U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
35:30.
Që Ai (All-llahu) do t'ju plotësojë shpërblimin e tyre, e edhe do t'ju shtojë nga mirësia e Tij, vërtet Ai është mëkatfalës dhe shumë mirënjohës.
35:30.
Allahu do t'ua plotësojë atyre shpërblimin dhe do t'ua shtojë nga dhuntitë e Tij. Me të vërtetë, Ai është Falës dhe Falënderues.
35:30.
Që Ai t'u japë atyre shpërblimin e plotë dhe t'u shtojë nga mirësia e Tij. Me të vërtetë, Ai është Falës, Vlerësues i mirë.
35:30.
LIJUWEFFIJEHUM 'UXHUREHUM WE JEZIDEHUM MIN FEDLIHI 'INNEHU GAFURUN SHEKURUN
C
35:31.
Dhe ajo që Ne të shpallëm ty nga libri, është e vërtetë e saktë, që vërteton edhe për ata që ishin para tij. Vërtet, All-llahu është hollësisht i njohur ndaj robërve të vet, i sheh të gjitha.
35:31.
Ajo që ta kemi shpallur ty në Libër, është e vërteta e cila konfirmon atë që është shpallur para tij. Sigurisht që Allahu i njeh dhe i sheh mirë robërit e Vet.
35:31.
Dhe ajo që Ne të kemi shpallur nga Libri është e vërteta, duke vërtetuar atë që ishte para tij. Me të vërtetë, Allahu është i Mirënjohuri i robërve të Tij, i Gjithëvëzhguesi.
35:31.
WEL-LEDHI 'EWHEJNA 'ILEJKE MINEL-KITABI HUWEL-HEKKU MUSEDDIKEN LIMA BEJNE JEDEJHI 'INNALL-LLAHE BI'IBADIHI LEHABIRUN BESIRUN
C
35:32.
Pastaj Ne u lamë në trashëgim librin robërve Tanë që Ne i kemi zgjedhur; e prej tyre ka që janë dëmtues të vetvetes, ka që janë mesatarë, e ka prej tyre që janë me ndihmën e All-llahut, të parët në punë të mira, e kjo është ajo mirësia e madhe.
35:32.
Pastaj, Ne ua dhamë Librin robërve Tanë të zgjedhur (nga ndjekësit e Muhamedit a.s.). Disa prej tyre i bëjnë dëm vetes (duke bërë vepra të ndaluara), disa janë në rrugë të mesme (duke kryer detyrimet dhe duke shmangur të ndaluarat), ndërsa disa, me lejen e Allahut, shkojnë përpara me të mira (përtej detyrimeve); kjo është dhuntia e madhe.
35:32.
Pastaj, Ne i trashëguam Librin atyre që kemi zgjedhur nga robërit Tanë. Dhe midis tyre ka disa që i bëjnë padrejtësi vetvetes, disa që janë të mesëm dhe disa që janë të përparuar në vepra të mira me lejen e Allahut. Kjo është mirësia e madhe.
35:32.
THUMME 'EWRETHNAL-KITABEL-LEDHINE ESTEFEJNA MIN 'IBADINA FEMINHUM DHALIMUN LINEFSIHI WE MINHUM MUKTESIDUN WE MINHUM SABIKUN BIL-HAJRATI BI'IDHNI ELLAHI DHALIKE HUWEL-FEDLUL-KEBIRU
C
35:33.
Xhennetet e Adnit janë që do të hyjnë në to, aty do të stolisen me rrethorëza nga ari e margaritari, e petkat e tyre janë të mëndafshta.
35:33.
Ata do të hyjnë në kopshtet e Adnit të stolisur me bylyzykë ari e margaritarë dhe veshja e tyre do të jetë prej mëndafshi.
35:33.
Për ta janë kopshtet e begatisë. Ata do të hyjnë në to. Atyre do t'u jepet stoli nga ar dhe perla. Dhe veshjet e tyre atje do të jenë mëndafsh.
35:33.
XHENNATU 'ADNIN JEDHULUNEHA JUHELLEWNE FIHA MIN 'ESAWIRE MIN DHEHEBIN WE LU'ULU'UEN WE LIBASUHUM FIHA HERIRUN
C
35:34.
