Artikujt

Edhe ju mund të shtoni artikull...
Kliko këtu...

Si t’i qasemi Kur’anit famėmadh

foto 03.06.2006

Si t’i qasemi Kur’anit famėmadh



Prim.dr.sci.med. Ali F. Iljazi



Allahu i madhėrishėm nė Kur’anin fisnik urdhėron e thotė:



“Ėshtė e vėrtetė se ky Kur'an udhėzon pėr atė rrugė qė ėshtė mė se e vėrteta, e besimtarėt qė bėjnė vepra tė mira i pėrgėzon se ata pa dyshim do tė kenė shpėrblim tė madh”.

(El Isra, 9)



“Ne tė shpallim Kur'anin qė ėshtė shėrim dhe mėshirė pėr besimtarėt, kurse jobesimtarėve nuk u shton tjetėr pėrpos dėshpėrim.”

(El Isra, 82)



“Sikur tė gjithė drutė nė tokė tė jenė lapsa dhe sikur detit t'i shtohen edhe shtatė dete (e tė jenė me ngjyrė), nuk do tė mbaronin fjalėt e Allahut (do tė shteroheshin detet, do tė soseshin lapsat, e jo mrekullitė e Zotit). Allahu ėshtė ngadhėnjyesi i urtė”.

(Llukman, 27)



Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:

“Ibadeti mė i mirė i Ummetit tim ėshtė leximi i Kur’anit” – dhe thotė: “Sikur Kur’ani tė ishte i shkruar nė lėkurėn e parexhur, zjarri nuk do ta digjte”.

Gjithashtu thotė:

“Nuk ka ndėrmjetėsues mė tė mirė ditėn e Gjykimit, te Allahu, se Kur’ani, as nga Pejgamberėt s.a.v.s., melekėt ose dikush tjetėr”.

Kupto se leximi i Kur’anit i ka rregullat e tij dhe fshehtėsitė.

Rregullat e jashtme janė tre:

1. Ta lexosh me rrespekt dhe nderim. Pozita e respektit ndaj Kur’anit fisnik ėshtė qė ta lexosh me abdest, i qetė, i kthyer kah kibla, jo i mbėshtetur, jo kėmbėkryq, apo duke qenė i pėrgjumshėm. Duhet ta lexosh me kujdes duke theksuar ēdo (germė) shkronjė dhe jo shpejtė. Ibn Abbasi r.a. ka thėnė: “Tė lexoj kaptinat »Zilzal« dhe »Kariah« duke menduar pėr kuptimin e tyre, pėr mua ėshtė mė e dashur se leximi i shpejtė i kaptinave »Bekare« dhe »Ali Imran«.

2. Kohė pas kohe ta lexosh nė kėmbė nė namaz, e sidomos nė xhami natėn, sepse zemra natėn ėshtė mė e pastėr dhe jo e ngarkuar me mendime. Pėr kėtė Allahu xh.sh. i ka lavdėruar duke thėnė: “Pėr ata qė Allahun e pėrmendin me pėrkujtim kur janė nė kėmbė, kur janė ulur, kur janė tė shtrirė....” (Ali Imran, 191). Imam Aliu r.a. ka thėnė: “Kush lexon Kur’an nė kėmbė gjatė namazit pėr ēdo shkronjė i ka njėqind thevape, kush lexon Kur’an jasht namazit me abdest, pėr ēdo shkronjė i ka 25 thevabe, dhe kush lexon pa abdest i ka dhjetė thevabe.

3. Shkalla mė e ulėt e leximit ėshtė qė hatma tė bėhet ēdo muaj, ndėrsa mė e larta qė hatma tė bėhet ēdo tre ditė.

Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: “Kush e lexon Kur’anin pėr mė pak se tre ditė nuk e ka kuptuar”.

Mesi nė mes kėtyre dy gjendjeve ėshtė qė Kur’ani tė pėrfundohet ēdo javė, ndėrsa leximi i hatmes pėr ēdo ditė nuk ėshtė e lavdėruar. Ilaēi ėshtė i dobishėm pėr tė sėmurin, por dozimi i tepėrt (predozimi) mund tė jetė vdekjeprurės.

