U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
27:53.
Ne i shpëtuam ata që besuan dhe që ishin të matur (duke iu shmangur mëkatit).
27:53.
Ndërsa, ata që kishin besuar dhe (i) frikësoheshin (Allahut), Ne i shpëtuam.
27:53.
Dhe Ne i shpëtuam ata që besuan dhe që kishin frikë Allahun.
27:53.
WE 'ENXHEJNAL-LEDHINE 'AMENU WE KANU JETTEKUNE
C
27:54.
(Përkujto) Lutin kur ai popullit të vet i tha: "A bëni atë punë të shëmtuar që edhe vetë ju e kuptoni (se është e keqe)?"
27:54.
Kur Luti i tha popullit të vet: “Përse bëni vepra të mbrapshta e të turpshme, madje në sytë e njëri-tjetrit?
27:54.
Dhe Ne e dërguam Lutin, që t'u thoshte popullit të tij: "A kryeni ju atë të keqe, ndonëse e shihni qartë?"
27:54.
WE LUTEN 'IDH KALE LIKAWMIHI 'ETE'TUNEL-FAHISHETE WE 'ENTUM TUBSIRUNE
C
27:55.
A vërtet, ju nga epshi kontaktoni me meshkujt, i braktisni gratë tuaja? Ju jeni popull injorant (xhahil).
27:55.
Vallë, a mos ju u qaseni me epsh meshkujve, në vend të femrave? Në të vërtetë, ju jeni popull i paditur”,
27:55.
A ju afroheni burrave me dëshirë, përveç grave? Përkundrazi, ju jeni një popull i paditur.
27:55.
'E'INNEKUM LETE'TUNE ER-RIXHALE SHEHWETEN MIN DUNI EN-NISA' BEL 'ENTUM KAWMUN TEXHHELUNE
C
27:56.
Përgjigjja e popullit të tij nuk qe tjetër vetëm se të thonë: "Dëbojeni familjen e Lutit nga vendi juaj, sepse ata janë njerëz që ruajnë pastërtinë!"
27:56.
përgjigjja e vetme e popullit të tij ishte: “Dëbojeni familjen e Lutit prej qytetit tuaj, sepse ata janë njerëz të dëlirë!”
27:56.
Por përgjigjja e popullit të tij nuk ishte tjetër veçse të thoshin: "Dëboni familjen e Lutit nga qyteti juaj, sepse ata janë njerëz që pastrojnë vetveten."
27:56.
FEMA KANE XHEWABE KAWMIHI 'ILLA 'EN KALU 'EHRIXHU 'ALE LUTIN MIN KARJETIKUM 'INNEHUM 'UNASUN JETETEHHERUNE
C
27:57.
E Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij, përveç gruas së tij, së cilës ia caktuam të mbetet me të dënuarit.
27:57.
Dhe Ne i shpëtuam atë dhe familjen e tij, përveç gruas së tij, së cilës i caktuam që të mbetej me të dënuarit.
27:57.
Kështu që Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij, përveç gruas së tij; Ne e caktuam atë të mbetej me ata që mbetën pas.
27:57.
FE'ENXHEJNAHU WE 'EHLEHU 'ILLA EMRE'ETEHU KADDERNAHA MINEL-GABIRINE
C
27:58.
E kundër atyre lëshuam një shi (me gurë); i shëmtuar ishte ai shi për ata të cilëve iu kishte tërhequr vërejtja.
27:58.
Dhe mbi ta lëshuam breshëri (prej gurësh)! Eh, sa e tmerrshme që ishte ajo breshëri për ata që ishin paralajmëruar!
27:58.
Dhe Ne lëshuam mbi ta një shi. Dhe sa i keq ishte shiu për ata që ishin paralajmëruar.
27:58.
WE 'EMTERNA 'ALEJHIM METEREN FESA'E METERUL-MUNDHERINE
C
27:59.
Thuaj (o i dërguar): "Falënderimi i qoftë All-llahut, e shpëtimi qoftë ndaj robërve të Tij që Ai i zgjodhi (pejgamberët)! A më i mirë (për të besuar) është All-llahu, apo ata që ia bëjnë shok?"
27:59.
Thuaj (o Muhamed): “Lëvduar e falënderuar qoftë Allahu dhe shpëtimi qoftë për robërit e Tij të zgjedhur. Kush është më i mirë, Allahu apo ata që ia shoqërojnë Atij (në adhurim)?!
27:59.
Thuaj: "Falënderimi i takon Allahut dhe paqja qoftë mbi robërit e Tij që Ai ka zgjedhur. A është Allahu më i mirë apo ata që i shoqërojnë Atij?"
27:59.
KULIL-HEMDU LILLAHI WE SELAMUN 'ALA 'IBADIHIL-LEDHINE ESTEFA 'AALLLEHU HAJRUN 'EMMA JUSHRIKUNE
C
27:60.
Ai që krijoi qiejt e tokën, që për ju lëshoi shi nga qielli, e Ne me të bëmë të lulëzojnë kopshte të bukura, që për ju ka qenë e pamundshme t'i bëni të mbijnë bimët në to; A mos ka ndonjë zot tjetër pos All-llahut? Jo, por ata janë popull që shtrembërojnë (të vërtetën).
