Artikujt

Edhe ju mund të shtoni artikull...
Kliko këtu...

Pikėpamje tė konceptimit tė i’xhazit kur’anor

foto 12.09.2006

Moto:



“Ne po ta rrėfejmė rrėfimin mė tė bukur, me kėtė qė po ta shpallim kėtė Kur’an. Ti vėrtet kėtė mė parė nuk e ke ditur.” (El-Kur’an, Jusuf, 3)


Hyrje

I’xhazi ėshtė ndėr karakteristikat mė tė rėndėsishme tė Kur’anit dhe sipas dijetarit Musa Shahin Lashin, i’xhazi ėshtė unikal pėr Kur’anin, pasi qė as hadithi kudsij as hadithi nuk karakteri-zohen me kėtė veēori.
Kuptimet e shprehjes i’xhaz sikur edhe tė shprehjes qė ėshtė e lidhur ngushtė me tė, tehaddi, edhe nė veprat islame, edhe tė atyre orientaliste janė hulumtuar dhe studiuar me kujdes dhe hollėsisht. Edhe leksikografėt janė angazhuar lidhur me kėtė. Kėshtu, fjalori arabisht-boshnjakisht jep kuptimet: “Shkoquri (tė thėnėt e qartė), elokuencė, gojėtari, pamundėsia e tė imituarit (tė Kur’anit).” Deri sa derivati tjetėr, “mu’xhizetun” domethėnė “ēudi, habi”, kurse vetė folja “a’xhe-ze – ju’xhizu” do tė thotė: “tė jesh i dobėt, tė jesh i paaftė, tė mos mundesh, tė mos jesh nė gjendje.” Hans Wehr pohon se fjala i’xhaz do tė thotė “pamundėsia e imitimit, natyra e shkėlqyeshme, e mahnitshme e (Kur’anit).” Kurse Mustafa S. er-Rifai pėr i’xhazin pohon se ai njėkohėsisht pėrcakton dy ēėshtje: pamundėsinė e fuqisė njerėzore qė tė marrė guximin tė ofrojė mu’xhize, ēudi dhe vazhdimėsia e kėsaj pamundėsie gjatė shekujve.
Shprehja tehaddi pėrcakton provokimin, nxitjen qė tė ofrohet, tė jepet diē i ngjashėm me Kur’anin dhe pėrgjithėsisht ėshtė nė harmoni tė plotė me kuptimet e shprehjes ‘mu’xhize’. Nė aspektin terminologjik ka kuptimin e dukurisė sė mbinatyrshme qė u shpallet tė dėrguarve tė All-llahut me qėllim tė dėshmimit tė misionit tė pejgamberisė sė tyre e tek disa edhe tė vėrtetėsisė sė librave tė shpallura nga All-llahu.


I’xhazi dhe tehaddi nėpėr kohė

1. Nga librat hyjnorė, e sidomos nga Kur’ani mėsojmė se mu’xhizet kanė ekzistuar prej Ademit alejhisselam e deri te Muhammedi alejhis-selam. Mirėpo, duhet vėrejtur se mu’xhizet e pejgamberėve tė hershėm kanė qenė tė natyrės ndijore, perceptuese, fizike (hissijjjetun), me afat tė shkurtėr veprimi nė kohė dhe hapėsirė dhe nuk kanė pasur qėllim parėsor tė nxisin nė garim, por ta manifestojnė fuqinė e Zotit tė madhėrueshėm, kryesisht tė drejtuara veshit apo syrit tė recipientit. Pėr shembull, zjarri i cili nuk e dogji Ibrahimin a. s. , ndarja e detit me shkop nga ana e Musait a. s. , ringjallja dhe shėrimi tek Isai a. s. kanė qenė mu’xhize pėr njė kohė tė kufizuar, qė mė vonė ta pranojnė gjendjen e mėparshme.
Mirėpo, mu’xhizet e Muhammedit a. s., pėrveē karakteristikės ndijore, konkrete, materiale, posedojnė edhe karakterin, natyrėn racionale, ideore, logjike (aklijjetun), e cila madje edhe ėshtė pikėpamja parėsore dhe thelbėsore e Shpalljes sė fundit, kurse Muhammedi a. s. ishte “i dėrguari i parė tė cilin ia dėrgoi All-llahu mbarė njerėzisė, e jo vetėm popullit dhe vendit tė caktuar. Pėr kėtė arsye All-llahu ka dėshiruar qė mu’xhizja e Muhammedit a. s. tė jetė njerėzore, e arsyeshme, por njėkohėsisht qė njerėzit nuk mund tė bėjnė diē tė ngjashėm me Kur’anin apo t’ia kapėrcejnė atij. Ky pra ėshtė Kur’ani, mu’xhizja mė e madhe tė cilėn ndonjėherė All-llahu ia dėrgoi njerėzisė” e njėkohėsisht edhe libri, po-rosia, instruksioni dhe mėnyra universale e fundit pėr organizmin e jetės, dhuratė nga All-llahu.
Shpallja e Kur’anit Muhammedit a. s. nė Mekke e pastaj edhe nė Medine dhe vende tjera hasi nė reagime tė dyfishta te bashkėkohėsit e tij: duke e pranuar si shpallje qiellore apo duke e refuzuar si ‘sihrun ju’theru’ (magji qė transmetohet, El-Mudeththir, 24), ‘sihrun mustemirr-rrun’ (njė magji nė vazhdimėsi, El-Kamer, 2), ‘ifkun ifterahu’ (gėnjeshtėr e madhe qė e shpif ai, El-Furkan, 4).
Nė kėto vėrejtje Kur’ani ėshtė pėrgjigjur me provokim epokal dhe suksesiv:

