Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 87:13. Dhe aty as nuk do të vdesë, as nuk do të jetojë.
87:13. ku as nuk do të vdesë, as nuk do të jetojë.
87:13. Pastaj, ai nuk do të vdesë aty dhe as nuk do të jetojë.
87:13. THUMME LA JEMUTU FIHA WE LA JEHJA
C 87:14. Ka shpëtuar ai që është pastruar.
87:14. I shpëtuar është ai që pastrohet,
87:14. Me të vërtetë, ai që pastrohet ka arritur sukses,
87:14. KAD 'EFLEHE MEN TEZEKKA
C 87:15. Që e përkujton madhërinë e Zotit të vet dhe falet.
87:15. që e përmend emrin e Zotit të vet dhe që fal namaz!
87:15. Dhe ai përmend emrin e Zotit të tij dhe falet.
87:15. WE DHEKERE ESME RABBIHI FESELLA
C 87:16. Po ju po i jepni përparësi jetës së kësaj bote,
87:16. Por ju, përkundrazi, më shumë po e parapëlqeni jetën e kësaj bote,
87:16. Por ju preferoni jetën e kësaj bote,
87:16. BEL TU'UTHIRUNEL-HEJETE ED-DUNJA
C 87:17. E dihet se jeta e botës tjetër është më e dobishme dhe e përjetshme.
87:17. ndonëse jeta tjetër është më e mirë dhe e amshuar.
87:17. Ndërkohë që bota tjetër është më e mirë dhe më e qëndrueshme.
87:17. WEL-'AHIRETU HAJRUN WE 'EBKA
C 87:18. Vërtet, kjo (këshillë) gjendej edhe në broshurat e para:
87:18. Kjo, me të vërtetë, ndodhet në Fletët e lashta,
87:18. Me të vërtetë, kjo është në Librat e hershëm,
87:18. 'INNE HADHA LEFI ES-SUHUFIL-'ULA
C 87:19. Në broshurat e Ibrahimit dhe të Musait.
87:19. në Fletët e Ibrahimit dhe Musait.
87:19. Librat e Ibrahimit dhe Musait.
87:19. SUHUFI 'IBRAHIME WE MUSA
C 88:1. A të erdhi ty lajmi për belanë që kaplon (kijameti)?
88:1. A ke dëgjuar për Ngjarjen Gjithëpërfshirëse (Kiametin)?
88:1. A të ka ardhur lajmi i Mbulesës?
88:1. HEL 'ETAKE HEDITHUL-GASHIJETI
C 88:2. Atë ditë sheh fytyra të përulura,
88:2. Atë Ditë do të poshtërohen fytyra njerëzish,
88:2. Disa fytyra atë ditë do të jenë të poshtëruara,
88:2. WUXHUHUN JEWME'IDHIN HASHI'ATUN
C 88:3. Të lodhura e të rraskapitura (nga mundimi).
88:3. që kanë punuar e janë rraskapitur (duke bërë të këqija në këtë botë).
88:3. Duke punuar me mund dhe të lodhura,
88:3. 'AMILETUN NASIBETUN
C 88:4. Ato hyjnë në zjarrin të ndezur fort,
88:4. Ata do të digjen në zjarr të nxehtë
88:4. Do të hyjnë në një zjarr të ndezur.
88:4. TESLA NAREN HAMIJETEN