U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
27:13.
E kur u erdhën argumentet Tona të qarta, ata thanë: "Kjo pa dyshim është magji!"
27:13.
Por kur u erdhën atyre shenjat Tona të dukshme, ata thanë: “Kjo është magji e qartë”!
27:13.
Por, kur atyre u erdhën shenjat Tona të dukshme, ata thanë: "Kjo është magji e qartë."
27:13.
FELEMMA XHA'ET/HUM 'AJATUNA MUBSIRETEN KALU HADHA SIHRUN MUBINUN
C
27:14.
Dhe, edhe pse bindshëm të besueshëm në to (se ishin nga Zoti), i mohuan në mënyrë të padrejtë e me mendjemadhësi, pra shikoje se çfarë ishte fundi i shkatërrimtarëve.
27:14.
Kështu, ata i mohuan ato padrejtësisht dhe me mendje madhësi, edhe pse shpirti i tyre i besonte për të vërteta. Pa shiko, cili ka qenë fundi i shkatërrimtarëve!
27:14.
Dhe ata i mohuan ato, megjithëse shpirtrat e tyre ishin të bindur për to, për shkak të padrejtësisë dhe arrogancës. Shiko, pra, si ishte fundi i keqbërësve.
27:14.
WE XHEHEDU BIHA WE ESTEJKANET/HA 'ENFUSUHUM DHULMEN WE 'ULUWAN FANDHUR KEJFE KANE 'AKIBETUL-MUFSIDINE
C
27:15.
Ne i patëm dhënë Davudit dhe Sulejmanit dituri, e ata të dy thanë: "I falënderohemi vetëm All-llahut që na dalloi (me të mira) mbi shumë robër të Tij besimtarë".
27:15.
Ne i dhamë Daudit dhe Sulejmanit dituri dhe ata thanë: “Qoftë lavdëruar Allahu që na ka ngritur mbi shumicën e robërve të Tij besimtarë!
27:15.
Dhe, me të vërtetë, Ne i dhamë Davudit dhe Sulejmanit dijeni, dhe ata thanë: "Falënderimi i takon Allahut, i Cili na dalloi mbi shumë nga robërit e Tij besimtarë."
27:15.
WE LEKAD 'ATEJNA DAWUDE WE SULEJMANE 'ILMEN WE KALAL-HEMDU LILLAHIL-LEDHI FEDDELENA 'ALA KETHIRIN MIN 'IBADIHIL-MU'UMININE
C
27:16.
E Sulejmani e trashëgoi Davudin dhe tha: "O njerëz, ne kuptojmë gjuhën e shpendëve e na është dhuruar nga gjithçka, e vërtet ky është shpërblim i qartë".
27:16.
Sulejmani e trashëgoi Daudin (në misionin e tij profetik) dhe tha: “O populli im! Neve na është mësuar gjuha e shpendëve dhe na është dhënë gjithçka. Kjo është vërtet dhunti e madhe”
27:16.
Dhe Sulejmani trashëgoi nga Davudi dhe tha: "O njerëz, ne na është mësuar gjuha e shpendëve dhe na është dhënë çdo gjë. Me të vërtetë, kjo është mirësia e qartë."
27:16.
WE WERITHE SULEJMANU DAWUDE WE KALE JA 'EJJUHA EN-NASU 'ULLIMNA MENTIKAT-TEJRI WE 'UTINA MIN KULLI SHEJ'IN 'INNE HADHA LEHUWEL-FEDLUL-MUBINU
C
27:17.
E Sulejmanit i ishte tubuar ushtria e vet që përbëhej nga exhinët, nga njerëzit dhe nga shpendët dhe ata mbanin rendin.
27:17.
Para Sulejmanit u tubua ushtria e Tij e përbërë prej xhindeve, njerëzve dhe shpendëve, të gjithë të radhitur në çeta të gatshme.
27:17.
Dhe u mblodhën për Sulejmanin ushtritë e tij nga xhindet, njerëzit dhe shpendët, dhe ata ishin rreshtuar.
27:17.
WE HUSHIRE LISULEJMANE XHUNUDUHU MINEL-XHINNI WEL-'INSI WET-TEJRI FEHUM JUZA'UNE
C
27:18.
Deri atëherë kur arritën mbi luginën e buburrecave, një buburrec tha: "O ju buburreca, hyni në vendet tuaja që të mos u copëtojë Sulejmani dhe ushtria e tij duke mos ju vërejtur".
27:18.
Kur arritën në Luginën e Milingonave, një milingonë tha: “O milingona, hyni në banesat tuaja, që të mos ju shkelë Sulejmani dhe ushtria e tij, duke mos ju parë”!
27:18.
Derisa arritën në luginën e milingonave, një milingonë tha: "O milingona, hyni në strehët tuaja që të mos ju shtypë Sulejmani dhe ushtritë e tij, ndërsa ata nuk e vënë re."
