Artikujt

Edhe ju mund të shtoni artikull...
Kliko këtu...

Mbi pėrkthimin e Kur’anit

foto 12.09.2006

Moto:



“Kur’ani nuk ka mundėsi tė pėrkthehet, por ai pa tjetėr duhet pėrkthyer.” (Enes Kariq)

“Kur’ani ėshtė brokat me dy fytyra. Disa kėnaqen me njėrėn anė, disa me anėn tjetėr. Tė dy anėt janė korrektė dhe nė rregull, sepse Zoti i madhėruar dėshiron qė tė dy grupet tė mund ta shfrytėzojnė. Po nė kėtė mėnyrė, gruaja ka burrin dhe fėmijėn; Secili nga kėta kėnaqet me te nė mėnyrė tjetėrfare. Kėnaqėsia e fėmijės buron nga gjitė e saj dhe nga qumėshti i saj, kurse e burrit nga puthjet dhe pėrqafimi. Disa njerėz janė fėmijė nė rrugė dhe pinė qumėsht. Ata kėnaqen me kuptimet e jashtme tė Kur’anit. Por, ata qė janė njerėz tė mirėfilltė, dinė pėr kėnaqėsi tjetėrfare dhe kanė konceptim tjetėrfare tė kuptimeve tė brendshme tė Kur’anit.” (Xh. Rrumi, Fihi ma fihi, kaptina 35)


Hyrje

Besimi dhe bindja se Kur’ani ėshtė pėrsh-krim i pėrpiktė i Fjalės sė Zotit nga Pllaka e ruajtur mirė (Lewhi Mahfudh / Tabula Secreta) qė i ėshtė shpallur Muhammedit a. s. duhet tė ballafaqohet me pikėpamjet se misioni i Muhammedit a. s. i pėrkushtohet tėrė njerėzisė dhe jo vetėm arabėve. Por, si ka vepruar Muhammedi a. s. dhe shokėt e tij mė tė ngushtė nė rastet kur janė ballafaquar me joarabė pėr t’u komunikuar atyre porosinė hyjnore, nuk kemi ndonjė studim tė hollėsishėm. Kjo sigurisht ėshtė pėr shkak se intensiteti i komunikimit me muslimanė joarabė nė atė periudhė ka qenė i vogėl dhe se ky komunikim do tė intensifikohet vetėm pas pėrhapjes sė islamit nė vise tė largėta, si nė Persi, nė veri tė Afrikės etj.
Nė shekujt e parė tė islamit, krahas zhvillimit tė pėrgjithshėm paraqiten kėrkesat por edhe kundėrshtimet nė komentimet e Kur’anit, e mė vonė edhe nė pėrkthimet e tij nė gjuhė tė ndryshme. Arsyet pėr njė qėndrim tė kėtillė janė tė shumta, por arsyeja parėsore sipas tyre ėshtė nė faktin se Kur’ani ėshtė shpallur nė gjuhėn e pastėr arabe , dhe se komentimet e Kur’anit janė nė kuadėr tė autoritetit fetar tė Muhammedit a. s., dhe vetėm mė vonė kėtė autoritet duke e shtrirė edhe nė kuadėr tė autoritetit tė katėr halifėve besimdrejtė. Si rrjedhim tė kėsaj gjendjeje kemi paraqitjen paksa tė vonuar tė kompendiumit tė parė serioz vetėm nė shekullin III h. / IX gr.
Shkencėtari A. I. Tibawi, nė esenė e tij “A ėshtė Kur’ani i pėrkthyeshėm” pohon: “Ēdo pėrkthim i Kur’anit manifeston pamjaftuesh- mė-rinė e tij vetjake, sepse pėrkthimi domosdo duhet tė pėrfshijė ato pjesė tė Kur’anit tė cilat nė vete theksojnė qartė se Fjala e Zotit i ėshtė shpallur Muhammedit nė gjuhėn arabe: “Ne e kemi bėrė atė Kur’an nė gjuhėn arabe, nė mėnyrė qė ju ta kuptoni.” (Ez-Zuhruf, 3). Ēdo pėrkthim nė cilėndo gjuhė, klasike apo moderne, tė huaj apo islame, pėrfshin grumbull ajetesh nė sure tė ndryshme, tė cilat nė mėnyrė tė ēmueshme pohojnė njėjtė apo ngjashėm. Kuptimi i tyre i plotė ėshtė se ēdo pėrkthim, sikur edhe ēdo komentim i Kur’anit nė gjuhėn arabe apo nė cilėn do gjuhė tjetėr, nuk ėshtė asgjė mė shumė se domethėnie e pėrafėrt e Kur’anit, por jo edhe vetė Kur’ani.” Kur’ani i Amshueshėm ēdo kohe dhe ēdo brezi vazhdimisht i zbulohet, pėr tė mbetur i pashte-rrshėm me kuptime tė reja dhe me thesarė tė rinj.


