U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
27:45.
Ne ia dërguam Themudit vëllain e tyre (nga gjaku), Salihun (t'u thotë): "Adhurojeni All-llahun!" Kur qe, ata dy grupe që kundërshtoheshin.
27:45.
Ne i dërguam fisit të Themudit, vëllanë e tij Salihun. Ai tha: “Adhuroni Allahun!” Por ata u ndanë në dy grupe, që grindeshin midis tyre.
27:45.
Ne e dërguam tek fisi Themud vëllain e tyre, Salihun, që t'u thoshte: "Adhuroni Allahun." Por ata u bënë dy grupe që kundërshtonin njëri-tjetrin.
27:45.
WE LEKAD 'ERSELNA 'ILA THEMUDE 'EHAHUM SALIHEN 'ENI A'BUDU ELLAHE FE'IDHA HUM FERIKANI JEHTESIMUNE
C
27:46.
Ai (Salihu) tha: "O populli im, përse nguteni e kërkoni të keqen (dënimin) para të mirës, pse të mos i kërkoni falje All-llahut që të mëshiroheni?"
27:46.
(Salihu) tha: “O populli im, përse ju e dëshironi të keqen para së mirës?! Përse nuk kërkoni nga Allahu falje (të gjynaheve) që të mund të mëshiroheni?!”
27:46.
Ai tha: "O populli im, përse kërkoni të shpejtoni të keqen para të mirës? Përse nuk kërkoni falje Allahut që të mund të mëshiroheni?"
27:46.
KALE JA KAWMI LIME TESTA'XHILUNE BIS-SEJJI'ETI KABLEL-HESENETI LEWLA TESTEGFIRUNEL-LAHE LE'ALLEKUM TURHEMUNE
C
27:47.
Ata thanë: "Ne parandjejmë fatkeqësi me ty dhe me ata që janë me ty!" Ai tha: "Ndjella e fatit tuaj është te All-llahu, por vetë ju jeni një popull që ngatërroheni!"
27:47.
Ata thanë: “Ne kemi ogur të keq prej teje dhe atyre që janë me ty”. Ai u tha: “E mira dhe e keqja është prej Allahut. Në të vërtetë, ju jeni popull i vënë në sprovë”.
27:47.
Thanë: "Ne e ndiejmë një fat të keq nga ti dhe ata që janë me ty." Ai tha: "Fati juaj është tek Allahu, por ju jeni një popull që sprovoheni."
27:47.
KALU ETTEJJERNA BIKE WE BIMEN ME'AKE KALE TA'IRUKUM 'INDEL-LAHI BEL 'ENTUM KAWMUN TUFTENUNE
C
27:48.
E në qytet ishin nëntë veta që bënin shkatërrime në tokë, e nuk përmirësonin.
27:48.
Në qytet kishin qenë nëntë vetë që bënin ngatërresa e nuk vinin rregull.
27:48.
Dhe në qytet ishin nëntë burra që bënin shkatërrim në tokë dhe nuk përmirësonin asgjë.
27:48.
WE KANE FIL-MEDINETI TIS'ATU REHTIN JUFSIDUNE FIL-'ERDI WE LA JUSLIHUNE
C
27:49.
Ata që thanë: "Betohuni mes vete në All-llahun, ta mbytni atë dhe familjen e tij natën, e pastaj të afërmve të tij t'u thoni: Ne nuk morëm pjesë në mbytjen e familjes së tij, dhe se ne jemi të drejtë (të vërtetë)"
27:49.
Ata i thanë (njëri-tjetrit): “Betohuni në Allahun se natën do ta vrasim atë me gjithë familjen e tij. Pastaj do t'u themi të afërmve të tij se ne nuk kemi qenë të pranishëm në zhdukjen e familjes së tij dhe se po themi të vërtetën.”
27:49.
Ata thanë: "Bëni një betim mes jush në emër të Allahut se do ta vrasim atë dhe familjen e tij natën, dhe pastaj do t'i themi kujdestarit të tij: 'Ne nuk kemi qenë dëshmitarë të shkatërrimit të familjes së tij dhe, me të vërtetë, ne jemi të sinqertë.'"