27:60.
A ka më të mirë se Ai që ka krijuar qiejt dhe Tokën dhe lëshon për ju nga qielli ujë, me të cilin krijon kopshte të mrekullueshme?! Ju nuk mund t'i bëni pemët të rriten (pa këtë ujë). Vallë, a ka krahas Allahut zot tjetër?! Jo, por ata janë njerëz që i veshin (Allahut) të barabartë me Atë!
27:60.
Ai që krijoi qiejt dhe tokën dhe lëshoi nga qielli ujë për ju, me të cilin Ne bëmë të rriten kopshte madhështore – ju nuk keni mundësi t'i bëni drurët e tyre të rriten – a ka ndonjë zot tjetër përveç Allahut? Por ata janë një popull që barazojnë të tjerë me Të.
27:60.
'EMMEN HALEKA ES-SEMAWATI WEL-'ERDE WE 'ENZELE LEKUM MINE ES-SEMA'I MA'EN FE'ENBETNA BIHI HEDA'IKA DHATE BEHXHETIN MA KANE LEKUM 'EN TUNBITU SHEXHEREHA 'E'ILEHUN ME'A ELLAHI BEL HUM KAWMUN JA'DILUNE
C
27:61.
A është Ai që tokën e bëri vendqëndrim e nëpër të bëri të rrjedhin lumenj, dhe asaj (tokës) i bëri (male) përforcuese, dhe në mes dy deteve bëri ndarje. A ka përveç All-llahu zot tjetër? Jo, por shumica e tyre nuk e dinë.
27:61.
A ka më të mirë se Ai që e ka bërë Tokën të qëndrueshme, ka bërë në të lumenj, ka ngritur në të male dhe ka bërë midis dy deteve pengesë të padukshme?! Vallë, a ka krahas Allahut, zot tjetër?! Jo, por shumica e tyre janë të paditur.
27:61.
Ai që bëri tokën një vendbanim dhe bëri lumenj në mes saj dhe vendosi male të palëvizshme dhe bëri një ndarje mes dy deteve – a ka ndonjë zot tjetër përveç Allahut? Por shumica e tyre nuk dinë.
27:61.
'EMMEN XHE'ALEL-'ERDE KARAREN WE XHE'ALE HILALEHA 'ENHARAN WE XHE'ALE LEHA REWASIJE WE XHE'ALE BEJNEL-BEHREJNI HAXHIZÆN 'E'ILEHUN ME'A ELLAHI BEL 'EKTHERUHUM LA JA'LEMUNE
C
27:62.
A është Ai që i përgjigjet nevojtarit (të mjerit) kur ai e thërret, duke ia larguar të keqen e juve ju bën mbizotërues të tokës. A ka zot tjetër pos All-llahut? Jo, por ju shumë pak përkujtoni.
27:62.
A ka më të mirë se Ai që i vjen në ndihmë nevojtarit të këputur, kur i lutet Atij, që jua largon të keqen dhe ju bën juve trashëgimtarë në tokë?! Vallë, a ka krahas Allahut zot tjetër?! Sa pak që reflektoni!
27:62.
Ai që përgjigjet kur një i dëshpëruar e lut Atë dhe largon të keqen dhe ju bën trashëgimtarë në tokë – a ka ndonjë zot tjetër përveç Allahut? Sa pak e kujtoni.
27:62.
'EMMEN JUXHIBUL-MUDTERRE 'IDHA DA'AHU WE JEKSHIFU ES-SU'E WE JEXH'ALUKUM HULEFA'EL-'ERDI 'E'ILEHUN ME'A ELLAHI KALILEN MA TEDHEKKERUNE
C
27:63.
Ai që ju orienton në errësirat e tokës e të detit, dhe ai që pranë mëshirës së Tij (shiut), si myzhde i lëshon erërat. Vallë, a ka tjetër zot pos All-llahut? E lartë është madhëria e Tij nga çka ia përshkruajnë shok.
27:63.
A ka më të mirë se Ai që ju rrëfen rrugën në errësirat e tokës dhe të detit dhe ju çon erërat si lajmëtare të mëshirës së Tij? Vallë, a ka krahas Allahut zot tjetër? I Lartësuar qoftë Allahu dhe i Lavdëruar mbi çdo gjë që ia shoqërojnë (në adhurim).
27:63.
Ai që ju udhëzon në errësirën e tokës dhe detit dhe që dërgon erërat si lajmtarë përpara mëshirës së Tij – a ka ndonjë zot tjetër përveç Allahut? Allahu është lartësuar nga ajo që i shoqërojnë Atij.
27:63.
'EMMEN JEHDIKUM FI DHULUMATIL-BERRI WEL-BEHRI WE MEN JURSILU ER-RIJAHE BUSHREN BEJNE JEDEJ REHMETIHI 'E'ILEHUN ME'A ELLAHI TA'ALALLAHU 'AMMA JUSHRIKUNE