Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 35:34. E ata thonë: "Falënderuar qoftë All-llahu që largoi prej nesh brengat; vërtet, Zoti ynë është që falë shumë dhe është bamirës".
35:34. Pastaj do të thonë: “Lavdi Allahut, i Cili e ka larguar hidhërimin nga ne. Vërtetë, Zoti ynë është Falës dhe Falënderues.
35:34. Dhe ata do të thonë: "Falënderimi i takon Allahut, që e largoi nga ne pikëllimin. Me të vërtetë, Zoti ynë është Falës, Vlerësues i mirë,
35:34. WE KALUL-HEMDU LILLAHIL-LEDHI 'EDH/HEBE 'ANNAL-HEZENE 'INNE REBBENA LEGAFURUN SHEKURUN
C 35:35. I cili nga mirësia e Tij na vendosi në vendin e përjetshëm, ku nuk do të na prekë ndonjë mundim fizik dhe ku nuk na prek ndonjë molisje.
35:35. Është Ai që me mirësinë e Tij na ka pranuar në shtëpinë e banimit të përhershëm, në të cilën nuk do të lodhemi e nuk do të rraskapitemi.”
35:35. Ai që na ka vendosur në shtëpinë e përhershme nga mirësia e Tij. Aty nuk do të na prekë ndonjë lodhje dhe as nuk do të na prekë ndonjë lodhje e rëndë."
35:35. EL-LEDHI 'EHELLENA DAREL-MUKAMETI MIN FEDLIHI LA JEMESSUNA FIHA NESEBUN WE LA JEMESSUNA FIHA LUGUBUN
C 35:36. Po për ata që nuk besuan është zjarri i xhehennemit. Ata as nuk gjykohen që të vdesin (të rehatohen), e as nuk u lehtësohe ndëshkimi. Kështu e ndëshkojmë secilin që është shumë i pabesim.
35:36. Për jobesimtarët është përgatitur zjarri i Xhehenemit, ku ata nuk do të vdesin dhe as që do t'u lehtësohet dënimi. Ja, kështu Ne do t'i dënojmë mosmirënjohësit.
35:36. Dhe për ata që nuk besojnë, do të jetë zjarri i Xhehenemit. As nuk do të jetë i vendosur që ata të vdesin dhe as ndëshkimi i tij nuk do të lehtësohet për ta. Kështu Ne e shpërblejmë çdo mosmirënjohës.
35:36. WEL-LEDHINE KEFERU LEHUM NARU XHEHENNEME LA JUKDA 'ALEJHIM FEJEMUTU WE LA JUHAFFEFU 'ANHUM MIN 'ADHABIHA KEDHALIKE NEXHZI KULLE KEFURIN
C 35:37. Dhe ata do të klithin aty: "O Zoti ynë, nxirrna e të bëjmë vepra të mira, e jo si ato që i bënim!" Po a nuk u dhamë juve jetë aq saqë ai që ka dashur të mendojë, ka mundur të mendojë gjatë asaj kohe, madje juve juve u ka ardhur edhe pejgamberi, pra shijoni, se për zullumqarët nuk ka ndonjë ndihmëtar.
35:37. Atje, ata do të thërrasin: “O Zoti ynë, nxirrna se do të bëjmë vepra të mira e jo nga ato që kemi bërë.” (Atyre do t'u thuhet): “Vallë, a nuk jua zgjatëm jetën aq sa të mund të mendohej ai që donte të kujtonte (Allahun)?! Madje juve ju erdhi edhe paralajmëruesi? Andaj, shijoni (dënimin)! Për keqbërësit nuk ka kurrfarë ndihmësi!”
35:37. Dhe ata do të bërtasin aty: "Zoti ynë, nxirri ne, që të mund të bëjmë vepra të mira, ndryshe nga ato që bënim më parë." A nuk ju kemi dhënë jetë të mjaftueshme, që ai që donte të përkujtonte, mund ta bënte këtë? Dhe paralajmëruesi ju erdhi. Prandaj, shijoni. Dhe për të padrejtët nuk ka ndonjë ndihmës.
35:37. WE HUM JESTERIHUNE FIHA REBBENA 'EHRIXHNA NA'MEL SALIHEN GAJREL-LEDHI KUNNA NA'MELU 'EWELEM NU'AMMIRKUM MA JETEDHEKKERU FIHI MEN TEDHEKKERE WE XHA'EKUMU EN-NEDHIRU FEDHUKU FEMA LILDHDHALIMINE MIN NESIR
C 35:38. Nuk ka dyshim, All-llahu e di të fshehtën e qiejve e të tokës dhe Ai është që e di se çka mbajnë gjoksat.
