U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
27:20.
Dhe vështroi shpendët e tha: "Ç'është që nuk e shoh pupëzën? Jo, ajo nuk qenka këtu!"
27:20.
Ai bëri kontrollin e shpendëve e tha: “Pse nuk e shoh pupëzën këtu, a nuk është e pranishme ajo?
27:20.
Dhe ai shqyrtoi shpendët dhe tha: "Përse nuk e shoh pupëzën? A mos është ajo ndër munguesit?"
27:20.
WE TEFEKKADET-TEJRE FEKALE MA LI LA 'ERAL-HUD/HUDE 'EM KANE MINEL-GA'IBINE
C
27:21.
Unë do ta dënoj atë me një dënim të ashpër ose do ta therë ose ka për të më sjellë ndonjë argument të fortë (si arsyetim).
27:21.
Nëse nuk do të më sjellë arsyetim bindës, do ta dënoj me dënim të rëndë ose do ta ther!”
27:21.
Do ta ndëshkoj atë me një ndëshkim të ashpër ose do ta ther, përveç nëse ajo sjell një arsye të qartë.
27:21.
LE'U'ADHDHIBENNEHU 'ADHABEN SHEDIDAN 'EW LE'EDHBEHENNEHU 'EW LEJE'TIJENI BISULTANIN MUBININ
C
27:22.
Ajo nuk zgjati shumë e tha: "Unë kuptova atë që ti nuk je i njohur dhe të erdha nga Sebei me një lajm të sigurt".
27:22.
Nuk vonoi shumë e ajo erdhi dhe tha: “Kam marrë vesh diçka që ti nuk e ke ditur dhe të kam sjellë lajme të vërteta prej (qytetit të) Shebës.
27:22.
Por ajo nuk vonoi shumë dhe tha: "Unë kam mësuar diçka që ti nuk e di. Unë kam ardhur nga Sebei me një lajm të sigurt."
27:22.
FEMEKETHE GAJRE BA'IDIN FEKALE 'EHETTU BIMA LEM TUHIT BIHI WE XHI'TUKE MIN SEBE'IIN BINEBE'IIN JEKININ
C
27:23.
Në të vërtetë unë gjeta një grua që po i sundonte ata (popullin e Sebe-it) dhe asaj i ishte dhënë çdo send, e ajo kishte një fron të madh.
27:23.
Kam parë një grua që sundonte popullin (e atij qyteti). Aja zotëronte çdo gjë dhe kishte një fron madhështor.
27:23.
Unë kam gjetur një grua që sundon mbi ta dhe asaj i është dhënë gjithçka, dhe ajo ka një fron madhështor.
27:23.
'INNI WE XHEDTTU EMRE'ETEN TEMLIKUHUM WE 'UTIJET MIN KULLI SHEJ'IN WE LEHA 'ARSHUN 'ADHIMUN
C
27:24.
Madje takova atë dhe popullin e saj se adhurojnë diellin e jo All-llahun, po djalli ua kishte hijeshuar atë veprim të tyre dhe i kishte shmangur prej rrugës së drejtë, andaj ata nuk gjejnë udhëzim.
27:24.
Kam parë se ajo dhe populli i saj adhuronin Diellin e jo Allahun. Djalli ua paraqiste të bukura sjelljet e tyre, duke i larguar nga rruga e drejtë, prandaj nuk ishin të udhëzuar.
27:24.
Unë e gjeta atë dhe popullin e saj duke u përkulur ndaj diellit, në vend që t'i përulen Allahut. Shejtani ua ka zbukuruar veprat e tyre dhe i ka shmangur nga rruga, prandaj ata nuk janë të udhëzuar.
27:24.
WE XHEDTUHA WE KAWMEHA JESXHUDUNE LILSHSHEMSI MIN DUNI ELLAHI WE ZEJJENE LEHUMU ESH-SHEJTANU 'A'MALEHUM FESEDDEHUM 'ANI ES-SEBILI FEHUM LA JEHTEDUNE
C
27:25.
(i kishte shmangur) Për të mos adhuruar All-llahun që nxjerr në shesh (e di) të fshehtën në qiej e në tokë, dhe që e di atë që fshehni dhe atë që publikoni.
27:25.
Ata nuk i përuleshin në sexhde Allahut, i Cili nxjerr gjithçka që është e fshehur në qiej dhe në Tokë dhe di çfarë fshihni ju dhe çfarë tregoni haptazi.
27:25.
Që të mos i përulen Allahut, i Cili nxjerr atë që është e fshehur në qiej dhe në tokë dhe që di atë që ju fshihni dhe atë që shpallni.
27:25.
'ELLA JESXHUDU LILLAHIL-LEDHI JUHRIXHUL-HAB'E FI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE JA'LEMU MA TUHFUNE WE MA TU'LINUNE
C
27:26.
All-llahu është një, nuk ka zot tjetër pos Tij, Zot i Arshit të madh.
27:26.
Allahu është Një, s'ka zot të vërtetë përveç Tij, Zotit të Arshit të madh!”
27:26.
Allahu, nuk ka zot tjetër përveç Tij, Zoti i Arshit të Madh."
27:26.
ELLAHU LA 'ILAHE 'ILLA HUWE REBBUL-'ARSHIL-'ADHIMI
C
27:27.
Ai (Sulejmani) tha: "Do të shohim se a e thua të vërtetën apo je nga gënjeshtarët!"
27:27.
Sulejmani tha: “Do të shohim se a thua të vërtetën apo je gënjeshtar.
27:27.
(Sulejmani) tha: "Ne do të shohim nëse ke thënë të vërtetën apo je prej gënjeshtarëve."
27:27.
KALE SENENDHURU 'ESEDEKTE 'EM KUNTE MINEL-KADHIBINE
C
27:28.
Shko me këtë letrën time e hidhjau atyre, largohu (pak) nga ata dhe përgjo se çka bisedojnë!"
27:28.
Shko me këtë letër timen e çojua atyre. Pastaj largohu pak nga ata dhe shiko cila do të jetë përgjigjja e tyre!”
27:28.
Shko me këtë letër timen dhe hidhe te ta; pastaj largohu prej tyre dhe shiko se çfarë do të përgjigjen.
27:28.
EDH/HEB BIKITABI HADHA FE'ELKIH 'ILEJHIM THUMME TEWELLE 'ANHUM FANDHUR MADHA JERXHI'UNE
C
27:29.
Ajo (gruaja - Belkisa) tha: "O ju pari, mua më ka arritur një letër madhështore!"
27:29.
Mbretëresha (e Shebës) tha: “O paria ime! Mua më ka ardhur një letër fisnike.
27:29.
Ajo tha: "O krerë, më është hedhur një letër fisnike."
27:29.
KALET JA 'EJJUHAL-MELE'U 'INNI 'ULKIJE 'ILEJJE KITABUN KERIMUN
C
27:30.
(e lexova) Kjo është prej Sulejmanit (mandej e hapi, kur qe, në të) "Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!" (Bismil-lahir-Rrahmanir-Rrahim!)
27:30.
Ajo është nga Sulejmani dhe është: “Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
27:30.
Ajo është nga Sulejmani dhe ajo fillon: Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.
27:30.
'INNEHU MIN SULEJMANE WE 'INNEHU BISMI ELLAHI ER-REHMANI ER-REHIMI