Artikujt

Edhe ju mund të shtoni artikull...
Kliko këtu...

Si ta ndryshosh vetveten?

foto 25.09.2008

Falėnderojmė All-llahun, Zotin e botėve, paqja dhe bekimi qofshin mbi vulėn e pejgamberėve, pejgamberin tonė, Muhammedin, familjen dhe shokėt e tij.

Shumė njerėz janė mėrzitur nga jeta e shkujdesit, ikjes dhe largimit nga All-llahu.

Ata janė pėrmalluar pėr jetė tė dėlirė, tė ndershme dhe stabile.

Ata dėshirojnė tė jetojnė jetė tė kėndshme, tė lumtur, tė qetė dhe tė sigurt, larg zjarrit tė epsheve dhe gjembave tė mėkateve dhe kundėrshtimeve.

Ata presin erėrat e ndryshimit, frymėt e pėrmirėsimit, shkėnditė e pendimit, dritėn e stabilitetit dhe nė mėdyshje pyesin:

Si ta ndryshojmė vetveten?

Si tė ngritemi nga kjo rėnie?

Si tė zgjohemi nga ky shkujdes?

Si ta shėrojmė kėtė realitet tonin tė dhembshėm?

Tė gjithė kėtyre njerėzve ua dedikojmė kėto fjalė…




Fillimi


Vėlla i dashur!

Vet mendimi pėr ndryshim llogaritet njė lloj ndryshimi, sepse ekziston njė grup i njerėzve qė janė adaptuar nė jetė tė gafletit, janė dakorduar me bredhjen pa cak, u pėlqen rruga e epsheve, andaj edhe nuk hulumtojnė ndryshimin, madje as qė mund tė parafytyrojnė lėnien e kėsaj jete as pėr njė ēast.

Pėr kėtė gjė ata nuk e ndiejnė dhimbjen e qėndrimit larg All-llahut, ata nuk ndiejnė vetminė, ata janė tė vdekur por nė formė tė gjallėve, nuk e njohin tė mirėn e as qė e mohojnė tė keqen, pėrpos gjėrave qė i pėlqejnė epshit tė tyre. Kurse e tėrė kjo vjen si rezultat i mėkateve qė janė grumbulluar nė zemrėn e njeriut derisa i ėshtė nxirė, mu ashtu sin a ka treguar Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem nė hadithin qė e transmeton Hudhejfe, radijall-llahu anhu:

((تعرض الفتن على القلوب كعرض الحصير عوداً عوداً ، فأيّ قلب أشربها ؛ نُكتت فيه نكتة سوداء ، وأيُّ قلب أنكرها ؛ نكتت فيه نكتة بيضاء ، حتى تصير على قلبين ، على أبيض مثل الصفا ، فلا تضره فتنة ما دامت السموات والأرض ، والآخر أسود مربادّاً ، كالكوز مجخِّياً ، لا يعرف معروفاً ، ولا ينكر منكراً ، إلا ما أشرب من هواه )) [ رواه مسلم ] .

"Zemrės i eksponohen telashet njė nga njė, sikurse fijet e hasrės. Ajo zemėr qė i thithė kėto telashe, nė te bėhet njė pikė e zezė, kurse ajo zemėr qė i refuzon kėto telashe, nė kėtė zemėr bėhet njė pikė e bardhė. Kėshtu vazhdon vendimi i pikave derisa tė ndahen zemrat nė dy lloje: zemėr e bardhė dhe e kulluar. Kėsaj zemre si bėn dėm asnjė telash, pėrderisa ekziston qielli dhe toka. Dhe tjetra: e zezė, ngjyrė hiri dhe e pėrmbysur, nuk e njeh tė mirėn e as qė e refuzon tė keqen, pėrpos asaj qė pajtohet me epshin e tij". (Muslimi).

Kurse ti vėlla i dashur, pėrderisa je duke pyetur pėr ndryshimin, pėrderisa shpirti yt synon lartėsirat dhe ngritjen drejt shkrepave, kjo tregon se nė zemrėn tėnde ka jetė kurse nė shpirtin tėnd mirėsi.

Mendimi pėr ndryshim kėrkohet, mirėpo mjaftimi me kėtė mendim duke mos bėrė asnjė hap praktik drejt ndryshimit tė vėrtetė, kėtė mendim e bėn shpresė tė kotė, e cila aspak nuk i bėn dobi kėtij njeriut, madje ėshtė kapitali i tė falimentuarve, sikurse thuhet.