Fshehtėsitė e leximit janė pesė:

1. Fillimisht tė jesh i vetėdijshėm se Kur’ani ėshtė fjalė madhėshtore e pėrkryer, sikur qė ėshtė i Lartėmadhėruar Ai i cili e ka shpallur dhe kėshtu nė zemėr tė paramendosh Arshin, Kursin, qiejt, Tokėn dhe ēfarė gjendet nė mes tyre, melekėt, exhinėt, njerėzit, kafshėt, bimėt, mineralet, duke menduar se ato kanė njė Krijues, tė cilit i binden tė gjithė. Duhet tė mendosh dhe dėshirosh qė tė mėsosh fjalėn e Tij, dhe nėpėrmes fjalės sė Tij tė shikosh cilėsitė e Tij, duke zbuluar bukurinė e diturisė dhe urtėsisė sė Tij. Gjithashtu, sikur qė Kur’ani nuk mund tė preket pa pastėrtinė e jashtme, ashtu edhe zemra duhet tė jetė e pastėr. Nga frikėrespekti Ikrime kur e hapte Kur’anin i binte tė fikėt duke thėnė: “Kjo ėshtė fjalė e Zotit tim”. Dije se shkėlqimin e fjalės madhėshtore tė Allahut xh.sh., sikur mos tė ishte e mbuluar me shkronja, fuqia e njeriut nuk do tė mund ta duronte dėgjimin e tij, pėr shkak tė lartėmadhėrisė sė tij, shprehjes dhe ndriēimit tė tij. Sikur Allahu xh.sh. mos ta fuqizonte Musain a.s. nuk do tė mund ta dėgjonte fjalėn e Tij tė liruar nga shkronjat dhe zėri, mu sikur kodra qė nuk mundi ta pėrballoj paraqitjen e Tij dhe u bė pluhur. Pėr kėtė Allahu xh.sh. thotė: “Sikur Ne ta zbritnim kėtė Kur'an mbi ndonjė kodėr, do ta shihje atė tė strukur e tė ēarė prej frikės nga Allahu. Kėta janė shembuj qė ua shkoqisim njerėzve, qė ata tė mendojnė”.

(El Hashr, 21).

2. Ta lexosh duke menduar pėr kuptimin e tij. Imam Aliu r.a. ka thėnė: “Nuk ka dobi nga ibadeti pa kuptim, si dhe nga leximi pa meditim”. Ruaju e mos u kreno se ke lexuar shumė hatme, sepse njė ajet nėse e lexon gjatė natės duke menduar pėr kuptimin e tij ėshtė mė e vlefshme se sa me lexuar dy hatme. Pejgamberi s.a.v.s. lexonte »Bismilahirr – Rrahmanir – Rrahim« Me emrin e Allahut, Mėshiruesit, Mėshirbėrėsit, dhe kėtė e pėrsėriste njėzet herė. Ebu Derda r.a. ka thėnė: “Njėherė Pejgamberi s.a.v.s. u ngrit me ne nė namazin e natės duke e pėrsėritur pa ndėrprerė ajetin: »Nėse i dėnon ata, nė tė vėrtetė ata janė robėr Tu, e nėse u falė atyre, Ti je i gjithėfuqishmi, i urti«. (El Maide, 118). Temim ed Darij r.a. tėrė natėn e kaloi duke e pėrsėritur ajetin: »A menduan ata, tė cilėt vepruan nė tė kėqija, se nė jetėn e tyre dhe nė vdekjen e tyre do t'i bėjmė tė barabartė me ata qė besuan dhe bėnė vepra tė mira? Sa i shėmtuar ėshtė gjykimi i tyre?« (Xhathije, 21). Seid bin Xhubejri r.a. tėrė natėn kaloi duke lexuar ajetin: »E tash, o ju kriminelė, ndahuni!« (Ja Sin, 59). Njė dijetar kishte thėnė: “Ēdo javė bėjė hatme, ēdo muaj bėjė hatme, ēdo vit bėjė hatme, por kam hatme qė e kam filluar para 30 viteve dhe ende nuk e kam pėrfunduar”.

1. Nė mendimet tua tė korrish frutat e njohjes nga degėt e saj, duke kėrkuar margaritarėt e dėshiruar. Mos e shiko Kur’anin vetėm nga njė prizmė.

2. Tė lirohesh nga ajo qė tė pengon tė kuptuarit e tij, e kėto janė perdet. I Lartėsuari thotė: “Ka prej tyre qė ty tė dėgjonė (kur lexon Kur'anin). Po Ne kemi krijuar mbulesė mbi zemrat e tyre qė tė mos e kuptojnė atė...” (El En’amė, 25). Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: “Sikur shejtanėt mos tė mbulonin zemrat e njerėzve ata do tė shihnin atė ēfarė ndodhė nė qiej”. Dije se kuptimi i fshehtė i Kur’anit ėshtė nga bota e fshehtė, ndėrsa shkronjat janė nga bota e dukshme. Tek disa ekzistojnė perdet e dyshimit, tek disa perdet e dunjasė e te disa perdet e epsheve tė cilat i mbulojnė zemrėn. Mu pėr kėtė ėshtė e qartė, pėrse nuk mund tė arrijnė kuptimin e Kur’anit dhe dritėn e tij. Me kėto perde shumica janė tė mbuluar. Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: “Kur’ani ka kuptimin e jashtėm dhe tė brendshėm, tė kufizuar dhe tė pakufizuar”. Ai i cili kufizohet me kuptimin e jashtėm, atėherė ėshtė e pamundur qė t’i zbulohen tė fshehtat e Kur’anit. Si mund t’i kuptojė fjalėt e Allahut xh.sh. »Nuk do tė mė shohėsh«, dhe si do tė kuptojė se nė kėtė botė nuk mund ta shohė me kėta sy qė janė tė kufizuar nė hapsirė. Dhe si do t’i koordinojnė fjalėt e Allahut tė madhėrishėm: “Tė parėt (e njerėzve) nuk mund ta pėrfshinė Atė, e Ai i pėrfshinė tė parėt”. (El En’amė, 103). Me fjalėt: “Atė ditė do tė ketė fytyra tė shkėlqyera (tė gėzuara). Qė Zotin e tyre e shikojnė.” (El Kijame, 22 – 23). Tė mjafton ky shembull qė tė kuptosh realitetin.

