Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 23:50. Edhe të birin e Merjemes dhe nënën e tij i paraqitëm si argumente (mrekulli) dhe i vendosëm që të dy në një rrafshnaltë dhe me ujë rrjedhës.
23:50. Ne e bëmë birin e Merjemes dhe nënën e tij mrekulli për njerëzimin dhe i strehuam rrëzë një kodre të qetë me burime uji.
23:50. Dhe Ne e bëmë birin e Merjemes dhe nënën e tij një shenjë, dhe Ne i vendosëm ata në një vend të lartë, me një vendbanim dhe një burim.
23:50. WE XHE'ALNA EBNE MERJEME WE 'UMMEHU 'AJETEN WE 'AWEJNAHUMA 'ILA REBWETIN DHATI KARARIN WE MA'ININ
C 23:51. (Ne u patëm thënë): "O ju të dërguar, hani atë që është e lejuar dhe e mirë dhe bëni vepra të mira se Unë e di atë që ju veproni.
23:51. O të dërguar! Hani nga të lejuarat dhe bëni vepra të mira! Vërtet, Unë e di mirë çfarë bëni ju!
23:51. O të dërguar, hani nga të mirat dhe bëni vepra të mira. Me të vërtetë, Unë e di atë që bëni.
23:51. JA 'EJJUHA ER-RUSULU KULU MINET-TEJJIBATI WE A'MELU SALIHEN 'INNI BIMA TA'MELUNE 'ALIMUN
C 23:52. Kjo feja juaj është e vetmja fé e Unë jam Zoti juaj, ruajuni dënimit Tim.
23:52. Vërtet, kjo feja juaj është një fe e vetme, ndërsa Unë jam Zoti juaj, andaj frikësohuni prej Meje!
23:52. Dhe me të vërtetë, kjo, kombi juaj, është një komb i vetëm, dhe Unë jam Zoti juaj, prandaj kini frikë prej Meje.
23:52. WE 'INNE HEDHIHI 'UMMETUKUM 'UMMETEN WAHIDETEN WE 'ENA REBBUKUM FE ETTEKUNI
C 23:53. E ata më vonë u ndanë në grupe sipas çështjes së fesë dhe secili grup krenohej me atë që kishte përvetësuar për vete.
23:53. Por ata (popuj ku u çuan të dërguarit) u ndanë në grupe në çështje të fesë së tyre. Çdo grup ishte i kënaqur me atë që kishte,
23:53. Por ata e ndanë çështjen e tyre në grupe. Çdo grup është i kënaqur me atë që ka.
23:53. FETEKATTA'U 'EMREHUM BEJNEHUM ZUBUREN KULLU HIZBIN BIMA LEDEJHIM FERIHUNE
C 23:54. Andaj, ti (Muhammed) lëri ata edhe një kohë në atë mashtrimin e tyre.
23:54. andaj, lëri ata në padijen e tyre për një farë kohe!
23:54. Prandaj, lëri ata në pavëmendjen e tyre deri në një kohë.
23:54. FEDHERHUM FI GAMRETIHIM HETTA HININ
C 23:55. A mos mendojnë ata se me atë që jemi duke u dhënë atyre nga pasuria dhe fëmijët,
23:55. A mos mendojnë ata që Ne, duke u ardhur në ndihmë me pasuri dhe djem,
23:55. A mendojnë ata se me atë që Ne i ndihmojmë ata me pasuri dhe fëmijë,
23:55. 'EJEHSEBUNE 'ENNEMA NUMIDDUHUM BIHI MIN MALIN WE BENINE
C 23:56. nxitojmë t'ua ofrojmë atyre të mirat? Jo, kurrsesi, por ata nuk janë kah e kuptojnë.
23:56. po nxitojmë drejt tyre me të mira?! Kurrsesi, por ata nuk janë të vetëdijshëm (për këtë).
23:56. Ne po i shpejtojmë të mirat për ta? Jo, ata nuk e kuptojnë.
23:56. NUSARI'U LEHUM FIL-HAJRATI BEL LA JESH'URUNE
C 23:57. Vërtet, ata të cilët ndaj madhërisë së Zotit të tyre kanë frikë,
23:57. Me të vërtetë, ata që dridhen nga frika e Zotit të tyre,
23:57. Me të vërtetë, ata që janë të frikësuar nga frika e Zotit të tyre,
23:57. 'INNEL-LEDHINE HUM MIN HASHJETI RABBIHIM MUSHFIKUNE
C 23:58. ata, të cilët u besojnë argumenteve të Zotit të vet,
23:58. që besojnë në shpalljet e Zotit të tyre,
23:58. Dhe ata që besojnë në ajetet e Zotit të tyre,
23:58. WEL-LEDHINE HUM BI'AJATI RABBIHIM JU'UMINUNE
C 23:59. dhe ata, të cilët nuk i përshkruajnë shok Zotit të vet,
23:59. që nuk i shoqërojnë asgjë (në adhurim) Zotit të tyre,
23:59. Dhe ata që nuk i bëjnë shok Zotit të tyre askënd,
23:59. WEL-LEDHINE HUM BIREBBIHIM LA JUSHRIKUNE
C 23:60. dhe,ata të cilët japin (sadaka-zeqatë) nga ajo që u është dhënë, pse dinë se do të kthehen te Zoti i tyre, andaj zemrat e tyre i kanë të frikësuara.
23:60. dhe që, kur japin atë që japin, zemrat e tyre i kanë plot frikë, ngaqë do të kthehen te Zoti i tyre,
23:60. Dhe ata që japin atë që japin, ndërsa zemrat e tyre janë të frikësuara, sepse ata do të kthehen te Zoti i tyre –
23:60. WEL-LEDHINE JU'UTUNE MA 'ATEW WE KULUBUHUM WE XHILETUN 'ENNEHUM 'ILA RABBIHIM RAXHI'UNE