Hapat konkretė drejt ndryshimit:


1- Mendo dhe logjiko pėr madhėsinė e gabimit.

Mendimi pėr ndryshim nuk mund tė arrihet nėse nuk ndalemi tė mendojmė dhe logjikojmė mbi madhėsinė e gabimit, i cili ka ardhur si rezultat i shkujdesit dhe flakjes sė All-llahut, azze ve xhel-le. Gjatė kėtij meditimi zemra sheh madhėshtinė e All-llahut, fuqinė dhe dominancėn e Tij. Kupton se Ai ėshtė krijuesi i botės sė ultė dhe tė lartė, se Ai furnizon mbarė krijesat, se Ai jep jetėn dhe merr shpirtin, se Ai vepron ēka tė dėshiron, se vetėm Ai meriton adhurimin dhe askush tjetėr pėrpos Tij. Pastaj sheh dobėsinė, mangėsinė dhe ngratėsinė e vet, mirėpo sėrish ai i tejkalon kufijtė e All-llahut, ecė nė rrugėn qė e zemėron All-llahun, larg rrugėve tė adhurimit, kurse All-llahu vazhdimisht e mbulon, e mėshiron dhe sillet butė ndaj tij, ia sqaron rrugėn e tė mirės qė tė ecė nė kėtė rrugė dhe rrugėn e tė keqes qė ta flakė kėtė rrugė.

Ky meditim i sjell dobi shumė tė madhe zemrės dhe shkakton trishtim nga ky realitet nė tė cilin jeton larg All-llahut. kjo gjendje vazhdimisht e godet kėtė njeri dhe e stimulon nė ndryshim tė kėtij realiteti dhe nė ecurinė nė rrugėn e udhėzimit dhe stabilitetit.


2- Vendosmėri e vėrtetė:


Pasi qė tė synon zemra ndryshimin, na duhet vendosmėri e vėrtetė pėr kėtė ndryshim, sepse po tė mos ishte kjo vendosmėri shpejt ftohet zemra dhe i largohet ky trishtim.

Vendosmėria ėshtė vendimi i paluhatshėm pėr tė vazhduar nė kėtė rrugė, nė rrugėn e pėrqendrimit nė fe, flakje e ēdo pengese dhe ndėrprerjeje dhe shoqėrim i ēdo ndihmese dhe pėrkrahjeje. Pra, ėshtė shkak pėr vazhdimin e trishtimit tė zemrės, zgjimit dhe dėshirės pėr ndryshim.

Vendosmėria ėshtė dy lloje:

Njė: vendosmėria e njeriut pėr tė ecur nė kėtė rrugė, kjo ėshtė fillimi.

Dy: vendosmėria e njeriut pėr tė vazhduar nė adhurimet, pasi qė ka hyrė nė to, kalimi nga njė gjendje tė plotė nė njė gjendje mė tė plotė, kurse kjo ėshtė pėrfundimi. All-llahu i ndihmon njė njeriut aq sa ka vendosmėri tė fuqishme, andaj ai i cili ėshtė i vendosur nė synimin e tė mirės, All-llahu i ndihmon dhe e forcon nė kėtė gjė. (shiko: "Dy traktate" tė Hafidh Ibėn Rexhebit", fq. 27).

Ēdo herė qė njeriu ėshtė i vėrtetė nė vendosmėrinė e tij pėr tė ecur nė rrugėn e adhurimeve dhe tė vazhdojė nė kėtė rrugė, i ndihmon All-llahu, azze ve xhel-le, me besirah, vizion, gjė qė paraqet dritė, nur, tė cilin All-llahu e hedhė nė zemrėn e njeriut dhe me te ky njeri e sheh realitetin e gjėrave, tė mirat qė na i ka sjellur Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe tė kėqijat e kundėrshtimit tė mėsimeve tė Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Me kėtė vizion, basirah, njeriu shpėton edhe nga mėdyshja dhe dilema, tė cilat e pengojnė njeriun nga ecuria nė rrugėn e udhėzimit dhe pėrqendrimit.


3- Pendimi:


Pendimi ėshtė kthim nga gjėrat qė i urren All-llahu, ato tė dukshmet dhe ato tė jashtmet, nė ato qė i do All-llahu, qofshin tė dukshme apo tė brendshme dhe janė tė domosdoshme nė moment, sepse All-llahu, azze ve xhel-le, thotė:

﴿وَتُوبُوا إِلَى اللَّهِ جَمِيعاً أَيُّهَا الْمُؤْمِنُونَ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ﴾ [النور: من الآية31] .

