U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
27:89.
Kush ka bërë vepër të mirë, atij do t'i takojë (shpërblim) edhe më i mirë se ajo dhe ata do të jenë të siguruar prej tmerrit të asaj dite.
27:89.
Ata që kanë bërë vepra të mira, do të kenë shpërblim më të mirë dhe do të jenë të çliruar nga tmerri i asaj Dite.
27:89.
Kushdo që sjell një vepër të mirë, do të ketë më të mirë se ajo, dhe ata do të jenë të sigurt nga frika e asaj dite.
27:89.
MEN XHA'E BIL-HESENETI FELEHU HAJRUN MINHA WE HUM MIN FEZA'IN JEWME'IDHIN 'AMINUNE
C
27:90.
E kush do të paraqitet me punë të këqija (me besim të gabuar), ata do të hidhen të përmbysur me fytyrat e tyre në zjarr. (U thuhet) Ju nuk shpërbleheni me tjetër pos me atë që punuat.
27:90.
Ndërsa ata që kanë bërë vepra të këqija, do të hidhen me fytyrë përmbys në zjarr. Ju do të shpërbleheni veç për atë që keni bërë!
27:90.
Dhe kushdo që sjell një të keqe, do të hidhet përmbys në Zjarr. "Ju shpërbleheni vetëm për atë që bëtë."
27:90.
WE MEN XHA'E BIS-SEJJI'ETI FEKUBBET WUXHUHUHUM FI EN-NARI HEL TUXHZEWNE 'ILLA MA KUNTUM TA'MELUNE
C
27:91.
Unë jam urdhëruar ta adhuroj vetëm Zotin e këtij qyteti, të cilin Ai e bëri të shenjtë, se Atij i takon çdo send, dhe jam urdhëruar të jem prej besimtarëve të sinqertë.
27:91.
(Thuaju, o Muhamed): “Unë jam urdhëruar që të adhuroj vetëm Zotin e këtij Qyteti (Mekës), i Cili e ka bërë atë të shenjtë dhe të Cilit i përket gjithçka. Jam urdhëruar që t'i nënshtrohem Atij
27:91.
(Thuaj:) "Mua më është urdhëruar të adhuroj Zotin e këtij qyteti, i Cili e bëri atë të shenjtë, dhe Atij i përkasin të gjitha gjërat. Dhe unë jam urdhëruar të jem nga ata që i nënshtrohen.
27:91.
'INNEMA 'UMIRTU 'EN 'A'BUDE REBBE HEDHIHIL-BELDETIL-LEDHI HERREMEHA WE LEHU KULLU SHEJ'IN WE 'UMIRTU 'EN 'EKUNE MINEL-MUSLIMINE
C
27:92.
E, edhe ta lexoj Kur'anin, e kush e pranon udhëzimin e tij, ai udhëzohet vetëm për të mirën e vet, e kush ka humbur, ti thuaji: "Unë vetëm tërheq vërejtjen".
27:92.
dhe të këndoj Kuranin.” Kushdo që merr rrugën e drejtë, e bën për dobi të vet. Ndërsa atyre që devijojnë, ti thuaju: “Unë jam vetëm paralajmërues”.
27:92.
Dhe të lexoj Kuranin." Kushdo që udhëzohet, udhëzohet vetëm për veten e tij, dhe kushdo që devijon, thuaj: "Unë jam vetëm një paralajmërues."
27:92.
WE 'EN 'ETLUWEL-KUR'ANE FEMENI EHTEDA FE'INNEMA JEHTEDI LINEFSIHI WE MEN DELLE FEKUL 'INNEMA 'ENA MINEL-MUNDHIRINE
C
27:93.
Dhe thuaj: "Falënderoj All-llahun, e Ai do t'ua tregojë argumentet e veta dhe do t'i kuptoni ato atëherë (kur nuk u bën dobi). Zoti yt nuk është indiferent ndaj asaj që veproni ju".
27:93.
Dhe thuaj: “Falënderimi qoftë për Allahun, Ai do t'jua tregojë shenjat e Tij e ju do t'i njihni ato!” E Zoti yt, nuk është i pakujdesshëm ndaj veprave që bëni ju.
27:93.
