U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
26:99.
Neve nuk na humbi kush tjetër vetëm se kriminelët (prijësit).
26:99.
Ishin të ligjtë ata që na mashtruan,
26:99.
Dhe nuk na devijuan përveçse mëkatarët.
26:99.
WE MA 'EDELLENA 'ILLAL-MUXHRIMUNE
C
26:100.
E tash për ne nuk ka ndonjë ndihmës (ndërmjetësues).
26:100.
Tashmë ne nuk kemi asnjë ndërmjetësues (tek Allahu)
26:100.
Tani ne nuk kemi as ndonjë ndërmjetës,
26:100.
FEMA LENA MIN SHAFI'INE
C
26:101.
Nuk ka as ndonjë mik të sinqertë.
26:101.
e as ndonjë mik të ngushtë!
26:101.
Dhe as ndonjë mik të ngushtë.
26:101.
WE LA SEDIKIN HEMIMIN
C
26:102.
E sikur të mund të kthehemi (në Dunja) edhe një herë, do të bëheshim besimtarë.
26:102.
Ah, sikur të ktheheshim përsëri (në jetë) e të bëheshim besimtarë!”
26:102.
Prandaj, sikur të na kthehej mundësia, ne do të ishim nga ata që besojnë.
26:102.
FELEW 'ENNE LENA KERRETEN FENEKUNE MINEL-MU'UMININE
C
26:103.
Në këtë (që u përmend) ka argumente të bindshme, po shumica e tyre nuk besuan.
26:103.
Sigurisht që në këtë ka shenja treguese, por shumica e njerëzve nuk janë besimtarë.
26:103.
Me të vërtetë, në këtë ka një shenjë, por shumica e tyre nuk janë besimtarë.
26:103.
'INNE FI DHALIKE LE'AJETEN WE MA KANE 'EKTHERUHUM MU'UMININE
C
26:104.
Është e vërtetë se Zoti yt është i gjithëfuqishëm i mëshirshëm.
26:104.
e Zoti yt, me të vërtetë, është i Plotfuqishëm dhe Mëshirëplotë.
26:104.
Dhe me të vërtetë, Zoti yt është i Gjithëfuqishmi, i Mëshirshmi.
26:104.
WE 'INNE REBBEKE LEHUWEL-'AZIZU ER-REHIMU
C
26:105.
Edhe populli i Nuhut gënjeu të dërguarit.
26:105.
Populli i Nuhut, i quante gënjeshtarë të dërguarit.
26:105.
Populli i Nuhut përgënjeshtroi të dërguarit.
26:105.
KEDHDHEBET KAWMU NUHINL-MURSELINE
C
26:106.
Kur vëllai i tyre (nga gjaku), Nuhu u tha: "A nuk jeni kah frikësoheni?
26:106.
Kujto kur vëllai i tyre - Nuhu, u tha: “Vallë, a nuk i frikësoheni ju Allahut?
26:106.
Kur vëllai i tyre Nuhu u tha atyre: "A nuk do të keni frikë?
26:106.
'IDH KALE LEHUM 'EHUHUM NUHUN 'ELA TETTEKUNE
C
26:107.
Unë jam për ju pejgamber besnik.
26:107.
Në të vërtetë, unë jam një i dërguar i besuar për ju,
26:107.
Unë jam për ju një i dërguar i besueshëm.
26:107.
'INNI LEKUM RESULUN 'EMINUN
C
26:108.
Kini frikë (dënimit të) All-llahut e më dëgjoni mua.
26:108.
andaj, frikësojuni Allahut dhe bindmuni mua!
26:108.
Prandaj, kini frikë Allahun dhe bindmuni mua.
26:108.
FATTEKU ELLAHE WE 'ETI'UNI
C
26:109.
Unë për këtë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim, shpërblimi për mua është vetëm prej Zotit të botëve.
26:109.
Për këtë, unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi; mua do të më shpërblejë vetëm Zoti i botëve.
26:109.
Dhe unë nuk kërkoj nga ju ndonjë shpërblim për këtë. Shpërblimi im është vetëm nga Zoti i botëve.
26:109.
WE MA 'ES'ELUKUM 'ALEJHI MIN 'EXHRIN 'IN 'EXHRI 'ILLA 'ALA RABBIL-'ALEMINE