U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
27:78.
E Zoti yt, vërtet do të gjykojë mes tyre me drejtësinë e Tij, e Ai është i gjithfuqishmi e i dijshmi.
27:78.
Nuk ka dyshim se Zoti yt do t'i gjykojë ata drejtësisht. Ai është i Plotfuqishmi dhe i Gjithëdijshmi.
27:78.
Me të vërtetë, Zoti yt do të gjykojë mes tyre me drejtësi, dhe Ai është i Plotfuqishmi, i Gjithëdijshmi.
27:78.
'INNE REBBEKE JEKDI BEJNEHUM BIHUKMIHI WE HUWEL-'AZIZUL-'ALIMU
C
27:79.
E ti pra mbështetu në All-llahun se me të vërtetë ti je në të drejtën e sigurt.
27:79.
Prandaj mbështetu tek Allahu! Vërtet, ti je në të drejtën e qartë!
27:79.
Prandaj, mbështetu te Allahu. Me të vërtetë, ti je mbi të vërtetën e qartë.
27:79.
FETEWEKKEL 'ALA ELLAHI 'INNEKE 'ALEL-HEKKIL-MUBINI
C
27:80.
Ti nuk mund t'i bësh të dëgjojnë të vdekurit, e as nuk mund ta bësh të shurdhëtin ta dëgjojë thirrjen, e sidomos kur ata ta kthejnë shpinën.
27:80.
Sigurisht që ti (Muhamed), nuk mund t'i bësh të vdekurit të dëgjojnë, as nuk mund t'i bësh të shurdhërit të dëgjojnë thirrjen tënde, kur të kthejnë shpinën!
27:80.
Me të vërtetë, ti nuk mund t'i bësh të vdekurit të dëgjojnë dhe nuk mund t'i bësh të shurdhrit të dëgjojnë thirrjen kur ata të kthejnë shpinën.
27:80.
'INNEKE LA TUSMI'UL-MEWTA WE LA TUSMI'U ES-SUMME ED-DU'A'E 'IDHA WE LLEW MUDBIRINE
C
27:81.
E as që mund t'i largosh të verbërit nga humbja e tyre (zemrat e verbëra), ti nuk mund ta bësh të dëgjojë ndonjë tjetër, vetëm atë që i beson argumentet Tona, e ata janë muslimanë.
27:81.
Ti nuk mundesh t'i nxjerrësh as të verbërit nga humbja e tyre! Ty të dëgjojnë vetëm ata që besojnë Shpalljet Tona dhe na nënshtrohen Ne (si myslimanë).
27:81.
Dhe ti nuk mund t'i udhëzosh të verbërit nga humbja e tyre. Ti mund të bësh të dëgjojë vetëm ai që beson në ajetet Tona dhe që është i nënshtruar.
27:81.
WE MA 'ENTE BIHADIL-'UMJI 'AN DELALETIHIM 'IN TUSMI'U 'ILLA MEN JU'UMINU BI'AJATINA FEHUM MUSLIMUNE
C
27:82.
E kur kundër tyre do të bëhet fjala (e dënimit) realitet. Ne do t'ju nxjerrim një shtazë nga toka që do t'ju flasë (ose do t'i lëndojë), sepse njerëzit nuk ishin të bindur në argumentet Tona.
27:82.
Dhe, kur të përmbushet Fjala Jonë kundër tyre, Ne do të bëjmë që nga Toka të dalë një kafshë, e cila do t'u flasë atyre, se njerëzit nuk u janë bindur shpalljeve Tona.
27:82.
Dhe kur Fjala të përmbushet kundër tyre, Ne do të nxjerrim për ta një krijesë nga toka që do t'u thotë atyre se njerëzit nuk ishin të bindur ndaj shenjave Tona.
27:82.
WE 'IDHA WEKA'AL-KAWLU 'ALEJHIM 'EHREXHNA LEHUM DABBETEN MINEL-'ERDI TUKELLIMUHUM 'ENNE EN-NASE KANU BI'AJATINA LA JUKINUNE
C
27:83.
E ditën kur do të tubojmë prej secilit popull grupe nga ata që i kanë mohuar argumentet tona, ata të vërë njëri pas tjetrit, do të jenë të penguar.
27:83.
Atë ditë, Ne do të tubojmë prej çdo populli nga një grup prej atyre që mohuan shpalljet Tona. Ata do të vihen në radhë.
27:83.
Dhe një ditë Ne do të mbledhim nga çdo popull një grup prej atyre që përgënjeshtruan ajetet Tona, dhe ata do të mbahen të radhitur.
27:83.