35:38. Vërtet, Allahu e njeh të fshehtën e qiejve e të Tokës dhe e di mirë ç'ka në zemrat e njerëzve.
35:38. Me të vërtetë, Allahu është i Dijshëm për të Padukshmen e qiejve dhe të tokës. Me të vërtetë, Ai është i Dijshëm për atë që është në zemra.
35:38. 'INNALL-LLAHE 'ALIMU GAJBI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI 'INNEHU 'ALIMUN BIDHATI ES-SUDURI
C 35:39. Ai është që juve ju bëri zëvendësues në Tokë, e kush nuk besoi, të keqen e mosbesimit e ka kundër vetes; dhe mosbesimi i jobesimtarëve nuk u shton tjetër te Zoti i tyre vetëm se urrejtje të fortë dhe jobesimtarëve nuk u shton tjetër, mosbesimi i tyre vetëm se dëshpërim.
35:39. Është Ai, që ju ka bërë trashëgimtarë në Tokë. Kush nuk beson, do të mbajë barrën e mohimit të vet. Mosbesimi u shton jobesimtarëve vetëm urrejtje para Zotit të tyre; mosbesimi u sjell atyre vetëm humbje.
35:39. Ai është Ai që ju ka bërë trashëgimtarët në tokë. Prandaj, kushdo që nuk beson, mosbesimi i tij do të jetë kundër tij. Dhe mosbesimi i jobesimtarëve nuk do t'u shtojë atyre asgjë përveç urrejtjes në sytë e Zotit të tyre. Dhe mosbesimi i jobesimtarëve nuk do t'u shtojë atyre asgjë përveç humbjes.
35:39. HUWEL-LEDHI XHE'ALEKUM HALA'IFE FIL-'ERDI FEMEN KEFERE FE'ALEJHI KUFRUHU WE LA JEZIDUL-KAFIRINE KUFRUHUM 'INDE RABBIHIM 'ILLA MEKTEN WE LA JEZIDUL-KAFIRINE KUFRUHUM 'ILLA HASARAN
C 35:40. Thuaj: "Më tregoni për zotat tuaj që i adhuroni pos All-llahut, më bëni të shohë se ç'krijuan ata në tokë; a mos kanë pjesë ata në qiej, a mos u kemi dhënë atyre ndonjë libër, e ata kanë argument në të?" Jo, por mizorët nuk i premtojnë njëri-tjetrit diçka tjetër vetëm se mashtrim.
35:40. Thuaju: “Vërini re idhujt që ju i adhuroni krahas Allahut! Më tregoni, çfarë kanë krijuar ata në Tokë?! A kanë marrë gjë pjesë në krijimin e qiejve? Apo Ne u kemi dhënë idhujtarëve një Libër, ku kanë prova (për idhujtarinë që bëjnë)?” Nuk është kështu, por keqbërësit i premtojnë njëri-tjetrit vetëm mashtrime.
35:40. Thuaj: "A keni parë ata që ju ia bëni shok Atij, të cilët ju i thërrisni përveç Allahut? Më tregoni se çfarë kanë krijuar ata në tokë. Apo ata kanë ndonjë pjesë në qiej?" Apo Ne u kemi dhënë atyre një libër, kështu që ata kanë një dëshmi të qartë prej tij? Jo, por të padrejtët u premtojnë njëri-tjetrit vetëm mashtrim.
35:40. KUL 'ERE'EJTUM SHUREKA'EKUMUL-LEDHINE TED'UNE MIN DUNI ELLAHI 'ERUNI MADHA HALEKU MINEL-'ERDI 'EM LEHUM SHIRKUN FI ES-SEMAWATI 'EM 'ATEJNAHUM KITABEN FEHUM 'ALA BEJJINETIN MINHU BEL 'IN JA'IDU EDH-DHALIMUNE BA'DUHUM BA'DAN 'ILLA GURURÆN
C 35:41. All-llahu i mban qiejt dhe tokën që të mos zhduken, e nëse zhduken, s'ka askush pos Tij që mund t'i mbajë; Ai është që nuk ngutet, është që falë.
35:41. Me të vërtetë, Allahu mban ekuilibrin e qiejve dhe të Tokës, që të mos shkatërrohen. Kur ato nisin të shkatërrohen, askush nuk mund t'i mbrojë, pos Tij. Me të vërtetë, Ai është i Butë dhe Falës (i gjynaheve).
35:41. Me të vërtetë, Allahu i mban qiejt dhe tokën që të mos zhduken. Dhe sikur ata të zhdukeshin, askush tjetër përveç Tij nuk do t'i mbante. Me të vërtetë, Ai është i Buti, Falësi.
