Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 27:87. (përkujto) Ditën kur i fryhet surit, e të frikësohet kush është në tokë, përpos kë do All-llahu (të mos frikësohet) dhe t'i vinë Atij të gjithë të përulur.
27:87. Dhe Ditën, kur të fryhet në Sur, do të tmerrohet çdokush që gjendet në qiej e në Tokë, përveç atyre që Allahu nuk dëshiron t'i frikësojë. Të gjithë do t'i vijnë Atij të përulur.
27:87. Dhe një ditë kur Surja të fryhet, të gjithë ata që janë në qiej dhe ata që janë në tokë do të tmerrohen, përveç atyre që Allahu do t'i përjashtojë. Dhe të gjithë do të vijnë tek Ai të përulur.
27:87. WE JEWME JUNFEHU FI ES-SURI FEFEZI'A MEN FI ES-SEMAWATI WE MEN FIL-'ERDI 'ILLA MEN SHA'EL-LAHU WE KULLUN 'ETEWHU DAHIRINE
C 27:88. E i sheh kodrat e mendon se ato janë të palëvizshme, ndërsa ato lëvizin si retë, (kjo është) mjeshtëri e All-llahut që përsosi çdo send, e Ai është hollësisht i njohur se çka punoni.
27:88. Ti i shikon malet e mendon se janë të palëvizshme, por ato do të lëvizin si retë. E tillë është fuqia e Allahut, i Cili ka përsosur çdo gjë. Ai di mirë çdo gjë që bëni ju.
27:88. Dhe ti do të shohësh malet dhe do të mendosh se janë të palëvizshme, por ato do të lëvizin si retë. Kjo është vepra e Allahut, i Cili ka përsosur gjithçka. Me të vërtetë, Ai është i Gjithëdijshmi për atë që bëni.
27:88. WE TERAL-XHIBALE TEHSEBUHA XHAMIDETEN WE HIJE TEMURRU MERRE ES-SEHABI SUN'A ELLAHIL-LEDHI 'ETKANE KULLE SHEJ'IN 'INNEHU HABIRUN BIMA TEF'ALUNE
C 27:89. Kush ka bërë vepër të mirë, atij do t'i takojë (shpërblim) edhe më i mirë se ajo dhe ata do të jenë të siguruar prej tmerrit të asaj dite.
27:89. Ata që kanë bërë vepra të mira, do të kenë shpërblim më të mirë dhe do të jenë të çliruar nga tmerri i asaj Dite.
27:89. Kushdo që sjell një vepër të mirë, do të ketë më të mirë se ajo, dhe ata do të jenë të sigurt nga frika e asaj dite.
27:89. MEN XHA'E BIL-HESENETI FELEHU HAJRUN MINHA WE HUM MIN FEZA'IN JEWME'IDHIN 'AMINUNE
C 27:90. E kush do të paraqitet me punë të këqija (me besim të gabuar), ata do të hidhen të përmbysur me fytyrat e tyre në zjarr. (U thuhet) Ju nuk shpërbleheni me tjetër pos me atë që punuat.
27:90. Ndërsa ata që kanë bërë vepra të këqija, do të hidhen me fytyrë përmbys në zjarr. Ju do të shpërbleheni veç për atë që keni bërë!
27:90. Dhe kushdo që sjell një të keqe, do të hidhet përmbys në Zjarr. "Ju shpërbleheni vetëm për atë që bëtë."
27:90. WE MEN XHA'E BIS-SEJJI'ETI FEKUBBET WUXHUHUHUM FI EN-NARI HEL TUXHZEWNE 'ILLA MA KUNTUM TA'MELUNE
C 27:91. Unë jam urdhëruar ta adhuroj vetëm Zotin e këtij qyteti, të cilin Ai e bëri të shenjtë, se Atij i takon çdo send, dhe jam urdhëruar të jem prej besimtarëve të sinqertë.
27:91. (Thuaju, o Muhamed): “Unë jam urdhëruar që të adhuroj vetëm Zotin e këtij Qyteti (Mekës), i Cili e ka bërë atë të shenjtë dhe të Cilit i përket gjithçka. Jam urdhëruar që t'i nënshtrohem Atij
27:91. (Thuaj:) "Mua më është urdhëruar të adhuroj Zotin e këtij qyteti, i Cili e bëri atë të shenjtë, dhe Atij i përkasin të gjitha gjërat. Dhe unë jam urdhëruar të jem nga ata që i nënshtrohen.
