Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 26:98. Kur juve (idhuj) u kemi barazuar me Zotin e botëve.
26:98. kur ju kemi barazuar me Zotin e botëve.
26:98. Kur ju bëmë të barabartë me Zotin e botëve.
26:98. 'IDH NUSEWWIKUM BIREBBIL-'ALEMINE
C 26:99. Neve nuk na humbi kush tjetër vetëm se kriminelët (prijësit).
26:99. Ishin të ligjtë ata që na mashtruan,
26:99. Dhe nuk na devijuan përveçse mëkatarët.
26:99. WE MA 'EDELLENA 'ILLAL-MUXHRIMUNE
C 26:100. E tash për ne nuk ka ndonjë ndihmës (ndërmjetësues).
26:100. Tashmë ne nuk kemi asnjë ndërmjetësues (tek Allahu)
26:100. Tani ne nuk kemi as ndonjë ndërmjetës,
26:100. FEMA LENA MIN SHAFI'INE
C 26:101. Nuk ka as ndonjë mik të sinqertë.
26:101. e as ndonjë mik të ngushtë!
26:101. Dhe as ndonjë mik të ngushtë.
26:101. WE LA SEDIKIN HEMIMIN
C 26:102. E sikur të mund të kthehemi (në Dunja) edhe një herë, do të bëheshim besimtarë.
26:102. Ah, sikur të ktheheshim përsëri (në jetë) e të bëheshim besimtarë!”
26:102. Prandaj, sikur të na kthehej mundësia, ne do të ishim nga ata që besojnë.
26:102. FELEW 'ENNE LENA KERRETEN FENEKUNE MINEL-MU'UMININE
C 26:103. Në këtë (që u përmend) ka argumente të bindshme, po shumica e tyre nuk besuan.
26:103. Sigurisht që në këtë ka shenja treguese, por shumica e njerëzve nuk janë besimtarë.
26:103. Me të vërtetë, në këtë ka një shenjë, por shumica e tyre nuk janë besimtarë.
26:103. 'INNE FI DHALIKE LE'AJETEN WE MA KANE 'EKTHERUHUM MU'UMININE
C 26:104. Është e vërtetë se Zoti yt është i gjithëfuqishëm i mëshirshëm.
26:104. e Zoti yt, me të vërtetë, është i Plotfuqishëm dhe Mëshirëplotë.
26:104. Dhe me të vërtetë, Zoti yt është i Gjithëfuqishmi, i Mëshirshmi.
26:104. WE 'INNE REBBEKE LEHUWEL-'AZIZU ER-REHIMU
C 26:105. Edhe populli i Nuhut gënjeu të dërguarit.
26:105. Populli i Nuhut, i quante gënjeshtarë të dërguarit.
26:105. Populli i Nuhut përgënjeshtroi të dërguarit.
26:105. KEDHDHEBET KAWMU NUHINL-MURSELINE
C 26:106. Kur vëllai i tyre (nga gjaku), Nuhu u tha: "A nuk jeni kah frikësoheni?
26:106. Kujto kur vëllai i tyre - Nuhu, u tha: “Vallë, a nuk i frikësoheni ju Allahut?
26:106. Kur vëllai i tyre Nuhu u tha atyre: "A nuk do të keni frikë?
26:106. 'IDH KALE LEHUM 'EHUHUM NUHUN 'ELA TETTEKUNE
C 26:107. Unë jam për ju pejgamber besnik.
26:107. Në të vërtetë, unë jam një i dërguar i besuar për ju,
26:107. Unë jam për ju një i dërguar i besueshëm.
26:107. 'INNI LEKUM RESULUN 'EMINUN
C 26:108. Kini frikë (dënimit të) All-llahut e më dëgjoni mua.
26:108. andaj, frikësojuni Allahut dhe bindmuni mua!
26:108. Prandaj, kini frikë Allahun dhe bindmuni mua.
26:108. FATTEKU ELLAHE WE 'ETI'UNI