"…Pendohuni tė gjithė te All-llahu, o besimtarė, nė mėnyrė qė tė gjeni shpėtim". (En-Nur: 31).

Pendimi nėnkupton:

a) Braktisja e menjėhershme e tė gjitha mėkateve.

b) Keqardhje pėr veprimin e tyre nė tė kaluarėn.

c) Vendosmėri pėr mos kthim nė ato mėkate nė tė ardhmen.

d) Vendosmėri pėr zbatim tė detyrave nė kohėn e tashme dhe tė ardhme.


Pra, pendimi qenka fillimi i procesit tė ndryshimit.

Procesi i ndryshimit nuk mund tė jetė i saktė pa pendim.

Pendimi e shoqėron njeriun nė tė gjitha fazat e jetės sė tij.

Pendimi nuk ėshtė i veēantė vetėm pėr mėkatarėt, sikurse e kuptojnė disa njerėz, por pėr tė gjithė, madje edhe Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i cili ishte njeriu mė i devotshėm ka thėnė:

(( يا أيها الناس ، توبوا إلى ربكم ، فوالله إني لأتوب إلى الله عزَّ وجلَّ في اليوم مائة مرة )) [ رواه مسلم ] .

"O ju njerėz! Pendohuni te All-llahu, sepse pasha All-llahun, unė pendohem te All-llahu gjatė ditės njė qind herė". (Muslimi).


4- Nxitimi:


Procesi i ndryshimit doemos duhet tė ecė me hapa tė shpejta, sepse ngadalshmėria mund tė shpie nė dembeli dhe pėrtesė nė pėrfundimin e kėtij procesi, dhe si vijim i kėsaj tė tėrhiqemi krejtėsisht nga kjo betejė duke mos arritur fitore.

All-llahu, azze ve xhel-le, ka thėnė:

﴿ وَسَارِعُوا إِلَى مَغْفِرَةٍ مِنْ رَبِّكُمْ وَجَنَّةٍ عَرْضُهَا السَّمَاوَاتُ وَالْأَرْضُ أُعِدَّتْ لِلْمُتَّقِينَ﴾ [آل عمران:133] .

"Dhe ngutuni drejt faljes sė mėkateve nga Zoti juaj dhe pėr njė xhennet, gjerėsia e tė cilit ėshtė si gjerėsia e qiejve dhe e tokės, i pėrgatitur pėr tė devotshmit". (Ali Imran: 133).

﴿سَابِقُوا إِلَى مَغْفِرَةٍ مِنْ رَبِّكُمْ......﴾ [الحديد: من الآية21] .

"Shpejtoni nė atė qė fitoni falje prej Zotit tuaj dhe xhennetin qė gjerėsia e tij ėshtė si gjerėsia e qiellit e tokės, i pėrgatitur pėr ata qė i besuan All-llahut dhe tė dėrguarve tė Tij. Ajo ėshtė dhunti e All-llahut qė ia jep kujt tė dojė, e All-llahu ėshtė dhurues i madh". (El-Hadid: 21).

﴿فَاسْتَبِقُوا الْخَيْرَاتِ ﴾ [البقرة: من الآية148] .

"…, ju shpejtoni kah punėt e mbara, …". (El-Bekare: 148).

All-llahu, azze ve xhel-le, ka lavdėruar Zekerijan, alejhisselam, duke thėnė:

﴿إِنَّهُمْ كَانُوا يُسَارِعُونَ فِي الْخَيْرَاتِ وَيَدْعُونَنَا رَغَباً وَرَهَباً وَكَانُوا لَنَا خَاشِعِينَ﴾[الأنبياء: من الآية90] .

"…Ata nxitonin pėr punė tė mira, Na luteshin duke shpresuar dhe duke u frikėsuar, ishin respektues ndaj Nesh". (El-Enbija: 90).

I ka lavdėruar besimtarėt duke thėnė:

﴿أُولَئِكَ يُسَارِعُونَ فِي الْخَيْرَاتِ وَهُمْ لَهَا سَابِقُونَ﴾[ المؤمنون:61] .

"Tė tillėt janė duke nxituar drejt tė mirave dhe tė parėt do t'i arrijnė ato". (El-Muminun: 61).

