Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 26:78. Zoti që më krijoi, Ai më udhëzon mua.
26:78. i Cili më ka krijuar dhe më udhëzon (në rrugë të drejtë);
26:78. Që më krijoi mua, dhe Ai është që më udhëzon.
26:78. EL-LEDHI HALEKANI FEHUWE JEHDINI
C 26:79. Dhe Ai që më ushqen dhe më jep të pijë.
26:79. i Cili më ushqen dhe më jep të pi;
26:79. Dhe Ai është që më jep ushqim dhe pije.
26:79. WEL-LEDHI HUWE JUT'IMUNI WE JESKINI
C 26:80. Dhe kur të sëmurem Ai më shëron,
26:80. i Cili, kur sëmurem, më shëron;
26:80. Dhe kur unë sëmurem, Ai është që më shëron.
26:80. WE 'IDHA MERIDTU FEHUWE JESHFINI
C 26:81. Ai më bën të vdesë e mandej më ngjall,
26:81. i Cili do të bëjë që të vdes e pastaj do të më ringjallë;
26:81. Dhe Ai që do të më bëjë të vdes dhe pastaj do të më ringjallë.
26:81. WEL-LEDHI JUMITUNI THUMME JUHJINI
C 26:82. Ai tek i cili kam shpresë se do t'i m'i falë mëkatet e mia në ditën e gjykimit.
26:82. dhe i Cili, shpresoj se do të m'i falë gabimet e mia në Ditën e Gjykimit!
26:82. Dhe Ai që shpresoj të më falë mëkatet e mia Ditën e Gjykimit."
26:82. WEL-LEDHI 'ETMA'U 'EN JEGFIRE LI HATI'ETI JEWME ED-DINI
C 26:83. Zoti im, më dhuro mua urtësi dhe më bashko me të mirët!
26:83. O Zoti im, më dhuro dituri dhe më radhit me të mirët!
26:83. O Zoti im, më jep gjykim dhe më bashko me të drejtët.
26:83. REBBI HEB LI HUKMEN WE 'ELHIKNI BIS-SALIHINE
C 26:84. Më bën përkujtim të mirë ndër ata që vijnë pas,
26:84. Bëj që të përmendem për të mirë te breznitë e ardhshme
26:84. Dhe bëj që përkujtimi im të mbetet i mirë ndër brezat e mëvonshëm.
26:84. WE EXH'AL LI LISANE SIDKIN FIL-'AHIRINE
C 26:85. Më bën prej trashëguesve të xhennetit të begatshëm,
26:85. dhe më bëj një nga trashëgimtarët e Xhenetit të begatë!
26:85. Dhe më bëj nga trashëgimtarët e kopshtit të kënaqësisë.
26:85. WE EXH'ALNI MIN WERETHETI XHENNETI EN-NA'IMI
C 26:86. Dhe fale babain tim, se ai vërtet ishte nga ata të humburit,
26:86. Fale babanë tim, sepse ai është njëri nga të humburit,
26:86. Dhe më fal babain tim. Me të vërtetë, ai është nga të humburit.
26:86. WE EGFIR LI'EBI 'INNEHU KANE MINE ED-DALLINE
C 26:87. E mos më turpëro në ditën kur do të ringjallen.
26:87. dhe mos më turpëro në Ditën, kur do të ringjallen njerëzit,
26:87. Dhe mos më poshtëro ditën kur ata do të ringjallen,
26:87. WE LA TUHZINI JEWME JUB'ATHUNE
C 26:88. Ditën kur nuk bën dobi as malli, as fëmijët.
26:88. në Ditën, kur askujt nuk do t'i bëjë dobi as pasuria, as fëmijët,
26:88. Dhe ditën kur as pasuria dhe as bijtë nuk do të vlejnë,
26:88. JEWME LA JENFA'U MALUN WE LA BENUNE