U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
26:83.
Zoti im, më dhuro mua urtësi dhe më bashko me të mirët!
26:83.
O Zoti im, më dhuro dituri dhe më radhit me të mirët!
26:83.
O Zoti im, më jep gjykim dhe më bashko me të drejtët.
26:83.
REBBI HEB LI HUKMEN WE 'ELHIKNI BIS-SALIHINE
C
26:84.
Më bën përkujtim të mirë ndër ata që vijnë pas,
26:84.
Bëj që të përmendem për të mirë te breznitë e ardhshme
26:84.
Dhe bëj që përkujtimi im të mbetet i mirë ndër brezat e mëvonshëm.
26:84.
WE EXH'AL LI LISANE SIDKIN FIL-'AHIRINE
C
26:85.
Më bën prej trashëguesve të xhennetit të begatshëm,
26:85.
dhe më bëj një nga trashëgimtarët e Xhenetit të begatë!
26:85.
Dhe më bëj nga trashëgimtarët e kopshtit të kënaqësisë.
26:85.
WE EXH'ALNI MIN WERETHETI XHENNETI EN-NA'IMI
C
26:86.
Dhe fale babain tim, se ai vërtet ishte nga ata të humburit,
26:86.
Fale babanë tim, sepse ai është njëri nga të humburit,
26:86.
Dhe më fal babain tim. Me të vërtetë, ai është nga të humburit.
26:86.
WE EGFIR LI'EBI 'INNEHU KANE MINE ED-DALLINE
C
26:87.
E mos më turpëro në ditën kur do të ringjallen.
26:87.
dhe mos më turpëro në Ditën, kur do të ringjallen njerëzit,
26:87.
Dhe mos më poshtëro ditën kur ata do të ringjallen,
26:87.
WE LA TUHZINI JEWME JUB'ATHUNE
C
26:88.
Ditën kur nuk bën dobi as malli, as fëmijët.
26:88.
në Ditën, kur askujt nuk do t'i bëjë dobi as pasuria, as fëmijët,
26:88.
Dhe ditën kur as pasuria dhe as bijtë nuk do të vlejnë,
26:88.
JEWME LA JENFA'U MALUN WE LA BENUNE
C
26:89.
(bën dobi) Vetëm kush i paraqitet Zotit me zemër të shëndoshë.
26:89.
përveç atij që vjen me zemër të pastër tek Allahu!”
26:89.
Përveç atij që vjen te Allahu me një zemër të pastër.
26:89.
'ILLA MEN 'ETA ELLAHE BIKALBIN SELIMIN
C
26:90.
E xhenneti u afrohet atyre që ishin të devotshëm.
26:90.
Atë ditë Xheneti do t'u afrohet besimtarëve të devotshëm,
26:90.
Dhe Xheneti do të sillet afër për ata që janë të devotshëm.
26:90.
WE 'UZLIFETIL-XHENNETU LILMUTTEKINE
C
26:91.
Ndërsa xhehennemi u dëftohet atyre që ishin të humbur.
26:91.
ndërsa Xhehenemi do t'u tregohet atyre që kishin humbur.
26:91.
Dhe Xhehenemi do të shfaqet për ata që kanë devijuar.
26:91.
WE BURRIZETIL-XHEHIMU LILGAWINE
C
26:92.
Dhe atyre u thuhet: "Ku janë ata që i adhuronit ju",
26:92.
Ata do të pyeten: “Ku janë idhujt që ju i adhuronit
26:92.
Dhe atyre do t'u thuhet: "Ku janë ata që ju i adhuronit
26:92.
WE KILE LEHUM 'EJNE MA KUNTUM TA'BUDUNE
C
26:93.
Pos All-llahut? Ata, a mund t'ju ndihmojnë juve o vetes?
26:93.
në vend të Allahut? A mund t'ju ndihmojnë ata ose, a mund ta ndihmojnë veten?”
26:93.
Përveç Allahut? A mund t'ju ndihmojnë ata juve ose t'i ndihmojnë vetvetes?"
26:93.
MIN DUNI ELLAHI HEL JENSURUNEKUM 'EW JENTESIRUNE