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:

(( التؤدة في كل شيء إلا في عمل الآخرة )) [ رواه أبو داود وصححه الألباني ] .

"Mos nxitimi ėshtė i pėlqyeshėm nė ēdo gjė, pėrpos se nė veprat e ahiretit". (Sahih, Ebu Davudi).

Mos nxitimi domethėnė ngadalėsim dhe vėrtetimi.

Shiko nxitimin e Umejr ibėn Hamamit, radijall-llahu anhu, pėr tė arritur shehidllėkun, i cili pasiqė dėgjoi Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke thėnė: "Ngrihuni drejt xhennetit, i cili ėshtė i gjerė sa qiejt e toka".

Tha: Resulullah! Xhenneti i gjerė sa qiejt e toka!!

Tha: po.

Tha: behin, behin, shprehje pėr tė ē'vlerėsuar punėn qė kėrkohet nga ai.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tha: pse thua behin?

Tha: pėr asgjė tjetėr pėrpos se nga shpresa pėr tė qenė unė banor i tij.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i tha: ti je prej tyre.

I nxori disa kokrra hurmash dhe filloi tė han prej tyre, e pastaj tha: nėse jetoj derisa ti ha kėto hurme, ėshtė jetė shumė e gjatė!! I hodhi hurmat dhe u fut nė luftė kundėr jobesimtarėve derisa u vra, radijall-llahu anhu. (Muslimi).

Shikoni nxitimin e shokėve tė Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nė pėrgjigjen e urdhrave tė All-llahut, subhanehu ve teala, gjatė ndalimit tė alkoolit, sidomos kur e dimė se ata ishin rritur nė alkool, dhe kur dėgjuan thirrėsin duke treguar se alkooli ėshtė ndaluar, ata i derdhėn tė gjitha fuēitė e tyre nė rrugėt e Medinės.

I kėtillė ka qenė nxitimi i kėtyre burrave pėr tė fituar kėnaqėsinė e All-llahut. Ku jemi ne nė krahasim me ata?


5- Menjėhershmėria:


Ndryshimi nga mėkati nė adhurim, nga jeta e degjeneruar nė jetė stabile ėshtė detyrė e menjėhershme, nuk lejohet prolongim apo vonim. Ai qė zgjohet nga shkujdesi dhe sheh humbjen dhe kundėrshtimin e urdhrave tė All-llahut, ai patjetėr tė fillon menjėherė ndryshimin, duke patur shembull nė kėtė gjė Ebu Bekrin, radijall-llahu anhu, tė cilit kur Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ia ofroi Islamin dhe kuptoi se kjo fe ėshtė e vėrteta, nuk u ndal e as nuk u pengua, por besoi nė All-llahun, azze ve xhel-le dhe Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e shqiptoi dėshminė e vėrtetė menjėherė, pastaj flijoi veten dhe pasurinė e tij nė rrugė tė All-llahut, subhanehu ve teala.

Shikoni njė rast tjetėr. Magjistarėt e Faraonit, kur panė shkopin e Musait, alejhisselam, i cili i gėlltitke magjitė e tyre, kuptuan se kėtė gjė qė ka sjellur Musai, alejhisselam, ėshtė e vėrtetė dhe se ėshtė me tė vėrtetė i dėrguar i All-llahut, andaj edhe menjėherė thanė:

﴿آمَنَّا بِرَبِّ الْعَالَمِينَ * رَبِّ مُوسَى وَهَارُونَ ﴾ [لأعراف: من الآية121- 122] .

"Dhe thanė: "Ne i besuam Zotit tė gjithėsisė, Zotit tė Musait dhe tė Harunit!". (El-A'raf: 121- 122).

Ata pas kėtij vendimi nuk menduan aspak pėr humbjen e posteve tė tyre tė dynjasė dhe pozitėn e tyre shoqėrore, pasi qė ishin tė afėrt me Faraonin. Ata gjithashtu nuk i pėrfillėn as kėrcėnimet e Faraonit me dėnime dhe dhimbje duke ua prerė duart dhe kėmbėt dhe duke i kryqėzuar nė trungjet e pemėve.


6- Dija.

Procesi i ndryshimit ėshtė praktikė, andaj duhet ta shoqėrojė edhe aspekti shkencor dhe teorik. Aspekti shkencor ėshtė ai qė na e rregullon kėtė proces tė ndryshimit, andaj nuk devijojmė nė liberalizėm e as nuk devijojmė nė ekstremizėm, por ecim sipas metodės sė mesme, tė cilėn All-llahu ua dėshiroi njerėzve.

