U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
23:47.
Dhe thanë: "Si t'u besojmë dy njerëzve që janë si ne, kur populli i tyre është në shërbimin tonë?"
23:47.
Ata thanë: “Vallë a t'u besojmë dy njerëzve që janë si ne, ndërkohë që populli i tyre na shërben neve?!”
23:47.
Prandaj, ata thanë: "A të besojmë ne dy njerëzve si ne, ndërkohë që populli i tyre na shërben?"
23:47.
FEKALU 'ENU'UMINU LIBESHEREJNI MITHLINA WE KAWMUHUMA LENA 'ABIDUNE
C
23:48.
Kështu, ata i përgënjeshruan që të dy, andaj me të drejtë i shkatërruam.
23:48.
Kështu, ata të dy i shpallën për gënjeshtarë, andaj ishin nga të shkatërruarit.
23:48.
Prandaj, ata i përgënjeshtruan të dy, dhe kështu ata ishin nga të shkatërruarit.
23:48.
FEKEDHDHEBUHUMA FEKANU MINEL-MUHLEKINE
C
23:49.
Ne Musait i dhamë librin (pas shkatërrimit të faraonit) në mënyrë që ata (populli israilit) të gjejnë rrugën e drejtë.
23:49.
Në të vërtetë, Ne i dhamë Librin (Teuratin) Musait, që ata të udhëzohen në rrugë të drejtë.
23:49.
Dhe me të vërtetë, Ne i dhamë Musait Librin, që ata të mund të udhëzoheshin.
23:49.
WE LEKAD 'ATEJNA MUSAL-KITABE LE'ALLEHUM JEHTEDUNE
C
23:50.
Edhe të birin e Merjemes dhe nënën e tij i paraqitëm si argumente (mrekulli) dhe i vendosëm që të dy në një rrafshnaltë dhe me ujë rrjedhës.
23:50.
Ne e bëmë birin e Merjemes dhe nënën e tij mrekulli për njerëzimin dhe i strehuam rrëzë një kodre të qetë me burime uji.
23:50.
Dhe Ne e bëmë birin e Merjemes dhe nënën e tij një shenjë, dhe Ne i vendosëm ata në një vend të lartë, me një vendbanim dhe një burim.
23:50.
WE XHE'ALNA EBNE MERJEME WE 'UMMEHU 'AJETEN WE 'AWEJNAHUMA 'ILA REBWETIN DHATI KARARIN WE MA'ININ
C
23:51.
(Ne u patëm thënë): "O ju të dërguar, hani atë që është e lejuar dhe e mirë dhe bëni vepra të mira se Unë e di atë që ju veproni.
23:51.
O të dërguar! Hani nga të lejuarat dhe bëni vepra të mira! Vërtet, Unë e di mirë çfarë bëni ju!
23:51.
O të dërguar, hani nga të mirat dhe bëni vepra të mira. Me të vërtetë, Unë e di atë që bëni.
23:51.
JA 'EJJUHA ER-RUSULU KULU MINET-TEJJIBATI WE A'MELU SALIHEN 'INNI BIMA TA'MELUNE 'ALIMUN
C
23:52.
Kjo feja juaj është e vetmja fé e Unë jam Zoti juaj, ruajuni dënimit Tim.
23:52.
Vërtet, kjo feja juaj është një fe e vetme, ndërsa Unë jam Zoti juaj, andaj frikësohuni prej Meje!
23:52.
Dhe me të vërtetë, kjo, kombi juaj, është një komb i vetëm, dhe Unë jam Zoti juaj, prandaj kini frikë prej Meje.
23:52.
WE 'INNE HEDHIHI 'UMMETUKUM 'UMMETEN WAHIDETEN WE 'ENA REBBUKUM FE ETTEKUNI
C
23:53.
E ata më vonë u ndanë në grupe sipas çështjes së fesë dhe secili grup krenohej me atë që kishte përvetësuar për vete.
23:53.
Por ata (popuj ku u çuan të dërguarit) u ndanë në grupe në çështje të fesë së tyre. Çdo grup ishte i kënaqur me atë që kishte,
23:53.
Por ata e ndanë çështjen e tyre në grupe. Çdo grup është i kënaqur me atë që ka.
23:53.
FETEKATTA'U 'EMREHUM BEJNEHUM ZUBUREN KULLU HIZBIN BIMA LEDEJHIM FERIHUNE
C
23:54.
Andaj, ti (Muhammed) lëri ata edhe një kohë në atë mashtrimin e tyre.
23:54.
andaj, lëri ata në padijen e tyre për një farë kohe!
23:54.
Prandaj, lëri ata në pavëmendjen e tyre deri në një kohë.
23:54.
FEDHERHUM FI GAMRETIHIM HETTA HININ
C
23:55.
A mos mendojnë ata se me atë që jemi duke u dhënë atyre nga pasuria dhe fëmijët,
23:55.
A mos mendojnë ata që Ne, duke u ardhur në ndihmë me pasuri dhe djem,
23:55.
A mendojnë ata se me atë që Ne i ndihmojmë ata me pasuri dhe fëmijë,
23:55.
'EJEHSEBUNE 'ENNEMA NUMIDDUHUM BIHI MIN MALIN WE BENINE
C
23:56.
nxitojmë t'ua ofrojmë atyre të mirat? Jo, kurrsesi, por ata nuk janë kah e kuptojnë.
23:56.
po nxitojmë drejt tyre me të mira?! Kurrsesi, por ata nuk janë të vetëdijshëm (për këtë).
23:56.
Ne po i shpejtojmë të mirat për ta? Jo, ata nuk e kuptojnë.
23:56.
NUSARI'U LEHUM FIL-HAJRATI BEL LA JESH'URUNE
C
23:57.
Vërtet, ata të cilët ndaj madhërisë së Zotit të tyre kanë frikë,
23:57.
Me të vërtetë, ata që dridhen nga frika e Zotit të tyre,
23:57.
Me të vërtetë, ata që janë të frikësuar nga frika e Zotit të tyre,
23:57.
'INNEL-LEDHINE HUM MIN HASHJETI RABBIHIM MUSHFIKUNE