U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
27:28.
Shko me këtë letrën time e hidhjau atyre, largohu (pak) nga ata dhe përgjo se çka bisedojnë!"
27:28.
Shko me këtë letër timen e çojua atyre. Pastaj largohu pak nga ata dhe shiko cila do të jetë përgjigjja e tyre!”
27:28.
Shko me këtë letër timen dhe hidhe te ta; pastaj largohu prej tyre dhe shiko se çfarë do të përgjigjen.
27:28.
EDH/HEB BIKITABI HADHA FE'ELKIH 'ILEJHIM THUMME TEWELLE 'ANHUM FANDHUR MADHA JERXHI'UNE
C
27:29.
Ajo (gruaja - Belkisa) tha: "O ju pari, mua më ka arritur një letër madhështore!"
27:29.
Mbretëresha (e Shebës) tha: “O paria ime! Mua më ka ardhur një letër fisnike.
27:29.
Ajo tha: "O krerë, më është hedhur një letër fisnike."
27:29.
KALET JA 'EJJUHAL-MELE'U 'INNI 'ULKIJE 'ILEJJE KITABUN KERIMUN
C
27:30.
(e lexova) Kjo është prej Sulejmanit (mandej e hapi, kur qe, në të) "Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!" (Bismil-lahir-Rrahmanir-Rrahim!)
27:30.
Ajo është nga Sulejmani dhe është: “Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
27:30.
Ajo është nga Sulejmani dhe ajo fillon: Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.
27:30.
'INNEHU MIN SULEJMANE WE 'INNEHU BISMI ELLAHI ER-REHMANI ER-REHIMI
C
27:31.
(në vazhdim shkruan) "Të mos u mbani në të madh kundër meje, po të më vini të dorëzuar (dhe besimtarë)!"
27:31.
Mos u madhështoni para meje dhe ejani të përulur si besimtarë”!
27:31.
Mos u tregoni kryelartë ndaj meje dhe ejani tek unë si të nënshtruar.
27:31.
'ELLA TA'LU 'ALEJJE WE 'TUNI MUSLIMINE
C
27:32.
Ajo tha: "O ju pari, më sugjeroni në këtë çështje timen se unë nuk do të vendos asgjë derisa edhe ju të jepni pëlqim!"
27:32.
Ajo tha: “O paria ime, më këshilloni se ç'duhet të bëj në këtë çështje! Unë nuk do të vendos asgjë pa ju!”
27:32.
Ajo tha: "O krerë, më këshilloni në çështjen time. Unë nuk vendos asnjë çështje derisa të më dëshmoni ju."
27:32.
KALET JA 'EJJUHAL-MELE'U 'EFTUNI FI 'EMRI MA KUNTU KATI'ATEN 'EMREN HETTA TESH/HEDUNI
C
27:33.
Ata (paria) i thanë: "Ne jemi të fuqishëm dhe jemi luftëtarë të rreptë, por puna qëndron te ti, e ti mendo se çka do të na urdhërosh!"
27:33.
Ata thanë: “Ne jemi shumë të fortë dhe luftëtarë të guximshëm, por urdhri të takon ty, andaj mendo mirë se ç'do të urdhërosh!”
27:33.
Thanë: "Ne jemi të fuqishëm dhe kemi forcë të madhe, por çështja është e jotja; shiko, pra, çfarë do të urdhërosh."
27:33.
KALU NEHNU 'ULU KUWETIN WE 'ULU BE'SIN SHEDIDIN WEL-'EMRU 'ILEJKI FANDHURI MADHA TE'MURINE
C
27:34.
Ajo tha: "Kur sunduesit e pushtojnë ndonjë vend, ata e rrënojnë atë e parinë më të zgjedhur të atij vendi e nënshtrojnë. Kështu ata veprojnë!"
27:34.
Ajo tha: “Njëmend, kur mbretërit pushtojnë ndonjë vendbanim, e rrënojnë atë dhe e poshtërojnë parinë e tij. Kështu veprojnë ata.