“Thuaj: ‘Sikur tė bashkoheshin tėrė xhindėt dhe njerėzit tė bėnin njė Kur’an, sikur ky, nuk do tė mund tė bėnin sikur ky, edhe pse i ndihmojnė njėri-tjetrit.” (El-Isra, 88).

“Ose po thonė: ‘Ai po trillon!’ Thuaj: ‘po formuloni ju dhjetė kaptina tė ngjashme me tė (Kur’anin), tė trilluara, dhe thirrni nė ndihmė cilin tė doni, nė vend tė All-llahut, nėse e flisni tė vėrtetėn!” (Hud, 13).

“Dhe nėse dyshoni nė atė ēka i kemi shpallur robit tonė, bėne ju njė kaptinė tė ngjashme si ai (Kur’ani), madje thirrni edhe dėshmitarėt tuaj, pėrveē All-llahut, nėse flisni tė vėrtetėn. Po, nėse nuk e bėni dhe nuk mund ta bėni, atėherė ruajuni zjarrit tė pėrgatitur pėr mosbesimtarėt, lėndė djegėse e tė cilit janė njerėzit dhe gurėt.” (El-Bekaretu, 23-24).

2. Qasja ndaj shprehjeve i’xhaz dhe tehaddi historikisht ka evoluar, por megjithatė vlera kryesore ka mbetur. Orientalisti i njohur G. E. von Grunebaum, nė shkrimin e tij mbi ‘I’xhazin’ nė The Encyclopaedia of Islam vė nė spikamė evoluimin historik tė kėtyre shprehjeve, duke pohuar se “shprehja i’xhaz nga gjysma e dytė e shekullit tė tretė h./ nėntė gr. bėhet term teknik pėr pamundėsinė e imitimit apo pėr karakterin unikal tė Kur’anit sipas pėrmbajtjes dhe formės. Pėrkufizimet e shumta deskriptive tė fjalės i’xhaz pas shekullit IV h./ X gr.nuk dėftojnė dallime qenėsore.”
Nė veprat teologjike rėndom do tė gjejmė pohimet se i’xhazi i Kur’anit dhe tehaddi i Kur’anit janė konfirmimi mė i madh i pejgam-berisė sė Muhammedit a. s. Kėtė e mbėshtesin nė pėrsosurinė e Kur’anit nė krahasim me poezinė apo prozėn, me tė cilėn vetėm nė shikim tė parė kanė ngjashmėri. Kur’ani kėtė e kundėrshton:

“Innehu le kawlu resulin kerim. Ma huwe bi kawli sha’irin kalilen ma tu’minun. We la bi kawli kahinin; kalilen ma tedhdhekkerun. Tenzilun min rabbi’l-alemin.” (El-Hakkatu, 40-43).

“Ai ėshtė njėmend fjalė e shpallur e Pejgamberit fisnik. Dhe nuk ėshtė fjalė e ndonjė poeti, por ju pak kush besoni! Dhe as fjalė tė ndonjė magjistari, por ju pak mendoni! Ėshtė shpallur nga Zoti i botave.” (El-Hakkatu, 40 - 43).

