Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 27:91. Unë jam urdhëruar ta adhuroj vetëm Zotin e këtij qyteti, të cilin Ai e bëri të shenjtë, se Atij i takon çdo send, dhe jam urdhëruar të jem prej besimtarëve të sinqertë.
27:91. (Thuaju, o Muhamed): “Unë jam urdhëruar që të adhuroj vetëm Zotin e këtij Qyteti (Mekës), i Cili e ka bërë atë të shenjtë dhe të Cilit i përket gjithçka. Jam urdhëruar që t'i nënshtrohem Atij
27:91. (Thuaj:) "Mua më është urdhëruar të adhuroj Zotin e këtij qyteti, i Cili e bëri atë të shenjtë, dhe Atij i përkasin të gjitha gjërat. Dhe unë jam urdhëruar të jem nga ata që i nënshtrohen.
27:91. 'INNEMA 'UMIRTU 'EN 'A'BUDE REBBE HEDHIHIL-BELDETIL-LEDHI HERREMEHA WE LEHU KULLU SHEJ'IN WE 'UMIRTU 'EN 'EKUNE MINEL-MUSLIMINE
C 27:92. E, edhe ta lexoj Kur'anin, e kush e pranon udhëzimin e tij, ai udhëzohet vetëm për të mirën e vet, e kush ka humbur, ti thuaji: "Unë vetëm tërheq vërejtjen".
27:92. dhe të këndoj Kuranin.” Kushdo që merr rrugën e drejtë, e bën për dobi të vet. Ndërsa atyre që devijojnë, ti thuaju: “Unë jam vetëm paralajmërues”.
27:92. Dhe të lexoj Kuranin." Kushdo që udhëzohet, udhëzohet vetëm për veten e tij, dhe kushdo që devijon, thuaj: "Unë jam vetëm një paralajmërues."
27:92. WE 'EN 'ETLUWEL-KUR'ANE FEMENI EHTEDA FE'INNEMA JEHTEDI LINEFSIHI WE MEN DELLE FEKUL 'INNEMA 'ENA MINEL-MUNDHIRINE
C 27:93. Dhe thuaj: "Falënderoj All-llahun, e Ai do t'ua tregojë argumentet e veta dhe do t'i kuptoni ato atëherë (kur nuk u bën dobi). Zoti yt nuk është indiferent ndaj asaj që veproni ju".
27:93. Dhe thuaj: “Falënderimi qoftë për Allahun, Ai do t'jua tregojë shenjat e Tij e ju do t'i njihni ato!” E Zoti yt, nuk është i pakujdesshëm ndaj veprave që bëni ju.
27:93. Dhe thuaj: "Falënderimi i takon Allahut. Ai do t'ju tregojë shenjat e Tij, dhe ju do t'i njihni ato. Dhe Zoti yt nuk është i pavëmendshëm ndaj asaj që bëni."
27:93. WE KULIL-HEMDU LILLAHI SEJURIKUM 'AJATIHI FETA'RIFUNEHA WE MA REBBUKE BIGAFILIN 'AMMA TA'MELUNE
C 28:1. Ta, Sin, Mim.
28:1. Tâ Sîn Mîm.
28:1. Tā, Sīn, Mīm.
28:1. TA-SIN-MIM
C 28:2. Këto janë ajetet e librit (të Kur'anit) të plotkuptueshëm.
28:2. Këto janë vargjet e Librit të qartë!
28:2. Këto janë ajete të Librit të qartë.
28:2. TILKE 'AJATUL-KITABIL-MUBINI
C 28:3. Që po t'i lexojmë ty nga lajmi rreth Musait e faraonit, e që është e vërtetë për një popull që beson.
28:3. Ne do të të tregojmë ty pjesë nga historia e Musait me Faraonin, ashtu siç ka qenë me të vërtetë, për njerëzit që besojnë.
28:3. Ne të tregojmë ty disa nga tregimet e Musait dhe të Faraonit me të vërtetën për një popull që beson.
28:3. NETLU 'ALEJKE MIN NEBE'I MUSA WE FIR'AWNE BIL-HEKKI LIKAWMIN JU'UMINUNE
C 28:4. Me të vërtetë, faraoni ka ngritur kokën lart në tokë, e popullin e saj e grupëzuar dhe një grup prej tyre e shtyp, ashtu që djemt e tyre ua mbyt, e gratë e tyre ua lë të jetojnë. Vërtet, ai ishte prej më shkatërrimtarëve.
28:4. Me të vërtetë që Faraoni madhështohej në Tokë dhe banorët e saj i kishte përçarë në grupe; disa prej tyre i përndiqte, ua vriste fëmijët meshkuj, ndërsa femrat ua linte gjallë. Ai ka qenë vërtet keqbërës.