27:34.
Ajo tha: "Me të vërtetë, kur mbretërit hyjnë në një qytet, ata e shkatërrojnë atë dhe e poshtërojnë popullin e tij më fisnik. Kështu bëjnë ata."
27:34.
KALET 'INNEL-MULUKE 'IDHA DEHALU KARJETEN 'EFSEDUHA WE XHE'ALU 'A'IZZETE 'EHLIHA 'EDHILLETEN WE KEDHELIKE JEF'ALUNE
C
27:35.
Po unë do t'u dërgoj atyre një dhuratë (të madhe), e do të shoh se çka do të na sjellin të dërguarit (me dhuratë).
27:35.
Tani do t'u dërgoj atyre një dhuratë dhe do të shoh me se do të kthehen të deleguarit.”
27:35.
Por unë do t'u dërgoj atyre një dhuratë dhe do të pres të shoh se çfarë do të kthejnë të dërguarit.
27:35.
WE 'INNI MURSILETUN 'ILEJHIM BIHEDIJETIN FENADHIRETUN BIME JERXHI'UL-MURSELUNE
C
27:36.
E kur i erdhi ajo Sulejmanit, ai tha: "A me pasuri më ndihmoni mua? E atë që All-llahu ma ka dhënë mua është shumë më e dobishme nga ajo që u ka dhënë juve! Por ju krenoheni me dhuratat tuaja!"
27:36.
Kur erdhën (të deleguarit), Sulejmani tha: “A mos doni të më ndihmoni me pasuri?! Ajo që më ka dhënë Allahu, është më e mirë nga ajo që ju ka dhënë juve. Por ju gëzoheni me dhuratën tuaj.
27:36.
Kur ai (i dërguari) erdhi te Sulejmani, ai tha: "A po më ndihmoni me pasuri? Ajo që Allahu më ka dhënë mua është më e mirë se ajo që ju ka dhënë juve, por ju jeni ata që gëzoheni me dhuratat tuaja."
27:36.
FELEMMA XHA'E SULEJMANE KALE 'ETUMIDDUNENI BIMALIN FEMA 'ATANIJEL-LAHU HAJRUN MIMMA 'ATAKUM BEL 'ENTUM BIHEDIJETIKUM TEFREHUNE
C
27:37.
Kthehu te ata (i tha kryesuesit të të deleguarve), se për Zotin ne do t'u vijmë atyre me një ushtri, të cilës ata nuk do të mund t'i bëjnë ballë dhe do t'i dëbojmë prej aty të nënshtruar e të poshtëruar!
27:37.
Kthehuni tek ata! Ne do të sjellim ushtri, të cilën nuk do të mund ta përballojnë ata dhe, me siguri, do t'i dëbojmë ata prej Shebës të poshtëruar dhe të përulur”.
27:37.
Shko prapa tek ata. Ne do të vijmë kundër tyre me ushtri që ata nuk mund ta përballojnë, dhe do t'i dëbojmë ata prej andej të poshtëruar dhe të përulur.
27:37.
ERXHI' 'ILEJHIM FELENE'TIJENNEHUM BIXHUNUDIN LA KIBELE LEHUM BIHA WE LENUHRIXHENNEHUM MINHA 'EDHILLETEN WE HUM SAGIRUNE
C
27:38.
Ai (Sulejmani) tha: "O ju pari, cili prej jush do t'ma më sjell fronin e saj, para se të vijnë ata të dorëzuar?"
27:38.
Pastaj ai tha: “O parësi, kush prej jush do të më sjellë fronin e saj, para se ata të vijnë të dorëzuar?”
27:38.
(Sulejmani) tha: "O ju krerë, cili prej jush do të ma sjellë fronin e saj para se të vijnë ata tek unë të nënshtruar?"
27:38.
KALE JA 'EJJUHAL-MELE'U 'EJJUKUM JE'TINI BI'ARSHIHA KABLE 'EN JE'TUNI MUSLIMINE