U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
27:64.
Ai që e fillon krijimin (e njeriut) e pastaj e përsërit atë (e ringjall pas vdekjes) dhe Ai që ju furnizon nga qielli e toka. A mos ka zot tjetër pos All-llahut? Thuaj: "Sillni argumentet tuaja, nëse jeni të sinqertë!"
27:64.
A ka më të mirë se Ai, që zë fill krijimin dhe pastaj e ripërsërit atë, që ju jep mjete jetese nga qielli dhe toka?! Vallë, a ka krahas Allahut zot tjetër? Thuaj (o Muhamed): “Sillni provat tuaja, nëse ajo që thoni është e vërtetë!”
27:64.
Ai që fillon krijimin dhe pastaj e përsërit atë, dhe që ju furnizon nga qielli dhe toka – a ka ndonjë zot tjetër përveç Allahut? Thuaj: "Sillni provën tuaj, nëse jeni të sinqertë."
27:64.
'EMMEN JEBDE'UL-HALKA THUMME JU'IDUHU WE MEN JERZUKUKUM MINE ES-SEMA'I WEL-'ERDI 'E'ILEHUN ME'A ELLAHI KUL HATU BURHANEKUM 'IN KUNTUM SADIKINE
C
27:65.
Thuaj: "Askush veç All-llahut as në qiejt, as në tokë nuk e di të fshehtën, as nuk e dinë se kur ringjallen!"
27:65.
Thuaj: “Askush, përveç Allahut, në qiell apo në Tokë, nuk i di të fshehtat dhe as nuk do ta dijë se kur do të ringjallet”.
27:65.
Thuaj: "Askush, përveç Allahut, nuk e di të fshehtën e qiejve dhe të tokës. Ata nuk e ndiejnë se kur do të ringjallen."
27:65.
KUL LA JA'LEMU MEN FI ES-SEMAWATI WEL-'ERDIL-GAJBE 'ILLALLAHU WE MA JESH'URUNE 'EJJANE JUB'ATHUNE
C
27:66.
Por, dijenia e tyre arrihet në botën tjetër (kur të përjetojnë çka u është premtuar). Ja, ata dyshojnë për këtë (për botën tjetër), bile janë të verbër ndaj saj.
27:66.
Vallë, a dinë ndopak ata për jetën tjetër!? Përkundrazi! Ata dyshojnë në të, ata janë të verbër ndaj saj.
27:66.
Jo, përkundrazi, njohuria e tyre për botën tjetër është e humbur. Përkundrazi, ata janë në dyshim për të. Përkundrazi, ata janë të verbuar ndaj saj.
27:66.
BEL EDDAREKE 'ILMUHUM FIL-'AHIRETI BEL HUM FI SHEKKIN MINHA BEL HUM MINHA 'AMUNE
C
27:67.
Ndërsa ata të cilët nuk besuan thanë: "A pasi të (vdesim) bëhemi dhé e pluhur ne edhe prindërit tanë, (a thua) do të ringjallemi?
27:67.
Dhe mohuesit thonë: “Vallë, a mos do të ringjallemi ne dhe etërit tanë, pasi të jemi bërë dhé?!
27:67.
Dhe ata që nuk besojnë thonë: "Kur ne dhe etërit tanë të bëhemi pluhur, a do të nxirremi nga varret?
27:67.
WE KALEL-LEDHINE KEFERU 'E'IDHA KUNNA TURABEN WE 'ABA'UUNA 'E'INNA LEMUHREXHUNE
C
27:68.
Kjo na është premtuar neve e dhe prindërve tanë më përpara, por kjo nuk është gjë tjetër veçse legjendë e të parëve!"
27:68.
Vërtet, neve dhe etërve tanë na është premtuar kjo qysh më parë, por këto, me gjasë, nuk janë tjetër, veçse legjenda të popujve të lashtë”.
27:68.
Me të vërtetë, na është premtuar kjo më parë, neve dhe etërve tanë. Këto nuk janë tjetër veçse legjenda të të parëve."
27:68.
LEKAD WU'IDNA HADHA NEHNU WE 'ABA'UUNA MIN KABLU 'IN HADHA 'ILLA 'ESATIRUL-'EWWELINE
C
27:69.
Thuaj: "Udhëtoni nëpër tokë dhe shikoni se si ishte përfundimi i kundërshtarëve!"
27:69.
Thuaj: “Udhëtoni nëpër botë e shikoni si ka qenë fundi i keqbërësve!”
27:69.
Thuaj: "Udhëtoni në tokë dhe shihni si ishte fundi i mëkatarëve."
27:69.
KUL SIRU FIL-'ERDI FANDHURU KEJFE KANE 'AKIBETUL-MUXHRIMINE
C
27:70.
Po ti (Muhammed) mos u trazo për ta, e as mos e ngushto veten nga ato dredhi që i bëjnë!
27:70.
Mos u pikëllo (o Muhamed) për shkak të tyre dhe mos u ngushto për kurthet e tyre.
27:70.
Dhe mos u trishto për ta dhe mos u shqetëso për atë që kurdisin.
27:70.
WE LA TEHZEN 'ALEJHIM WE LA TEKUN FI DEJKIN MIMMA JEMKURUNE
C
27:71.
E ata thonë: "Po qe se jeni të sigurt në ato çka flitni, kur do të realizohet ai premtim (me dënim)?"
27:71.
Ata thonë: “Kur do të plotësohet ky premtim, nëse ajo që thoni është e vërtetë?”
27:71.
Ata thonë: "Kur do të ndodhë ky premtim, nëse jeni të sinqertë?"
27:71.
WE JEKULUNE META HADHAL-WA'DU 'IN KUNTUM SADIKINE
C
27:72.
Ti thuaj: "Tanimë u është ngjeshur juve një pjesë e atij premtimi për të cilin po ju ngutet juve!"
27:72.
Thuaj: “Mbase mund të jetë pas shpinës suaj ajo, që doni ta shpejtoni”!
27:72.
Thuaj: "Ndoshta një pjesë e asaj që kërkoni të përshpejtoni është tashmë afër jush."
27:72.
KUL 'ASA 'EN JEKUNE REDIFE LEKUM BA'DUL-LEDHI TESTA'XHILUNE
C
27:73.
S'ka dyshim se Zoti yt është shumë bamirës ndaj njerëzve, por shumica e tyre nuk e falënderojnë.
27:73.
Në të vërtetë, Zoti yt, është Bamirës i madh i njerëzve, por shumica e tyre nuk janë mirënjohës.
27:73.
Me të vërtetë, Zoti yt është plot me mëshirë për njerëzit, por shumica e tyre nuk falënderojnë.
27:73.
WE 'INNE REBBEKE LEDHU FEDLIN 'ALA EN-NASI WE LEKINNE 'EKTHEREHUM LA JESHKURUNE
C
27:74.
E është e sigurt se Zoti yt di çka fshehin zemrat e tyre dhe çka shfaqin haptazi.
27:74.
Pa dyshim, Zoti yt di atë që fshehin zemrat e tyre dhe atë që e shfaqin haptazi.
27:74.
Dhe, me të vërtetë, Zoti yt e di atë që fshehin kraharorët e tyre dhe atë që shpallin.
27:74.
WE 'INNE REBBEKE LEJA'LEMU MA TUKINNU SUDURUHUM WE MA JU'LINUNE