Pėrkthimi i Kur’anit nė kohėn e Muhammedit a. s.

Pėrkthimi i Kur’anit nė pėrgjithėsi dhe ai i fjalėpėrfjalshėm (tekstual) nė veēanti dijetarėt islamė i ka ndarė nė dy grupe kryesore kundėr-shtuese. Kundėrshtarėt e pėrkthimit tekstual mendojnė se ky lloj pėrkthimi ėshtė i pamundur, sepse Kur’ani sipas stilit dhe kompozicionit ėshtė vepėr unikal qė nuk lejon tė pėrkthehet, se pėrkthimi nuk mund ta zėvendėsojė origjinalin dhe sė kėndejmi nuk do t’i shėrbejė synimit tė tij. Po ashtu, kundėrsharėt e pėrkthimit tė Kur’a-nit nė gjuhė tė tjera theksojnė edhe disa vėrejtje nė adresė tė pėrkrahėsve tė pėrkthimit duke thėnė se pėrkthimi sipas tyre do tė mund ta zėvendėsonte origjinalin, sepse nuk i kanė pasur parasysh: a) Imam Ebu Hanifeh ka lejuar leximin e Kur’anit nė persishte nė namaz, pa shtruarjen e kurrfarė kushteve pėr personat qė nuk dinin arabisht; b) Dy nxėnėsit e tij kanė lejuar leximin e Kur’anit nė persishte nė namaz, por vetėm pėr ata qė nuk ishin nė gjendje ta lexojnė / recitojnė origjinalin; c) Dijetarėt e ilm’ul-kelamit bėnė dinstikcion ndėrmjet tė folurit real apo verbal (el-kelam’ul-lafdhi) dhe tė folurit arketip apo esencial (el-kelam’un-nefsij). Nė kėtė dinstinkcion togfjalėshi i parė ka tė bėjė me fjalėn reale tė Kur’anit, tė pėrmbajtur ndėrmjet dy kapakėve tė Kur’anit, derisa togfja-lėshi i dytė ka tė bėjė me Kur’anin arketip qė ru-het nė “Pllakėn e ruajtur me kujdes” (el-lewh’ul-mahfudh). Sipas tyre vetėm kelam’ul-lafdhi / tė folurit verbal mund tė pėrkthehet.
Pėrkrahėsit e pėrkthimit tė Kur’anit pohojnė se janė tė vetėdijshėm se pėrkthimi nuk ėshtė origjinal , se “kriteri i origjinalit, pėrsosmėria e shprehjes sė tij dhe bukuria e diksionit tė tij shpesh humbet nė pėrkthimet tekstuale” , se pėrkthimi tekstual ėshtė i privuar nga ndjenja retorike e shprehjes kur’anore, se leximi dhe kėndimi i tij nuk ėshtė ibadet, se pėrkthimi i tij nuk ėshtė mu’xhize, por kjo nuk do tė thotė se pėrkthimi tekstual ėshtė blasfemues dhe jolegjitim.
Po ashtu, ata cekin edhe disa vėrejtje nė favor tė mendimit tė tyre: a) Duhet tė jemi tė sigurtė se lexuesi joarab i Kur’anit mund tė kuptojė ēka lexon / kėndon nga Kur’ani nė namaz. Namazi ėshtė komunikim i gjallė me Zotin, i cili kėrkon qė lexuesi /kėnduesi ta kuptojė ēka lexon; b) Nevoja qė tė evitohet barriera gjuhėsore ndėrmjet muslimanėve joarabė dhe Kur’anit, dhe qė t’u prezantohet Libri nė formėn e pėrkthyer, qė tė mund ta kuptojnė fenė e tyre; c) Islami ėshtė fe universale dhe nuk bėn tė kufizohet vetėm nė botėn arabe.