Fjalėt kur’anore mohojnė ngjashmėrinė e Shpalljes me poezinė (sexh’, prozė e rimuar), e cila ėshtė prodhim i aktivitetit tė frymės njerėzore. Konfirmimi se Kur’ani nuk ėshtė fjalė e ndonjė poeti, as fjalė e ndonjė magjistari ndihmon qė tė folurit e Kur’anit tė kuptohet si diskurs i Shpalljes qė kapėrcen poezinė, sepse tė folurit e Zotit ėshtė i pakrahasueshėm. Tė gjitha diskutimet lidhur me ngjashmėritė e Kur’anit me poezinė janė abuzuese, tė gabueshme dhe politeiste.
G. E. von Grunebaum me tė drejtė vėren se analizat qė i bėhen Kur’anit dallojnė nga analizat qė i bėhen Biblės nga filologėt perėndimorė. Nė kėtė ka ndikuar i’xhazi i Kur’anit, sepse autorėt muslimanė e kanė tė qartė se nuk mund tė kritikohet njė tekst qė e kapėrcen, ngadhėnjen, ngazėllen njeriun. Po ashtu, dėgjuesit dhe pranuesit e parė tė Kur’anit nuk e pranuan Kur’anin pėr shkak tė rimės sė Kur’anit, por pėr shkak tė koncepteve dhe porosive qė sjellė ai, nuk e pranuan Kur’anin pėr shkak tė metrikės sė tij nė suret e shkurtėra, por pėr shkak tė tė vėrtetave tė thella qė ruan Kur’ani nė gjuhė tė madhe. Kjo vjen edhe nga arsyeja, sepse ‘tė vėrtetat e magjistarėve’ me shekuj nuk e ndryshuan jetėn dhe mendjen e njerėzve, kurse tė vėrtetat kur’anore pėr njė kohė tė shkurtėr thyen inferioritetin shumėshekullor tė arabėve dhe popujve tjerė pėr t’u bėrė vravashkė pėr mileniume deri nė Ditėn e fundit. Shembujt qė i lexojmė nė literaturė burimore dėshmojnė fuqinė universale tė Kur’anit nė ndryshimin e koncepteve dhe perceptimeve njerėzore apo manifestimin e pafuqisė dhe paaftėsisė para Kur’anit apo pjesėve tė tij tė caktuara, qė manifeston magjepsje, fanitje, magji tė vėrtetė dhe poezi tė pashpjegueshme nė mosbesimin e Velid ibn Mugires dhe besimin e Umer ibn Hattabit.


I’xhazi ndėr shkencėtarėt

Analiza e literaturės islame mbi Kur’anin vė nė pah dy qasje nė raport me i’xhazin e Kur’anit:

a) Qasja klasike . - Mufesirėt / komentuesit klasikė muslimanė i’xhazin e Kur’anit para sė gjithash e kėrkonin nė stilin e tij, nė figurat stilistike qė i pėrdor, nė shkurtėsinė dhe vetue-shmėrinė e rrėfimeve tė tij tė cilat, sikur bubullima shkretinore janė vulosėse, tė fuqishme, mbi lexuesit bėjnė ndikim tė thellė.
Orientalisti tashmė i cituar, von Grunebaum, pohon se pikėpamja ortodokse i’xhazin e Kur’anit e sheh nė ‘karakterin unikal tė paarrritshėm’ tė Kur’anit, nė kompozicionin e shkėlqyeshėm dhe nė shkallėn e lartė tė elokuencės’, nė pėrsosmėrinė qė njerėzia nuk mund ta imitojė.
Fakti qė provokimi kur’anor (tehaddi) kurrė nuk ka marrė pėrgjigje meritore, as gjatė kohės sė Muhammedit a.s. , as mė vonė , bėri qė fenomeni i manifestimit tė pamundėsisė njerėzore qė ta imitojė Librin e shenjtė apo njė pjesė tė tij nė pėrmbajtje apo formė tė emėrtohet me termin i’xhaz. Kjo ndodhi vetėm nė shekullin III h./ IX gr., duke marrė kuptimin teknik nė kuptim tė pakrahasueshmėrisė mbinatyrore tė Kur’anit. Kishte edhe autorė qė i’xhazin nuk e identifikonin ekskluzivisht me epėrsinė unikale stilistike tė Kur’anit kundrejt shkrimeve tė tjera, duke e zgjeruar kuptimin e tij, por ky mendim mbeti nė pakicė.
El-Bakil-lani nė veprėn e tij “I’xhaz’ul-Kur’an” pajtohet me karakterin unikal tė retorikės sė Kur’anit dhe me stilin e tij tė shkėlqyeshėm, por shton se i’xhazi shtrihet edhe nė njoftimin e tij mbi ēėshtjet eskatologjike, mbi faktin se Muhammedi a. s. ka qenė ummij (analfabet) dhe mbi nadhmin.
Kontribut tė konsiderueshėm dhe ndoshta tė pakapėrcyeshėm deri tash kanė dhėnė edhe El-Xhurxhani me Delail’ul-Kur’an , Ez-Zamahsheri me El-Keshshaf , Ez-Zerkeshi me El-Burhan, dhe Es-Sujuti me El-Itkan, me vėrejtjen se dy tė fundit nuk kanė sjellė diēka kreative nė kėtė fushė, por kanė ndihmuar qė kjo fushė tė zhvillohet dhe tė degėzohet nė: ilm’ul-meani, ilm’ul-bejan dhe ilm’ul-bedi’.

