U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
23:54.
Andaj, ti (Muhammed) lëri ata edhe një kohë në atë mashtrimin e tyre.
23:54.
andaj, lëri ata në padijen e tyre për një farë kohe!
23:54.
Prandaj, lëri ata në pavëmendjen e tyre deri në një kohë.
23:54.
FEDHERHUM FI GAMRETIHIM HETTA HININ
C
23:55.
A mos mendojnë ata se me atë që jemi duke u dhënë atyre nga pasuria dhe fëmijët,
23:55.
A mos mendojnë ata që Ne, duke u ardhur në ndihmë me pasuri dhe djem,
23:55.
A mendojnë ata se me atë që Ne i ndihmojmë ata me pasuri dhe fëmijë,
23:55.
'EJEHSEBUNE 'ENNEMA NUMIDDUHUM BIHI MIN MALIN WE BENINE
C
23:56.
nxitojmë t'ua ofrojmë atyre të mirat? Jo, kurrsesi, por ata nuk janë kah e kuptojnë.
23:56.
po nxitojmë drejt tyre me të mira?! Kurrsesi, por ata nuk janë të vetëdijshëm (për këtë).
23:56.
Ne po i shpejtojmë të mirat për ta? Jo, ata nuk e kuptojnë.
23:56.
NUSARI'U LEHUM FIL-HAJRATI BEL LA JESH'URUNE
C
23:57.
Vërtet, ata të cilët ndaj madhërisë së Zotit të tyre kanë frikë,
23:57.
Me të vërtetë, ata që dridhen nga frika e Zotit të tyre,
23:57.
Me të vërtetë, ata që janë të frikësuar nga frika e Zotit të tyre,
23:57.
'INNEL-LEDHINE HUM MIN HASHJETI RABBIHIM MUSHFIKUNE
C
23:58.
ata, të cilët u besojnë argumenteve të Zotit të vet,
23:58.
që besojnë në shpalljet e Zotit të tyre,
23:58.
Dhe ata që besojnë në ajetet e Zotit të tyre,
23:58.
WEL-LEDHINE HUM BI'AJATI RABBIHIM JU'UMINUNE
C
23:59.
dhe ata, të cilët nuk i përshkruajnë shok Zotit të vet,
23:59.
që nuk i shoqërojnë asgjë (në adhurim) Zotit të tyre,
23:59.
Dhe ata që nuk i bëjnë shok Zotit të tyre askënd,
23:59.
WEL-LEDHINE HUM BIREBBIHIM LA JUSHRIKUNE
C
23:60.
dhe,ata të cilët japin (sadaka-zeqatë) nga ajo që u është dhënë, pse dinë se do të kthehen te Zoti i tyre, andaj zemrat e tyre i kanë të frikësuara.
23:60.
dhe që, kur japin atë që japin, zemrat e tyre i kanë plot frikë, ngaqë do të kthehen te Zoti i tyre,
23:60.
Dhe ata që japin atë që japin, ndërsa zemrat e tyre janë të frikësuara, sepse ata do të kthehen te Zoti i tyre –
23:60.
WEL-LEDHINE JU'UTUNE MA 'ATEW WE KULUBUHUM WE XHILETUN 'ENNEHUM 'ILA RABBIHIM RAXHI'UNE
C
23:61.
Të tillët janë duke nxituar drejt të mirave dhe të parët do t'i arrijnë ato.
23:61.
ata nxitojnë të bëjnë vepra të mira dhe për këto punë janë të parët.
23:61.
Këta janë ata që garojnë në të mira, dhe ata janë të parët për to.
23:61.
'ULA'IKE JUSARI'UNE FIL-HAJRATI WE HUM LEHA SABIKUNE
C
23:62.
Ne nuk e obligojmë asnjë njeri përtej mundësive të tij dhe te Ne është libri (i shënimeve) që i shënon saktësisht (veprat) dhe atyre nuk u bëhet padrejt.
23:62.
Ne nuk ngarkojmë askënd përtej mundësive të tij; te Ne është Libri që flet të vërtetën dhe askujt nuk do t'i bëhet padrejtësi.
23:62.
Ne nuk e ngarkojmë asnjë shpirt përtej asaj që mund të mbartë. Dhe te Ne është një Libër që flet me të vërtetën. Dhe ata nuk do t'u bëhet padrejtësi.
23:62.
WE LA NUKELLIFU NEFSEN 'ILLA WUS'AHA WE LEDEJNA KITABUN JENTIKU BIL-HEKKI WE HUM LA JUDHLEMUN
C
23:63.
Por zemrat e tyre (mohuesve) janë të verbëruara nga ky (libër), e përveç kësaj, ata vazhdojnë të bëjnë vepra të këqija.
23:63.
Por zemrat e tyre janë mospërfillëse ndaj këtij (Kurani). Ata kanë punë të tjera më të këqija se këto e të cilat po vazhdojnë t'i bëjnë.
23:63.
Por zemrat e tyre janë në pavëmendje ndaj këtij (Kurani), dhe ata kanë punë të tjera përveç kësaj që ata po bëjnë.
23:63.
BEL KULUBUHUM FI GAMRETIN MIN HADHA WE LEHUM 'A'MALUN MIN DUNI DHALIKE HUM LEHA 'AMILUNE
C
23:64.
Ndërkaq, kur t'i kapim me dënim ata që kanë bërë jetë të shfrenuar, atëherë ata me britmë bëjnë lutje (duke kërkuar ndihmë).
23:64.
Por kur i dënuam pasanikët e tyre (në betejën e Bedrit), atëherë ata vajtonin.
23:64.
Derisa, kur Ne i kapim ata që jetuan në bollëk midis tyre me ndëshkimin Tonë, ja, ata bëjnë lutje të përulura.
23:64.
HETTA 'IDHA 'EHADHNA MUTREFIHIM BIL-'ADHABI 'IDHA HUM JEXH'ERUNE