Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 27:16. E Sulejmani e trashëgoi Davudin dhe tha: "O njerëz, ne kuptojmë gjuhën e shpendëve e na është dhuruar nga gjithçka, e vërtet ky është shpërblim i qartë".
27:16. Sulejmani e trashëgoi Daudin (në misionin e tij profetik) dhe tha: “O populli im! Neve na është mësuar gjuha e shpendëve dhe na është dhënë gjithçka. Kjo është vërtet dhunti e madhe”
27:16. Dhe Sulejmani trashëgoi nga Davudi dhe tha: "O njerëz, ne na është mësuar gjuha e shpendëve dhe na është dhënë çdo gjë. Me të vërtetë, kjo është mirësia e qartë."
27:16. WE WERITHE SULEJMANU DAWUDE WE KALE JA 'EJJUHA EN-NASU 'ULLIMNA MENTIKAT-TEJRI WE 'UTINA MIN KULLI SHEJ'IN 'INNE HADHA LEHUWEL-FEDLUL-MUBINU
C 27:17. E Sulejmanit i ishte tubuar ushtria e vet që përbëhej nga exhinët, nga njerëzit dhe nga shpendët dhe ata mbanin rendin.
27:17. Para Sulejmanit u tubua ushtria e Tij e përbërë prej xhindeve, njerëzve dhe shpendëve, të gjithë të radhitur në çeta të gatshme.
27:17. Dhe u mblodhën për Sulejmanin ushtritë e tij nga xhindet, njerëzit dhe shpendët, dhe ata ishin rreshtuar.
27:17. WE HUSHIRE LISULEJMANE XHUNUDUHU MINEL-XHINNI WEL-'INSI WET-TEJRI FEHUM JUZA'UNE
C 27:18. Deri atëherë kur arritën mbi luginën e buburrecave, një buburrec tha: "O ju buburreca, hyni në vendet tuaja që të mos u copëtojë Sulejmani dhe ushtria e tij duke mos ju vërejtur".
27:18. Kur arritën në Luginën e Milingonave, një milingonë tha: “O milingona, hyni në banesat tuaja, që të mos ju shkelë Sulejmani dhe ushtria e tij, duke mos ju parë”!
27:18. Derisa arritën në luginën e milingonave, një milingonë tha: "O milingona, hyni në strehët tuaja që të mos ju shtypë Sulejmani dhe ushtritë e tij, ndërsa ata nuk e vënë re."
27:18. HETTA 'IDHA 'ETEW 'ALA WADI EN-NEMLI KALET NEMLETUN JA 'EJJUHA EN-NEMLU EDHULU MESAKINEKUM LA JEHTIMENNEKUM SULEJMANU WE XHUNUDUHU WE HUM LA JESH'URUNE
C 27:19. E ai (Sulejmani) buzëqeshi i gëzuar prej fjalës së tij dhe tha: "Zoti im, më mundëso që t'i falënderoj të mirat Tuaja që m'i dhurove mua dhe prindërve të mi dhe që të bëj vepra të mira që Ti i pëlqen, e me mëshirën Tënde më fut në mesin e robërve Tuaj të mirë!"
27:19. Ai vuri buzën në gaz, duke qeshur me fjalët e saj dhe tha: “O Zoti im, më frymëzo që të jem mirënjohës për mirësitë që Ti më ke dhënë mua dhe prindërve të mi, dhe që të bëj vepra të mira, me të cilat Ti do të jesh i kënaqur. Më prano, me mëshirën Tënde, në gjirin e robërve të Tu të devotshëm!”
27:19. Ai buzëqeshi duke qeshur nga fjalët e saj dhe tha: "O Zoti im, më frymëzo që të falënderoj për mirësitë që më ke dhënë mua dhe prindërve të mi dhe që të bëj vepra të mira që Të kënaqin Ty, dhe më fut me mëshirën Tënde ndër robërit e Tu të drejtë."
27:19. FETEBESSEME DAHIKEN MIN KAWLIHA WE KALE RABBI 'EWZI'NI 'EN 'ESHKURE NI'METEKEL-LETI 'EN'AMTE 'ALEJJE WE 'ALA WE E-DEJJE WE 'EN 'A'MELE SALIHAN TERDAHU WE 'EDHILNI BIREHMETIKE FI 'IBADIKE ES-SALIHINE
C 27:20. Dhe vështroi shpendët e tha: "Ç'është që nuk e shoh pupëzën? Jo, ajo nuk qenka këtu!"
27:20. Ai bëri kontrollin e shpendëve e tha: “Pse nuk e shoh pupëzën këtu, a nuk është e pranishme ajo?
27:20. Dhe ai shqyrtoi shpendët dhe tha: "Përse nuk e shoh pupëzën? A mos është ajo ndër munguesit?"