All-llahu, azze ve xhel-le, duke folur pėr fjalėn mė tė rėndėsishme, fjalėn e tevhidit:

﴿ فَاعْلَمْ أَنَّهُ لا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ ﴾ [محمد: من الآية19] .

"Atėherė, dije se nuk ka zot tjetėr pos All-llahut, …". (Muhamed: 19).

Njeriu qė synon ndryshimin duhet tė kėrkon dijen me tė gjitha metodat fetare, duke ndejtur me dijetarė, nxėnės dije, tė merr pjesė rregullisht nė ligjėratat fetare, ato publike dhe ato tė veēanta, tė shfleton sa ma shumė librat e dijetarėve, mund tė pėrfiton nga kasetat e ndryshme me materiale shkencore, dėgjimin e programeve tė ndryshme fetare nė TV apo radio, shfletimi i vebfaqeve tė ndryshme fetare nė internet, e kėshtu me radhė.


7- Kapu pėr Kur'an dhe Sunnet.


Njeriu qė synon ndryshimin, duhet t'i pėrmbahet Kur'anit dhe Sunnetit, tė qarkullon nė kėtė bosht, tė rruhet me tė madhe nga epsharakėt dhe bidatēinjtė, sepse sprova e tyre ėshtė e madhe kurse rreziku i tyre vdekjeprurės.

Nė sferėn e besimit njeriu duhet tė posedon akiden e Ehli Sunnetit, sepse vetėm ky besim ėshtė besim i shėndoshė, pa tė cilin besim nuk mund tė shpėton njeriu. Kėtė besim njerėzit duhet ta marrin nga dijetarėt qė njihen sipas devotshmėrisė dhe besimit tė mirė.

Ejub Sihtijaniu, rahimehull-llah, ka thėnė:

إن من سعادة الحدث وأعجمي أن يوفقهما الله لعالم من أهل السنة .

"Prej lumturisė sė secilit djalosh dhe joarab ėshtė qė All-llahu t'i ofrojė dijetar nga Ehli Sunneti".

Njeriu duhet tė rruhet nga bidatet nė adhurime dhe nė sferat tjera, sepse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:

(( كل محدثة بدعة ، وكل بدعة ضلالة )) .

"Ēdo shpikje ėshtė bidat dhe ēdo bidat ėshtė devijim".

Gjithashtu Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:

(( من أحدث في أمرنا هذا ما ليس منه ؛ فهو ردّ ))

"Ai qė shpik nė ēėshtjen tonė gjėra qė sjanė tė saja, ajo ėshtė e refuzuar".

Dmth: i refuzohet kjo vepėr atij qė e ka bėrė, sepse njė vepėr nuk pranohet pėrpos nėse synohet Fytyra e All-llahut dhe nė pėrputhje me Sunnetin e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.


8- Serioziteti.


Serioziteti ėshtė kėrkesė kryesore pėr secilin njeri qė synon ndryshimin, sepse disa njerėz fetar kanė humbur seriozitetin, andaj edhe sillen me tolerancė ndaj disa ēėshtjeve, i kanė deformuar disa nocione, kanė dhėnė koncesione pėr shumė ēėshtje fetare, saqė fetarizmi tek ata ėshtė shndėrruar nė formė pa pėrmbajtje.

All-llahu, azze ve xhel-le, thotė:

﴿ خُذُوا مَا آتَيْنَاكُمْ بِقُوَّةٍ ﴾ [البقرة: من الآية93] .

"… merrni kėtė qė u dhamė seriozisht dhe dėgjoni (respektoni)…". (El-Bekare: 93).

Kurse pėr Musain, alejhisselam, ka thėnė:

﴿وَكَتَبْنَا لَهُ فِي الْأَلْوَاحِ مِنْ كُلِّ شَيْءٍ مَوْعِظَةً وَتَفْصِيلاً لِكُلِّ شَيْءٍ فَخُذْهَا بِقُوَّةٍ ﴾ [لأعراف: من الآية145] .

"Dhe i pėrshkruam atij nė pllaka ēdo gjė (qė i nevojitej), si kėshillim dhe sqarim pėr secilin send. "Merri kėto me seriozitet …". (El-A'raf: 145).

