Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 27:82. E kur kundër tyre do të bëhet fjala (e dënimit) realitet. Ne do t'ju nxjerrim një shtazë nga toka që do t'ju flasë (ose do t'i lëndojë), sepse njerëzit nuk ishin të bindur në argumentet Tona.
27:82. Dhe, kur të përmbushet Fjala Jonë kundër tyre, Ne do të bëjmë që nga Toka të dalë një kafshë, e cila do t'u flasë atyre, se njerëzit nuk u janë bindur shpalljeve Tona.
27:82. Dhe kur Fjala të përmbushet kundër tyre, Ne do të nxjerrim për ta një krijesë nga toka që do t'u thotë atyre se njerëzit nuk ishin të bindur ndaj shenjave Tona.
27:82. WE 'IDHA WEKA'AL-KAWLU 'ALEJHIM 'EHREXHNA LEHUM DABBETEN MINEL-'ERDI TUKELLIMUHUM 'ENNE EN-NASE KANU BI'AJATINA LA JUKINUNE
C 27:83. E ditën kur do të tubojmë prej secilit popull grupe nga ata që i kanë mohuar argumentet tona, ata të vërë njëri pas tjetrit, do të jenë të penguar.
27:83. Atë ditë, Ne do të tubojmë prej çdo populli nga një grup prej atyre që mohuan shpalljet Tona. Ata do të vihen në radhë.
27:83. Dhe një ditë Ne do të mbledhim nga çdo popull një grup prej atyre që përgënjeshtruan ajetet Tona, dhe ata do të mbahen të radhitur.
27:83. WE JEWME NEHSHURU MIN KULLI 'UMMETIN FEWXHEN MIMMEN JUKEDHDHIBU BI'AJATINA FEHUM JUZA'UNE
C 27:84. Derisa të arrijnë (në vendin e llogarisë), Ai u thotë: "A ju i mohuat argumentet e Mia duke mos i menduar dhe formuar dije për to? E çka vepronit ju ashtu (në Dunja)?"
27:84. E kur të vijnë, do t'i pyesim: “Ju i mohuat shpalljet e Mia, ndonëse nuk kishit kurrfarë njohurie për to. Ç'është kjo që keni bërë?!”
27:84. Derisa kur të vijnë, Ai do të thotë: "A i përgënjeshtruat ajetet e Mia, megjithëse nuk i kuptonit ato me dije? Ose çfarë ishte ajo që bëtë?"
27:84. HETTA 'IDHA XHA'U KALE 'EKEDHDHEBTUM BI'AJATI WE LEM TUHITU BIHA 'ILMEN 'EMMADHA KUNTUM TA'MELUNE
C 27:85. Dhe kundër tyre zbatohet vendimi (i dënimit) për shkak se bënë krim dhe ata nuk do të flasin.
27:85. Dënimi Ynë do t'i godasë ata, për shkak të këqijave që bënë e nuk do të mund të nxjerrin asnjë fjalë.
27:85. Dhe Fjala do të përmbushet kundër tyre, sepse ata bënë padrejtësi, dhe ata nuk do të flasin.
27:85. WE WEKA'AL-KAWLU 'ALEJHIM BIMA DHELEMU FEHUM LA JENTIKUNE
C 27:86. A nuk shohin ata se Ne ua bëmë natën që të pushojnë, kurse ditën të ndritshme. Në këtë ka argument për një popull që beson.
27:86. Vallë, a nuk shohin ata, që Ne e kemi bërë natën për pushim, ndërsa ditën për të parë?! Njëmend, këto janë shenja për besimtarët.
27:86. A nuk e kanë parë se Ne e bëmë natën që të pushojnë dhe ditën të ndriçuar? Me të vërtetë, në këtë ka shenja për njerëzit që besojnë.
27:86. 'ELEM JEREW 'ENNA XHE'ALNAL-LEJLE LIJESKUNU FIHI WE EN-NEHARE MUBSIREN 'INNE FI DHALIKE LE'AJATIN LIKAWMIN JU'UMINUNE
C 27:87. (përkujto) Ditën kur i fryhet surit, e të frikësohet kush është në tokë, përpos kë do All-llahu (të mos frikësohet) dhe t'i vinë Atij të gjithë të përulur.
27:87. Dhe Ditën, kur të fryhet në Sur, do të tmerrohet çdokush që gjendet në qiej e në Tokë, përveç atyre që Allahu nuk dëshiron t'i frikësojë. Të gjithë do t'i vijnë Atij të përulur.
27:87. Dhe një ditë kur Surja të fryhet, të gjithë ata që janë në qiej dhe ata që janë në tokë do të tmerrohen, përveç atyre që Allahu do t'i përjashtojë. Dhe të gjithë do të vijnë tek Ai të përulur.