27:49.
KALU TEKASEMU BILLAHI LENUBEJJITENNEHU WE 'EHLEHU THUMME LENEKULENNE LIWELIJIHI MA SHEHIDNA MEHLIKE 'EHLIHI WE 'INNA LESADIKUNE
C
27:50.
Ata përgatitën një kurth e Ne ua shpërblyem kurthin duke mos e hetuar ata.
27:50.
Dhe kurdisën një kurth, por Ne u ngritëm një grackë, pa e ndier ata.
27:50.
Dhe ata kurdisën një plan, por Ne bëmë një plan, dhe ata nuk e ndienë.
27:50.
WE MEKERU MEKREN WE MEKERNA MEKRAN WE HUM LA JESH'URUNE
C
27:51.
Pra, vështro se çfarë ishte përfundimi i dredhisë së tyre. Në të vërtetë, Ne zhdukëm të gjithë ata dhe popullin e tyre.
27:51.
Tani shiko se si ka qenë fundi i ngatërresave të tyre. Ne i shkatërruam ata të gjithë dhe popullin e tyre.
27:51.
Shiko, pra, si ishte fundi i planit të tyre. Ne i shkatërruam ata dhe popullin e tyre, të gjithë.
27:51.
FANDHUR KEJFE KANE 'AKIBETU MEKRIHIM 'ENNA DEMMERNAHUM WE KAWMEHUM 'EXHMA'INE
C
27:52.
E këto janë shtëpitë e tyre të mbetura shkret për shkak të mizorisë së tyre. E nuk ka dyshim se në këtë (rrënim) për një popull që kupton ka argument.
27:52.
Ja shtëpitë e tyre të rrënuara, për shkak të këqijave që bënin. Sigurisht që këtu ka këshillë për njerëzit që dinë.
27:52.
Dhe këto janë shtëpitë e tyre, të braktisura për shkak të padrejtësisë që bënë. Me të vërtetë, në këtë ka një shenjë për një popull që di.
27:52.
FETILKE BUJUTUHUM HAWIJETEN BIMA DHELEMU 'INNE FI DHALIKE LE'AJETEN LIKAWMIN JA'LEMUNE
C
27:53.
Ne i shpëtuam ata që besuan dhe që ishin të matur (duke iu shmangur mëkatit).
27:53.
Ndërsa, ata që kishin besuar dhe (i) frikësoheshin (Allahut), Ne i shpëtuam.
27:53.
Dhe Ne i shpëtuam ata që besuan dhe që kishin frikë Allahun.
27:53.
WE 'ENXHEJNAL-LEDHINE 'AMENU WE KANU JETTEKUNE
C
27:54.
(Përkujto) Lutin kur ai popullit të vet i tha: "A bëni atë punë të shëmtuar që edhe vetë ju e kuptoni (se është e keqe)?"
27:54.
Kur Luti i tha popullit të vet: “Përse bëni vepra të mbrapshta e të turpshme, madje në sytë e njëri-tjetrit?
27:54.
Dhe Ne e dërguam Lutin, që t'u thoshte popullit të tij: "A kryeni ju atë të keqe, ndonëse e shihni qartë?"
27:54.
WE LUTEN 'IDH KALE LIKAWMIHI 'ETE'TUNEL-FAHISHETE WE 'ENTUM TUBSIRUNE
C
27:55.
A vërtet, ju nga epshi kontaktoni me meshkujt, i braktisni gratë tuaja? Ju jeni popull injorant (xhahil).
27:55.
Vallë, a mos ju u qaseni me epsh meshkujve, në vend të femrave? Në të vërtetë, ju jeni popull i paditur”,
27:55.
A ju afroheni burrave me dëshirë, përveç grave? Përkundrazi, ju jeni një popull i paditur.
27:55.
'E'INNEKUM LETE'TUNE ER-RIXHALE SHEHWETEN MIN DUNI EN-NISA' BEL 'ENTUM KAWMUN TEXHHELUNE