Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 27:50. Ata përgatitën një kurth e Ne ua shpërblyem kurthin duke mos e hetuar ata.
27:50. Dhe kurdisën një kurth, por Ne u ngritëm një grackë, pa e ndier ata.
27:50. Dhe ata kurdisën një plan, por Ne bëmë një plan, dhe ata nuk e ndienë.
27:50. WE MEKERU MEKREN WE MEKERNA MEKRAN WE HUM LA JESH'URUNE
C 27:51. Pra, vështro se çfarë ishte përfundimi i dredhisë së tyre. Në të vërtetë, Ne zhdukëm të gjithë ata dhe popullin e tyre.
27:51. Tani shiko se si ka qenë fundi i ngatërresave të tyre. Ne i shkatërruam ata të gjithë dhe popullin e tyre.
27:51. Shiko, pra, si ishte fundi i planit të tyre. Ne i shkatërruam ata dhe popullin e tyre, të gjithë.
27:51. FANDHUR KEJFE KANE 'AKIBETU MEKRIHIM 'ENNA DEMMERNAHUM WE KAWMEHUM 'EXHMA'INE
C 27:52. E këto janë shtëpitë e tyre të mbetura shkret për shkak të mizorisë së tyre. E nuk ka dyshim se në këtë (rrënim) për një popull që kupton ka argument.
27:52. Ja shtëpitë e tyre të rrënuara, për shkak të këqijave që bënin. Sigurisht që këtu ka këshillë për njerëzit që dinë.
27:52. Dhe këto janë shtëpitë e tyre, të braktisura për shkak të padrejtësisë që bënë. Me të vërtetë, në këtë ka një shenjë për një popull që di.
27:52. FETILKE BUJUTUHUM HAWIJETEN BIMA DHELEMU 'INNE FI DHALIKE LE'AJETEN LIKAWMIN JA'LEMUNE
C 27:53. Ne i shpëtuam ata që besuan dhe që ishin të matur (duke iu shmangur mëkatit).
27:53. Ndërsa, ata që kishin besuar dhe (i) frikësoheshin (Allahut), Ne i shpëtuam.
27:53. Dhe Ne i shpëtuam ata që besuan dhe që kishin frikë Allahun.
27:53. WE 'ENXHEJNAL-LEDHINE 'AMENU WE KANU JETTEKUNE
C 27:54. (Përkujto) Lutin kur ai popullit të vet i tha: "A bëni atë punë të shëmtuar që edhe vetë ju e kuptoni (se është e keqe)?"
27:54. Kur Luti i tha popullit të vet: “Përse bëni vepra të mbrapshta e të turpshme, madje në sytë e njëri-tjetrit?
27:54. Dhe Ne e dërguam Lutin, që t'u thoshte popullit të tij: "A kryeni ju atë të keqe, ndonëse e shihni qartë?"
27:54. WE LUTEN 'IDH KALE LIKAWMIHI 'ETE'TUNEL-FAHISHETE WE 'ENTUM TUBSIRUNE
C 27:55. A vërtet, ju nga epshi kontaktoni me meshkujt, i braktisni gratë tuaja? Ju jeni popull injorant (xhahil).
27:55. Vallë, a mos ju u qaseni me epsh meshkujve, në vend të femrave? Në të vërtetë, ju jeni popull i paditur”,
27:55. A ju afroheni burrave me dëshirë, përveç grave? Përkundrazi, ju jeni një popull i paditur.
27:55. 'E'INNEKUM LETE'TUNE ER-RIXHALE SHEHWETEN MIN DUNI EN-NISA' BEL 'ENTUM KAWMUN TEXHHELUNE
C 27:56. Përgjigjja e popullit të tij nuk qe tjetër vetëm se të thonë: "Dëbojeni familjen e Lutit nga vendi juaj, sepse ata janë njerëz që ruajnë pastërtinë!"
27:56. përgjigjja e vetme e popullit të tij ishte: “Dëbojeni familjen e Lutit prej qytetit tuaj, sepse ata janë njerëz të dëlirë!”
