Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 27:23. Në të vërtetë unë gjeta një grua që po i sundonte ata (popullin e Sebe-it) dhe asaj i ishte dhënë çdo send, e ajo kishte një fron të madh.
27:23. Kam parë një grua që sundonte popullin (e atij qyteti). Aja zotëronte çdo gjë dhe kishte një fron madhështor.
27:23. Unë kam gjetur një grua që sundon mbi ta dhe asaj i është dhënë gjithçka, dhe ajo ka një fron madhështor.
27:23. 'INNI WE XHEDTTU EMRE'ETEN TEMLIKUHUM WE 'UTIJET MIN KULLI SHEJ'IN WE LEHA 'ARSHUN 'ADHIMUN
C 27:24. Madje takova atë dhe popullin e saj se adhurojnë diellin e jo All-llahun, po djalli ua kishte hijeshuar atë veprim të tyre dhe i kishte shmangur prej rrugës së drejtë, andaj ata nuk gjejnë udhëzim.
27:24. Kam parë se ajo dhe populli i saj adhuronin Diellin e jo Allahun. Djalli ua paraqiste të bukura sjelljet e tyre, duke i larguar nga rruga e drejtë, prandaj nuk ishin të udhëzuar.
27:24. Unë e gjeta atë dhe popullin e saj duke u përkulur ndaj diellit, në vend që t'i përulen Allahut. Shejtani ua ka zbukuruar veprat e tyre dhe i ka shmangur nga rruga, prandaj ata nuk janë të udhëzuar.
27:24. WE XHEDTUHA WE KAWMEHA JESXHUDUNE LILSHSHEMSI MIN DUNI ELLAHI WE ZEJJENE LEHUMU ESH-SHEJTANU 'A'MALEHUM FESEDDEHUM 'ANI ES-SEBILI FEHUM LA JEHTEDUNE
C 27:25. (i kishte shmangur) Për të mos adhuruar All-llahun që nxjerr në shesh (e di) të fshehtën në qiej e në tokë, dhe që e di atë që fshehni dhe atë që publikoni.
27:25. Ata nuk i përuleshin në sexhde Allahut, i Cili nxjerr gjithçka që është e fshehur në qiej dhe në Tokë dhe di çfarë fshihni ju dhe çfarë tregoni haptazi.
27:25. Që të mos i përulen Allahut, i Cili nxjerr atë që është e fshehur në qiej dhe në tokë dhe që di atë që ju fshihni dhe atë që shpallni.
27:25. 'ELLA JESXHUDU LILLAHIL-LEDHI JUHRIXHUL-HAB'E FI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE JA'LEMU MA TUHFUNE WE MA TU'LINUNE
C 27:26. All-llahu është një, nuk ka zot tjetër pos Tij, Zot i Arshit të madh.
27:26. Allahu është Një, s'ka zot të vërtetë përveç Tij, Zotit të Arshit të madh!”
27:26. Allahu, nuk ka zot tjetër përveç Tij, Zoti i Arshit të Madh."
27:26. ELLAHU LA 'ILAHE 'ILLA HUWE REBBUL-'ARSHIL-'ADHIMI
C 27:27. Ai (Sulejmani) tha: "Do të shohim se a e thua të vërtetën apo je nga gënjeshtarët!"
27:27. Sulejmani tha: “Do të shohim se a thua të vërtetën apo je gënjeshtar.
27:27. (Sulejmani) tha: "Ne do të shohim nëse ke thënë të vërtetën apo je prej gënjeshtarëve."
27:27. KALE SENENDHURU 'ESEDEKTE 'EM KUNTE MINEL-KADHIBINE
C 27:28. Shko me këtë letrën time e hidhjau atyre, largohu (pak) nga ata dhe përgjo se çka bisedojnë!"
27:28. Shko me këtë letër timen e çojua atyre. Pastaj largohu pak nga ata dhe shiko cila do të jetë përgjigjja e tyre!”
27:28. Shko me këtë letër timen dhe hidhe te ta; pastaj largohu prej tyre dhe shiko se çfarë do të përgjigjen.
27:28. EDH/HEB BIKITABI HADHA FE'ELKIH 'ILEJHIM THUMME TEWELLE 'ANHUM FANDHUR MADHA JERXHI'UNE
C 27:29. Ajo (gruaja - Belkisa) tha: "O ju pari, mua më ka arritur një letër madhështore!"
27:29. Mbretëresha (e Shebës) tha: “O paria ime! Mua më ka ardhur një letër fisnike.
27:29. Ajo tha: "O krerë, më është hedhur një letër fisnike."
27:29. KALET JA 'EJJUHAL-MELE'U 'INNI 'ULKIJE 'ILEJJE KITABUN KERIMUN
C 27:30. (e lexova) Kjo është prej Sulejmanit (mandej e hapi, kur qe, në të) "Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!" (Bismil-lahir-Rrahmanir-Rrahim!)
27:30. Ajo është nga Sulejmani dhe është: “Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
27:30. Ajo është nga Sulejmani dhe ajo fillon: Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.
27:30. 'INNEHU MIN SULEJMANE WE 'INNEHU BISMI ELLAHI ER-REHMANI ER-REHIMI
C 27:31. (në vazhdim shkruan) "Të mos u mbani në të madh kundër meje, po të më vini të dorëzuar (dhe besimtarë)!"
27:31. Mos u madhështoni para meje dhe ejani të përulur si besimtarë”!
27:31. Mos u tregoni kryelartë ndaj meje dhe ejani tek unë si të nënshtruar.
27:31. 'ELLA TA'LU 'ALEJJE WE 'TUNI MUSLIMINE
C 27:32. Ajo tha: "O ju pari, më sugjeroni në këtë çështje timen se unë nuk do të vendos asgjë derisa edhe ju të jepni pëlqim!"
27:32. Ajo tha: “O paria ime, më këshilloni se ç'duhet të bëj në këtë çështje! Unë nuk do të vendos asgjë pa ju!”
27:32. Ajo tha: "O krerë, më këshilloni në çështjen time. Unë nuk vendos asnjë çështje derisa të më dëshmoni ju."
27:32. KALET JA 'EJJUHAL-MELE'U 'EFTUNI FI 'EMRI MA KUNTU KATI'ATEN 'EMREN HETTA TESH/HEDUNI
C 27:33. Ata (paria) i thanë: "Ne jemi të fuqishëm dhe jemi luftëtarë të rreptë, por puna qëndron te ti, e ti mendo se çka do të na urdhërosh!"
27:33. Ata thanë: “Ne jemi shumë të fortë dhe luftëtarë të guximshëm, por urdhri të takon ty, andaj mendo mirë se ç'do të urdhërosh!”
27:33. Thanë: "Ne jemi të fuqishëm dhe kemi forcë të madhe, por çështja është e jotja; shiko, pra, çfarë do të urdhërosh."
27:33. KALU NEHNU 'ULU KUWETIN WE 'ULU BE'SIN SHEDIDIN WEL-'EMRU 'ILEJKI FANDHURI MADHA TE'MURINE