Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 35:25. Edhe nëse të përgënjeshtrojnë ty, përgënjeshtruan edhe ata që ishin para tyre, që atyre u patën ardhur të dërguar me argumente të qarta, me broshura dhe me Libër të ndritshëm.
35:25. Nëse ata të quajnë ty gënjeshtar, dije se edhe paraardhësit e këtyre i kanë përgënjeshtruar të dërguarit e tyre, që u sollën prova të qarta, shkrime dhe një Libër ndriçues.
35:25. Dhe nëse ata të përgënjeshtrojnë ty, atëherë ata para tyre i përgënjeshtruan të Dërguarit e tyre, të cilët erdhën te ata me prova të qarta dhe me shkrime dhe me Librin ndriçues.
35:25. WE 'IN JUKEDHDHIBUKE FEKAD KEDHDHEBEL-LEDHINE MIN KABLIHIM XHA'ET/HUM RUSULUHUM BIL-BEJJINATI WE BIZ-ZUBURI WE BIL-KITABIL-MUNIRI
C 35:26. Pastaj (pasi refuzuan) i shkatërrova ata që nuk besuan, e sa i tmerrshëm ishte ndëshkimi Im!
35:26. Pastaj Unë i dënova mohuesit; eh, sa i tmerrshëm ka qenë dënimi Im!
35:26. Pastaj, unë i kapëm ata që nuk besuan, dhe sa ishte dënimi Im!
35:26. THUMME 'EHADHTUL-LEDHINE KEFERU FEKEJFE KANE NEKIRI
C 35:27. A nuk e sheh se All-llahu lëshon nga qielli ujë, e Ne nxjerrim me të fruta, ngjyra e të cilëve është e ndryshme, e edhe nëpër kodra ka vija të bardha e të kuqe ngjyrash të ndryshme, e ka edhe shumë të zeza.
35:27. Vallë, a nuk e sheh ti se si Allahu e lëshon ujin prej qiellit dhe nëpërmjet tij krijon fruta llojesh e ngjyrash të ndryshme?! Nëpër male gjenden shtigje të bardha dhe të kuqe, ngjyrash të ndryshme dhe krejtësisht të zeza.
35:27. A nuk e ke parë ti se Allahu lëshon shiun nga qielli dhe Ne nxjerrim me të fruta me ngjyra të ndryshme? Dhe në male ka rrugë të bardha dhe të kuqe me ngjyra të ndryshme dhe të zeza të thella.
35:27. 'ELEM TERA 'ENNEL-LAHE 'ENZELE MINE ES-SEMA'I MA'EN FE'EHREXHNA BIHI THEMERATIN MUHTELIFEN 'ELWANUHA WE MINEL-XHIBALI XHUDEDUN BIDUN WE HUMRUN MUHTELIFUN 'ELWANUHA WE GARABIBU SUDUN
C 35:28. Edhe nga njerëzit, nga gjallesat, nga kafshët po ashtu ka të ngjyrave të ndryshme. Po All-llahut ia kanë frikën nga robërit e Tij vetëm dijetarët, All-llahu është mbi gjithçka, është mëkatfalës.
35:28. Njerëzit, kafshët dhe bagëtitë janë llojesh të ndryshme gjithashtu. Në të vërtetë, nga robërit e Tij, Allahut i frikësohen vetëm dijetarët, (që e dinë se) Allahu është vërtet i Plotfuqishëm dhe Falës.
35:28. Dhe midis njerëzve dhe kafshëve dhe bagëtive, gjithashtu, janë me ngjyra të ndryshme. Vetëm ata nga robërit e Tij që kanë dije e kanë frikë Allahun. Me të vërtetë, Allahu është i Gjithëfuqishmi, Falësi.
35:28. WE MINE EN-NASI WE ED-DEWABBI WEL-'EN'AM MUHTELIFUN 'ELWANUHU KEDHALIKE 'INNEMA JEHSHA ELLAHE MIN 'IBADIHIL-'ULEMA'U 'INNALL-LLAHE 'AZIZUN GAFURUN
C 35:29. Ata që lexojnë librin e All-llahut, e falin namazin dhe nga begatitë që Ne u kemi dhënë japin fshehtazi e haptazi, ata e shpresojnë në një fitim që kurrë nuk humbet.
35:29. Pa dyshim, ata që lexojnë Librin e Allahut, falin namazin dhe japin fshehtazi apo haptazi nga ajo që u kemi dhënë Ne, mund të shpresojnë në një fitim që nuk do të humbasë.
35:29. Me të vërtetë, ata që lexojnë Librin e Allahut dhe falin namazin dhe shpenzojnë nga ajo që Ne i kemi furnizuar, fshehurazi dhe haptazi, ata shpresojnë për një tregti që nuk do të dështojë,
35:29. 'INNEL-LEDHINE JETLUNE KITABEL-LAHI WE 'EKAMU ES-SELETE WE 'ENFEKU MIMMA REZEKNAHUM SIRRAN WE 'ALANIJETEN JERXHUNE TIXHARETEN LEN TEBURE
C 35:30. Që Ai (All-llahu) do t'ju plotësojë shpërblimin e tyre, e edhe do t'ju shtojë nga mirësia e Tij, vërtet Ai është mëkatfalës dhe shumë mirënjohës.
35:30. Allahu do t'ua plotësojë atyre shpërblimin dhe do t'ua shtojë nga dhuntitë e Tij. Me të vërtetë, Ai është Falës dhe Falënderues.