Dijetarėt e mėdhenj muslimanė do tė lejojnė pėrkthimin e Kur’anit duke u bazuar nė faktin se Muhammedi a. s. ka lejuar t’i lexohet Tevrati (Tora) nė gjuhėn arabe, ndonėse e dinte se ai ėshtė shpallur nė hebraishte. Nėse Muhammedi a. s. ka lejuar qė atij t’i pėrkthehen nė arabishte citate nga Tevrati, atėherė ėshtė krej-tėsisht logjike qė ai do tė lejojė qė edhe Kur’ani tė pėrkthehet nė gjuhė tė tjera, pėr mė tepėr, kur Kur’ani ėshtė fjalė universale e All-llahut drejtuar tė gjithė popujve tė botės . Po ashtu, ėshtė e njohur se Muhammedi a. s. ka dėrguar misionarėt e tij me shkresa pėr sunduesit e ndryshėm tė asaj kohe, duke i ftuar ata nė islam. Shkresat e tij pėrmbanin ajete kur’anore tė pėrkthyera nė gjuhėt pėrkatėse, qė konfirmon se ai nuk e ka ndaluar kėtė mėnyrė komunikimi.
Prandaj, nėse Muhammedi a. s. ka lejuar pėrkthimin e pjesshėm tė Kur’anit nė kohėn e tij pėr nevoja komunikimi me popujt dhe besimet e tjera, pėrse do tė ndalonte qė Kur’ani tė pėrkthehet nė tėrėsi si pėr nevoja komunikimi me popujt jomuslimanė dhe joarabė ashtu edhe pėr nevoja tė muslimanėve nė rituale dhe pėr nevoja tė tjera ibadeti.
Mendohet se pėrkthyesi i parė musliman i Kur’anit nė ndonjė gjuhė joarabe ėshtė i shokut tė Pejgamberit a. s., Selman el-Farisiu, persian i cili vdiq mė vitin 35 hixhrij. Ai pėrktheu suren el-Fatihatu nė persishte. Mirėpo nuk kemi tė dhėna burimore se a ėshtė bėrė ky pėrkthim gjatė jetės sė Muhammedit a. s. apo pas vdekjes sė tij.
Po ashtu, transmetohet nga Ebu Bekr Muhammed ibn Xha’fer el-Nershahi, i cili vdiq nė vitin 348 hixhrij, se Ibn Kutejbe kishte njė bashkėsi xhamie nė xhaminė qė ishte ndėrtuar nė njė fortifikatė nė qytetin Buhara, nė vitin 94 h. / 712 gr., nė vend tė njė tempulli tė hershėm pagan. Ēdo tė premte zėdhėnėsi i Ibn Kutejbes i ftonte tė gjithė njerėzit pėr namaz duke premtuar se secilit qė merrte pjesė nė namaz do t’u jepte nga dy dirhemė. Banorėt e Buharės e patėn bėrė traditė tė lexojnė domethėnien e Kur’anit nė gjuhėn persishte, para se ta mėsojnė arabishten.


