Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 27:32. Ajo tha: "O ju pari, më sugjeroni në këtë çështje timen se unë nuk do të vendos asgjë derisa edhe ju të jepni pëlqim!"
27:32. Ajo tha: “O paria ime, më këshilloni se ç'duhet të bëj në këtë çështje! Unë nuk do të vendos asgjë pa ju!”
27:32. Ajo tha: "O krerë, më këshilloni në çështjen time. Unë nuk vendos asnjë çështje derisa të më dëshmoni ju."
27:32. KALET JA 'EJJUHAL-MELE'U 'EFTUNI FI 'EMRI MA KUNTU KATI'ATEN 'EMREN HETTA TESH/HEDUNI
C 27:33. Ata (paria) i thanë: "Ne jemi të fuqishëm dhe jemi luftëtarë të rreptë, por puna qëndron te ti, e ti mendo se çka do të na urdhërosh!"
27:33. Ata thanë: “Ne jemi shumë të fortë dhe luftëtarë të guximshëm, por urdhri të takon ty, andaj mendo mirë se ç'do të urdhërosh!”
27:33. Thanë: "Ne jemi të fuqishëm dhe kemi forcë të madhe, por çështja është e jotja; shiko, pra, çfarë do të urdhërosh."
27:33. KALU NEHNU 'ULU KUWETIN WE 'ULU BE'SIN SHEDIDIN WEL-'EMRU 'ILEJKI FANDHURI MADHA TE'MURINE
C 27:34. Ajo tha: "Kur sunduesit e pushtojnë ndonjë vend, ata e rrënojnë atë e parinë më të zgjedhur të atij vendi e nënshtrojnë. Kështu ata veprojnë!"
27:34. Ajo tha: “Njëmend, kur mbretërit pushtojnë ndonjë vendbanim, e rrënojnë atë dhe e poshtërojnë parinë e tij. Kështu veprojnë ata.
27:34. Ajo tha: "Me të vërtetë, kur mbretërit hyjnë në një qytet, ata e shkatërrojnë atë dhe e poshtërojnë popullin e tij më fisnik. Kështu bëjnë ata."
27:34. KALET 'INNEL-MULUKE 'IDHA DEHALU KARJETEN 'EFSEDUHA WE XHE'ALU 'A'IZZETE 'EHLIHA 'EDHILLETEN WE KEDHELIKE JEF'ALUNE
C 27:35. Po unë do t'u dërgoj atyre një dhuratë (të madhe), e do të shoh se çka do të na sjellin të dërguarit (me dhuratë).
27:35. Tani do t'u dërgoj atyre një dhuratë dhe do të shoh me se do të kthehen të deleguarit.”
27:35. Por unë do t'u dërgoj atyre një dhuratë dhe do të pres të shoh se çfarë do të kthejnë të dërguarit.
27:35. WE 'INNI MURSILETUN 'ILEJHIM BIHEDIJETIN FENADHIRETUN BIME JERXHI'UL-MURSELUNE
C 27:36. E kur i erdhi ajo Sulejmanit, ai tha: "A me pasuri më ndihmoni mua? E atë që All-llahu ma ka dhënë mua është shumë më e dobishme nga ajo që u ka dhënë juve! Por ju krenoheni me dhuratat tuaja!"
27:36. Kur erdhën (të deleguarit), Sulejmani tha: “A mos doni të më ndihmoni me pasuri?! Ajo që më ka dhënë Allahu, është më e mirë nga ajo që ju ka dhënë juve. Por ju gëzoheni me dhuratën tuaj.
27:36. Kur ai (i dërguari) erdhi te Sulejmani, ai tha: "A po më ndihmoni me pasuri? Ajo që Allahu më ka dhënë mua është më e mirë se ajo që ju ka dhënë juve, por ju jeni ata që gëzoheni me dhuratat tuaja."
27:36. FELEMMA XHA'E SULEJMANE KALE 'ETUMIDDUNENI BIMALIN FEMA 'ATANIJEL-LAHU HAJRUN MIMMA 'ATAKUM BEL 'ENTUM BIHEDIJETIKUM TEFREHUNE
C 27:37. Kthehu te ata (i tha kryesuesit të të deleguarve), se për Zotin ne do t'u vijmë atyre me një ushtri, të cilës ata nuk do të mund t'i bëjnë ballë dhe do t'i dëbojmë prej aty të nënshtruar e të poshtëruar!
27:37. Kthehuni tek ata! Ne do të sjellim ushtri, të cilën nuk do të mund ta përballojnë ata dhe, me siguri, do t'i dëbojmë ata prej Shebës të poshtëruar dhe të përulur”.
27:37. Shko prapa tek ata. Ne do të vijmë kundër tyre me ushtri që ata nuk mund ta përballojnë, dhe do t'i dëbojmë ata prej andej të poshtëruar dhe të përulur.
27:37. ERXHI' 'ILEJHIM FELENE'TIJENNEHUM BIXHUNUDIN LA KIBELE LEHUM BIHA WE LENUHRIXHENNEHUM MINHA 'EDHILLETEN WE HUM SAGIRUNE
C 27:38. Ai (Sulejmani) tha: "O ju pari, cili prej jush do t'ma më sjell fronin e saj, para se të vijnë ata të dorëzuar?"
