U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
27:68.
Kjo na është premtuar neve e dhe prindërve tanë më përpara, por kjo nuk është gjë tjetër veçse legjendë e të parëve!"
27:68.
Vërtet, neve dhe etërve tanë na është premtuar kjo qysh më parë, por këto, me gjasë, nuk janë tjetër, veçse legjenda të popujve të lashtë”.
27:68.
Me të vërtetë, na është premtuar kjo më parë, neve dhe etërve tanë. Këto nuk janë tjetër veçse legjenda të të parëve."
27:68.
LEKAD WU'IDNA HADHA NEHNU WE 'ABA'UUNA MIN KABLU 'IN HADHA 'ILLA 'ESATIRUL-'EWWELINE
C
27:69.
Thuaj: "Udhëtoni nëpër tokë dhe shikoni se si ishte përfundimi i kundërshtarëve!"
27:69.
Thuaj: “Udhëtoni nëpër botë e shikoni si ka qenë fundi i keqbërësve!”
27:69.
Thuaj: "Udhëtoni në tokë dhe shihni si ishte fundi i mëkatarëve."
27:69.
KUL SIRU FIL-'ERDI FANDHURU KEJFE KANE 'AKIBETUL-MUXHRIMINE
C
27:70.
Po ti (Muhammed) mos u trazo për ta, e as mos e ngushto veten nga ato dredhi që i bëjnë!
27:70.
Mos u pikëllo (o Muhamed) për shkak të tyre dhe mos u ngushto për kurthet e tyre.
27:70.
Dhe mos u trishto për ta dhe mos u shqetëso për atë që kurdisin.
27:70.
WE LA TEHZEN 'ALEJHIM WE LA TEKUN FI DEJKIN MIMMA JEMKURUNE
C
27:71.
E ata thonë: "Po qe se jeni të sigurt në ato çka flitni, kur do të realizohet ai premtim (me dënim)?"
27:71.
Ata thonë: “Kur do të plotësohet ky premtim, nëse ajo që thoni është e vërtetë?”
27:71.
Ata thonë: "Kur do të ndodhë ky premtim, nëse jeni të sinqertë?"
27:71.
WE JEKULUNE META HADHAL-WA'DU 'IN KUNTUM SADIKINE
C
27:72.
Ti thuaj: "Tanimë u është ngjeshur juve një pjesë e atij premtimi për të cilin po ju ngutet juve!"
27:72.
Thuaj: “Mbase mund të jetë pas shpinës suaj ajo, që doni ta shpejtoni”!
27:72.
Thuaj: "Ndoshta një pjesë e asaj që kërkoni të përshpejtoni është tashmë afër jush."
27:72.
KUL 'ASA 'EN JEKUNE REDIFE LEKUM BA'DUL-LEDHI TESTA'XHILUNE
C
27:73.
S'ka dyshim se Zoti yt është shumë bamirës ndaj njerëzve, por shumica e tyre nuk e falënderojnë.
27:73.
Në të vërtetë, Zoti yt, është Bamirës i madh i njerëzve, por shumica e tyre nuk janë mirënjohës.
27:73.
Me të vërtetë, Zoti yt është plot me mëshirë për njerëzit, por shumica e tyre nuk falënderojnë.
27:73.
WE 'INNE REBBEKE LEDHU FEDLIN 'ALA EN-NASI WE LEKINNE 'EKTHEREHUM LA JESHKURUNE
C
27:74.
E është e sigurt se Zoti yt di çka fshehin zemrat e tyre dhe çka shfaqin haptazi.
27:74.
Pa dyshim, Zoti yt di atë që fshehin zemrat e tyre dhe atë që e shfaqin haptazi.
27:74.
Dhe, me të vërtetë, Zoti yt e di atë që fshehin kraharorët e tyre dhe atë që shpallin.
27:74.
WE 'INNE REBBEKE LEJA'LEMU MA TUKINNU SUDURUHUM WE MA JU'LINUNE
C
27:75.
Nuk ka asgjë të fshehur në qiell e as në tokë, e të mos jetë e shënuar në librin e saktë (dijen e Zotit).
27:75.
S'ka asgjë të fshehtë në qiell dhe në Tokë, që të mos jetë e shënuar në Librin e qartë (Leuhi Mahfudh).
27:75.
Dhe nuk ka asgjë të fshehur në qiell dhe në tokë, përveçse është në një Libër të qartë.
27:75.
WE MA MIN GA'IBETIN FI ES-SEMA'I WEL-'ERDI 'ILLA FI KITABIN MUBININ
C
27:76.
Vërtet, ky Kur'an u rrëfen beni israilëve të shumtën e asaj që ata ishin të përçarë.
27:76.
Njëmend, ky Kuran u tregon bijve të Izraelit, shumë nga çështjet, për të cilat nuk pajtoheshin,
27:76.
Me të vërtetë, ky Kuran tregon për shumicën e asaj për të cilën ata kundërshtojnë.
27:76.
'INNE HADHAL-KUR'ANE JEKUSSU 'ALA BENI 'ISRA'ILE 'EKTHEREL-LEDHI HUM FIHI JEHTELIFUNE
C
27:77.
Dhe pamëdyshje ai është udhërrëfyes e mëshirë për besimtarët.
27:77.
dhe, natyrisht, është udhërrëfyes dhe mëshirë për besimtarët e vërtetë.
27:77.
Dhe me të vërtetë, ai është udhëzim dhe mëshirë për besimtarët.
27:77.
WE 'INNEHU LEHUDEN WE REHMETUN LILMU'UMININE
C
27:78.
E Zoti yt, vërtet do të gjykojë mes tyre me drejtësinë e Tij, e Ai është i gjithfuqishmi e i dijshmi.
27:78.
Nuk ka dyshim se Zoti yt do t'i gjykojë ata drejtësisht. Ai është i Plotfuqishmi dhe i Gjithëdijshmi.
27:78.
Me të vërtetë, Zoti yt do të gjykojë mes tyre me drejtësi, dhe Ai është i Plotfuqishmi, i Gjithëdijshmi.
27:78.
'INNE REBBEKE JEKDI BEJNEHUM BIHUKMIHI WE HUWEL-'AZIZUL-'ALIMU