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i ka udhėzuar njerėzit qė seriozisht tė kapen pėr Sunnetin, duke thėnė:

(( عضُّوا عليها بالنواجذ .... )) .

"Kapuni pėr te me dhėmballė…".

Serioziteti nėnkupton edhe pamjen, andaj muslimani duhet tė jetė serioz nė pamjen e tij dhe mos tė jetė as i dhėntė pas luksozit e as pas harxhimit tė shfrenuar. Kjo nuk domethėnė qė mos tė jetė i pastėr dhe elegantė.

Serioziteti duhet tė jetė i pranishėm edhe nė tubimet e muslimanit, ato tubime nuk duhet tė jenė tubime pėr lozje, dėfrim, pėrgojim, bartje tė fjalėve, talljes dhe ofendimeve, por tubime tė dijes, njohjes, kulturės, fjalėve tė dobishme dhe debateve konstruktive, normalisht se nuk prish punė aspak nėse pėrmenden disa tregime interesante dhe qesharake, tė cilat nuk e nxjerrin kėtė tubim nga kufijtė e asaj dinjitoze dhe edukative.


9- Ndryshimi i preokupimeve.


Ai qė synon ndryshimin duhet ti ndryshon preokupimet, duke i pajtuar me metodėn islame, me tė cilėn ėshtė dakorduar, andaj i flak preokupimet e kota dhe nė vend tė tyre i cakton vetvetes preokupime tė dobishme, p.sh. braktis duhanin, pijet alkoolike, drogėn, veprimet e ndaluara, sikurse ėshtė: zinaja, homoseksualiteti, masturbimi, ngacmimet seksuale, dėgjimin e muzikės, shikimin e kanaleve tė ndryshme satelitore, flak mendjemadhėsinė, talljen dhe poshtėrimin e tjerėve, kurse gruaja braktisė lakuriqėsinė, ndryshimin e krijaturės sė All-llahut, braktisjen e namazit, i braktis ndejat e pėrgojimit, talljes, bartjes sė fjalėve dhe gėnjeshtrės.

Tė gjithė kėta duhet ti jepen adhurimeve tė All-llahut, pėrmendjes, falėnderimit, lutjes sė Tij nė begati dhe vėshtirėsi, nė leximin e Kur'anit, mėsimin e tij pėrmendsh, mėsimin e tij tjerėve, i jepen namazit, kujdesen pėr te, marrin pjesė nė tubimet e dijetarėve, lexojnė nė libra tė ndryshėm, e shumė vepra tjera serioze, tė cilat e tregojnė vėrtetėsinė e njeriut nė orientimin e tij drejt ndryshimit tė vėrtetė.


10- Ndrysho shoqėrinė.

Njeriu qė dėshiron ndryshimin obligohet qė nė fillim tė rrugės ti kėpusė marrėdhėniet me njerėzit e prishur dhe tė devijuar, sepse nėse vazhdon me ta nuk ėshtė i vėrtetė nė orientimin e tij drejt ndryshimit edhe nėse nuk participon nė tė kėqijat e tyre do tė participon nė mėkatin e ndejės me ta.

All-llahu, subhanehu ve teala, thotė:

﴿الْأَخِلَّاءُ يَوْمَئِذٍ بَعْضُهُمْ لِبَعْضٍ عَدُوٌّ إِلَّا الْمُتَّقِينَ﴾ [الزخرف:67].

"Atė ditė shokėt e ngushtė do tė jenė armiq tė njėri-tjetrit, pėrveē atyre qė ishin tė sinqertė nė miqėsi". (Ez-Zuhruf: 67).

﴿وَيَوْمَ يَعَضُّ الظَّالِمُ عَلَى يَدَيْهِ يَقُولُ يَا لَيْتَنِي اتَّخَذْتُ مَعَ الرَّسُولِ سَبِيلاً * يَا وَيْلَتَى لَيْتَنِي لَمْ أَتَّخِذْ فُلاناً خَلِيلاً ﴾ [الفرقان:27 - 28] .

"Atė ditė zullumqari do t'i kafshojė duart e veta dhe do tė thotė: "I mjeri unė, ta kisha marrė rrugėn e Pejgamberit!" O shkatėrrimi im, ah tė mos e kisha bėrė filanin mik!". (El-Furkan: 27- 28).

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:

(( المرء على دين خليله فلينظر أحدكم من يخالل )).