27:56. Por përgjigjja e popullit të tij nuk ishte tjetër veçse të thoshin: "Dëboni familjen e Lutit nga qyteti juaj, sepse ata janë njerëz që pastrojnë vetveten."
27:56. FEMA KANE XHEWABE KAWMIHI 'ILLA 'EN KALU 'EHRIXHU 'ALE LUTIN MIN KARJETIKUM 'INNEHUM 'UNASUN JETETEHHERUNE
C 27:57. E Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij, përveç gruas së tij, së cilës ia caktuam të mbetet me të dënuarit.
27:57. Dhe Ne i shpëtuam atë dhe familjen e tij, përveç gruas së tij, së cilës i caktuam që të mbetej me të dënuarit.
27:57. Kështu që Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij, përveç gruas së tij; Ne e caktuam atë të mbetej me ata që mbetën pas.
27:57. FE'ENXHEJNAHU WE 'EHLEHU 'ILLA EMRE'ETEHU KADDERNAHA MINEL-GABIRINE
C 27:58. E kundër atyre lëshuam një shi (me gurë); i shëmtuar ishte ai shi për ata të cilëve iu kishte tërhequr vërejtja.
27:58. Dhe mbi ta lëshuam breshëri (prej gurësh)! Eh, sa e tmerrshme që ishte ajo breshëri për ata që ishin paralajmëruar!
27:58. Dhe Ne lëshuam mbi ta një shi. Dhe sa i keq ishte shiu për ata që ishin paralajmëruar.
27:58. WE 'EMTERNA 'ALEJHIM METEREN FESA'E METERUL-MUNDHERINE
C 27:59. Thuaj (o i dërguar): "Falënderimi i qoftë All-llahut, e shpëtimi qoftë ndaj robërve të Tij që Ai i zgjodhi (pejgamberët)! A më i mirë (për të besuar) është All-llahu, apo ata që ia bëjnë shok?"
27:59. Thuaj (o Muhamed): “Lëvduar e falënderuar qoftë Allahu dhe shpëtimi qoftë për robërit e Tij të zgjedhur. Kush është më i mirë, Allahu apo ata që ia shoqërojnë Atij (në adhurim)?!
27:59. Thuaj: "Falënderimi i takon Allahut dhe paqja qoftë mbi robërit e Tij që Ai ka zgjedhur. A është Allahu më i mirë apo ata që i shoqërojnë Atij?"
27:59. KULIL-HEMDU LILLAHI WE SELAMUN 'ALA 'IBADIHIL-LEDHINE ESTEFA 'AALLLEHU HAJRUN 'EMMA JUSHRIKUNE
C 27:60. Ai që krijoi qiejt e tokën, që për ju lëshoi shi nga qielli, e Ne me të bëmë të lulëzojnë kopshte të bukura, që për ju ka qenë e pamundshme t'i bëni të mbijnë bimët në to; A mos ka ndonjë zot tjetër pos All-llahut? Jo, por ata janë popull që shtrembërojnë (të vërtetën).
27:60. A ka më të mirë se Ai që ka krijuar qiejt dhe Tokën dhe lëshon për ju nga qielli ujë, me të cilin krijon kopshte të mrekullueshme?! Ju nuk mund t'i bëni pemët të rriten (pa këtë ujë). Vallë, a ka krahas Allahut zot tjetër?! Jo, por ata janë njerëz që i veshin (Allahut) të barabartë me Atë!
27:60. Ai që krijoi qiejt dhe tokën dhe lëshoi nga qielli ujë për ju, me të cilin Ne bëmë të rriten kopshte madhështore – ju nuk keni mundësi t'i bëni drurët e tyre të rriten – a ka ndonjë zot tjetër përveç Allahut? Por ata janë një popull që barazojnë të tjerë me Të.
27:60. 'EMMEN HALEKA ES-SEMAWATI WEL-'ERDE WE 'ENZELE LEKUM MINE ES-SEMA'I MA'EN FE'ENBETNA BIHI HEDA'IKA DHATE BEHXHETIN MA KANE LEKUM 'EN TUNBITU SHEXHEREHA 'E'ILEHUN ME'A ELLAHI BEL HUM KAWMUN JA'DILUNE