27:38. Pastaj ai tha: “O parësi, kush prej jush do të më sjellë fronin e saj, para se ata të vijnë të dorëzuar?”
27:38. (Sulejmani) tha: "O ju krerë, cili prej jush do të ma sjellë fronin e saj para se të vijnë ata tek unë të nënshtruar?"
27:38. KALE JA 'EJJUHAL-MELE'U 'EJJUKUM JE'TINI BI'ARSHIHA KABLE 'EN JE'TUNI MUSLIMINE
C 27:39. Njëri prej xhinëve të vrazhdë (Ifriti) tha: "Unë do ta sjell atë ty para se të ngrihesh nga vendi yt, unë për të kam fuqi dhe jam i sigurt!"
27:39. Njëri nga xhindet - Ifriti, tha: “Unë do të ta sjell ty para se të ngrihesh prej vendit; unë për këtë jam i fuqishëm dhe i sigurt”.
27:39. Në një xhind i fuqishëm tha: "Unë do ta sjell atë ty para se të ngrihesh nga vendi yt; dhe me të vërtetë, unë kam forcë për ta bërë këtë dhe jam i besueshëm."
27:39. KALE 'IFRJTUN MINEL-XHINNI 'ENA 'ATIKE BIHI KABLE 'EN TEKUME MIN MEKAMIKE WE 'INNI 'ALEJHI LEKAWIJUN 'EMINUN
C 27:40. E ai i cili kishte dituri nga libri tha: "Unë ta sjell atë ty sa çel e mshel sytë (këtij i tha sille)!" E kur e pa atë (fron) të vendosur pranë tij, (Sulejmani) tha: "Kjo është dhuntia e Zotit tim që të më sprovojë mua se a do ta falënderoj, apo mos do ta përbuz. E kush falënderon, ai falënderon për të mirën e vet, e kush përbuz, Zoti im (s'ka nevojë), është i pa nevojë e bujar!"
27:40. Po ai që ishte i pajisur me dijen e Librit, tha: “Unë do të ta sjell ty sa çel e mbyll sytë”. Kur (Sulejmani) e pa të vendosur para tij, tha: “Kjo është nga dhuntitë e Zotit tim, për të më provuar a jam mirënjohës apo mohues. Kush falënderon, e bën për të mirën e vet e, kush mohon, (ta dijë se) Zoti im është i Vetëmjaftueshëm dhe Dhurues.
27:40. Një tjetër, i cili kishte dijeni nga Libri, tha: "Unë do ta sjell atë ty para se të mbyllësh qepallën." Dhe kur (Sulejmani) e pa atë të vendosur para tij, tha: "Kjo është nga mirësia e Zotit tim për të më provuar mua nëse unë jam mirënjohës apo mosmirënjohës. Kush është mirënjohës, është mirënjohës vetëm për të mirën e vet; dhe kush është mosmirënjohës, atëherë Zoti im është i Vetëmjaftueshmi, Bujariploti."
27:40. KALEL-LEDHI 'INDEHU 'ILMUN MINEL-KITABI 'ENA 'ATIKE BIHI KABLE 'EN JERTEDDE 'ILEJKE TERFUKE FELEMMA RE'AHU MUSTEKIRREN 'INDEHU KALE HADHA MIN FEDLI RABBI LIJEBLUWENI 'E'ESHKURU 'EM 'EKFURU WE MEN SHEKERE FE'INNEMA JESHKURU LINEFSIHI WE MEN KEFERE FE'INNE RABBI GANIJUN KERIMUN
C 27:41. Ai (Sulejmani) tha: "Ndryshonia asaj fronin që ta provojmë se a po e njeh apo është nga ata që nuk dinë ta njohin!"
27:41. Ndryshojeni edhe fronin e saj! Do të shohim se a do ta vërë re këtë apo jo.”
27:41. Ai tha: "Ndryshoni fronin e saj; le të shohim nëse ajo do ta njohë apo do të jetë ndër ata që nuk e njohin."
27:41. KALE NEKKIRU LEHA 'ARSHEHA NENDHUR 'ETEHTEDI 'EM TEKUNU MINEL-LEDHINE LA JEHTEDUNE
C 27:42. E kur erdhi ajo, iu tha: "A është i këtillë froni yt?" Ajo tha: "Si të ishte vetë ai?!" (Sulejmani tha:) "Neve na është dhënë dituria përpara saj dhe ne ishim besimtarë para saj".
27:42. Kur erdhi ajo, i thanë: “I tillë është froni yt?” Ajo u përgjigj: “Duket sikur të ishte ai”. Sulejmani tha: “Para saj na është dhënë dituria dhe para saj i jemi nënshtruar Allahut”.
27:42. Kur ajo erdhi, asaj iu tha: "A është ky froni yt?" Ajo tha: "Duket sikur është ai." Sulejmani tha: "Neve na është dhënë dijeni para saj, dhe ne ishim të nënshtruar."
27:42. FELEMMA XHA'ET KILE 'EHEKEDHA 'ARSHUKI KALET KE'ENNEHU HUWE WE 'UTINAL-'ILME MIN KABLIHA WE KUNNA MUSLIMINE