b) Qasja bashkėkohore, moderniste . – Mufesirėt / komentuesit bashkėkohorė modernistė, nėn ndikimin e komentimit shkencor tė Kur’anit, i’xhazin e Kur’anit e shohin nė anticipimin e zbulimeve shkencore, nė atė qė quhet pajtueshmėria ndėrmjet kozmologjisė kur’anore dhe kozmologjive tė pranuara aktuale dhe pajtueshmėrive tė disa rrėfimeve kur’anore (p. sh. mbi trupin e faraonit ) dhe disa zbulimeve bashkėkohore shkencore.
Disa tė tjerė, si Reshad Halifa, i’xhazin e Kur’anit e shohin nė hulumtimet kompjuterike tė Kur’anit. Ky mendon se i’xhazi ėshtė nė sistemin konsistent kodues matematikor tė tekstit tė Kur’anit, tė bazuar nė numrin 19. Ai mendon se ky sistem ėshtė dėshmi e mrekullisė kur’anore.
Pėr ekzegjetėt modernė tė Kur’anit pajtueshmėria e ajeteve tė Kur’anit dhe tė shkencės ėshtė dėshmi bindėse pėr vėrtetėsinė e shpalljes sė Muhammedit a. s., sepse ato janė pohuar para katėrmbėdhjetė shekujsh dhe vetėm tash po vėrtetohen nga shkencat pėrkatėse.
Ata pohojnė se pikėpamja shkencore e i’xhazit, i cili manifestohet nė anticipimin e shumė tė vėrtetave mbi Kozmosin, jetėn dhe njeriun, ėshtė mė i madh se i’xhazi gjuhėsor, sepse i’xhazin gjuhėsor e kupton njė numėr i vogėl njerėzish, kurse kėtė pikėpamje e kuptojnė thuajse tė gjithė: fazat eonike tė krijimit tė Kozmosit, lėvizjes sė trupave qiellorė, pluralitetin e botave, dritėn e Diellit, spermatozoidin, vijat e holla tė majeve tė gishtave, atomi, etj.
Muhammed Abduhu nuk elaboron gjerėsisht i’xhazin, por ndalet nė faktin se Kur’ani ėshtė ēudi e papėrsėritur si dėshmi e pejgamberisė sė Muhammedit a. s.
Mirėpo, nė qasjen moderne tė i’xhazit kemi dallime nė interpretim. Kėshtu pėr shembull, Sejjid Kutubi dallon tri veēori tė jashtėzakonshme tė Kur’anit:
a) Legjislacioni korrekt pėr ēdo kohė (teshri’un salihun li kul-li zemanin);
b) Njoftimi pėr eskatologjinė (ihbaru an’il-gajbi);
c) Dituri kozmologjike mbi krijimin e gjithėsisė (ulum’ul-kewnijjeti fi halk’il-kewni).
Sipas shkencėtarit tjetėr tė Kur’anit Halefullah Ahmed, i’xhazi i Kur’anit ėshtė nė porositė e rrėfimeve tė tij e jo parėsisht nė vėrtetėsinė e kėtyre rrėfimeve.
Pas shumė analizave e pėrsiatjeve Musa Shahin Lashin dėshmitė mė ekspresive pėr i’xhazin nė Kur’an i sheh si vijon:
a) I’xhazi i Kur’anit pėrbėhet nė rrėfimet mbi:

