Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Sureja: 92. Lejl
Ajete: 21

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 92:1. Pasha natën që me errësirë mbulon gjithësinë!
92:1. Për natën që mbulon (me terr),
92:1. Betohem për natën kur ajo mbulon,
92:1. WEL-LEJLI 'IDHA JEGSHA
C 92:2. Pasha ditën kur ajo shkrepëtin!
92:2. për ditën që agon
92:2. Dhe për ditën kur ajo shkëlqen,
92:2. WE EN-NEHARI 'IDHA TEXHELLA
C 92:3. Pasha Atë që krijoi mashkullin e femrën!
92:3. dhe për Atë që ka krijuar mashkullin dhe femrën!
92:3. Dhe për Atë që krijoi mashkullin dhe femrën.
92:3. WE MA HALEKA EDH-DHEKERE WEL-'UNTHA
C 92:4. Vërtet, veprimi juaj është i llojllojtë.
92:4. Vërtet, veprat tuaja janë të ndryshme.
92:4. Me të vërtetë, përpjekja juaj është e ndryshme.
92:4. 'INNE SA'JEKUM LESHETTA
C 92:5. E, sa i përket atij që jep dhe ruhet,
92:5. Sa për atë që jep (për hir të Allahut), ka frikë (nga Ai)
92:5. Sa për atë që jep dhe që ka frikë Allahun,
92:5. FE'EMMA MEN 'A'TA WE ETTEKA
C 92:6. Dhe vërteton bindshëm për më të mirën,
92:6. dhe dëshmon për vërtetësinë e më të bukurës (besimit),
92:6. Dhe që e pohon të vërtetën më të mirë,
92:6. WE SEDDEKA BIL-HUSNA
C 92:7. Ne do ta përgatitim atë për më të lehtën.
92:7. Ne do t'ia lehtësojmë atij rrugën drejt shpëtimit.
92:7. Ne do ta bëjmë të lehtë për të rrugën drejt lehtësimit.
92:7. FESENUJESSIRUHU LILJUSRA
C 92:8. E sa i përket atij që bën koprraci dhe ndien veten të pavarur (nga Zoti),
92:8. Kurse atij që është koprrac, ndihet i vetëmjaftueshëm,
92:8. Por sa për atë që është koprrac dhe që ndihet i vetë-mjaftueshëm,
92:8. WE 'EMMA MEN BEHILE WE ESTEGNA
C 92:9. Dhe që përgënjeshtron atë më të mirën,
92:9. dhe e quan gënjeshtër më të bukurën (besimin),
92:9. Dhe që përgënjeshtron të vërtetën më të mirë,
92:9. WE KEDHDHEBE BIL-HUSNA
C 92:10. Ne do ta përgatisim për më të vështirën.
92:10. Ne do t'ia lehtësojmë rrugën drejt dënimit,
92:10. Ne do ta bëjmë të lehtë për të rrugën drejt vështirësisë.
92:10. FESENUJESSIRUHU LIL'USRA
C 92:11. E pasuria e tij nuk do t'i bëjë dobi, kur ai të zhduket.
92:11. e, kur të hidhet (në zjarr), pasuria e tij nuk do t'i bëjë dobi.
92:11. Dhe pasuria e tij nuk do t'i bëjë asnjë dobi kur ai të bjerë.
92:11. WE MA JUGNI 'ANHU MALUHU 'IDHA TEREDDA
C 92:12. Detyrë e jona është vetëm të udhëzojmë.
92:12. Neve na përket që t'ua tregojmë rrugën e drejtë,
92:12. Me të vërtetë, është mbi Ne të udhëzojmë.
92:12. 'INNE 'ALEJNA LELHUDA
C 92:13. Dhe vetëm Jona është bota tjetër si dhe kjo.
92:13. dhe, me të vërtetë, e Jona është ajo botë dhe kjo botë!
92:13. Dhe me të vërtetë, Ne jemi Zotëruesit e botës tjetër dhe të kësaj bote.
92:13. WE 'INNE LENA LEL'AHIRETE WEL-'ULA
C 92:14. Unë u kam tërhequr vërejtjen për zjarrin të ndezur fort.
92:14. Prandaj Unë ju kam tërhequr vërejtjen me një zjarr që flakëron,
92:14. Prandaj, Unë ju paralajmëroj për një zjarr që digjet.
92:14. FE'ENDHERTUKUM NAREN TELEDHDHA
C 92:15. Që aty nuk hyn tjetër, pos atij që është më i prishuri.
92:15. ku do të hidhet vetëm më i keqi,
92:15. Në të nuk do të hyjë përveç mëkatarit më të madh,
92:15. LA JESLAHA 'ILLAL-'ESHKA
C 92:16. I cili përgënjeshtroi dhe u zbraps.
92:16. që ka mohuar dhe është larguar nga besimi.
92:16. Ai që përgënjeshtron dhe që kthen shpinën.
92:16. EL-LEDHI KEDHDHEBE WE TEWELLA
C 92:17. Ndërsa ai që është më i devotshëm do të jetë larg tij.
92:17. E do të mbahet larg tij (zjarrit) më i devotshmi (që ruhet nga gjynahet),
92:17. Por ai që ka frikë Allahun do të ruhet prej tij,
92:17. WE SEJUXHENNEBUHAL-'ETKA
C 92:18. Ai që e jep pasurinë e vet e pastrohet,
92:18. që e jep pasurinë e tij, duke pastruar veten
92:18. Ai që jep pasurinë e tij për t'u pastruar,
92:18. EL-LEDHI JU'UTI MALEHU JETEZEKKA
C 92:19. E jo për ta shpërblyer ndokë që i ka bërë mirë më parë.
92:19. dhe duke mos pritur shpërblim prej dikujt tjetër për këtë,
92:19. Dhe që nuk i jep asnjë njeriu ndonjë shpërblim që duhet kthyer,
92:19. WE MA LI'HEDIN 'INDEHU MIN NI'METIN TUXHZA
C 92:20. Por vetëm për të fituar kënaqësinë e Zotit të vet, më të lartit.
92:20. por vetëm për të kërkuar Fytyrën (kënaqësinë) e Zotit të tij, më të Lartit.
92:20. Por që kërkon fytyrën e Zotit të tij, të Lartësuarit.
92:20. 'ILLA EBTIGA'E WEXHHI RABBIHIL-'A'LA
C 92:21. Për Zotin, ai do ta gëzojë atë kënaqësi!
92:21. Dhe ai, me siguri, do të jetë i kënaqur!
92:21. Dhe me të vërtetë, së shpejti ai do të jetë i kënaqur.
92:21. WE LESEWFE JERDA