Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 23:46. te faraoni dhe rrethi i tij, po ata u treguan kryelartë, sepse ishin popull mendjemadh.
23:46. te Faraoni dhe paria e tij, por ata ishin njerëz arrogantë dhe nuk i pranuan.
23:46. Te Faraoni dhe krerët e tij, por ata u sollën me mendjemadhësi dhe ishin një popull arrogant.
23:46. 'ILA FIR'AWNE WE MELE'IHI FASTEKBERU WE KANU KAWMEN 'ALINE
C 23:47. Dhe thanë: "Si t'u besojmë dy njerëzve që janë si ne, kur populli i tyre është në shërbimin tonë?"
23:47. Ata thanë: “Vallë a t'u besojmë dy njerëzve që janë si ne, ndërkohë që populli i tyre na shërben neve?!”
23:47. Prandaj, ata thanë: "A të besojmë ne dy njerëzve si ne, ndërkohë që populli i tyre na shërben?"
23:47. FEKALU 'ENU'UMINU LIBESHEREJNI MITHLINA WE KAWMUHUMA LENA 'ABIDUNE
C 23:48. Kështu, ata i përgënjeshruan që të dy, andaj me të drejtë i shkatërruam.
23:48. Kështu, ata të dy i shpallën për gënjeshtarë, andaj ishin nga të shkatërruarit.
23:48. Prandaj, ata i përgënjeshtruan të dy, dhe kështu ata ishin nga të shkatërruarit.
23:48. FEKEDHDHEBUHUMA FEKANU MINEL-MUHLEKINE
C 23:49. Ne Musait i dhamë librin (pas shkatërrimit të faraonit) në mënyrë që ata (populli israilit) të gjejnë rrugën e drejtë.
23:49. Në të vërtetë, Ne i dhamë Librin (Teuratin) Musait, që ata të udhëzohen në rrugë të drejtë.
23:49. Dhe me të vërtetë, Ne i dhamë Musait Librin, që ata të mund të udhëzoheshin.
23:49. WE LEKAD 'ATEJNA MUSAL-KITABE LE'ALLEHUM JEHTEDUNE
C 23:50. Edhe të birin e Merjemes dhe nënën e tij i paraqitëm si argumente (mrekulli) dhe i vendosëm që të dy në një rrafshnaltë dhe me ujë rrjedhës.
23:50. Ne e bëmë birin e Merjemes dhe nënën e tij mrekulli për njerëzimin dhe i strehuam rrëzë një kodre të qetë me burime uji.
23:50. Dhe Ne e bëmë birin e Merjemes dhe nënën e tij një shenjë, dhe Ne i vendosëm ata në një vend të lartë, me një vendbanim dhe një burim.
23:50. WE XHE'ALNA EBNE MERJEME WE 'UMMEHU 'AJETEN WE 'AWEJNAHUMA 'ILA REBWETIN DHATI KARARIN WE MA'ININ
C 23:51. (Ne u patëm thënë): "O ju të dërguar, hani atë që është e lejuar dhe e mirë dhe bëni vepra të mira se Unë e di atë që ju veproni.
23:51. O të dërguar! Hani nga të lejuarat dhe bëni vepra të mira! Vërtet, Unë e di mirë çfarë bëni ju!
23:51. O të dërguar, hani nga të mirat dhe bëni vepra të mira. Me të vërtetë, Unë e di atë që bëni.
23:51. JA 'EJJUHA ER-RUSULU KULU MINET-TEJJIBATI WE A'MELU SALIHEN 'INNI BIMA TA'MELUNE 'ALIMUN
C 23:52. Kjo feja juaj është e vetmja fé e Unë jam Zoti juaj, ruajuni dënimit Tim.
23:52. Vërtet, kjo feja juaj është një fe e vetme, ndërsa Unë jam Zoti juaj, andaj frikësohuni prej Meje!
23:52. Dhe me të vërtetë, kjo, kombi juaj, është një komb i vetëm, dhe Unë jam Zoti juaj, prandaj kini frikë prej Meje.
23:52. WE 'INNE HEDHIHI 'UMMETUKUM 'UMMETEN WAHIDETEN WE 'ENA REBBUKUM FE ETTEKUNI
C 23:53. E ata më vonë u ndanë në grupe sipas çështjes së fesë dhe secili grup krenohej me atë që kishte përvetësuar për vete.
23:53. Por ata (popuj ku u çuan të dërguarit) u ndanë në grupe në çështje të fesë së tyre. Çdo grup ishte i kënaqur me atë që kishte,
23:53. Por ata e ndanë çështjen e tyre në grupe. Çdo grup është i kënaqur me atë që ka.
23:53. FETEKATTA'U 'EMREHUM BEJNEHUM ZUBUREN KULLU HIZBIN BIMA LEDEJHIM FERIHUNE
C 23:54. Andaj, ti (Muhammed) lëri ata edhe një kohë në atë mashtrimin e tyre.
23:54. andaj, lëri ata në padijen e tyre për një farë kohe!
23:54. Prandaj, lëri ata në pavëmendjen e tyre deri në një kohë.
23:54. FEDHERHUM FI GAMRETIHIM HETTA HININ
C 23:55. A mos mendojnë ata se me atë që jemi duke u dhënë atyre nga pasuria dhe fëmijët,
23:55. A mos mendojnë ata që Ne, duke u ardhur në ndihmë me pasuri dhe djem,
23:55. A mendojnë ata se me atë që Ne i ndihmojmë ata me pasuri dhe fëmijë,
23:55. 'EJEHSEBUNE 'ENNEMA NUMIDDUHUM BIHI MIN MALIN WE BENINE
C 23:56. nxitojmë t'ua ofrojmë atyre të mirat? Jo, kurrsesi, por ata nuk janë kah e kuptojnë.
23:56. po nxitojmë drejt tyre me të mira?! Kurrsesi, por ata nuk janë të vetëdijshëm (për këtë).
23:56. Ne po i shpejtojmë të mirat për ta? Jo, ata nuk e kuptojnë.
23:56. NUSARI'U LEHUM FIL-HAJRATI BEL LA JESH'URUNE