U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
27:73.
S'ka dyshim se Zoti yt është shumë bamirës ndaj njerëzve, por shumica e tyre nuk e falënderojnë.
27:73.
Në të vërtetë, Zoti yt, është Bamirës i madh i njerëzve, por shumica e tyre nuk janë mirënjohës.
27:73.
Me të vërtetë, Zoti yt është plot me mëshirë për njerëzit, por shumica e tyre nuk falënderojnë.
27:73.
WE 'INNE REBBEKE LEDHU FEDLIN 'ALA EN-NASI WE LEKINNE 'EKTHEREHUM LA JESHKURUNE
C
27:74.
E është e sigurt se Zoti yt di çka fshehin zemrat e tyre dhe çka shfaqin haptazi.
27:74.
Pa dyshim, Zoti yt di atë që fshehin zemrat e tyre dhe atë që e shfaqin haptazi.
27:74.
Dhe, me të vërtetë, Zoti yt e di atë që fshehin kraharorët e tyre dhe atë që shpallin.
27:74.
WE 'INNE REBBEKE LEJA'LEMU MA TUKINNU SUDURUHUM WE MA JU'LINUNE
C
27:75.
Nuk ka asgjë të fshehur në qiell e as në tokë, e të mos jetë e shënuar në librin e saktë (dijen e Zotit).
27:75.
S'ka asgjë të fshehtë në qiell dhe në Tokë, që të mos jetë e shënuar në Librin e qartë (Leuhi Mahfudh).
27:75.
Dhe nuk ka asgjë të fshehur në qiell dhe në tokë, përveçse është në një Libër të qartë.
27:75.
WE MA MIN GA'IBETIN FI ES-SEMA'I WEL-'ERDI 'ILLA FI KITABIN MUBININ
C
27:76.
Vërtet, ky Kur'an u rrëfen beni israilëve të shumtën e asaj që ata ishin të përçarë.
27:76.
Njëmend, ky Kuran u tregon bijve të Izraelit, shumë nga çështjet, për të cilat nuk pajtoheshin,
27:76.
Me të vërtetë, ky Kuran tregon për shumicën e asaj për të cilën ata kundërshtojnë.
27:76.
'INNE HADHAL-KUR'ANE JEKUSSU 'ALA BENI 'ISRA'ILE 'EKTHEREL-LEDHI HUM FIHI JEHTELIFUNE
C
27:77.
Dhe pamëdyshje ai është udhërrëfyes e mëshirë për besimtarët.
27:77.
dhe, natyrisht, është udhërrëfyes dhe mëshirë për besimtarët e vërtetë.
27:77.
Dhe me të vërtetë, ai është udhëzim dhe mëshirë për besimtarët.
27:77.
WE 'INNEHU LEHUDEN WE REHMETUN LILMU'UMININE
C
27:78.
E Zoti yt, vërtet do të gjykojë mes tyre me drejtësinë e Tij, e Ai është i gjithfuqishmi e i dijshmi.
27:78.
Nuk ka dyshim se Zoti yt do t'i gjykojë ata drejtësisht. Ai është i Plotfuqishmi dhe i Gjithëdijshmi.
27:78.
Me të vërtetë, Zoti yt do të gjykojë mes tyre me drejtësi, dhe Ai është i Plotfuqishmi, i Gjithëdijshmi.
27:78.
'INNE REBBEKE JEKDI BEJNEHUM BIHUKMIHI WE HUWEL-'AZIZUL-'ALIMU
C
27:79.
E ti pra mbështetu në All-llahun se me të vërtetë ti je në të drejtën e sigurt.
27:79.
Prandaj mbështetu tek Allahu! Vërtet, ti je në të drejtën e qartë!
27:79.
Prandaj, mbështetu te Allahu. Me të vërtetë, ti je mbi të vërtetën e qartë.
27:79.
FETEWEKKEL 'ALA ELLAHI 'INNEKE 'ALEL-HEKKIL-MUBINI
C
27:80.
Ti nuk mund t'i bësh të dëgjojnë të vdekurit, e as nuk mund ta bësh të shurdhëtin ta dëgjojë thirrjen, e sidomos kur ata ta kthejnë shpinën.
27:80.
Sigurisht që ti (Muhamed), nuk mund t'i bësh të vdekurit të dëgjojnë, as nuk mund t'i bësh të shurdhërit të dëgjojnë thirrjen tënde, kur të kthejnë shpinën!
27:80.
Me të vërtetë, ti nuk mund t'i bësh të vdekurit të dëgjojnë dhe nuk mund t'i bësh të shurdhrit të dëgjojnë thirrjen kur ata të kthejnë shpinën.
27:80.
'INNEKE LA TUSMI'UL-MEWTA WE LA TUSMI'U ES-SUMME ED-DU'A'E 'IDHA WE LLEW MUDBIRINE
C
27:81.
E as që mund t'i largosh të verbërit nga humbja e tyre (zemrat e verbëra), ti nuk mund ta bësh të dëgjojë ndonjë tjetër, vetëm atë që i beson argumentet Tona, e ata janë muslimanë.
27:81.
Ti nuk mundesh t'i nxjerrësh as të verbërit nga humbja e tyre! Ty të dëgjojnë vetëm ata që besojnë Shpalljet Tona dhe na nënshtrohen Ne (si myslimanë).
27:81.
Dhe ti nuk mund t'i udhëzosh të verbërit nga humbja e tyre. Ti mund të bësh të dëgjojë vetëm ai që beson në ajetet Tona dhe që është i nënshtruar.
27:81.
WE MA 'ENTE BIHADIL-'UMJI 'AN DELALETIHIM 'IN TUSMI'U 'ILLA MEN JU'UMINU BI'AJATINA FEHUM MUSLIMUNE
C
27:82.
E kur kundër tyre do të bëhet fjala (e dënimit) realitet. Ne do t'ju nxjerrim një shtazë nga toka që do t'ju flasë (ose do t'i lëndojë), sepse njerëzit nuk ishin të bindur në argumentet Tona.
27:82.
Dhe, kur të përmbushet Fjala Jonë kundër tyre, Ne do të bëjmë që nga Toka të dalë një kafshë, e cila do t'u flasë atyre, se njerëzit nuk u janë bindur shpalljeve Tona.
27:82.
Dhe kur Fjala të përmbushet kundër tyre, Ne do të nxjerrim për ta një krijesë nga toka që do t'u thotë atyre se njerëzit nuk ishin të bindur ndaj shenjave Tona.
27:82.
WE 'IDHA WEKA'AL-KAWLU 'ALEJHIM 'EHREXHNA LEHUM DABBETEN MINEL-'ERDI TUKELLIMUHUM 'ENNE EN-NASE KANU BI'AJATINA LA JUKINUNE
C
27:83.
E ditën kur do të tubojmë prej secilit popull grupe nga ata që i kanë mohuar argumentet tona, ata të vërë njëri pas tjetrit, do të jenë të penguar.
27:83.
Atë ditë, Ne do të tubojmë prej çdo populli nga një grup prej atyre që mohuan shpalljet Tona. Ata do të vihen në radhë.
27:83.
Dhe një ditë Ne do të mbledhim nga çdo popull një grup prej atyre që përgënjeshtruan ajetet Tona, dhe ata do të mbahen të radhitur.
27:83.
WE JEWME NEHSHURU MIN KULLI 'UMMETIN FEWXHEN MIMMEN JUKEDHDHIBU BI'AJATINA FEHUM JUZA'UNE