Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 27:66. Por, dijenia e tyre arrihet në botën tjetër (kur të përjetojnë çka u është premtuar). Ja, ata dyshojnë për këtë (për botën tjetër), bile janë të verbër ndaj saj.
27:66. Vallë, a dinë ndopak ata për jetën tjetër!? Përkundrazi! Ata dyshojnë në të, ata janë të verbër ndaj saj.
27:66. Jo, përkundrazi, njohuria e tyre për botën tjetër është e humbur. Përkundrazi, ata janë në dyshim për të. Përkundrazi, ata janë të verbuar ndaj saj.
27:66. BEL EDDAREKE 'ILMUHUM FIL-'AHIRETI BEL HUM FI SHEKKIN MINHA BEL HUM MINHA 'AMUNE
C 27:67. Ndërsa ata të cilët nuk besuan thanë: "A pasi të (vdesim) bëhemi dhé e pluhur ne edhe prindërit tanë, (a thua) do të ringjallemi?
27:67. Dhe mohuesit thonë: “Vallë, a mos do të ringjallemi ne dhe etërit tanë, pasi të jemi bërë dhé?!
27:67. Dhe ata që nuk besojnë thonë: "Kur ne dhe etërit tanë të bëhemi pluhur, a do të nxirremi nga varret?
27:67. WE KALEL-LEDHINE KEFERU 'E'IDHA KUNNA TURABEN WE 'ABA'UUNA 'E'INNA LEMUHREXHUNE
C 27:68. Kjo na është premtuar neve e dhe prindërve tanë më përpara, por kjo nuk është gjë tjetër veçse legjendë e të parëve!"
27:68. Vërtet, neve dhe etërve tanë na është premtuar kjo qysh më parë, por këto, me gjasë, nuk janë tjetër, veçse legjenda të popujve të lashtë”.
27:68. Me të vërtetë, na është premtuar kjo më parë, neve dhe etërve tanë. Këto nuk janë tjetër veçse legjenda të të parëve."
27:68. LEKAD WU'IDNA HADHA NEHNU WE 'ABA'UUNA MIN KABLU 'IN HADHA 'ILLA 'ESATIRUL-'EWWELINE
C 27:69. Thuaj: "Udhëtoni nëpër tokë dhe shikoni se si ishte përfundimi i kundërshtarëve!"
27:69. Thuaj: “Udhëtoni nëpër botë e shikoni si ka qenë fundi i keqbërësve!”
27:69. Thuaj: "Udhëtoni në tokë dhe shihni si ishte fundi i mëkatarëve."
27:69. KUL SIRU FIL-'ERDI FANDHURU KEJFE KANE 'AKIBETUL-MUXHRIMINE
C 27:70. Po ti (Muhammed) mos u trazo për ta, e as mos e ngushto veten nga ato dredhi që i bëjnë!
27:70. Mos u pikëllo (o Muhamed) për shkak të tyre dhe mos u ngushto për kurthet e tyre.
27:70. Dhe mos u trishto për ta dhe mos u shqetëso për atë që kurdisin.
27:70. WE LA TEHZEN 'ALEJHIM WE LA TEKUN FI DEJKIN MIMMA JEMKURUNE
C 27:71. E ata thonë: "Po qe se jeni të sigurt në ato çka flitni, kur do të realizohet ai premtim (me dënim)?"
27:71. Ata thonë: “Kur do të plotësohet ky premtim, nëse ajo që thoni është e vërtetë?”
27:71. Ata thonë: "Kur do të ndodhë ky premtim, nëse jeni të sinqertë?"
27:71. WE JEKULUNE META HADHAL-WA'DU 'IN KUNTUM SADIKINE
C 27:72. Ti thuaj: "Tanimë u është ngjeshur juve një pjesë e atij premtimi për të cilin po ju ngutet juve!"
27:72. Thuaj: “Mbase mund të jetë pas shpinës suaj ajo, që doni ta shpejtoni”!
27:72. Thuaj: "Ndoshta një pjesë e asaj që kërkoni të përshpejtoni është tashmë afër jush."
27:72. KUL 'ASA 'EN JEKUNE REDIFE LEKUM BA'DUL-LEDHI TESTA'XHILUNE
C 27:73. S'ka dyshim se Zoti yt është shumë bamirës ndaj njerëzve, por shumica e tyre nuk e falënderojnë.
27:73. Në të vërtetë, Zoti yt, është Bamirës i madh i njerëzve, por shumica e tyre nuk janë mirënjohës.
27:73. Me të vërtetë, Zoti yt është plot me mëshirë për njerëzit, por shumica e tyre nuk falënderojnë.
27:73. WE 'INNE REBBEKE LEDHU FEDLIN 'ALA EN-NASI WE LEKINNE 'EKTHEREHUM LA JESHKURUNE
C 27:74. E është e sigurt se Zoti yt di çka fshehin zemrat e tyre dhe çka shfaqin haptazi.
27:74. Pa dyshim, Zoti yt di atë që fshehin zemrat e tyre dhe atë që e shfaqin haptazi.
27:74. Dhe, me të vërtetë, Zoti yt e di atë që fshehin kraharorët e tyre dhe atë që shpallin.
27:74. WE 'INNE REBBEKE LEJA'LEMU MA TUKINNU SUDURUHUM WE MA JU'LINUNE
C 27:75. Nuk ka asgjë të fshehur në qiell e as në tokë, e të mos jetë e shënuar në librin e saktë (dijen e Zotit).
27:75. S'ka asgjë të fshehtë në qiell dhe në Tokë, që të mos jetë e shënuar në Librin e qartë (Leuhi Mahfudh).
27:75. Dhe nuk ka asgjë të fshehur në qiell dhe në tokë, përveçse është në një Libër të qartë.
27:75. WE MA MIN GA'IBETIN FI ES-SEMA'I WEL-'ERDI 'ILLA FI KITABIN MUBININ
C 27:76. Vërtet, ky Kur'an u rrëfen beni israilëve të shumtën e asaj që ata ishin të përçarë.
27:76. Njëmend, ky Kuran u tregon bijve të Izraelit, shumë nga çështjet, për të cilat nuk pajtoheshin,
27:76. Me të vërtetë, ky Kuran tregon për shumicën e asaj për të cilën ata kundërshtojnë.
27:76. 'INNE HADHAL-KUR'ANE JEKUSSU 'ALA BENI 'ISRA'ILE 'EKTHEREL-LEDHI HUM FIHI JEHTELIFUNE