Mendimi i Ebu Hanifes dhe i nxėnėsve tė tij

Pėrhapja e islamit edhe nėpėr vendet joarabe dhe pranimi i islamit nga ana e tyre solli njė gjendje tė re. Joarabėt me njė trashėgimi tė ndryshme racash, pikėpamjesh dhe gjuhėsh ndienin nevojėn pėr konceptimin dhe perceptimin e Kur’anit dhe domosdoshmėrinė qė ta aplikonin nė namaz dhe nė obligimet tjera fetare. Nga ana tjetėr, edhe muslimanėt ndienin domosdoshmėrinė qė popujve tė pushtuar nė vende tė reja t’ua paraqisnin dhe t’ua shtronin porositė kur’anore. Ndėr tė parėt, por edhe ndėr mė kontraverzėt nė kėtė aspekt ėshtė Ebu Hanife, mėsuesi mė i madh i shkollės hanefite.
Njė ndėr pohimet e Ebu Hanifes qė zgjoi mė shumė polemika nė shekullin I-II h. /VIII gr., ishte pohimi i tij se Kur’ani bėn tė recitohet nė namaz nė gjuhėn persishte, pa marrė parasysh faktin se a di njeriu arabisht apo jo. Pasardhėsit e tij e zgjeruan kėtė qėndrim edhe nė gjuhėt turke, hindu, siriane, hebraike dhe nė gjuhėt tjera joara-be.
Mendohet se pohimi i guximshėm i Ebu Hanifes nuk qėndron vetėm nė prejardhjen e tij persiane, as nė kėrkesėn kur’anore tė komunikimit tė porosisė hyjnore: “Ne pranuam besėn nga izraelitėt dhe u dėrguam pejgamberė. Sa herė qė ndonjė pejgamber u ka sjellė atė ēka nuk u pėlqente epsheve tė tyre, disa nga pejgamberėt ata i mohonin, ndėrsa disa i vrisnin”. (El-Maideh, 71; “Ndėrsa ty tė shpallėm Kur’anin t’ua sqarosh njerėzve atė qė u shpallėt. Mbase edhe ata do tė mendojnė”; (En-Nahl, 44) dhe “Ne ty tė shpallėm Librin vetėm qė t’ua sqarosh atyre ēėshtjen rreth sė cilės u pėrēanė, dhe tė jetė udhėzim e mėshirė pėr ata qė besojnė.” (En-Nahl, 64), por mė tepėr nė interesin burimor fetar dhe nevojėn praktike. Ndonėse nuk kemi pohim tė Ebu Hanifes pėr pėrkthimin e tėrėsishėm tė Kur’anit, ai me lejimin e recitimit tė El-Fatihasė nė persishte ka bėrė pėrpjekje pėr kapėrcimin e vėshtirėsive praktike tė joarabėve nė aplikimin e ritualeve fetare.
Nxėnėsit kryesorė tė Imam Ebu Hanifes, Imam Ebu Jusufi dhe Imam Muhammed Hasan Esh-Shejbaniu janė diē mė ‘konservatorė’ nė kėtė qėndrim duke pohuar se lejohet recitimi i pėrkthimit tė Kur’anit nė namaz me kusht qė personi nuk ka mundėsi ta recitojė nė arabishte.
Ekzistojnė pohime se nė kohėt e vona Ebu Hanife ka hequr dorė nga qėndrimi i tij i pakushtėzuar dhe ka miratuar qėndrimin e dy nxėnėsve tė ti j kryesorė duke lejuar pėrdorimin e pėrkthimit tė Kur’anit vetėm pėr ata qė nuk janė tė aftė ta reci-tojnė Kur’anin nė orgjinalin arabisht.