"Njeriu ėshtė nė fenė e shokut tė vet, le tė shikon se cilin do ta bėn shok".

Vazhdimi nė shoqėrimin e njerėzve tė kėqij dhe tė prishur shkakton devijimin dhe kthimin nė tė kaluarėn e keqe. Sa e sa tė rinj kanė devijuar pėr shkak tė mallėngjimit pėr shoqėrinė e vjetėr.


11- Renditja e prioriteteve.


Njeriu qė synon ndryshimin duhet tė fillojė me gjėrat mė tė rėndėsishme, e pastaj ato qė vijojnė. Fillon me pastrimin e besimit, pastaj me kryerjen e detyrave, farzeve, pastaj veprave vullnetare, nafileve, i kryen obligimet, vaxhibet para veprave tė pėlqyeshme, mustehab. Secilit i jep kujdesin e merituar. Kujdeset pėr organizimin e kohės sė tij dhe mundohet qė mos ti kalon asnjė pjesė kot.


12- Kėrkimi i ndihmės sė All-llahut.


Kėrkimi i ndihmės sė All-llahut ėshtė prej gjėrave mė tė rėndėsishme nė etapėn e ndryshimit. Kėrkimi i ndihmės sė All-llahut domethėnė: distancim nga aftėsia dhe fuqia e tij personale dhe kėrkimi i aftėsisė, fuqisė dhe ndihmės nga All-llahu. Pėr shkak se kėrkimi i ndihmės nga All-llahu ėshtė gjė shumė e rėndėsishme, All-llahu, azze ve xhel-le, i ka urdhėruar robėrit e Tij qė nė ēdo namaz tė thonė:

﴿ إِيَّاكَ نَعْبُدُ وَإِيَّاكَ نَسْتَعِينُ﴾

"Ty tė adhurojmė dhe prej Teje ndihmė kėrkojmė".

Njeriu i cili synon ndryshimin duhet ti lutet All-llahut qė ti jep sukses dhe stabilitet nė rrugė, sepse edhe kjo ėshtė pjesė e kėrkimit tė ndihmės nga All-llahu, ti drejtohet All-llahut, ta pėrmend dhe falėnderon shumė dhe ta lexon Librin e Tij.


13- Durimi dhe pėrpjekja.


Procesi i ndryshimit nuk ėshtė gjė e lehtė, sepse ėshtė lindje e re dhe jetė pas vdekjes, andaj ka nevojė pėr durim dhe pėrpjekje. Me kėtė durim dhe pėrpjekje del nė shesh njeriu i vėrtetė nga ai gėnjeshtar. Njeriu i vėrtetė e shijon hidhurin e durimit dhe ia imponon vetvetes adhurimin e All-llahut. Ai vazhdon nė durim dhe pėrpjekje derisa shpirti i tij tė adaptohet nė adhurime dhe tė largohet nga mėkati. Kurse gėnjeshtari nuk ka mundėsi ta bėjė kėtė, por i dorėzohet shkėndisė sė parė tė sprovės, kthehet mbrapsht dhe pėrmbyset.

All-llahu, azze ve xhel-le, thotė:

﴿ وَالَّذِينَ جَاهَدُوا فِينَا لَنَهْدِيَنَّهُمْ سُبُلَنَا وَإِنَّ اللَّهَ لَمَعَ الْمُحْسِنِينَ﴾ [العنكبوت:69].

"E ata, tė cilėt luftuan pėr hir Tonė, Ne me siguri do t'i orientojmė rrugės pėr te Ne, e nuk ka dyshim se All-llahu ėshtė nė krahun e bėmirėsve". (El-Ankebut: 69).

All-llahu na dhashtė qėllim tė pastėr, vendosmėri, metodė tė saktė dhe suksese. Amin.

وصلَّى الله على نبينا محمد وعلى أله وصحبه وسلَّم .

* * *

Pėrgatiti:

Sektori shkencor pran shtėpisė botuese: "Medarul-Vatan"

Pėrshtati: Bekir Halimi


Bekir Halimi


Artikujt e fundit:

11.12.2022

Parathėnia e Pėrkthimit tė Kur'anit nga Sherif Ahmeti

08.11.2008

Kur'ani apo Hadithet?

25.09.2008

Si ta ndryshosh vetveten?

12.09.2006

Mbi pėrkthimin e Kur’anit

12.09.2006

Pikėpamje tė konceptimit tė i’xhazit kur’anor