk mundi të shpëtojë nga Allahu. Me të vërtetë, Ai është i Dijshmi, i Gjithëfuqishmi.
35:44.
'EWELEM JESIRU FIL-'ERDI FEJENDHURU KEJFE KANE 'AKIBETUL-LEDHINE MIN KABLIHIM WE KANU 'ESHEDDE MINHUM KUWETEN WE MA KANEL-LAHU LIJU'XHIZEHU MIN SHEJ'IN FI ES-SEMAWATI WE LA FIL-'ERDI 'INNEHU KANE 'ALIMEN KADIRAN
C
35:45.
E sikur All-llahu t'i kapte njerëzit sipas veprave (të këqija) të tyre, nuk do të linte mbi faqen e dheut asnjë gjallesë, por Ai i afatizon deri në momentin e caktuar, e kur të vijë afati i tyre, s'ka dyshim se All-llahu i ka parasysh robërit e vet.
35:45.
Sikur Allahu t'i dënonte njerëzit sipas veprave që bëjnë, nuk do të mbetej në sipërfaqen e Tokës asgjë e gjallë, por Ai i shtyn ata deri në afatin e caktuar dhe, kur t'u vijë afati i tyre, ata do ta dinë se Allahu i mbikqyr mirë robërit e Vet.
35:45.
Dhe sikur Allahu t'i ndëshkonte njerëzit për atë që ata kanë fituar, Ai nuk do të linte mbi tokë asnjë krijesë të gjallë. Por Ai i jep atyre afat deri në një kohë të caktuar. Dhe kur afati i tyre të vijë, atëherë me të vërtetë, Allahu është i Gjithëvëzhguesi i robërve të Tij.
35:45.
WE LEW JU'UAHIDHU ELLAHU EN-NASE BIMA KESEBU MA TEREKE 'ALA DHEHRIHA MIN DABBETIN WE LEKIN JU'UEHHIRUHUM 'ILA 'EXHELIN MUSEMMEN FE'IDHA XHA'E 'EXHELUHUM FE'INNALL-LLAHE KANE BI'IBADIHI BESIREN
C
36:2.
Pasha Kur'anin e pacenueshëm në urtësinë e tij të lartë.
36:2.
Për Kuranin plot urtësi!
36:2.
Pasha Kuranin e Urtë.
36:2.
WEL-KUR'ANIL-HEKIMI
C
36:3.
S'ka dyshim se ti (Muhammed) je prej të dërguarve.
36:3.
Në të vërtetë, ti (Muhamed) je një nga të dërguarit
36:3.
Me të vërtetë, ti je një nga të Dërguarit,
36:3.
'INNEKE LEMINEL-MURSELINE