E ata thonë: "Falënderuar qoftë All-llahu që largoi prej nesh brengat; vërtet, Zoti ynë është që falë shumë dhe është bamirës".
35:34.
Pastaj do të thonë: “Lavdi Allahut, i Cili e ka larguar hidhërimin nga ne. Vërtetë, Zoti ynë është Falës dhe Falënderues.
35:34.
Dhe ata do të thonë: "Falënderimi i takon Allahut, që e largoi nga ne pikëllimin. Me të vërtetë, Zoti ynë është Falës, Vlerësues i mirë,
35:34.
WE KALUL-HEMDU LILLAHIL-LEDHI 'EDH/HEBE 'ANNAL-HEZENE 'INNE REBBENA LEGAFURUN SHEKURUN
C
35:35.
I cili nga mirësia e Tij na vendosi në vendin e përjetshëm, ku nuk do të na prekë ndonjë mundim fizik dhe ku nuk na prek ndonjë molisje.
35:35.
Është Ai që me mirësinë e Tij na ka pranuar në shtëpinë e banimit të përhershëm, në të cilën nuk do të lodhemi e nuk do të rraskapitemi.”
35:35.
Ai që na ka vendosur në shtëpinë e përhershme nga mirësia e Tij. Aty nuk do të na prekë ndonjë lodhje dhe as nuk do të na prekë ndonjë lodhje e rëndë."
35:35.
EL-LEDHI 'EHELLENA DAREL-MUKAMETI MIN FEDLIHI LA JEMESSUNA FIHA NESEBUN WE LA JEMESSUNA FIHA LUGUBUN
C
35:36.
Po për ata që nuk besuan është zjarri i xhehennemit. Ata as nuk gjykohen që të vdesin (të rehatohen), e as nuk u lehtësohe ndëshkimi. Kështu e ndëshkojmë secilin që është shumë i pabesim.
35:36.
Për jobesimtarët është përgatitur zjarri i Xhehenemit, ku ata nuk do të vdesin dhe as që do t'u lehtësohet dënimi. Ja, kështu Ne do t'i dënojmë mosmirënjohësit.
35:36.
Dhe për ata që nuk besojnë, do të jetë zjarri i Xhehenemit. As nuk do të jetë i vendosur që ata të vdesin dhe as ndëshkimi i tij nuk do të lehtësohet për ta. Kështu Ne e shpërblejmë çdo mosmirënjohës.
35:36.
WEL-LEDHINE KEFERU LEHUM NARU XHEHENNEME LA JUKDA 'ALEJHIM FEJEMUTU WE LA JUHAFFEFU 'ANHUM MIN 'ADHABIHA KEDHALIKE NEXHZI KULLE KEFURIN
C
35:37.
Dhe ata do të klithin aty: "O Zoti ynë, nxirrna e të bëjmë vepra të mira, e jo si ato që i bënim!" Po a nuk u dhamë juve jetë aq saqë ai që ka dashur të mendojë, ka mundur të mendojë gjatë asaj kohe, madje juve juve u ka ardhur edhe pejgamberi, pra shijoni, se për zullumqarët nuk ka ndonjë ndihmëtar.
35:37.
Atje, ata do të thërrasin: “O Zoti ynë, nxirrna se do të bëjmë vepra të mira e jo nga ato që kemi bërë.” (Atyre do t'u thuhet): “Vallë, a nuk jua zgjatëm jetën aq sa të mund të mendohej ai që donte të kujtonte (Allahun)?! Madje juve ju erdhi edhe paralajmëruesi? Andaj, shijoni (dënimin)! Për keqbërësit nuk ka kurrfarë ndihmësi!”
35:37.
Dhe ata do të bërtasin aty: "Zoti ynë, nxirri ne, që të mund të bëjmë vepra të mira, ndryshe nga ato që bënim më parë." A nuk ju kemi dhënë jetë të mjaftueshme, që ai që donte të përkujtonte, mund ta bënte këtë? Dhe paralajmëruesi ju erdhi. Prandaj, shijoni. Dhe për të padrejtët nuk ka ndonjë ndihmës.
35:37.