27:87. WE JEWME JUNFEHU FI ES-SURI FEFEZI'A MEN FI ES-SEMAWATI WE MEN FIL-'ERDI 'ILLA MEN SHA'EL-LAHU WE KULLUN 'ETEWHU DAHIRINE
C 27:88. E i sheh kodrat e mendon se ato janë të palëvizshme, ndërsa ato lëvizin si retë, (kjo është) mjeshtëri e All-llahut që përsosi çdo send, e Ai është hollësisht i njohur se çka punoni.
27:88. Ti i shikon malet e mendon se janë të palëvizshme, por ato do të lëvizin si retë. E tillë është fuqia e Allahut, i Cili ka përsosur çdo gjë. Ai di mirë çdo gjë që bëni ju.
27:88. Dhe ti do të shohësh malet dhe do të mendosh se janë të palëvizshme, por ato do të lëvizin si retë. Kjo është vepra e Allahut, i Cili ka përsosur gjithçka. Me të vërtetë, Ai është i Gjithëdijshmi për atë që bëni.
27:88. WE TERAL-XHIBALE TEHSEBUHA XHAMIDETEN WE HIJE TEMURRU MERRE ES-SEHABI SUN'A ELLAHIL-LEDHI 'ETKANE KULLE SHEJ'IN 'INNEHU HABIRUN BIMA TEF'ALUNE
C 27:89. Kush ka bërë vepër të mirë, atij do t'i takojë (shpërblim) edhe më i mirë se ajo dhe ata do të jenë të siguruar prej tmerrit të asaj dite.
27:89. Ata që kanë bërë vepra të mira, do të kenë shpërblim më të mirë dhe do të jenë të çliruar nga tmerri i asaj Dite.
27:89. Kushdo që sjell një vepër të mirë, do të ketë më të mirë se ajo, dhe ata do të jenë të sigurt nga frika e asaj dite.
27:89. MEN XHA'E BIL-HESENETI FELEHU HAJRUN MINHA WE HUM MIN FEZA'IN JEWME'IDHIN 'AMINUNE
C 27:90. E kush do të paraqitet me punë të këqija (me besim të gabuar), ata do të hidhen të përmbysur me fytyrat e tyre në zjarr. (U thuhet) Ju nuk shpërbleheni me tjetër pos me atë që punuat.
27:90. Ndërsa ata që kanë bërë vepra të këqija, do të hidhen me fytyrë përmbys në zjarr. Ju do të shpërbleheni veç për atë që keni bërë!
27:90. Dhe kushdo që sjell një të keqe, do të hidhet përmbys në Zjarr. "Ju shpërbleheni vetëm për atë që bëtë."
27:90. WE MEN XHA'E BIS-SEJJI'ETI FEKUBBET WUXHUHUHUM FI EN-NARI HEL TUXHZEWNE 'ILLA MA KUNTUM TA'MELUNE
C 27:91. Unë jam urdhëruar ta adhuroj vetëm Zotin e këtij qyteti, të cilin Ai e bëri të shenjtë, se Atij i takon çdo send, dhe jam urdhëruar të jem prej besimtarëve të sinqertë.
27:91. (Thuaju, o Muhamed): “Unë jam urdhëruar që të adhuroj vetëm Zotin e këtij Qyteti (Mekës), i Cili e ka bërë atë të shenjtë dhe të Cilit i përket gjithçka. Jam urdhëruar që t'i nënshtrohem Atij
27:91. (Thuaj:) "Mua më është urdhëruar të adhuroj Zotin e këtij qyteti, i Cili e bëri atë të shenjtë, dhe Atij i përkasin të gjitha gjërat. Dhe unë jam urdhëruar të jem nga ata që i nënshtrohen.
27:91. 'INNEMA 'UMIRTU 'EN 'A'BUDE REBBE HEDHIHIL-BELDETIL-LEDHI HERREMEHA WE LEHU KULLU SHEJ'IN WE 'UMIRTU 'EN 'EKUNE MINEL-MUSLIMINE
C 27:92. E, edhe ta lexoj Kur'anin, e kush e pranon udhëzimin e tij, ai udhëzohet vetëm për të mirën e vet, e kush ka humbur, ti thuaji: "Unë vetëm tërheq vërejtjen".
27:92. dhe të këndoj Kuranin.” Kushdo që merr rrugën e drejtë, e bën për dobi të vet. Ndërsa atyre që devijojnë, ti thuaju: “Unë jam vetëm paralajmërues”.
27:92. Dhe të lexoj Kuranin." Kushdo që udhëzohet, udhëzohet vetëm për veten e tij, dhe kushdo që devijon, thuaj: "Unë jam vetëm një paralajmërues."
27:92. WE 'EN 'ETLUWEL-KUR'ANE FEMENI EHTEDA FE'INNEMA JEHTEDI LINEFSIHI WE MEN DELLE FEKUL 'INNEMA 'ENA MINEL-MUNDHIRINE