35:30. Që Ai t'u japë atyre shpërblimin e plotë dhe t'u shtojë nga mirësia e Tij. Me të vërtetë, Ai është Falës, Vlerësues i mirë.
35:30. LIJUWEFFIJEHUM 'UXHUREHUM WE JEZIDEHUM MIN FEDLIHI 'INNEHU GAFURUN SHEKURUN
C 35:31. Dhe ajo që Ne të shpallëm ty nga libri, është e vërtetë e saktë, që vërteton edhe për ata që ishin para tij. Vërtet, All-llahu është hollësisht i njohur ndaj robërve të vet, i sheh të gjitha.
35:31. Ajo që ta kemi shpallur ty në Libër, është e vërteta e cila konfirmon atë që është shpallur para tij. Sigurisht që Allahu i njeh dhe i sheh mirë robërit e Vet.
35:31. Dhe ajo që Ne të kemi shpallur nga Libri është e vërteta, duke vërtetuar atë që ishte para tij. Me të vërtetë, Allahu është i Mirënjohuri i robërve të Tij, i Gjithëvëzhguesi.
35:31. WEL-LEDHI 'EWHEJNA 'ILEJKE MINEL-KITABI HUWEL-HEKKU MUSEDDIKEN LIMA BEJNE JEDEJHI 'INNALL-LLAHE BI'IBADIHI LEHABIRUN BESIRUN
C 35:32. Pastaj Ne u lamë në trashëgim librin robërve Tanë që Ne i kemi zgjedhur; e prej tyre ka që janë dëmtues të vetvetes, ka që janë mesatarë, e ka prej tyre që janë me ndihmën e All-llahut, të parët në punë të mira, e kjo është ajo mirësia e madhe.
35:32. Pastaj, Ne ua dhamë Librin robërve Tanë të zgjedhur (nga ndjekësit e Muhamedit a.s.). Disa prej tyre i bëjnë dëm vetes (duke bërë vepra të ndaluara), disa janë në rrugë të mesme (duke kryer detyrimet dhe duke shmangur të ndaluarat), ndërsa disa, me lejen e Allahut, shkojnë përpara me të mira (përtej detyrimeve); kjo është dhuntia e madhe.
35:32. Pastaj, Ne i trashëguam Librin atyre që kemi zgjedhur nga robërit Tanë. Dhe midis tyre ka disa që i bëjnë padrejtësi vetvetes, disa që janë të mesëm dhe disa që janë të përparuar në vepra të mira me lejen e Allahut. Kjo është mirësia e madhe.
35:32. THUMME 'EWRETHNAL-KITABEL-LEDHINE ESTEFEJNA MIN 'IBADINA FEMINHUM DHALIMUN LINEFSIHI WE MINHUM MUKTESIDUN WE MINHUM SABIKUN BIL-HAJRATI BI'IDHNI ELLAHI DHALIKE HUWEL-FEDLUL-KEBIRU
C 35:33. Xhennetet e Adnit janë që do të hyjnë në to, aty do të stolisen me rrethorëza nga ari e margaritari, e petkat e tyre janë të mëndafshta.
35:33. Ata do të hyjnë në kopshtet e Adnit të stolisur me bylyzykë ari e margaritarë dhe veshja e tyre do të jetë prej mëndafshi.
35:33. Për ta janë kopshtet e begatisë. Ata do të hyjnë në to. Atyre do t'u jepet stoli nga ar dhe perla. Dhe veshjet e tyre atje do të jenë mëndafsh.
35:33. XHENNATU 'ADNIN JEDHULUNEHA JUHELLEWNE FIHA MIN 'ESAWIRE MIN DHEHEBIN WE LU'ULU'UEN WE LIBASUHUM FIHA HERIRUN
C 35:34. E ata thonë: "Falënderuar qoftë All-llahu që largoi prej nesh brengat; vërtet, Zoti ynë është që falë shumë dhe është bamirës".
35:34. Pastaj do të thonë: “Lavdi Allahut, i Cili e ka larguar hidhërimin nga ne. Vërtetë, Zoti ynë është Falës dhe Falënderues.
35:34. Dhe ata do të thonë: "Falënderimi i takon Allahut, që e largoi nga ne pikëllimin. Me të vërtetë, Zoti ynë është Falës, Vlerësues i mirë,
35:34. WE KALUL-HEMDU LILLAHIL-LEDHI 'EDH/HEBE 'ANNAL-HEZENE 'INNE REBBENA LEGAFURUN SHEKURUN
C 35:35. I cili nga mirësia e Tij na vendosi në vendin e përjetshëm, ku nuk do të na prekë ndonjë mundim fizik dhe ku nuk na prek ndonjë molisje.
35:35. Është Ai që me mirësinë e Tij na ka pranuar në shtëpinë e banimit të përhershëm, në të cilën nuk do të lodhemi e nuk do të rraskapitemi.”
35:35. Ai që na ka vendosur në shtëpinë e përhershme nga mirësia e Tij. Aty nuk do të na prekë ndonjë lodhje dhe as nuk do të na prekë ndonjë lodhje e rëndë."
35:35. EL-LEDHI 'EHELLENA DAREL-MUKAMETI MIN FEDLIHI LA JEMESSUNA FIHA NESEBUN WE LA JEMESSUNA FIHA LUGUBUN