WE HUM JESTERIHUNE FIHA REBBENA 'EHRIXHNA NA'MEL SALIHEN GAJREL-LEDHI KUNNA NA'MELU 'EWELEM NU'AMMIRKUM MA JETEDHEKKERU FIHI MEN TEDHEKKERE WE XHA'EKUMU EN-NEDHIRU FEDHUKU FEMA LILDHDHALIMINE MIN NESIR
C
35:38.
Nuk ka dyshim, All-llahu e di të fshehtën e qiejve e të tokës dhe Ai është që e di se çka mbajnë gjoksat.
35:38.
Vërtet, Allahu e njeh të fshehtën e qiejve e të Tokës dhe e di mirë ç'ka në zemrat e njerëzve.
35:38.
Me të vërtetë, Allahu është i Dijshëm për të Padukshmen e qiejve dhe të tokës. Me të vërtetë, Ai është i Dijshëm për atë që është në zemra.
35:38.
'INNALL-LLAHE 'ALIMU GAJBI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI 'INNEHU 'ALIMUN BIDHATI ES-SUDURI
C
35:39.
Ai është që juve ju bëri zëvendësues në Tokë, e kush nuk besoi, të keqen e mosbesimit e ka kundër vetes; dhe mosbesimi i jobesimtarëve nuk u shton tjetër te Zoti i tyre vetëm se urrejtje të fortë dhe jobesimtarëve nuk u shton tjetër, mosbesimi i tyre vetëm se dëshpërim.
35:39.
Është Ai, që ju ka bërë trashëgimtarë në Tokë. Kush nuk beson, do të mbajë barrën e mohimit të vet. Mosbesimi u shton jobesimtarëve vetëm urrejtje para Zotit të tyre; mosbesimi u sjell atyre vetëm humbje.
35:39.
Ai është Ai që ju ka bërë trashëgimtarët në tokë. Prandaj, kushdo që nuk beson, mosbesimi i tij do të jetë kundër tij. Dhe mosbesimi i jobesimtarëve nuk do t'u shtojë atyre asgjë përveç urrejtjes në sytë e Zotit të tyre. Dhe mosbesimi i jobesimtarëve nuk do t'u shtojë atyre asgjë përveç humbjes.
35:39.
HUWEL-LEDHI XHE'ALEKUM HALA'IFE FIL-'ERDI FEMEN KEFERE FE'ALEJHI KUFRUHU WE LA JEZIDUL-KAFIRINE KUFRUHUM 'INDE RABBIHIM 'ILLA MEKTEN WE LA JEZIDUL-KAFIRINE KUFRUHUM 'ILLA HASARAN
C
35:40.
Thuaj: "Më tregoni për zotat tuaj që i adhuroni pos All-llahut, më bëni të shohë se ç'krijuan ata në tokë; a mos kanë pjesë ata në qiej, a mos u kemi dhënë atyre ndonjë libër, e ata kanë argument në të?" Jo, por mizorët nuk i premtojnë njëri-tjetrit diçka tjetër vetëm se mashtrim.
35:40.
Thuaju: “Vërini re idhujt që ju i adhuroni krahas Allahut! Më tregoni, çfarë kanë krijuar ata në Tokë?! A kanë marrë gjë pjesë në krijimin e qiejve? Apo Ne u kemi dhënë idhujtarëve një Libër, ku kanë prova (për idhujtarinë që bëjnë)?” Nuk është kështu, por keqbërësit i premtojnë njëri-tjetrit vetëm mashtrime.
35:40.
Thuaj: "A keni parë ata që ju ia bëni shok Atij, të cilët ju i thërrisni përveç Allahut? Më tregoni se çfarë kanë krijuar ata në tokë. Apo ata kanë ndonjë pjesë në qiej?" Apo Ne u kemi dhënë atyre një libër, kështu që ata kanë një dëshmi të qartë prej tij? Jo, por të padrejtët u premtojnë njëri-tjetrit vetëm mashtrim.
35:40.
KUL 'ERE'EJTUM SHUREKA'EKUMUL-LEDHINE TED'UNE MIN DUNI ELLAHI 'ERUNI MADHA HALEKU MINEL-'ERDI 'EM LEHUM SHIRKUN FI ES-SEMAWATI 'EM 'ATEJNAHUM KITABEN FEHUM 'ALA BEJJINETIN MINHU BEL 'IN JA'IDU EDH-DHALIMUNE BA'DUHUM BA'DAN 'ILLA GURURÆN