Mendimi i Shafiut dhe i disa dijetarėve tė tjerė

Shafiu bėn pjesė nė grupin e dijetarėve tė cilėt kanė evoluuar nė mendimin e tyre. Nė fazėn e parė tė mendimit tė tij Imam Shafiu nuk lejon pėrkthimin tekstual tė Kur’anit. Ai thotė: “Nuk ekziston qenie njerėzore, pėrveē nėse ėshtė i dėrguar i Zotit, qė mund ta mėsojė plotėsisht gjuhėn arabe.” Ai po ashtu pohon: “Ēdo mus-liman duhet ta mėsojė gjuhėn arabe deri nė kufijtė skajorė tė mundėsive tė veta. Kėshtu ai do tė ketė mundėsi qė nėpėrmjet gjuhės arabe tė dėshmojė se ‘Nuk ka zot pos All-llahut dhe se Muhammedi ėshtė njeri dhe i dėrguar i Tij’ , ta recitojė Librin e Zotit dhe ta shprehė tekbirin, tesbihin, teshe-huddin. Ai qė mėson mė shumė nga kjo gjuhė, tė cilėn All-llahu e ka bėrė gjuhė tė Vulės sė pejgamberėve dhe medium me anė tė tė cilės e shpalli Librin e Tij tė fundit, do tė arrinte pėrparėsi (plotėsuese)…”. Ebu Zehreh saktė-sisht thekson fjalėt e Imam Shafiut se: “Nuk lejo-het leximi (i Kur’anit) nė joarabishte, qoftė le-xuesi edhe i paaftė nė tė …”. Faza e dytė e zhvillimit ideor tė Imam Shafiut karakterizohet me afrimin e tij drejt hanefinjve, andaj edhe hasim zbutjen e qėndrimit tė tij rreth ēėshtjes sė lejueshmėrisė sė pėrkthimit tė Kur’anit nė gjuhė tė thera joarabe. Imam Shafiu nė kėtė fazė konsideron se namazi do tė jetė i pranueshėm nga secili person qė nuk e di arabishten, por shqipton porositė dhe ajetet e Kur’anit nė pėrkthim nė ndonjė gjuhė.
Esh-Shirazi dhe Imam Neveviu nė asnjė rast nuk e lejojnė pėrkthimin e Kur’anit, madje as nė rastet kur nuk jemi nė namaz, e me kėtė kons-tatim pajtohen shumica e dijetarėve shafiitė.
Imam El-Gazaliu (shafij) mendon se “Kur’ani nuk ėshtė i pėrkthyeshėm, madje muslimani nuk bėn ta pėrkthejė, sepse, mendon ai, “disa fjalė nė gjuhėn arabe nuk kanė ekuivalencė fjalėt persishte, kurse disa kanė, por persianėt nuk kanė shprehi t’i pėrdorin ato metaforikisht, siē veprojnė arabėt.”
Edhe juristėt malikijė dhe hanbelijė janė tė mendimit se namazi nuk mund tė aplikohet nėpėrmjet teksteve tė pėrkthyera tekstualisht, por vetėm nė origjinal.
Ėshtė interesante se edhe lėvizja filozofike Ihvan’us-safa (shekulli X) nė Enciklopedinė e tyre theksojnė se Kur’ani nė arabishte ėshtė i papėr-kthyeshėm nė ndonjė gjuhėt tjetėr.


Mendimi i Ez-Zamahsheriut

Ez-Zamahsheriu bėn pjesė nė grupin e atyre qė pėrkrahin pėrkthimin e Kur’anit dhe kėtė e bazojnė nė faktin se All-llahu ka dėrguar shpalljet e Tij nė gjuhė dhe popuj tė ndryshėm dhe Muhammedit a. s. ia shpalli Kur’anin nė gjuhėn e popullit tė tij. Pasi qė Pejgamberi a. s. e kuptoi qartė shpalljen dhe e pėrcolli tek populli, u shtrua nevoja qė ajo t’i pėrcillej edhe popujve tjerė, nė kuptim tė frymės kur’anore se Kur’ani i shpallet tėrė njerėzisė. Kjo u bė nėpėrmjet pėrkthimeve nė gjuhėt lokale tė atyre popujve. Mirėpo procesi i pėrkthimit tė Kur’anit nė gjuhė tė tjera, pjesėrisht apo tėrėsisht, nuk ndikoi qė popujt tjerė joarabė tė largohen nga origjinali kur’anor.


Mendimi i shejh El-Meragiut

Muhammed ibn Mustafa El-Meragiu, hanefij, dijetar i madh dhe rektor i Universitetit tė El-Ez’herit, duke ndjekur metodėn e Ebu Hanifes thekson se me rėndėsi ėshtė tė ruhet domethėnia e tekstit tė shpallur nė arabishte e cila nuk mund tė ndryshohet, nėse shprehet nė gjuhė tė ndryshme. Nė vitin 1932, pas njė hulumtimi tė themeltė miratoi qėndrimin se muslimani qė nuk di arabisht ėshtė absolutisht i obliguar (vaxhib) tė recitojė ajete kur’anore tė caktuara pėr namaz nė ndonjė pėrkthim pėrkatės. Ai thotė se nė namaz ėshtė me rėndėsi domethėnia e jo karakteri i i’xhazit. Meqė domethėnia e mirėfilltė ėshtė pėrcjellur gjatė pėrkthimit … mė tej ai pohon se pėrkthimi nuk ėshtė thjeshtė tė folur njerėzor (kelamu’n-nas), sepse, edhe pse ai nuk pėrmban Fjalėn e Zotit tekstualisht, megjithatė pėrmbajtja e tij pėrbėhet nė domethėnien e Fjalės sė Zotit.

