Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Sureja: 87. Ala
Ajete: 19

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 87:1. Madhëroje larg të metave Zotin tënd, më të lartësuarin!
87:1. Lavdëro emrin e Zotit tënd, më të Lartit,
87:1. Lëvdo emrin e Zotit tënd, të Lartësuarit,
87:1. SEBBIHI ESME RABBIKEL-'A'LA
C 87:2. I cili krijoi dhe përsosi,
87:2. që ka krijuar gjithçka dhe e ka përpjestuar drejt;
87:2. Që krijoi dhe përsosi,
87:2. EL-LEDHI HALEKA FESEWWA
C 87:3. Dhe i cili përcaktoi e orientoi,
87:3. që ka caktuar fatin e çdo gjëje dhe ia ka rrëfyer rrugën;
87:3. Dhe që përcaktoi dhe udhëzoi,
87:3. WEL-LEDHI KADDERE FEHEDA
C 87:4. Dhe i cili mundësoi mbirjen e kullosës.
87:4. që bën të rriten kullotat
87:4. Dhe që bëri kullotën,
87:4. WEL-LEDHI 'EHREXHEL-MER'A
C 87:5. E pastaj atë e bëri mbeturinë të zezë.
87:5. dhe pastaj të shndërrohen, të thahen e të vyshken.
87:5. Pastaj e bëri atë të thatë dhe të zezë.
87:5. FEXHE'ALEHU GUTHA'EN 'EHWA
C 87:6. Ne do ta lexojmë ty e nuk do të harrosh (Kur'anin).
87:6. Ne do të të bëjmë ty (Muhamed) të lexosh (Shpalljet Tona), kështu që nuk ke për të harruar,
87:6. Ne do të bëjmë që ti ta lexosh atë, kështu që ti nuk do ta harrosh,
87:6. SENUKRI'UKE FELA TENSA
C 87:7. Përveç asaj që All-llahu dëshiron. Ai e di të haptën e të fshehtën.
87:7. përveç asaj që do Allahu. Vërtet, Ai e di të dukshmen dhe çka është e fshehtë.
87:7. Përveç asaj që Allahu dëshiron. Me të vërtetë, Ai e di atë që është e hapur dhe atë që është e fshehtë.
87:7. 'ILLA MA SHA'EL-LAHU 'INNEHU JA'LEMUL-XHEHRE WE MA JEHFA
C 87:8. Dhe Ne do të drejtojmë ty në më të lehtën.
87:8. Do të ta lehtësojmë ty rrugën e drejtë,
87:8. Dhe Ne do ta bëjmë atë (Kuranin) të lehtë për ty.
87:8. WE NUJESSIRUKE LILJUSRA
C 87:9. E ti këshillo aty ku këshilla bën dobi.
87:9. prandaj këshillo, nëse këshilla do të jetë e dobishme!
87:9. Prandaj, përkujto nëse përkujtimi sjell dobi.
87:9. FEDHEKKIR 'IN NEFE'ATI EDH-DHIKRA
C 87:10. Do të këshillohet ai që ka frikë,
87:10. Asaj do t'ia vërë veshin ai që (i) frikësohet (Allahut),
87:10. Ai që ka frikë do të përkujtojë.
87:10. SEJEDHDHEKKERU MEN JEHSHA
C 87:11. E do t'i shmanget asaj, ai që është shumë i keq,
87:11. e do t'i shmanget vetëm më i keqi,
87:11. Por ai më fatkeqi do ta shmangë atë,
87:11. WE JETEXHENNEBUHAL-'ESHKA
C 87:12. I cili do të hyjë në zjarrin e madh.
87:12. i cili do të digjet në zjarrin e madh,
87:12. Ai që do të hyjë në zjarrin më të madh.
87:12. EL-LEDHI JESLA EN-NAREL-KUBRA
C 87:13. Dhe aty as nuk do të vdesë, as nuk do të jetojë.
87:13. ku as nuk do të vdesë, as nuk do të jetojë.
87:13. Pastaj, ai nuk do të vdesë aty dhe as nuk do të jetojë.
87:13. THUMME LA JEMUTU FIHA WE LA JEHJA
C 87:14. Ka shpëtuar ai që është pastruar.
87:14. I shpëtuar është ai që pastrohet,
87:14. Me të vërtetë, ai që pastrohet ka arritur sukses,
87:14. KAD 'EFLEHE MEN TEZEKKA
C 87:15. Që e përkujton madhërinë e Zotit të vet dhe falet.
87:15. që e përmend emrin e Zotit të vet dhe që fal namaz!
87:15. Dhe ai përmend emrin e Zotit të tij dhe falet.
87:15. WE DHEKERE ESME RABBIHI FESELLA
C 87:16. Po ju po i jepni përparësi jetës së kësaj bote,
87:16. Por ju, përkundrazi, më shumë po e parapëlqeni jetën e kësaj bote,
87:16. Por ju preferoni jetën e kësaj bote,
87:16. BEL TU'UTHIRUNEL-HEJETE ED-DUNJA
C 87:17. E dihet se jeta e botës tjetër është më e dobishme dhe e përjetshme.
87:17. ndonëse jeta tjetër është më e mirë dhe e amshuar.
87:17. Ndërkohë që bota tjetër është më e mirë dhe më e qëndrueshme.
87:17. WEL-'AHIRETU HAJRUN WE 'EBKA
C 87:18. Vërtet, kjo (këshillë) gjendej edhe në broshurat e para:
87:18. Kjo, me të vërtetë, ndodhet në Fletët e lashta,
87:18. Me të vërtetë, kjo është në Librat e hershëm,
87:18. 'INNE HADHA LEFI ES-SUHUFIL-'ULA
C 87:19. Në broshurat e Ibrahimit dhe të Musait.
87:19. në Fletët e Ibrahimit dhe Musait.
87:19. Librat e Ibrahimit dhe Musait.
87:19. SUHUFI 'IBRAHIME WE MUSA