35:41. 'INNALL-LLAHE JUMSIKU ES-SEMAWATI WEL-'ERDE 'EN TEZULA WE LE'IN ZALETA 'IN 'EMSEKEHUMA MIN 'EHEDIN MIN BA'DIHI 'INNEHU KANE HELIMEN GAFURAN
C 35:42. Ata me betimin më të fortë të tyre janë betuar në All-llahun se, nëse u vjen atyre ndonjë pejgamber, do të jenë më të udhëzuarit (më besimtarët) nga njeri i atyre popujve (jahudi ose i krishterë), e kur u erdhi atyre pejgamberi, atyre nuk u shtoi tjetër vetëm se largim.
35:42. Ata (paganët e Mekës) janë betuar solemnisht për Allahun që, nëse u vjen ndonjë (profet) paralajmërues, ata do të ndjekin udhëzimin e tij më shpejt se çdo popull tjetër. Por, kur u erdhi paralajmëruesi, kjo vetëm ua shtoi largimin prej rrugës së drejtë.
35:42. Dhe ata u betuan me betimet e tyre më të forta nga Allahu se, nëse do t'u vinte atyre një paralajmërues, ata me siguri do të ishin më të udhëzuar se ndonjë popull tjetër. Por kur një paralajmërues u erdhi atyre, kjo nuk bëri tjetër përveçse shtoi largimin e tyre,
35:42. WE 'EKSEMU BILLAHI XHEHDE 'EJMANIHIM LE'IN XHA'EHUM NEDHIRUN LEJEKUNUNNE 'EHDA MIN 'IHDAL-'UMEMI FELEMMA XHA'EHUM NEDHIRUN MA ZADEHUM 'ILLA NUFUREN
C 35:43. (Largim) Për shkak të mendjemadhësisë dhe dredhisë së keqe, por dredhia e keqe nuk godit tjetër vetëm ata që kurdisën. Pra ata nuk janë duke pritur tjetër vetëm gjurmët e të parëve, e në ligjin e All-llahut kurrë nuk do të hasësh devijim.
35:43. Ata u sollën me mendjemadhësi në Tokë dhe me dredhi të shëmtuara, të cilat godasin vetëm atë që i bën. Vallë, a presin ata diçka tjetër veç asaj që ka goditur të mëparshmit? Vërtet, Ti nuk mund të gjesh ndryshim ose shndërrim në ligjet e Allahut.
35:43. Për shkak të arrogancës në tokë dhe për shkak të kurdisjes së keqe. Por kurdisja e keqe nuk i prek askënd përveç atij që e bën atë. Prandaj, a presin ata ndonjë gjë tjetër përveçse rrugën e të parëve? Por ti nuk do të gjesh ndonjë ndryshim në rrugën e Allahut, dhe ti nuk do të gjesh ndonjë ndryshim në praktikën e Allahut.
35:43. ESTIKBAREN FIL-'ERDI WE MEKRE ES-SEJJI'I WE LA JEHIKUL-MEKRU ES-SEJJI'U 'ILLA BI'EHLIHI FEHEL JENDHURUNE 'ILLA SUNNETEL-'EWWELINE FELEN TEXHIDE LISUNNETI ELLAHI TEBDILAN WE LEN TEXHIDE LISUNNETI ELLAHI TEHWILÆN
C 35:44. A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shohin se si ishte përfundimi i atyre që ishin para tyre, ndonëse ata ishin edhe më të fuqishëm. All-llahu nuk është i tillë që ndonjë send në qiej e as në tokë të mund ta bëjë të paaftë Atë; Ai është i dijshëm, i fuqishëm.
35:44. Vallë, a nuk kanë udhëtuar ata nëpër botë për të parë si ka qenë përfundimi i të mëparshmëve, të cilët kanë qenë më të fortë se këta? Allahut nuk mund t'i shpëtojë asgjë, as në qiej, as në Tokë. Ai është vërtet i Gjithëdijshëm dhe i Fuqishëm për çdo gjë.
35:44. A nuk kanë udhëtuar ata në tokë dhe nuk kanë parë se si ishte fundi i atyre para tyre, ndonëse ata ishin më të fuqishëm se ata? Dhe asgjë nga qiejt ose toka nuk mundi të shpëtojë nga Allahu. Me të vërtetë, Ai është i Dijshmi, i Gjithëfuqishmi.
35:44. 'EWELEM JESIRU FIL-'ERDI FEJENDHURU KEJFE KANE 'AKIBETUL-LEDHINE MIN KABLIHIM WE KANU 'ESHEDDE MINHUM KUWETEN WE MA KANEL-LAHU LIJU'XHIZEHU MIN SHEJ'IN FI ES-SEMAWATI WE LA FIL-'ERDI 'INNEHU KANE 'ALIMEN KADIRAN