3. Tė lexosh ajetet e Kur’anit fisnik duke u pajisur me cilėsitė e atij ajeti, dhe nga ēdo kuptim tė formosh gjendje (hal) tė re. P.sh. kur pėrmendet mėshira, falja, tė jesh i gėzuar sikur me qenė nė krahėt e lumturisė, ndėrsa kur pėrmendet hidhėrimi, ashpėrsia e dėnimit, tė jesh i frikėsuar si nė vdekje. Kur pėrmendet Allahu xh.sh., emrat e Tij dhe Lartėmadhėria e Tij, tė ulėsh kokėn tė strukesh sikur tė mos ekzistosh fare nga ndjenja e Fuqisė dhe Madhėshtisė sė Tij. Kur pėrmenden pabesimtarėt ose ata qė i pėrshkruajnė Zotit fėmij ose ortak, tė ulėsh zėrin, tė rrėnohesh nga turpi ndaj Allahut xh.sh. Leximin ta shoqėrosh me vaj, turp, dridhje e djersitje, rrėnqethje tė lėkurės nga frikėrespekti i fjalės sė Allahut xh.sh. Pra mundohu qė gjatė leximit tė merr pjesė tėrė organizmi, sepse Kur’ani i plotėson tri botėt tuaja; botėn psiqike, shpirtėrore dhe botėn fizike.

Dije se drita e pastėr e njohurisė shkėlqen nga bota hyjnore nė zemėr. Andaj lumturia, frika, frikėrespekti dhe gjendjet tjera janė nga bota psiqike dhe vendi i tyre ėshtė krahėrori. Nėse mendon nė zemrėn si njė copė mishi, atėherė je largė nga njohja e brendisė, sepse kjo zemėr, si njė copė mishi gjendet te kafshėt dhe te ngordhėsirat, por nė ato zemra nuk zbret drita e njohurisė dhe diturisė si dhe nuk pasqyrohet frika, devotshmėria dhe lumturia. Andaj nėse dėshiron tė shijosh diēka nga kėto fshehtėsi, e unė e di se dėshiron, por shejtani tė ngulfatė me litarin e epsheve, andaj ke kujdes nė Tevhid.

Dije se Kur’ani ėshtė sikurse Dielli, nga i cili rrjedhin fshehtėsitė e njohjes nė zemėr, mu sikur rrezet e Diellit qė bijnė nė tokė duke i dhėnė jetė.

Frikėrespekti ėshtė njė gjurmė e dritės sė njohjes dhe Allahut xh.sh. mė sė shumti i frikėsohen tė diturit.

Mundohu qė zemrėn tėnde ta kthesh kah dielli i Kur’anit, duke u ndriēuar me shkėlqimin e tij. Dėgjo thirrjen e cila vjen kah ana e djathtė e Turit dhe kur tė shohėsh shkėlqimin e zjarrit, merr njė dru dhe ndize llampėn dhe nėse e ke vajin si duhet do tė ndiēojė pa e prekur zjarri, dhe ajo dritė do tė jetė udhėzuese pėr ty mu sikurse Dielli i zjarrtė i cili shkėlqen pa pra. Pėrqafoje fuqishėm me tėrė qenien tėnde dritėn e Allahut xh.sh.





11.07.2005.Islamgjakova.net


Prim.dr.sci.med. Ali F. Iljazi


Artikujt e fundit:

11.12.2022

Parathėnia e Pėrkthimit tė Kur'anit nga Sherif Ahmeti

08.11.2008

Kur'ani apo Hadithet?

25.09.2008

Si ta ndryshosh vetveten?

12.09.2006

Mbi pėrkthimin e Kur’anit

12.09.2006

Pikėpamje tė konceptimit tė i’xhazit kur’anor