28:4. Me të vërtetë, Faraoni e ngriti veten në tokë dhe i ndau njerëzit e saj në grupe, duke shtypur një grup prej tyre, duke therur bijtë e tyre dhe duke lënë të gjalla femrat e tyre. Me të vërtetë, ai ishte nga ata që bënin shkatërrime.
28:4. 'INNE FIR'AWNE 'ALA FIL-'ERDI WE XHE'ALE 'EHLEHA SHIJA'EN JESTED'IFU TA'IFETEN MINHUM JUDHEBBIHU 'EBNA'EHUM WE JESTEHJI NISA'EHUM 'INNEHU KANE MINEL-MUFSIDINE
C 28:5. E Ne duam t'i lartësojmë ata që u shtypën në tokë, t'i bëjmë udhëheqës dhe t'i bëjmë trashëgues.
28:5. Por vullneti Ynë ishte që t'u jepnim mirësi atyre që qenë të shtypur në tokë, t'i bënim prijës e trashëgimtarë,
28:5. Dhe Ne deshëm të bënim mirë për ata që ishin të shtypur në tokë dhe t'i bënim ata udhëheqës dhe t'i bënim ata trashëgimtarë,
28:5. WE NURIDU 'EN NEMUNNE 'ALEL-LEDHINE ESTUD'IFU FIL-'ERDI WE NEXH'ALEHUM 'E'IMMETEN WE NEXH'ALEHUMUL-WARITHINE
C 28:6. Dhe atyre t'u japim pushtet në tokë, e faraonit, Hamanit dhe ushtrisë së këtyre dyve t'ua tregojmë atë që i ruheshin (ia kishin frikën).
28:6. t'i forconim ata në Tokë dhe t'u tregonim Faraonit, Hamanit dhe ushtrisë së tyre atë prej së cilës ata frikësoheshin.
28:6. Dhe t'u japim atyre fuqi në tokë dhe t'i tregojmë Faraonit, Hamanit dhe ushtrive të tyre atë që ata frikësoheshin prej tyre.
28:6. WE NUMEKKINE LEHUM FIL-'ERDI WE NURIJE FIR'AWNE WE HAMANE WE XHUNUDEHUMA MINHUM MA KANU JEHDHERUNE
C 28:7. Ne nënën e Musait e inspiruam: t'i japë atij gji, e kur të keshë frikë për të, atëherë atë hidhe në lumë, e mos u frikëso as mos u pikëllo, se Ne do ta kthejmë atë ty dhe do ta bëjmë atë nga të dërguarit.
28:7. Kështu, Ne e frymëzuam nënën e Musait: “Jepi gji atij dhe, kur të trembesh për sigurinë e tij, hidhe në lumë, pa pasur frikë dhe as dëshpërim. Me siguri që Ne do të ta kthejmë ty atë dhe do ta bëjmë të dërguar.”
28:7. Dhe Ne i frymëzuam nënës së Musait: "Gjiri atë. Por kur të kesh frikë për të, hidhe atë në lumin. Dhe mos ki frikë dhe mos u pikëllo. Me të vërtetë, Ne do ta kthejmë atë te ti dhe do ta bëjmë atë nga të dërguarit."
28:7. WE 'EWHEJNA 'ILA 'UMMI MUSA 'EN 'ERDI'IHI FE'IDHA HIFTI 'ALEJHI FE'ELKIHI FIL-JEMMI WE LA TEHAFI WE LA TEHZENI 'INNA RADDUHU 'ILEJKI WE XHA'ILUHU MINEL-MURSELINE
C 28:8. E atë e gjeti familja faraonit, ashtu që në fund ai t'u bëhet atyre armik e dëshpërim. Vërtet, faraoni, Hamani dhe ushtria e tyre ishin kundërshtarë (gabonin me qëllim).
28:8. Por atë e mori nga lumi familja e Faraonit, me qëllim që një ditë ai të bëhej armik dhe t'u sillte mjerim atyre, sepse Faraoni, Hamani dhe ushtria e tyre kanë qenë gjynahqarë.
28:8. Prandaj, familja e Faraonit e mori atë, që të jetë për ta një armik dhe një pikëllim. Me të vërtetë, Faraoni, Hamani dhe ushtritë e tyre ishin mëkatarë.
28:8. FALTEKATEHU 'ALU FIR'AWNE LIJEKUNE LEHUM 'ADUWEN WE HEZENAN 'INNE FIR'AWNE WE HAMANE WE XHUNUDEHUMA KANU HATI'INE