Dhe thuaj: "Falënderimi i takon Allahut. Ai do t'ju tregojë shenjat e Tij, dhe ju do t'i njihni ato. Dhe Zoti yt nuk është i pavëmendshëm ndaj asaj që bëni."
27:93.
WE KULIL-HEMDU LILLAHI SEJURIKUM 'AJATIHI FETA'RIFUNEHA WE MA REBBUKE BIGAFILIN 'AMMA TA'MELUNE
C
28:2.
Këto janë ajetet e librit (të Kur'anit) të plotkuptueshëm.
28:2.
Këto janë vargjet e Librit të qartë!
28:2.
Këto janë ajete të Librit të qartë.
28:2.
TILKE 'AJATUL-KITABIL-MUBINI
C
28:3.
Që po t'i lexojmë ty nga lajmi rreth Musait e faraonit, e që është e vërtetë për një popull që beson.
28:3.
Ne do të të tregojmë ty pjesë nga historia e Musait me Faraonin, ashtu siç ka qenë me të vërtetë, për njerëzit që besojnë.
28:3.
Ne të tregojmë ty disa nga tregimet e Musait dhe të Faraonit me të vërtetën për një popull që beson.
28:3.
NETLU 'ALEJKE MIN NEBE'I MUSA WE FIR'AWNE BIL-HEKKI LIKAWMIN JU'UMINUNE
C
28:4.
Me të vërtetë, faraoni ka ngritur kokën lart në tokë, e popullin e saj e grupëzuar dhe një grup prej tyre e shtyp, ashtu që djemt e tyre ua mbyt, e gratë e tyre ua lë të jetojnë. Vërtet, ai ishte prej më shkatërrimtarëve.
28:4.
Me të vërtetë që Faraoni madhështohej në Tokë dhe banorët e saj i kishte përçarë në grupe; disa prej tyre i përndiqte, ua vriste fëmijët meshkuj, ndërsa femrat ua linte gjallë. Ai ka qenë vërtet keqbërës.
28:4.
Me të vërtetë, Faraoni e ngriti veten në tokë dhe i ndau njerëzit e saj në grupe, duke shtypur një grup prej tyre, duke therur bijtë e tyre dhe duke lënë të gjalla femrat e tyre. Me të vërtetë, ai ishte nga ata që bënin shkatërrime.
28:4.
'INNE FIR'AWNE 'ALA FIL-'ERDI WE XHE'ALE 'EHLEHA SHIJA'EN JESTED'IFU TA'IFETEN MINHUM JUDHEBBIHU 'EBNA'EHUM WE JESTEHJI NISA'EHUM 'INNEHU KANE MINEL-MUFSIDINE
C
28:5.
E Ne duam t'i lartësojmë ata që u shtypën në tokë, t'i bëjmë udhëheqës dhe t'i bëjmë trashëgues.
28:5.
Por vullneti Ynë ishte që t'u jepnim mirësi atyre që qenë të shtypur në tokë, t'i bënim prijës e trashëgimtarë,
28:5.
Dhe Ne deshëm të bënim mirë për ata që ishin të shtypur në tokë dhe t'i bënim ata udhëheqës dhe t'i bënim ata trashëgimtarë,
28:5.
WE NURIDU 'EN NEMUNNE 'ALEL-LEDHINE ESTUD'IFU FIL-'ERDI WE NEXH'ALEHUM 'E'IMMETEN WE NEXH'ALEHUMUL-WARITHINE
C
28:6.
Dhe atyre t'u japim pushtet në tokë, e faraonit, Hamanit dhe ushtrisë së këtyre dyve t'ua tregojmë atë që i ruheshin (ia kishin frikën).
28:6.
t'i forconim ata në Tokë dhe t'u tregonim Faraonit, Hamanit dhe ushtrisë së tyre atë prej së cilës ata frikësoheshin.
28:6.
Dhe t'u japim atyre fuqi në tokë dhe t'i tregojmë Faraonit, Hamanit dhe ushtrive të tyre atë që ata frikësoheshin prej tyre.
28:6.
WE NUMEKKINE LEHUM FIL-'ERDI WE NURIJE FIR'AWNE WE HAMANE WE XHUNUDEHUMA MINHUM MA KANU JEHDHERUNE