27:91. 'INNEMA 'UMIRTU 'EN 'A'BUDE REBBE HEDHIHIL-BELDETIL-LEDHI HERREMEHA WE LEHU KULLU SHEJ'IN WE 'UMIRTU 'EN 'EKUNE MINEL-MUSLIMINE
C 27:92. E, edhe ta lexoj Kur'anin, e kush e pranon udhëzimin e tij, ai udhëzohet vetëm për të mirën e vet, e kush ka humbur, ti thuaji: "Unë vetëm tërheq vërejtjen".
27:92. dhe të këndoj Kuranin.” Kushdo që merr rrugën e drejtë, e bën për dobi të vet. Ndërsa atyre që devijojnë, ti thuaju: “Unë jam vetëm paralajmërues”.
27:92. Dhe të lexoj Kuranin." Kushdo që udhëzohet, udhëzohet vetëm për veten e tij, dhe kushdo që devijon, thuaj: "Unë jam vetëm një paralajmërues."
27:92. WE 'EN 'ETLUWEL-KUR'ANE FEMENI EHTEDA FE'INNEMA JEHTEDI LINEFSIHI WE MEN DELLE FEKUL 'INNEMA 'ENA MINEL-MUNDHIRINE
C 27:93. Dhe thuaj: "Falënderoj All-llahun, e Ai do t'ua tregojë argumentet e veta dhe do t'i kuptoni ato atëherë (kur nuk u bën dobi). Zoti yt nuk është indiferent ndaj asaj që veproni ju".
27:93. Dhe thuaj: “Falënderimi qoftë për Allahun, Ai do t'jua tregojë shenjat e Tij e ju do t'i njihni ato!” E Zoti yt, nuk është i pakujdesshëm ndaj veprave që bëni ju.
27:93. Dhe thuaj: "Falënderimi i takon Allahut. Ai do t'ju tregojë shenjat e Tij, dhe ju do t'i njihni ato. Dhe Zoti yt nuk është i pavëmendshëm ndaj asaj që bëni."
27:93. WE KULIL-HEMDU LILLAHI SEJURIKUM 'AJATIHI FETA'RIFUNEHA WE MA REBBUKE BIGAFILIN 'AMMA TA'MELUNE
C 28:1. Ta, Sin, Mim.
28:1. Tâ Sîn Mîm.
28:1. Tā, Sīn, Mīm.
28:1. TA-SIN-MIM
C 28:2. Këto janë ajetet e librit (të Kur'anit) të plotkuptueshëm.
28:2. Këto janë vargjet e Librit të qartë!
28:2. Këto janë ajete të Librit të qartë.
28:2. TILKE 'AJATUL-KITABIL-MUBINI
C 28:3. Që po t'i lexojmë ty nga lajmi rreth Musait e faraonit, e që është e vërtetë për një popull që beson.
28:3. Ne do të të tregojmë ty pjesë nga historia e Musait me Faraonin, ashtu siç ka qenë me të vërtetë, për njerëzit që besojnë.
28:3. Ne të tregojmë ty disa nga tregimet e Musait dhe të Faraonit me të vërtetën për një popull që beson.
28:3. NETLU 'ALEJKE MIN NEBE'I MUSA WE FIR'AWNE BIL-HEKKI LIKAWMIN JU'UMINUNE
C 28:4. Me të vërtetë, faraoni ka ngritur kokën lart në tokë, e popullin e saj e grupëzuar dhe një grup prej tyre e shtyp, ashtu që djemt e tyre ua mbyt, e gratë e tyre ua lë të jetojnë. Vërtet, ai ishte prej më shkatërrimtarëve.
28:4. Me të vërtetë që Faraoni madhështohej në Tokë dhe banorët e saj i kishte përçarë në grupe; disa prej tyre i përndiqte, ua vriste fëmijët meshkuj, ndërsa femrat ua linte gjallë. Ai ka qenë vërtet keqbërës.
28:4. Me të vërtetë, Faraoni e ngriti veten në tokë dhe i ndau njerëzit e saj në grupe, duke shtypur një grup prej tyre, duke therur bijtë e tyre dhe duke lënë të gjalla femrat e tyre. Me të vërtetë, ai ishte nga ata që bënin shkatërrime.
28:4. 'INNE FIR'AWNE 'ALA FIL-'ERDI WE XHE'ALE 'EHLEHA SHIJA'EN JESTED'IFU TA'IFETEN MINHUM JUDHEBBIHU 'EBNA'EHUM WE JESTEHJI NISA'EHUM 'INNEHU KANE MINEL-MUFSIDINE