27:20. WE TEFEKKADET-TEJRE FEKALE MA LI LA 'ERAL-HUD/HUDE 'EM KANE MINEL-GA'IBINE
C 27:21. Unë do ta dënoj atë me një dënim të ashpër ose do ta therë ose ka për të më sjellë ndonjë argument të fortë (si arsyetim).
27:21. Nëse nuk do të më sjellë arsyetim bindës, do ta dënoj me dënim të rëndë ose do ta ther!”
27:21. Do ta ndëshkoj atë me një ndëshkim të ashpër ose do ta ther, përveç nëse ajo sjell një arsye të qartë.
27:21. LE'U'ADHDHIBENNEHU 'ADHABEN SHEDIDAN 'EW LE'EDHBEHENNEHU 'EW LEJE'TIJENI BISULTANIN MUBININ
C 27:22. Ajo nuk zgjati shumë e tha: "Unë kuptova atë që ti nuk je i njohur dhe të erdha nga Sebei me një lajm të sigurt".
27:22. Nuk vonoi shumë e ajo erdhi dhe tha: “Kam marrë vesh diçka që ti nuk e ke ditur dhe të kam sjellë lajme të vërteta prej (qytetit të) Shebës.
27:22. Por ajo nuk vonoi shumë dhe tha: "Unë kam mësuar diçka që ti nuk e di. Unë kam ardhur nga Sebei me një lajm të sigurt."
27:22. FEMEKETHE GAJRE BA'IDIN FEKALE 'EHETTU BIMA LEM TUHIT BIHI WE XHI'TUKE MIN SEBE'IIN BINEBE'IIN JEKININ
C 27:23. Në të vërtetë unë gjeta një grua që po i sundonte ata (popullin e Sebe-it) dhe asaj i ishte dhënë çdo send, e ajo kishte një fron të madh.
27:23. Kam parë një grua që sundonte popullin (e atij qyteti). Aja zotëronte çdo gjë dhe kishte një fron madhështor.
27:23. Unë kam gjetur një grua që sundon mbi ta dhe asaj i është dhënë gjithçka, dhe ajo ka një fron madhështor.
27:23. 'INNI WE XHEDTTU EMRE'ETEN TEMLIKUHUM WE 'UTIJET MIN KULLI SHEJ'IN WE LEHA 'ARSHUN 'ADHIMUN
C 27:24. Madje takova atë dhe popullin e saj se adhurojnë diellin e jo All-llahun, po djalli ua kishte hijeshuar atë veprim të tyre dhe i kishte shmangur prej rrugës së drejtë, andaj ata nuk gjejnë udhëzim.
27:24. Kam parë se ajo dhe populli i saj adhuronin Diellin e jo Allahun. Djalli ua paraqiste të bukura sjelljet e tyre, duke i larguar nga rruga e drejtë, prandaj nuk ishin të udhëzuar.
27:24. Unë e gjeta atë dhe popullin e saj duke u përkulur ndaj diellit, në vend që t'i përulen Allahut. Shejtani ua ka zbukuruar veprat e tyre dhe i ka shmangur nga rruga, prandaj ata nuk janë të udhëzuar.
27:24. WE XHEDTUHA WE KAWMEHA JESXHUDUNE LILSHSHEMSI MIN DUNI ELLAHI WE ZEJJENE LEHUMU ESH-SHEJTANU 'A'MALEHUM FESEDDEHUM 'ANI ES-SEBILI FEHUM LA JEHTEDUNE
C 27:25. (i kishte shmangur) Për të mos adhuruar All-llahun që nxjerr në shesh (e di) të fshehtën në qiej e në tokë, dhe që e di atë që fshehni dhe atë që publikoni.
27:25. Ata nuk i përuleshin në sexhde Allahut, i Cili nxjerr gjithçka që është e fshehur në qiej dhe në Tokë dhe di çfarë fshihni ju dhe çfarë tregoni haptazi.
27:25. Që të mos i përulen Allahut, i Cili nxjerr atë që është e fshehur në qiej dhe në tokë dhe që di atë që ju fshihni dhe atë që shpallni.
27:25. 'ELLA JESXHUDU LILLAHIL-LEDHI JUHRIXHUL-HAB'E FI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE JA'LEMU MA TUHFUNE WE MA TU'LINUNE
C 27:26. All-llahu është një, nuk ka zot tjetër pos Tij, Zot i Arshit të madh.
27:26. Allahu është Një, s'ka zot të vërtetë përveç Tij, Zotit të Arshit të madh!”
27:26. Allahu, nuk ka zot tjetër përveç Tij, Zoti i Arshit të Madh."
27:26. ELLAHU LA 'ILAHE 'ILLA HUWE REBBUL-'ARSHIL-'ADHIMI