- Tė panjohurat qė kanė ndodhur nė tė kaluarėn janė rrėfimet mbi pejgamberėt e hershėm, mbi faraonin, pastaj krijimi i Ademit a. s., rrėfimi mbi popujt e kaluar, mbi rebelimin e popujve kundrejt pejgamberėve dhe dėnimet ndaj tyre etj.
- Tė panjohurat nė tė tashmen janė rrėfimet mbi njeriun nė pėrmbrendėsen e nėnės (“Ne e kemi krijuar njeriun nga palca e tokės. Pastaj e bėjmė pikė fare nė njė vend tė sigurt.”) (El-Mu’minun, 12-13).
- Tė panjohurat qė do tė ndodhin nė tė ardhmen, siē ėshtė rasti me njoftimin se Bizantinėt megjithatė do tė ngadhėnjehen pas disa viteve kundėr armiqve tė tyre Persianėve. (“Bizantinėt u mundėn. Nė tokėn mė tė afėrt, por ata, pas humbjes sė tyre, do tė ngadhėnjejnė.”) (Err-Rrum, 1-3).

b) I’xhazi i Kur’anit zė fill nė rregullimin e Kur’anit, sistemin, rendin dhe nė tė pazakonshmen nė tė folurit e arabėve. Kur’ani ėshtė elokuent, i qartė, ndikon fuqishėm te dėgjuesit dhe ėshtė e pamundur praktikisht tė imitohet.
Sipas shkencėtarit Subhi Salih figurat stilistike nė Kur’an konsiderohen si dominuese nė i’xhazin kur’anor. Ai dallon katėr lloje figurash stilistike mė ekspresive nė Kur’an:

1. Krahasimi – teshbih’ul-Kur’ani;
2. Metafora – istiaret’ul-Kur’ani;
3. Metafora nė kuptim tė ngushtė – mexhaz’ul-Kur’an;
4. Metonimia – kinajet’ul-Kur’ani.

Po ashtu, Subhi Salih preokupohet edhe me “pamundėsinė dhe pafuqinė e imitimit tė Kur’anit nė tonalitetin dhe melodinė e tij” (El-I’xhazu fi nagm’il-Kur’ani), duke konfirmuar se muzikaliteti i Kur’anit ėshtė i lidhur ngushtė me tematikėn e trajtuar. Kėshtu pėr shembull, sure tė caktuara mbajnė emrin e pejgamberit tė caktuar, apo sure tė caktuara trajtojnė ēėshtje tė caktuara dhe ekuivalent kėsaj ėshtė edhe tonaliteti i sureve apo ajeteve kur’anore.
Ėshtė i pakalueshėm edhe dijetari i madh egjiptian i shekullit XX, Muhammed Ebu Zehreh, i cili i’xhazin e Kur’anit nuk e sheh vetėm nė gjuhėn e tij, nė dimensionin e tij formal apo nė pėrmbajtjen e tij, por edhe nė dispozitat, shqyr-timet, argumentimin, ndikimin e tij e tė tjera.
Dijetari tjetėr modernist tashmė i cekur, Abdulkerim El-Hatib nė studimet e tij tė i’xhazit, tė emėrtuara si ‘perceptim i ri’ i tij pohon se ekzistojnė katėr pikėpamje tė i’xhazit:
1. Kur’ani flet pėr tė vėrtetėn absolute (es-sidk’ul-mutlak), duke trajtuar tė gjitha realitetet universale, religjioze dhe tė kėsaj bote dhe ia prezanton njerėzisė thelbin e tyre;
2. Toni autoritativ i Kur’anit pėr shkak tė prejardhjes sė tij tė lartėsuar;
3. Kompozicioni dhe stili superior i Kur’anit nė prezantimin e formės mė tė mirė dhe mė tė pėrsosur;
4. Shpirtėrorja kur’anore (ruhanijjeh), duke pėrcjellur urdhėrin, dispozitėn, gjykimin, vullnetin e Zotit.
Edhe autori bashkėkohor Muhammed Ali Es-Sabuni i kushton rėndėsi i’xhazit tė Kur’anit. Ai mendon se i’xhazi mund tė klasifikohet nė dhjetė fusha kryesore, disa prej tė cilave po i theksojmė nė vazhdim:

1. Rregullimi i shkėlqyeshėm i Kur’anit;
2. Legjislatura plotėsisht e pėrsosur dhe precize;
3. Njoftimet mbi tė panjohurėn;
4. Pajtueshmėria me shkencat moderne
kozmologjike;
5. Pėrmbushja e tė gjitha gjėrave qė i ka parapa Kur’ani;
6. Pėrfshirja e diturive dhe njohurive etj.