Pėrfundimisht ai pohon:

“Ėshtė e saktė se pėrkthimet e Kur’anit nuk mund tė quhen Kur’an, por kjo nuk do tė thotė se nuk ėshtė valide nxjerrja e dispozitave nga pėrkthimi, sepse me fjalė tė tjera, dispozitat rrjedhin nga domethėnia e fjalėve arabishte, kurse domethėniet ėshtė legjitime tė pėrkthehen nė gjuhė tė tjera.”


Pėrkthimi i Kur’anit te shqiptarėt

Kur’ani ėshtė Fjalė e Zotit qė nuk i nėnshtrohet kurrfarė ndryshimeve, qoftė kur ndryshimet kanė tė bėjnė me gjuhėn e tij, qoftė kur kanė tė bėjnė me pėrmbajtjen e tij. Megjithatė, ai ka qenė, siē e pamė, objekt i pėrkthimit edhe tek ne, me suksese relative. Nuk do tė hyjmė nė ēėshtjen e tė dhėnave statistikore rreth historikut tė pėrkthimit tė Kur’anit nė gjuhėn shqipe , por me pak fjalė do tė shtrojmė se edhe tek ne, fillimisht, ka ekzistuar rezistenca rreth pėrkthimit tė Kur’anit. Mirėpo, mund tė theksohet se kjo rezistencė ishte jetėshkurtėr , sepse ēėshtja shkoi mė tepėr jo a tė pėrkthehet Kur’ani, por si tė pėrkthehet ai mė mirė dhe ēfarė metode e rruge tė ndiqet gjatė pėrkthimit. Por rezistenca e ulemasė shqiptare rreth mos/pėrkthimit tė Kur’anit ishte e arsyesh-me, sepse nė fund tė shekullit XIX dhe nė fillim tė shekullit XX populli shqiptar ballafaqohej me ndikime politike, ushtarake, ekonomike dhe kulturore tė shumta e tė fuqishme perėndimore nėn diri-gjimin e kishės katolike dhe lindore nėn dirigjimin e kishės ortodokse. Latinizimi dhe sllavizimi i aspekteve tė ndryshme tė jetės ndėr shqiptarėt e shtyri ulemanė e vendit tė ketė drojė nga risitė nė pikėpamje tė fjalės sė shkruar, sepse gojarisht qysh mė herėt bėhej pėrkthimi dhe interpretimi i Kur’anit dhe i tė vėrtetave fetare nė gjuhėn shqipe dhe gjuhėt tjera tė vendit.




Mendimi i Kėshillit tė Lartė tė Ulemasė sė El-Ez’herit

Diskutimet e shumta dhe tė gjalla rreth ēėshtjes se a ėshtė i lejuar pėrkthimi i Kur’anit nė gjuhė tė ndryshme nė njė mėnyrė i zgjidhi Kėshilli i lartė i Ulemasė sė Universitetit tė El-Ez’herit me fetvanė (decizionin) e tyre nė vitin 1355 h./1936 gr., tė cilėn po e japim mė poshtė: Kjo fetva shpjegon mundėsinė e pėrkthimit tė Kur’anit me anė tė pėrkthimit tė komentimit, d.m.th. tė interpretimit (et-terxhemetu’t-tefsirijje-tu) dhe dėfton pamundėsinė e transmetimit tė fjalėpėrfjalshėm tė kuptimit tė Kur’anit, me karakteristikat e rregullimit tė tij nė gjuhėn arabe nė gjuhėt tjera.

Sidoqoftė, mund tė pėrfundohet se “Kur’ani ėshtė Kur’an nė gjuhėn arabe dhe se ritualet, legjislatura, ixhtihadi e tė tjera mund tė bėhen dhe tė kryhen vetėm nėpėrmjet tekstit arabisht tė Kur’anit. Por, ndėrkaq, duke marrė parasysh se islami ėshtė religjion universal, i pėrshtatshėm pėr tėrė njerėzinė, ėshtė e domos-doshme tė pėrkthehet Kur’ani, tė shpjegohen kuptimet e tij dhe t’i sqarohen synimet e tij tėrė njerėzisė, pėrkundėr diversitetit tė gjuhėve!”