WE JEWME NEHSHURU MIN KULLI 'UMMETIN FEWXHEN MIMMEN JUKEDHDHIBU BI'AJATINA FEHUM JUZA'UNE
C
27:84.
Derisa të arrijnë (në vendin e llogarisë), Ai u thotë: "A ju i mohuat argumentet e Mia duke mos i menduar dhe formuar dije për to? E çka vepronit ju ashtu (në Dunja)?"
27:84.
E kur të vijnë, do t'i pyesim: “Ju i mohuat shpalljet e Mia, ndonëse nuk kishit kurrfarë njohurie për to. Ç'është kjo që keni bërë?!”
27:84.
Derisa kur të vijnë, Ai do të thotë: "A i përgënjeshtruat ajetet e Mia, megjithëse nuk i kuptonit ato me dije? Ose çfarë ishte ajo që bëtë?"
27:84.
HETTA 'IDHA XHA'U KALE 'EKEDHDHEBTUM BI'AJATI WE LEM TUHITU BIHA 'ILMEN 'EMMADHA KUNTUM TA'MELUNE
C
27:85.
Dhe kundër tyre zbatohet vendimi (i dënimit) për shkak se bënë krim dhe ata nuk do të flasin.
27:85.
Dënimi Ynë do t'i godasë ata, për shkak të këqijave që bënë e nuk do të mund të nxjerrin asnjë fjalë.
27:85.
Dhe Fjala do të përmbushet kundër tyre, sepse ata bënë padrejtësi, dhe ata nuk do të flasin.
27:85.
WE WEKA'AL-KAWLU 'ALEJHIM BIMA DHELEMU FEHUM LA JENTIKUNE
C
27:86.
A nuk shohin ata se Ne ua bëmë natën që të pushojnë, kurse ditën të ndritshme. Në këtë ka argument për një popull që beson.
27:86.
Vallë, a nuk shohin ata, që Ne e kemi bërë natën për pushim, ndërsa ditën për të parë?! Njëmend, këto janë shenja për besimtarët.
27:86.
A nuk e kanë parë se Ne e bëmë natën që të pushojnë dhe ditën të ndriçuar? Me të vërtetë, në këtë ka shenja për njerëzit që besojnë.
27:86.
'ELEM JEREW 'ENNA XHE'ALNAL-LEJLE LIJESKUNU FIHI WE EN-NEHARE MUBSIREN 'INNE FI DHALIKE LE'AJATIN LIKAWMIN JU'UMINUNE
C
27:87.
(përkujto) Ditën kur i fryhet surit, e të frikësohet kush është në tokë, përpos kë do All-llahu (të mos frikësohet) dhe t'i vinë Atij të gjithë të përulur.
27:87.
Dhe Ditën, kur të fryhet në Sur, do të tmerrohet çdokush që gjendet në qiej e në Tokë, përveç atyre që Allahu nuk dëshiron t'i frikësojë. Të gjithë do t'i vijnë Atij të përulur.
27:87.
Dhe një ditë kur Surja të fryhet, të gjithë ata që janë në qiej dhe ata që janë në tokë do të tmerrohen, përveç atyre që Allahu do t'i përjashtojë. Dhe të gjithë do të vijnë tek Ai të përulur.
27:87.
WE JEWME JUNFEHU FI ES-SURI FEFEZI'A MEN FI ES-SEMAWATI WE MEN FIL-'ERDI 'ILLA MEN SHA'EL-LAHU WE KULLUN 'ETEWHU DAHIRINE
C
27:88.
E i sheh kodrat e mendon se ato janë të palëvizshme, ndërsa ato lëvizin si retë, (kjo është) mjeshtëri e All-llahut që përsosi çdo send, e Ai është hollësisht i njohur se çka punoni.
27:88.
Ti i shikon malet e mendon se janë të palëvizshme, por ato do të lëvizin si retë. E tillë është fuqia e Allahut, i Cili ka përsosur çdo gjë. Ai di mirë çdo gjë që bëni ju.
27:88.
Dhe ti do të shohësh malet dhe do të mendosh se janë të palëvizshme, por ato do të lëvizin si retë. Kjo është vepra e Allahut, i Cili ka përsosur gjithçka. Me të vërtetë, Ai është i Gjithëdijshmi për atë që bëni.
27:88.
WE TERAL-XHIBALE TEHSEBUHA XHAMIDETEN WE HIJE TEMURRU MERRE ES-SEHABI SUN'A ELLAHIL-LEDHI 'ETKANE KULLE SHEJ'IN 'INNEHU HABIRUN BIMA TEF'ALUNE