Shumė autorė dhe studime bashkėkohore ndjekin Ali Sabunin.
Mbase mė larg prej autorėve bashkėkohorė nė analizimin e i’xhazit tė Kur’anit ka shkuar Ahmed Izuddin Abdullah Halefullah i cili nė studimin e tij tė vėllimshėm dhe mjaft interesant “El-Kur’an jetehadda” (Kur’ani thėrret nė garim) i’xhazin e shtron nga shumė kėnde dhe nga shumė pikėpamje.
Nė studimet moderne perėndimore, qė nuk janė tė pakta, zhvillimet kanė shkuar jo nė pikėpamje tė estetikės dhe retorikės, por kryesisht nė pikėpamje tė perspektivės historike tė zhvillimit tė teologjisė islame ose tė pėrvojės dialektike tė shoqėrisė muslimane nė zhvillim. Sipas pohimeve tė tyre, dogma e i’xhazit tė Kur’anit mė tepėr ėshtė zhvilluar si apologji e statusit kanonik tė Kur’anit nė bashkėsinė muslimane sesa si dėshmi e pejgamberisė sė Muhammedit a. s. Tė rrallė janė ata qė i kanė kushtuar rėndėsi stilit dhe estetikės kur’anore, ku bėn pjesė von Grunebaum, Arthur J. Arrbery e Pickthall. Orientalisti A. J. Arberry Kur’anin e pėrshkruan si: “ajo simfoni e papėrsėritur”, “po ata zėra qė njeriun e shpiejnė nė lotė dhe ekstazė”.
Mirėpo, trendet mė tė reja nė perėndim, por edhe ndėr muslimanėt shkojnė nė studimin e Kur’anit per se dhe si tekst letrar, pėr tė kuptuarit e thellė tė islamit si religjion. Edhe Muhammed Arkun insiston nė metodologji dhe qasje tjetėrfare, duke shkuar mė tej filologjisė, duke transcenduar kriticizmin historik tė orientalizmit dhe tradicionalizmin e dijetarėve muslimanė, duke insistuar qė gjuha religjioze kur’anore duhet tė trajtohet tjetėrfare nga gjuhėt tjera, me ndihmė tė qasjeve moderne semantike dhe strukturaliste nė dritėn e disiplinave antropologjike dhe socio-kulturore.




Pėrfundim

Ēėshtja e i’xhazit tė Kur’anit ėshtė ndėr problemet thelbėsore nė konceptimin dhe nė perceptimin e Kur’anit nė tėrėsi dhe tė Islamit si fe nė pikėpamjen shpirtėrore dhe materiale, vertikale dhe horizontale.
Kur’ani ėshtė i jashtėzakonshėm, i veēantė dhe tjetėrfare nga ēdo gjė njerėzore, pėr shkak se Burimi i tij ėshtė tjetėrfare nga ēdo burim njerėzor apo tjetėr tė shprehjes artistike, prandaj edhe puna nė hulumtimet, pėrsiatjet dhe studimet e Kur’anit nuk kanė pėrfunduar, siē nuk do tė pėrfundojė i’xhazi i Kur’anit deri nė Ditėn e fundit.
Trashėgimia e shkruar mbi dhe rreth i’xhazit dhe tehaddisė sė Kur’anit gjatė historisė, nė kooperim me hulumtimet dhe studimet moderne muslimane, por edhe me ato perėndimore, ēėshtjen e i’xhazit tė Kur’anit mund ta shpien pėrpara nė aspekt tė tė kuptuarit shumėshtresor, i cili do t’i shėrbejė funskionit tė tij nė tė thelluarit dhe tė kuptuarit e kuptimeve dhe dimensioneve polisemike tė Kur’anit dhe nė tė kuptuarit mė tė drejtė dhe mė tė plotė tė vetė fesė islame.


Nexhat Ibrahimi
nexhatib@yahoo.com

Nexhat Ibrahimi


Artikujt e fundit:

11.12.2022

Parathėnia e Pėrkthimit tė Kur'anit nga Sherif Ahmeti

08.11.2008

Kur'ani apo Hadithet?

25.09.2008

Si ta ndryshosh vetveten?

12.09.2006

Mbi pėrkthimin e Kur’anit

12.09.2006

Pikėpamje tė konceptimit tė i’xhazit kur’anor