27:18.
HETTA 'IDHA 'ETEW 'ALA WADI EN-NEMLI KALET NEMLETUN JA 'EJJUHA EN-NEMLU EDHULU MESAKINEKUM LA JEHTIMENNEKUM SULEJMANU WE XHUNUDUHU WE HUM LA JESH'URUNE
C
27:19.
E ai (Sulejmani) buzëqeshi i gëzuar prej fjalës së tij dhe tha: "Zoti im, më mundëso që t'i falënderoj të mirat Tuaja që m'i dhurove mua dhe prindërve të mi dhe që të bëj vepra të mira që Ti i pëlqen, e me mëshirën Tënde më fut në mesin e robërve Tuaj të mirë!"
27:19.
Ai vuri buzën në gaz, duke qeshur me fjalët e saj dhe tha: “O Zoti im, më frymëzo që të jem mirënjohës për mirësitë që Ti më ke dhënë mua dhe prindërve të mi, dhe që të bëj vepra të mira, me të cilat Ti do të jesh i kënaqur. Më prano, me mëshirën Tënde, në gjirin e robërve të Tu të devotshëm!”
27:19.
Ai buzëqeshi duke qeshur nga fjalët e saj dhe tha: "O Zoti im, më frymëzo që të falënderoj për mirësitë që më ke dhënë mua dhe prindërve të mi dhe që të bëj vepra të mira që Të kënaqin Ty, dhe më fut me mëshirën Tënde ndër robërit e Tu të drejtë."
27:19.
FETEBESSEME DAHIKEN MIN KAWLIHA WE KALE RABBI 'EWZI'NI 'EN 'ESHKURE NI'METEKEL-LETI 'EN'AMTE 'ALEJJE WE 'ALA WE E-DEJJE WE 'EN 'A'MELE SALIHAN TERDAHU WE 'EDHILNI BIREHMETIKE FI 'IBADIKE ES-SALIHINE
C
27:20.
Dhe vështroi shpendët e tha: "Ç'është që nuk e shoh pupëzën? Jo, ajo nuk qenka këtu!"
27:20.
Ai bëri kontrollin e shpendëve e tha: “Pse nuk e shoh pupëzën këtu, a nuk është e pranishme ajo?
27:20.
Dhe ai shqyrtoi shpendët dhe tha: "Përse nuk e shoh pupëzën? A mos është ajo ndër munguesit?"
27:20.
WE TEFEKKADET-TEJRE FEKALE MA LI LA 'ERAL-HUD/HUDE 'EM KANE MINEL-GA'IBINE
C
27:21.
Unë do ta dënoj atë me një dënim të ashpër ose do ta therë ose ka për të më sjellë ndonjë argument të fortë (si arsyetim).
27:21.
Nëse nuk do të më sjellë arsyetim bindës, do ta dënoj me dënim të rëndë ose do ta ther!”
27:21.
Do ta ndëshkoj atë me një ndëshkim të ashpër ose do ta ther, përveç nëse ajo sjell një arsye të qartë.
27:21.
LE'U'ADHDHIBENNEHU 'ADHABEN SHEDIDAN 'EW LE'EDHBEHENNEHU 'EW LEJE'TIJENI BISULTANIN MUBININ
C
27:22.
Ajo nuk zgjati shumë e tha: "Unë kuptova atë që ti nuk je i njohur dhe të erdha nga Sebei me një lajm të sigurt".
27:22.
Nuk vonoi shumë e ajo erdhi dhe tha: “Kam marrë vesh diçka që ti nuk e ke ditur dhe të kam sjellë lajme të vërteta prej (qytetit të) Shebës.
27:22.
Por ajo nuk vonoi shumë dhe tha: "Unë kam mësuar diçka që ti nuk e di. Unë kam ardhur nga Sebei me një lajm të sigurt."
27:22.
FEMEKETHE GAJRE BA'IDIN FEKALE 'EHETTU BIMA LEM TUHIT BIHI WE XHI'TUKE MIN SEBE'IIN BINEBE'IIN JEKININ
C
27:23.
Në të vërtetë unë gjeta një grua që po i sundonte ata (popullin e Sebe-it) dhe asaj i ishte dhënë çdo send, e ajo kishte një fron të madh.
27:23.
Kam parë një grua që sundonte popullin (e atij qyteti). Aja zotëronte çdo gjë dhe kishte një fron madhështor.
27:23.
Unë kam gjetur një grua që sundon mbi ta dhe asaj i është dhënë gjithçka, dhe ajo ka një fron madhështor.
27:23.
'INNI WE XHEDTTU EMRE'ETEN TEMLIKUHUM WE 'UTIJET MIN KULLI SHEJ'IN WE LEHA 'ARSHUN 'ADHIMUN