Pėrfundim

Mendimet rreth pėrkthimit apo mospėrkthimit tė Kur’anit nė gjuhė joarabe, janė tė shumta dhe kryesisht varen nga qėndrimi i autorėve apo i shkollave qė u pėrkasin autorėt e ndryshėm, pro dhe kundėr pėrkthimit tė Kur’anit.
Fillimi i pėrkthimit tė Kur’anit ėshtė i pėrcjellur me polemika dhe diskutime tė shumta, fillimisht nė favor tė mospėrkthimit tė Kur’anit, kurse mė vonė pat mendime tė pėrkthimit tė Kur’anit vetėm nė raste tė jashtėzakonshme, e vetėm diē mė vonė ky miratim i pėrkthimit shtrihet pėrgjithėsisht pėr tė gjitha gjuhėt dhe popujt e botės.
Pėrkthimin e Kur’anit e kushtėzuan shumė faktorė, por mė kryesorėt ishin nevojat praktike tė muslimanėve pėr namaz, pėr lexim-kėndim tė Kur’anit pėr nevoja ibadeti, nevoja pėr mėsim vetjak dhe pėr zgjerim tė mėsimit, pėr nevoja komunikimi me fetė, me kulturat dhe civilizimet e popujve tė tjerė e tė ngjashme.
Polemika tė ashpra e tė gjalla e kanė pėrcjellur edhe historinė e pėrkthimit tė Kur’anit nė gjuhėn shqipe, si njė nga gjuhėt qė vetėm nė fund tė shekullit XX e fitoi pėrkthimin komplet tė Kur’anit, por me theks tė veēantė jo a tė pėrkthehet Kur’ani, por si tė pėrkthehet ai mė mirė.
Nė fund tė kėtyre shqyrtimeve dhe mendimeve tė ndryshme mund tė pėrfundojmė me konstatimin qė ėshtė aprovuar nga shumica e ummetit musliman:
“Kur’ani ėshtė Kur’an vetėm nė gjuhėn arabe dhe se ritualet, legjislatura, ixhtihadi dhe tė ngjashme mund tė aplikohen dhe tė kryhen vetėm nėpėrmjet tekstit tė Kur’anit. Por, duke marrė parasysh se islami ėshtė religjion uni-versal, i destinuar tėrė njerėzisė, ėshtė e domos-doshme tė pėrkthehet Kur’ani, tė shpjegohen kuptimet e tij dhe tė sqarohen synimet e tij tėrė njerėzisė, pėrkundėr diversitetit tė gjuhėve. Pėr-kthimi i Kur’anit fjalė pėr fjalė, qė do t’i pėrgji-gjej origjinalit, ėshtė i pamundur. …”.
Mufesiri boshnjak Enes Kariq pat shkruar se “Kur’ani nuk ka mundėsi tė pėrkthehet, por ai pa tjetėr duhet pėrkthyer” , jo nė kuptimin modernist se konceptimet e kaluara tė Kur’anit pėr ne nuk janė relevante deri nė fund, me ē’gjė sillet nė pyetje vazhdimėsia e traditės sė pėrvojės sė Kur’anit dhe kohės nė tė cilėn kjo pėrvojė ka ndodhur, por nė kuptimin tradicional, qė do tė thotė se islami fillon me Kur’an, por me tė nuk mbaron, sepse tė gjitha komentimet e Kur’anit, sado qoftė inherente pėr Kur’anin, edhe mė shumė i pėrkasin historisė, njerėzve, kohės dhe pėrvojės. Kur’ani nuk mbetet pas nesh nė ndonjė kohė tė kaluar, pėrkundrazi, tradita gjithnjė e ofron atė nė vazhdimėsi, kurse Kur’ani ia siguron traditės kėtė vazhdimėsi.
(All-llahut i pėrket dija Absolute)!


Nexhat Ibrahimi
nexhatib@yahoo.com

Nexhat Ibrahimi


Artikujt e fundit:

11.12.2022

Parathėnia e Pėrkthimit tė Kur'anit nga Sherif Ahmeti

08.11.2008

Kur'ani apo Hadithet?

25.09.2008

Si ta ndryshosh vetveten?

12.09.2006

Mbi pėrkthimin e Kur’anit

12.09.2006

Pikėpamje tė konceptimit tė i’xhazit kur’anor