Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 27:47. Ata thanë: "Ne parandjejmë fatkeqësi me ty dhe me ata që janë me ty!" Ai tha: "Ndjella e fatit tuaj është te All-llahu, por vetë ju jeni një popull që ngatërroheni!"
27:47. Ata thanë: “Ne kemi ogur të keq prej teje dhe atyre që janë me ty”. Ai u tha: “E mira dhe e keqja është prej Allahut. Në të vërtetë, ju jeni popull i vënë në sprovë”.
27:47. Thanë: "Ne e ndiejmë një fat të keq nga ti dhe ata që janë me ty." Ai tha: "Fati juaj është tek Allahu, por ju jeni një popull që sprovoheni."
27:47. KALU ETTEJJERNA BIKE WE BIMEN ME'AKE KALE TA'IRUKUM 'INDEL-LAHI BEL 'ENTUM KAWMUN TUFTENUNE
C 27:48. E në qytet ishin nëntë veta që bënin shkatërrime në tokë, e nuk përmirësonin.
27:48. Në qytet kishin qenë nëntë vetë që bënin ngatërresa e nuk vinin rregull.
27:48. Dhe në qytet ishin nëntë burra që bënin shkatërrim në tokë dhe nuk përmirësonin asgjë.
27:48. WE KANE FIL-MEDINETI TIS'ATU REHTIN JUFSIDUNE FIL-'ERDI WE LA JUSLIHUNE
C 27:49. Ata që thanë: "Betohuni mes vete në All-llahun, ta mbytni atë dhe familjen e tij natën, e pastaj të afërmve të tij t'u thoni: Ne nuk morëm pjesë në mbytjen e familjes së tij, dhe se ne jemi të drejtë (të vërtetë)"
27:49. Ata i thanë (njëri-tjetrit): “Betohuni në Allahun se natën do ta vrasim atë me gjithë familjen e tij. Pastaj do t'u themi të afërmve të tij se ne nuk kemi qenë të pranishëm në zhdukjen e familjes së tij dhe se po themi të vërtetën.”
27:49. Ata thanë: "Bëni një betim mes jush në emër të Allahut se do ta vrasim atë dhe familjen e tij natën, dhe pastaj do t'i themi kujdestarit të tij: 'Ne nuk kemi qenë dëshmitarë të shkatërrimit të familjes së tij dhe, me të vërtetë, ne jemi të sinqertë.'"
27:49. KALU TEKASEMU BILLAHI LENUBEJJITENNEHU WE 'EHLEHU THUMME LENEKULENNE LIWELIJIHI MA SHEHIDNA MEHLIKE 'EHLIHI WE 'INNA LESADIKUNE
C 27:50. Ata përgatitën një kurth e Ne ua shpërblyem kurthin duke mos e hetuar ata.
27:50. Dhe kurdisën një kurth, por Ne u ngritëm një grackë, pa e ndier ata.
27:50. Dhe ata kurdisën një plan, por Ne bëmë një plan, dhe ata nuk e ndienë.
27:50. WE MEKERU MEKREN WE MEKERNA MEKRAN WE HUM LA JESH'URUNE
C 27:51. Pra, vështro se çfarë ishte përfundimi i dredhisë së tyre. Në të vërtetë, Ne zhdukëm të gjithë ata dhe popullin e tyre.
27:51. Tani shiko se si ka qenë fundi i ngatërresave të tyre. Ne i shkatërruam ata të gjithë dhe popullin e tyre.
27:51. Shiko, pra, si ishte fundi i planit të tyre. Ne i shkatërruam ata dhe popullin e tyre, të gjithë.
27:51. FANDHUR KEJFE KANE 'AKIBETU MEKRIHIM 'ENNA DEMMERNAHUM WE KAWMEHUM 'EXHMA'INE
C 27:52. E këto janë shtëpitë e tyre të mbetura shkret për shkak të mizorisë së tyre. E nuk ka dyshim se në këtë (rrënim) për një popull që kupton ka argument.
27:52. Ja shtëpitë e tyre të rrënuara, për shkak të këqijave që bënin. Sigurisht që këtu ka këshillë për njerëzit që dinë.
27:52. Dhe këto janë shtëpitë e tyre, të braktisura për shkak të padrejtësisë që bënë. Me të vërtetë, në këtë ka një shenjë për një popull që di.
27:52. FETILKE BUJUTUHUM HAWIJETEN BIMA DHELEMU 'INNE FI DHALIKE LE'AJETEN LIKAWMIN JA'LEMUNE
C 27:53. Ne i shpëtuam ata që besuan dhe që ishin të matur (duke iu shmangur mëkatit).
27:53. Ndërsa, ata që kishin besuar dhe (i) frikësoheshin (Allahut), Ne i shpëtuam.
27:53. Dhe Ne i shpëtuam ata që besuan dhe që kishin frikë Allahun.
27:53. WE 'ENXHEJNAL-LEDHINE 'AMENU WE KANU JETTEKUNE
C 27:54. (Përkujto) Lutin kur ai popullit të vet i tha: "A bëni atë punë të shëmtuar që edhe vetë ju e kuptoni (se është e keqe)?"
27:54. Kur Luti i tha popullit të vet: “Përse bëni vepra të mbrapshta e të turpshme, madje në sytë e njëri-tjetrit?
27:54. Dhe Ne e dërguam Lutin, që t'u thoshte popullit të tij: "A kryeni ju atë të keqe, ndonëse e shihni qartë?"
27:54. WE LUTEN 'IDH KALE LIKAWMIHI 'ETE'TUNEL-FAHISHETE WE 'ENTUM TUBSIRUNE
C 27:55. A vërtet, ju nga epshi kontaktoni me meshkujt, i braktisni gratë tuaja? Ju jeni popull injorant (xhahil).
27:55. Vallë, a mos ju u qaseni me epsh meshkujve, në vend të femrave? Në të vërtetë, ju jeni popull i paditur”,
27:55. A ju afroheni burrave me dëshirë, përveç grave? Përkundrazi, ju jeni një popull i paditur.
27:55. 'E'INNEKUM LETE'TUNE ER-RIXHALE SHEHWETEN MIN DUNI EN-NISA' BEL 'ENTUM KAWMUN TEXHHELUNE
C 27:56. Përgjigjja e popullit të tij nuk qe tjetër vetëm se të thonë: "Dëbojeni familjen e Lutit nga vendi juaj, sepse ata janë njerëz që ruajnë pastërtinë!"
27:56. përgjigjja e vetme e popullit të tij ishte: “Dëbojeni familjen e Lutit prej qytetit tuaj, sepse ata janë njerëz të dëlirë!”
27:56. Por përgjigjja e popullit të tij nuk ishte tjetër veçse të thoshin: "Dëboni familjen e Lutit nga qyteti juaj, sepse ata janë njerëz që pastrojnë vetveten."
27:56. FEMA KANE XHEWABE KAWMIHI 'ILLA 'EN KALU 'EHRIXHU 'ALE LUTIN MIN KARJETIKUM 'INNEHUM 'UNASUN JETETEHHERUNE
C 27:57. E Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij, përveç gruas së tij, së cilës ia caktuam të mbetet me të dënuarit.
27:57. Dhe Ne i shpëtuam atë dhe familjen e tij, përveç gruas së tij, së cilës i caktuam që të mbetej me të dënuarit.
27:57. Kështu që Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij, përveç gruas së tij; Ne e caktuam atë të mbetej me ata që mbetën pas.
27:57. FE'ENXHEJNAHU WE 'EHLEHU 'ILLA EMRE'ETEHU KADDERNAHA MINEL-GABIRINE