U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
27:25.
(i kishte shmangur) Për të mos adhuruar All-llahun që nxjerr në shesh (e di) të fshehtën në qiej e në tokë, dhe që e di atë që fshehni dhe atë që publikoni.
27:25.
Ata nuk i përuleshin në sexhde Allahut, i Cili nxjerr gjithçka që është e fshehur në qiej dhe në Tokë dhe di çfarë fshihni ju dhe çfarë tregoni haptazi.
27:25.
Që të mos i përulen Allahut, i Cili nxjerr atë që është e fshehur në qiej dhe në tokë dhe që di atë që ju fshihni dhe atë që shpallni.
27:25.
'ELLA JESXHUDU LILLAHIL-LEDHI JUHRIXHUL-HAB'E FI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE JA'LEMU MA TUHFUNE WE MA TU'LINUNE
C
27:26.
All-llahu është një, nuk ka zot tjetër pos Tij, Zot i Arshit të madh.
27:26.
Allahu është Një, s'ka zot të vërtetë përveç Tij, Zotit të Arshit të madh!”
27:26.
Allahu, nuk ka zot tjetër përveç Tij, Zoti i Arshit të Madh."
27:26.
ELLAHU LA 'ILAHE 'ILLA HUWE REBBUL-'ARSHIL-'ADHIMI
C
27:27.
Ai (Sulejmani) tha: "Do të shohim se a e thua të vërtetën apo je nga gënjeshtarët!"
27:27.
Sulejmani tha: “Do të shohim se a thua të vërtetën apo je gënjeshtar.
27:27.
(Sulejmani) tha: "Ne do të shohim nëse ke thënë të vërtetën apo je prej gënjeshtarëve."
27:27.
KALE SENENDHURU 'ESEDEKTE 'EM KUNTE MINEL-KADHIBINE
C
27:28.
Shko me këtë letrën time e hidhjau atyre, largohu (pak) nga ata dhe përgjo se çka bisedojnë!"
27:28.
Shko me këtë letër timen e çojua atyre. Pastaj largohu pak nga ata dhe shiko cila do të jetë përgjigjja e tyre!”
27:28.
Shko me këtë letër timen dhe hidhe te ta; pastaj largohu prej tyre dhe shiko se çfarë do të përgjigjen.
27:28.
EDH/HEB BIKITABI HADHA FE'ELKIH 'ILEJHIM THUMME TEWELLE 'ANHUM FANDHUR MADHA JERXHI'UNE
C
27:29.
Ajo (gruaja - Belkisa) tha: "O ju pari, mua më ka arritur një letër madhështore!"
27:29.
Mbretëresha (e Shebës) tha: “O paria ime! Mua më ka ardhur një letër fisnike.
27:29.
Ajo tha: "O krerë, më është hedhur një letër fisnike."
27:29.
KALET JA 'EJJUHAL-MELE'U 'INNI 'ULKIJE 'ILEJJE KITABUN KERIMUN
C
27:30.
(e lexova) Kjo është prej Sulejmanit (mandej e hapi, kur qe, në të) "Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!" (Bismil-lahir-Rrahmanir-Rrahim!)
27:30.
Ajo është nga Sulejmani dhe është: “Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
27:30.
Ajo është nga Sulejmani dhe ajo fillon: Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.
27:30.
'INNEHU MIN SULEJMANE WE 'INNEHU BISMI ELLAHI ER-REHMANI ER-REHIMI
C
27:31.
(në vazhdim shkruan) "Të mos u mbani në të madh kundër meje, po të më vini të dorëzuar (dhe besimtarë)!"
27:31.
Mos u madhështoni para meje dhe ejani të përulur si besimtarë”!
27:31.
Mos u tregoni kryelartë ndaj meje dhe ejani tek unë si të nënshtruar.
27:31.
'ELLA TA'LU 'ALEJJE WE 'TUNI MUSLIMINE
C
27:32.
Ajo tha: "O ju pari, më sugjeroni në këtë çështje timen se unë nuk do të vendos asgjë derisa edhe ju të jepni pëlqim!"
27:32.
Ajo tha: “O paria ime, më këshilloni se ç'duhet të bëj në këtë çështje! Unë nuk do të vendos asgjë pa ju!”
27:32.
Ajo tha: "O krerë, më këshilloni në çështjen time. Unë nuk vendos asnjë çështje derisa të më dëshmoni ju."
27:32.
KALET JA 'EJJUHAL-MELE'U 'EFTUNI FI 'EMRI MA KUNTU KATI'ATEN 'EMREN HETTA TESH/HEDUNI
C
27:33.
Ata (paria) i thanë: "Ne jemi të fuqishëm dhe jemi luftëtarë të rreptë, por puna qëndron te ti, e ti mendo se çka do të na urdhërosh!"
27:33.
Ata thanë: “Ne jemi shumë të fortë dhe luftëtarë të guximshëm, por urdhri të takon ty, andaj mendo mirë se ç'do të urdhërosh!”
27:33.
Thanë: "Ne jemi të fuqishëm dhe kemi forcë të madhe, por çështja është e jotja; shiko, pra, çfarë do të urdhërosh."
27:33.
KALU NEHNU 'ULU KUWETIN WE 'ULU BE'SIN SHEDIDIN WEL-'EMRU 'ILEJKI FANDHURI MADHA TE'MURINE
C
27:34.
Ajo tha: "Kur sunduesit e pushtojnë ndonjë vend, ata e rrënojnë atë e parinë më të zgjedhur të atij vendi e nënshtrojnë. Kështu ata veprojnë!"
27:34.
Ajo tha: “Njëmend, kur mbretërit pushtojnë ndonjë vendbanim, e rrënojnë atë dhe e poshtërojnë parinë e tij. Kështu veprojnë ata.
27:34.
Ajo tha: "Me të vërtetë, kur mbretërit hyjnë në një qytet, ata e shkatërrojnë atë dhe e poshtërojnë popullin e tij më fisnik. Kështu bëjnë ata."
27:34.
KALET 'INNEL-MULUKE 'IDHA DEHALU KARJETEN 'EFSEDUHA WE XHE'ALU 'A'IZZETE 'EHLIHA 'EDHILLETEN WE KEDHELIKE JEF'ALUNE
C
27:35.
Po unë do t'u dërgoj atyre një dhuratë (të madhe), e do të shoh se çka do të na sjellin të dërguarit (me dhuratë).
27:35.
Tani do t'u dërgoj atyre një dhuratë dhe do të shoh me se do të kthehen të deleguarit.”
27:35.
Por unë do t'u dërgoj atyre një dhuratë dhe do të pres të shoh se çfarë do të kthejnë të dërguarit.
27:35.
WE 'INNI MURSILETUN 'ILEJHIM BIHEDIJETIN FENADHIRETUN BIME JERXHI'UL-MURSELUNE